Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
SEKSIONI I KATËRT
ҪËSHTJA SZAFRAŃSKI K. POLONISE
(Kërkesa nr. 17249/12)
VENDIM
STRASBOURG
15 Dhjetor 2015
Vendimi është përfundimtar në rrethanat e përcaktuara në Nenin 44 § 2 të Konventës. Mund të jetë subjekt i një rishikimi editorial.
Në çështjen Szafrański kundër Polonisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i IV), mbledhur si një Dhomë e përbërë nga:
András Sajó, Kryetar
Vincent A. De Gaetano,
Boštjan M. Zupančič,
Nona Tsotsoria,
Paulo Pinto de Albuquerque,
Krzysztof Wojtyczek,
Gabriele Kucsko-Stadlmayer, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracı, Zëvëndës Kancelar Seksioni,
Diskutuar privatisht në 17 Nëntor 2015,
Dha Vendimin pasues, i cili u miratua në atë datë:
PROCEDURA
1. Çështja ka nisur me aplikimin (nr. 17249/12) kundër Republikës Polake është paraqitur në gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës Për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (“Konventa”) nga një shtetas polak, Z. Andrzej Szafrański (“kërkuesi”), më 1 Mars 2012.
2. Kërkuesi, të cilit i është garantuar ndihmë ligjore, u përfaqësua nga Z. M. Jarzyński, një avokat i cili ushtron profesionin e tij në Poznań. Qeveria Polake (“qeveria”) u përfaqësua nga Agjentja e saj, Znj. J. Chrzanowska e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
3. Kërkuesi pretendonte, veçanërisht, që si rezultat i kushteve të dobëta sanitare dhe, kryesisht, shkëputja e pamjaftueshme e pajisjeve sanitare nga pjesa tjetër e qelisë, kishin shkelur të drejtat e tij sipas Nenit 3 dhe 8 të Konventës.
4. Më 17 Nëntor 2014 kërkesa j’u komunikua qeverisë.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
5. Kërkuesi ka lindur më 1963 dhe aktualisht është në arrest në Wronki.
6. Kërkuesi ka vuajtur një denim me burgim në Burgun e Wronki që prej 31 Marsit 2010.
7. Më 19 Shtator 2010 ai paraqiti nje kërkesë kompensimi civil përpara the Gjykatës së Distriktit Szamotuły. Ai pretendonte se kushtet e vuajtjes së dënimit në shumë prej qelive të Burgut të Wronki ishin aq të këqija sa që përbënin shkelje të Neneve 3 dhe 8 të Konventës. Ai iu referua faktit se qelitë nuk ishin të ngrohta sa duhet në vjeshtë dhe dimër dhe nuk kishin ventilim sa duhet në verë, që do të thotë se të burgosurit vuanin nga nivele te larta të nxehtësisë. Dritaret ishin të vjetra dhe kornizat pikonin. Ai më tej parashtroi se objektet e tualetit ishin të ndara nga qelitë vetëm nga ndarje fibre, të cilat e bënin edhe nivelin më minimal të privatësisë të pamundur.
8. Më 21 Qershor 2011 Gjykata e Distriktit Szamotuły refuzoi kërkesën e bërë nga kërkuesi për të mbledhur prova në formën e fotografive dhe të kryente një inspektim të menjëhershëm të qelive në fjalë. Ajo mbylli seancën e shqyrtimit dhe dha vendimin, duke refuzuar kërkesën e kërkuesit në tërësi.
Gjykata themelore, duke iu referuar provave të mbledhura nga Thesari i Shtetit, duke vepruar si përfaqësuese ligjore për Burgun e Wronki, se të burgosurit kishin akses në aktivitete sportive, kulturore dhe aktivitete edukuese si dhe kujdes mjeksor. Atyre i mundësoheshin mjete të higjenës personale dhe kishin ushqim të përshtatshëm. Këto faktorë, të para në tërësi, lehtësonin dëmini cili ishte një pjesë e trashëgueshme dhe konsekuente e vuajtjes së dënimeve me burgim.
Më tej Gjykata vuri re se pajisjet e tualetit në qelitë e kërkuesit ishin në të vërtetë të ndara nga qelia nga pjesë ndarëse prej fibre. Kjo nuk lejonte privatësi të plotë, por ishte e mjaftueshme për të siguruar se të burgosurit ishin jashtë vëzhgimit të të tjerëve kur ata përdornin tualetin. Kishte një WC dhe një lavaman në secilën pajisje tualeti.
Për sa i përket akuzave të kërkuesit, për ventilim të papërshtatshëm dhe ngrohtësi të pamjaftueshme në qeli, gjykata gjeti se qelia ishte e ndriçuar mire dhe e ventiluar sa duhet; the dritaret e qelisë ishin riparuar dhe ngrohëset ishin ndryshuar dhe punonin plotësisht. Për sai përket pretendimit të mungesës së dritës, gjykata vuri re se kërkuesit i ishte garantuar leje e veçantë për të përdorur një llampë leximi shtesë.
Gjykata ishte e mendimit se, Thesari i Shtetit nuk kishte vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka ndonjë qëllim për të vepruar në keqbesim ose t’i shkaktonte dëm kërkuesit. Në mungesë të paligjshmërisë nuk u gjet asnjë shkelje e të drejtave personale. Në çdo rast, kushtet në Burgun Wronki nuk ishin aq të ashpra sa për të shkelur të drejtat personale.
9. Kërkuesi apeloi, duke argumentuar se gjykata kishte dështuar për t’i vërtetuar faktet e çështjes në mënyrë korrekte, sepse kishte refuzuar të mblidhte prova në formën e fotove, filmit apo të bënte inspektimin e qelive. Si pasojë, gjykimi u bazua në gjetje faktike të pamjaftueshme. Për më tepër, për aq sa Gjykata kishte referuar kushtet e përgjithshme në të cilat kërkuesi vuante dënimin (cilësia e ushqimit, kujdes mjekësor, akses në aktivitete sportive e kulturore), këto faktorë nuk përbënin bazën e kërkesës. Ai nuk ishte ankuar as për ushqim të cilësisë së dobët për akses të pamjaftueshëm në aktivitete sportive e kulturore. Arsyet e kërkesës së tij lidheshin rrënjësisht me kushtet sanitare në lidhje, veçanërisht, mungesën e privatësisë gjatë përdorimit të tualetit. Mungesa e privatësisë ishte konfirmuar në mënyrë të qartë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ai përsëriti se, mungesa e një ndarje të duhur ndërmjet tualeteve dhe qelive çonte drejt një shkelje të të drejtave personale dhe dinjitetit. Ai dëshmoi më tej se, disa qeli në burgi kishin mjetet e tualetit të ndara nga pjesa tjetër e qelisë me mure normalë dhe dyer.
10. Me vendim e 6 Dhjetorit 2011 Gjykata e Apelit të Poznań refuzoi apelin, duke pranuar në mënyrë të plotë konkluzionet e fakteve të bëra nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe vlerësimet ligjore të këtyre fakteve të bëra nga Gjykata. Në veçanti, Gjykata e Apelit ishte e mendimit se ngatërresat e shkaktuara nga mënyra në të cilën qelitë ishin vendosur me pajisjet e tualetit, përkatësisht të ndara nga muret e fibrës, nuk i tejkalon vështirësitë normale dhe dëmin, të cilat janë trashëguar gjatë vuajtjes së dënimit me burgim.
II. LEGJISLACIONI I BRENDSHEM DHE PRAKTIKA
11. Një përshkrim i detajuar i legjislacionit të brendshëm dhe praktikës rregullon kushtet e ndalimit në Poloni dhe mjetet e brendshme juridike në dispozicion për të burgosurit pretendojnë se këto kushte janë të pamjaftueshme dhe janë të përcaktuara në vendimet pilot të Gjykatës në çështjet Orchowski kundër Polonisë (nr. 17885/04, §§ 75‑85, 22 Tetor 2009) dhe Norbert Sikorski kundër Polonisë (nr. 17599/05, §§ 45‑88, 22 Tetor 2009). Zhvillimet më të fundit janë përshkruar në vendimin e Gjykatës në çështjen e Łatak kundër Polonisë (nr. 52070/08, §§ 25-54, 12 Tetor 2010).
LIGJI
I. SHKELJA E PRETENDUAR E NENIT 3 TË KONVENTËS
12. Kërkuesi u ankua për kushte të këqija sanitare në qelitë në të cilat ai ishte mbajtur në Burgun e Wronki, dhe në veçanti ai ishte ankuar se pajisjet e tualetit nuk ishin sa duhet të ndara nga pjesa tjetër e qelisë. Ai mbështetej në Nenin 3 të Konventës, e cila përmban si më poshtë:
“Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzorë ose poshtëruese.”
13. Qeveria e kundërshtoi atë argument.
A. Pranueshmëria
14. Gjykata vë re se ky ankim nuk është dukshëm i pabazuar në kuptim të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo gjykon më tej se nuk është e papranueshme për çfarëdo lloj arsye tjetër. Kështu që, ajo duhet të deklarohet e pranueshme.
B. Meritat
1. Parashtresat e palëve.
15. Kërkuesi parashtroi se ai ishte viktimë e trajtimit degradues në Burgun e Wronkit për shkak të kushteve sanitare të këqija në qelitë ku ai vuante dënimin. Pajisjet e tualetit nuk ishin të ndara siç duhet në qeli. Metoda e vetme e ndarjes konsistonte në një ndarje fibre 120 cm të lartë pa një derë, e cila nuk lejonte as nivelin minimal të privatësisë dhe shkelte të drejtën e tij të dinjitetit të individit.
16. Qeveria parashtroi se ndërmjet 31 Marsit 2010 dhe 6 Dhjetorit 2011 kërkuesi ishte mbajtur në Burgun e Wronkit. Gjatë kësaj kohe ai ishte vendosur në dhjetë qeli të ndryshme. Asnjë prej qelive nuk ishte e mbipopulluar. Të gjitha qelitë ishin paisur me ventilim dhe dritare që mund të hapeshin. Pajisjet e ventilimit kontrolloheshin çdo katër muaj. Për sa i përket ngrohjes, Qeveria parashtroi se sistemi i ngrohjes në Burgun e Wronki ishte automatik dhe temperature në qeli varej nga temperature e ajrit jashtë. Në këtë mënyrë qelitë ishin të ventiluara dhe të ngrohta sa duhet. Ata parashtruan më tej se në lidhje me kërkesën e aplikantit dritaret ishin të mbyllura dhe ngrohëset u zëvëndësuan me të reja. Atij gjithashtu i ishte garantuar leje për të përdorur një llampë leximi shtesë, kishte marrë mjete të higjenës personale të garantuara sipas ligjit të brendshëm dhe kishte akses të vazhdueshëm për të marrë ujë nga rubineti.
17. Qeveria pranoi se në shtatë nga dhjetë qeli në të cilat kërkuesi ishte mbajtur, tualeti ishte i ndarë nga pjesa tjetër e qelisënga një ndarje fibre pa dyer. Në tre qelitë e tjera në të cilat kërkuesi ishte mbajtur në burg, tualeti ishte plotësisht i ndarë.
18. Përfundimisht, Qeveria parashtroi se kërkuesi ishte lejuar të linte qelinë e tij për aktivitete të ndryshme të organizuara në burg, siç mund të ishin vollejball dhe basketboll. Në të njëjtën mënyrë ai lejohej të merrte pjesë në aktivitete kulturore dhe edukuese, si dhe kishte akses në bibliotekë dhe një dhomë me televizor.
2. Vlerësimi i Gjykatës
(a) Parime të Përgjithshme
19. Gjykata përsëriti se Neni 3 tregon më së miri një nga vlerat më themelore të shoqërive demokratike. Konventa ndalon në terma apsolut torturën dhe trajtimin çnjerëzor apo degradues si dhe ndëshkimin, pavarësisht nga sjellja e viktimës (shiko Labita kundër Italisë [GC], nr. 26772/95, § 119, GjEDNJ 2000‑IV).
20. Siç Gjykata kishte mbajtur qëndrim në shumë raste, keqtrajtimi duhet të realizohet në një nivel minimal ashpërsie nëse do të jemi në kuadrin e Nenit 3 të Konventës. Caktimi i këtij niveli minimal të ashpërsisë është relativ; ai varet nga rrethanat e çështjes, siç është kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike dhe mendore dhe, në disa raste, seksi, mosha dhe gjendja shëndetësoree viktimës. Veç kësaj, duke konsideruar nëse trajtimi është “degradues” në kuptim të Nenit 3, Gjykata do të ketë në konsideratë nëse objekti i saj ishte të poshtëronte dhe përulte personin në fjalë e nëse, pasojat do të jenë shqetësuese, kjo do të ndikojë negativisht në personalitetin e tij/saj në mënyrë të papajtueshme me Nenin 3. Edhe pse pyetja nëse qëllimi i trajtimit ishte poshtërimi dhe përulja e viktimës është një faktor që duhet të merret në konsiderate, mungesa e një qëllimi të tillë nuk mund të përjashtojë përfundimisht shkeljen e Nenit 3 (shiko Peers kundër Greqisë, nr. 28524/95, §§ 67‑68 dhe 74, GJEDNJ 2001-III, dhe Valašinas kundër Lithuanisë, nr. 44558/98, § 101, GJEDNJ 2001‑VIII).
21. Masat që e privojnë një person nga liritë e tij shpesh mund të përfshijnë në mënyrë të pashmangshëm elementë të vuajtjes dhe poshtërimit. Megjithëatë, niveli i vuajtjes dhe poshtërimit të ushtruar nuk duhet të shkojë përtej asajtë cilës lidhet ngushtësisht me një formë të dhënë trajtimi legjitim apo ndëshkimi.
22. Në kontekstin e të burgosurve, Gjykata ka theksuar se një person i arrestuar nuk e humbet, me faktin e thjeshtë të burgosjes, mbrojtjen nga të drejtat e garantuara, nga Konventa. Në të kundërt, personat në paraburgim janë në një pozicion të cënueshëm dhe autoritetet kanë për detyrë t’i mbrojnë ata. Sipas Nenit 3 Shteti duhet të sigurojë që një person mbahet i burgosur në kushte që janë në pajtueshmëri me respektin për dinjitetin njerëzor, që mënyra dhe metoda e ekzekutimit e masës të mos e nënshtrojë atë ndaj shqetësimit dhe vështirësisë të një intensiteti, që e tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes, të trashëgueshëm gjatë dënimit dhe që, dhe të plotësojë kërkesat praktike të të burgosurit, shëndeti i tij dhe mirëqënia janë të siguruara në mënyrë të përshtatshme. (shiko Valašinas, cituar më sipër, § 102, dhe Kudła kundër Pololisë [GC], nr. 30210/96, § 94, GJEDNJ 2000-XI).
23. Gjatë vlerësimit të kushteve të burgimit, duhet të merren në konsiderate efektet kumulative të këtyre kushteve, si dhe akuzat të bëra nga kërkuesi (shiko Dougoz kundër Greqisë nr. 40907/98, § 46, GJEDNJ 2001-II). Kohëzgjatja e periudhës gjatë së cilës një person mbahet i burgosur në kushte të veçanta gjithashtu mbetet për tu vlerësuar (shiko, ndërmjet autoriteteve të tjera, Alver kundër Estonisë nr. 64812/01, 8 Nëntor 2005).
24.Në kontekstin e kushteve të burgut,Gjykata ka vënë re në mënyrë frekuente shkelje të Nenit 3të Konventës në rastet në të cilat përfshihet mbipopullimi në qelitë e burgut (shiko, ndërmjet shumë autoriteteve, Lind kundër Rusisë, nr. 25664/05, § 59, 6 Dhjetor 2007, dhe Orchowski, cituar më sipër, § 135). Gjithësesi, në çështje të tjera ku mbipopullimi nuk ishte aq i rëndësa të përbënte një problematikë më vete sipas Nenit 3 të Konventës, Gjykata vuri në dukje aspekte të tjera kushteve fizike të dënimit si relevante për vlerësimin e pajtueshmërisë me këtë dispozitë. Elementë të tillë përfshijnë, në veçanti, disponueshmërinë e ventilimit, hyrje të dritës dhe ajrit natyral, përshtatshmërinë e rregullimeve të ngrohjes që u bënë në pajtim me kërkesat bazë të higjenës dhe mundësinë e përdorimit të tualetit privatisht. Në këtë mënyrë, edhe në rastet kur bëhej fjalë për një qeli më të madhe (rreth 3 dhe 4 m2 për çdo të burgosur) Gjykata gjeti shkelje të Nenit 3 për arsye se faktori i hapësirës shoqërohej me një mungesë të theksuar ventilimi dhe ndriçimi (shiko, p.sh, Babushkin kundër Rusisë nr. 67253/01, § 44, 18 Tetor 2007; Ostrovar kundër Moldavisë, nr. 35207/03, § 89, 13 Shtator 2005; dhe Peers, cituar më sipër, §§ 70-72), ose me mungesë të bazave të privatësisë të jetës së përditshme të një të arrestuari (shiko, mutatis mutandis, Belevitskiy kundër Rusisë, nr. 72967/01, §§ 73-79, 1 Mars 2007; Valašinas, cituar më sipër, § 104; Khudoyorov, nr. 6847/02, §§ 106-107, GJEDNJ 2005‑X (extraktet), dhe Novoselov kundër Rusisë, nr. 66460/01, §§ 32, 40-43, 2 Qershor 2005).
(b) Aplikimi i këtyre parimeve në çështjen aktuale
25. Duke u kthyer në rrethanat e çështjes konkrete, Gjykata vuri në dukje se, kërkuesi ishte burgosur në Burgun e Wronki ndërmjet 31 Marsit 2010 dhe 6 Dhjetorit 2011, që janë një vit dhe tetë muaj. Gjatë kësaj kohe ai ishte vendosur në dhjetë qeli të ndryshme, tre prej të cilave kishin mjete sanitare plotësisht të ndara nga pjesa tjetër e qelisë (shiko paragrafin 17 më sipër).
26. Akuzat e kërkuesit lidhur me ventilimin e pamjaftueshëm dhe ngrohjen si dhe mungesën e dritës në qelitë në të cilat ai mbahej, nuk ishin konfirmuar ende gjatë seancave përpara gjykatave vendase (shiko paragrafin 8 më sipër) e cila shqyrtoi kërkesën e tij për shkelje të të drejtave personale. Gjithsesi, Gjykata nuk konfirmoi se, pajisjet sanitare të ndodhura në hyrje të qelisë së tij kishin qenë në të vërtetë të ndara vetëm me ndarje fibre nga pjesa tjetër e qelisë dhe nuk kishin dyer (shiko paragrafet 8 dhe 16 më sipër).
27. Gjykata vuri në dukje se, në çështjet e mëparshme, ku ndarja e pamjaftueshme ndërmjet pajisjeve sanitare dhe pjesës tjetër të qelisë ishte një problematikë, faktorë të tjerë acaruesishin prezent dhe vetëm efekti i tyre kumulativ bëri të mundur të kishim shkelje të Nenit 3 të Konventës (shiko Canali kundër Francës, nr. 40119/09, §§ 52-53, 25 Prill 2013, dhe Peers, cituarmë sipër, § 73). Në kontrast, në çështjen konkrete, siç paraqitet në parashtrimet e Qeverisë, konfirmuar edhe nga gjetjet e bëra nga gjykatat vendase, vështirësia e vetme që kërkuesi kishte për të duruar ishte ndarja e pamjaftueshme e pajisjeve sanitare nga pjesa tjetër e qelisë. Krahas kësaj, qelitë ishin të ndriçuara, ngrohur dhe ventiluar sa duhet. Kërkuesi gjithashtu kishte akses të vazhdueshëm në aktivitete të ndryshme jashtë qelisë (shiko paragrafet 8 dhe 16 më sipër).
28. Duke marrë në konsiderate për çka u përmend, Gjykata konsideron që rrethanat e përgjithshme të vuajtjes së dënimit të kërkuesit në Burgun e Wronkit nuk shihen të kenë shkaktuar shqetësim dhe vështirësi që pritej nivel i pashmangshëm vuajtje e trashëguar gjatë burgosjes ose të shkonte përtej duke shkelur Nenin 3 të Konventës.
29. Prandaj, në përputhje me rrethanat nuk ka asnjë shkelje të dispozitës në çështjen konkrete.
II. SHKELJA E PRETENDUAR E NENIT 8 TË KONVENTËS
A. Pranueshmëria
30. Kërkuesi u ankua se rrethanat e çështjes aktuale përbënin shkelje të Nenit 8 të Konventës, e cila, për aq sa ka lidhje, citon si më poshtë:
“1. Secili ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private ... jetës ...
2. ‘‘Nuk duhet të ketë ndërhyrje nga autoriteti publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në përputhje me ligjin dhe është e nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave apo krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.’’
31. Ankuesi parashtroi se objektet sanitare ishin të ndara nga pjesa tjetër e qelisë nga një ndarje fibre që ishte 1.20 m e lartë dhe nuk kishte asnjë derë. Ai kishte kërkuar që autoritetet e burgut të paktën të siguronin një perde për të ndarë objektet sanitare nga pjesa tjetër e qelisë në një mënyrë që do të sigurojë minimumin e privatësisë. Kërkesat e tij, gjithësesi, u refuzuan me arsyetimin se legjislacioni i brendshëm nuk përmban rregulla të veçanta në lidhje me mënyrën në të cilën objektet sanitare duhet të jenë të ndara nga pjesa tjetër e qelisë.
32. Qeveria nuk ka komentuar mbi këto parashtrime. Ata e konsideronin, edhe pse objektet sanitare nuk ishin në të vërtetë plotësisht të ndara nga pjesa tjetër e qelisë, se kërkuesit i ishte siguruar një shkallë të mjaftueshme e privatësisë.
33. Gjykata vëren se, kjo ankesë është e lidhur me atë të shqyrtuar më lartë dhe për këtë arsye duhet gjithashtu të deklarohet e pranueshme.
B. Themeli
1. Parimet e përgjithshme
34. Gjykata rithekson se edhe pse një masë dështon në trajtimit të ndaluar nga Neni 3, mund të bjerë në kundërshtim me Nenin 8 të Konventës (shih, në një kontekst tjetër faktik, Wainwright k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 12350/04, § 43, KEDNJ 2006- X).
35. Të burgosurit në përgjithësi vazhdojnë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të garantuara sipas Konventës, përveç të drejtës për liri, ku është vendosur ligjërisht ndalimi shprehimisht bie brenda fushëveprimit të nenit 5 të Konventës (shih Hirst k. Mbretërisë së Bashkuar (nr. 2) [GC], nr. 74025/01, § 69, ECHR 2005-ës IX).
36. Edhe pse objekti i nenit 8 është në thelb se për të mbrojtur individin nga ndërhyrja arbitrare nga autoritetet publike, kjo nuk do vetëm të detyrojë shtetin që të përmbahet nga ndërhyrja e tillë. Në vijim të kësaj ndërmarrje kryesisht të rrezikshme, mund të ketë obligime pozitive të qenësishme në sigurimin e respektimin e jetës private dhe familjare. Këto detyrime mund të përfshijë miratimin e masave të hartuara për të siguruar respektimin e jetës private dhe familjare edhe në sferën e marrëdhënieve të individëve mes tyre. Kufijtë midis detyrimeve pozitive dhe negative të shtetit sipas nenit 8 nuk çojnë në një përkufizim preçiz. Parimet e aplikueshme janë të ngjashme. Në mënyrë të veçantë, në të dyja rastet duhet pasur një balance e drejtë për të goditur ndërmjet interesave konkurruese (shih Odièvre kundër Francës [GC], nr. 42326/98, § 40, GJEDNJ 2003 III, dhe Evans k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 6339/05, § 75, GJEDNJ 2007 I).
2. Aplikimi i parimeve të rrethanave në çështjen konkrete
37. Siç u përmend më lart, kërkuesi u mbajt në arrest në Burgun e Wronki, dhe në shtatë nga dhjetë qelitë ku ai ishte mbajtur, objektet sanitare ishin të ndara vetëm nga pjesa tjetër e qelisë nga një ndarje fibre. Objektet sanitare janë vendosur në hyrje të qelisë dhe nuk kishte dyer.
38. Gjykata ka hasur shpesh shkelje të nenit 3 të Konventës për shkak të kushteve të këqija të burgimit, ku mungesa e një ndarje të mjaftueshme në mes të objekteve sanitare dhe pjesës tjetër të qelisë ishte vetëm një nga elementët e kushteve (shih paragrafin 24 më lartë, me referenca të mëtejshme). Për këtë arsye ajo vijon nga jurisprudenca e Gjykatës se, autoritetet vendase kanë një detyrim pozitiv për të siguruar ndarje të objekteve sanitare nga pjesa tjetër e qelisë së burgut, në një mënyrë e cila siguron një minimum të privatësisë për të burgosurit. Gjykata rikujton se, sipas Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Poshtërues dhe dënimin ("CPT"), një aneks sanitar i cili është i ndarë vetëm në mënyrë të pjesshme nuk është i pranueshëm në një qeli të populluar nga më shumë se një i burgosur (CPT- / Inf (2012) 13, § 78 dhe 2 Raporti i Përgjithshëm [CPT / Inf (92) 3], §49). Tualetet në qeli duhet të pajisen me një ndarje të plotë dmth. deri në tavan (CPT / Inf (2015) 12, § 74). CPT-ja ka rekomanduar, edhe pas vizitave në burgjet polake, që duhet të jetë e pranishme një ndarje e plotë në të gjitha anekset sanitare të qelisë (shih, për shembull 2013 CPT / Inf (2014) 21, § 61 dhe CPT / Inf (2011) 20, §§ 105 dhe 106).
39. Gjykata vëren se ndërmjet 31 marsit të vitit 2010 dhe 6 dhjetor 2011 kërkuesi është vendosur në dhjetë qeli, shtatë prej të cilave kishin objekte sanitare jo të ndara plotësisht. Në këto qeli që ai kishte për të përdorur tualetin në prani të të burgosurve të tjerë, ishte i privuar nga një nivel minimal i privatësisë në jetën e tij të përditshme. Kërkuesi ngriti çështjen me autoritetet e burgut dhe ka kërkuar të paktën një perde të varur në mënyrë që të ndajë objektet sanitare. Autoritetet e burgut u përgjigjën se, legjislacioni i brendshëm nuk ka përcaktuar rregulla specifike në lidhje me pajisjen dhe me ndarjen e objekteve sanitare në një qeli burgu (shih paragrafin 31).
40. Nga kjo del se, në rastin konkret, autoritetet vendase nuk arritën të përmbushin detyrimin e tyre pozitiv për të siguruar një nivel minimal të privatësisë për kërkuesin, kur ai vuante duenimin në Burgun e Wronkit.
41. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konkludon se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.
III. APLIKIMI I NENIT 41 TE KONVENTES
42. Neni 41 i Konventës parashikon:
"Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese mundëson bërjen e vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, nëse është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar."
A. Dëmi
43. Ankuesi pretendoi 32.000 euro (EUR) në lidhje me dëmin jo pasuror.
44. Qeveria e konsideroi këtë kërkesë të tepruar.
45. Gjykata, duke vendosur mbi baza të barabarta, i akordon ankuesit EUR 1,800 në lidhje me dëmin jo pasuror.
B. Kostot dhe shpenzimet
46. Kërkuesi nuk ka bërë ndonjë kërkesë për kostot dhe shpenzimet.
C. Interesi i munguar
47. Gjykata çmon të nevojshme se, interesi i mospagimit duhet të bazohet në normën marzhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Europiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NJËZËRI :
1. Deklaron të pranueshëm ankimin;
2. Vendos se nuk ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;
3. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
4. Gjykon
(A) se shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, 1,800 euro (një mijë e tetëqind euro), që do të konvertohet në monedhë e shtetit të paditur, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes, duke përfshirë edhe ndonjë taksë që mund të jetë e tatueshme, në lidhje me dëmin jo pasuror;
(B) që nga skadimi i afatit tre mujor të përmendur më lart deri në ekzekutim, interes i thjeshtë do të paguhet mbi shumën e mësipërme në një normë të barabartë me normën marzhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre pikë përqindje;
5. Rrëzon pjesën tjetër të këkesës të ankuesit për shpërblim të drejtë.
Bërë në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim më 15 dhjetor 2015, sipas rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të rregullores së Gjykatës.
Fatoş AracıAndrás Sajó
Zëvënës KancelarKryetar
Full & Egal Universal Law Academy