© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 162
Prill 2013
Tarantino dhe të tjerë kundër Italisë- 25851/09, 29284/09 dhe 64090/09
Vendim 2.4.2013 [Seksioni II]
neni 2 i Protokollit no 1
E drejta për arsim
Legjislacioni që imponon një provim pranimi numerus clausus për të ndjekur studimet universitare në mjekësi dhe stomatologji (sektorët publik dhe privat ) : jo-shkelje
Përshkrimi i faktit – Në Itali, një numerus clausus (numri maksimal i kandidatëve të autorizuar për të hyrë në universitet) zbatohet për pranimin në fakultetet që përgatisin studentë për disa profesione, si mjekë dhe dentistë, në sektorët si publikë ashtu edhe privatë. Kërkuesit janë të gjithë studentë që nuk kanë mundur të fitojnë një vend në fakultetet e mjekësisë ose të mjekësisë dentare ku kanë paraqitur kandidaturën e tyre. Të shtatë kërkuesit e parë janë rrëzuar në konkursin e pranimit. Sa për kërkuesin e tetë, pasi ka hyrë në fakultetin e mjekësisë dentare, ai u përjashtua nga kjo degë dhe u detyrua të futet përsëri në provimin e pranimit pasi nuk ishte paraqitur në shumë provime. Të tetë kërkuesit denoncuan një shkelje të së drejtës për arsim të garantuar nga neni 2 i Protokollit no 1.
Përshkrimi i të drejtës – Neni 2 i Protokollit no 1
a) Ankesë e paraqitur nga të gjithë kërkuesit – Kufizimet që paraqet konkursi i pranimit dhe numerus clausus, të vendosur nga legjislacioni i zbatueshëm, ishin të parashikueshme dhe ndiqnin një qëllim legjitim: të garantohet një nivel i lartë kompetence profesionale në sajë të një arsimi cilësor në universitete që funksionojnë në kushtet e duhura. Një qëllim i tillë i shërben interesit të përgjithshëm. Mbetet, pra, të vendoset nëse kufizimet në fjalë ishin proporcionale.
Lidhur me detyrimin për një konkurs pranimi, të përzgjedhësh studentët më të mirë përmes testesh të përshtatshme, kjo përbën një masë proporcionale që synon të garantojë një nivel minimal dhe adekuat arsimimi në universitet. Gjykata nuk ka kompetencë për të vendosur mbi përmbajtjen ose karakterin adekuat të testeve në fjalë.
Sa i përket numerus clausus, duhet ruajtur një ekuilibër midis, nga njëra anë, interesit të kërkuesve dhe nga ana tjetër, interesit të shoqërisë në përgjithësi, ku bëjnë pjesë studentët e tjerë të regjistruar në universitet. Të dy kriteret në të cilët bazohet numerus clausus, d.m.th. kapaciteti dhe burimet e universitetit dhe nevoja e shoqërisë për këtë apo atë profesion, janë në përshtatje me jurisprudencën e Gjykatës sipas të cilës rregullimi i të drejtës për arsim mund të ndryshojë sipas nevojave dhe burimeve të kolektivit dhe të individëve. Për të gjykuar këto kritere, duhet mbajtur parasysh gjithashtu fakti se është në lojë niveli më i lartë i arsimit (d.m.th. arsimi universitar).
Lidhur me kriterin e parë, konsideratat për burimet janë dukshëm të logjikshme dhe pa diskutim të pranueshme meqë e drejta për arsim zbatohet vetëm në atë masë që ajo ekziston dhe në kufijtë që e rregullojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për universitetet e administruara nga shteti, por nuk është as joproporcionale as arbitrare që shteti të rregullojë gjithashtu pranimin në institucionet private, jo vetëm sepse sektori privat në Itali varet pjesërisht nga shteti, por edhe sepse rregullimi i pranimit në universitete mund të konsiderohet si e domosdoshme njëkohësisht për të parandaluar pranimin ose përjashtimin arbitrar dhe për të garantuar një trajtim të barabartë. Prandaj është e justifikuar që shteti të bëjë një rregullim rigoroz të sektorit-veçanërisht në fushat ku është shumë e rëndësishme të sigurohet një arsim cilësor – me qëllim që të garantohet se pranimi në institucione private nuk bëhet në varësi vetëm të burimeve financiare të kandidatëve, pavarësisht nga kualifikimet e tyre dhe nga dëshira për profesionin në fjalë. Është gjithashtu e vërtetë se klasat e mbingarkuara mund të dëmtojnë efikasitetin e sistemit arsimor. Kriteri i parë është, pra, sa legjitim aq edhe proporcional.
Sa për kriterin e dytë- nevoja e shoqërisë për një profesion të dhënë – pavarësisht faktit se ai nuk mban parasysh nevojat e Bashkimit Evropian në përgjithësi as nevojat në sektorin privat e as nevojat lokale në të ardhmen, Gjykata e konsideron gjithsesi si të ekuilibruar dhe proporcional. Të formosh kategori të veçanta profesionistësh është një investim i madh dhe Qeveria ka të drejtë të veprojë në mënyrë që të shmangë shpenzime publike të tepërta. Është gjithashtu e arsyeshme nga ana e shtetit të dojë t’i integrojë të gjithë kandidatët e përzgjedhur në tregun e punës sepse papunësia mund të konsiderohet si një barrë për të gjithë shoqërinë. Nga ana tjetër, meqë është e pamundur të parashikosh se sa të diplomuar do të kërkojnë të lënë tregun e brendshëm dhe të gjejnë një punë jashtë shtetit, nuk është gjithashtu e paarsyeshme që shteti ta mbështesë politikën e vet në hipotezën se një përqindje e madhe mes tyre do të mbeten në vend për të kërkuar punë aty.
Së fundi, kërkuesve nuk u është refuzuar as e drejta për të ndjekur një degë tjetër as ajo për të ndjekur studimet e tyre jashtë shtetit dhe, meqë me sa duket nuk ka kufizim lidhur me sa herë mund të hysh në provimin e pranimit, ata kanë ende mundësi të hyjnë përsëri në konkursin e pranimit dhe nëse fitojnë mund të ndjekin degën që dëshirojnë. Në përfundim, masat e imponuara janë proporcionale dhe shteti nuk e ka kaluar diskrecionin e tij.
Përfundim : nuk ka shkelje (gjashtë vota pro dhe një kundër)
b) Ankesa e paraqitur vetëm nga kërkuesi i tetë- Nuk është e paarsyeshme të përjashtosh një student dhe t’i kërkosh atij të hyjë përsëri në konkursin e pranimit ndërkohë që ai nuk ishte paraqitur në provime për tetë vjet rresht, për më tepër që kjo degë universitare është objekt i një numerus clausus. Kjo masë, që ruante një ekuilibër midis interesit të kërkuesit dhe interesit të kandidatëve të tjerë dhe të kolektivit në përgjithësi, ishte, pra, proporcionale.
Përfundim : jo-shkelje (unanimisht).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy