Tasev kundër Maqedonisë së Veriut - 9825/13 Vendimi 16.5.2019 (Seksioni I) Refuzimi për të regjistruar një ndryshim në etnicitetin e vetë-deklaruar të kandidatit në një periudhë zgjedhjesh, pa bazë ligjore të parashikueshme: shkelje Faktet – Në shtator 2012 u publikua një njoftim për një vend bosh në lidhje me vendet në Këshillin Gjyqësor Shtetëror (KGS) për tu zënë nga gjyqtarët në detyrë të zgjedhura nga radhët e tyre. Enticiteti nuk ishte përfshirë tek kërkesat e deklaruara për këto vende. Kërkuesi, një gjyqtar i cili u përpoq të dilte si kandidat, kërkoi që e dhëna e tij për etnicitetin në listën zgjedhore të ndryshohej nga bullgare në maqedone. Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat e të dy shkallëve të gjykimit nuk e plotësuan këtë kërkesë për shkaqet e mëposhtme: (i) ishte paraqitur pas publikimit të shpalljes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj për në KGS; (ii) kishte të bënte me të drejtat zgjedhore të kërkuesit në zgjedhjen pasuese për anëtarët e rinj të KGS-së; dhe (iii) do ti vendoste gjyqtarët e tjerë në përfshirë në zgjedhje në një pozicion të pavaforshëm. Ligji – Neni 8 Gjykata ishte shprehur më parë që identiteti etnik ishte një detaj që i përkiste identitetit individual që përfshihej në sferën personale të mbrojtur nga Neni 8. Në referim të konsideratave të fundit në lidhje me aspektet pozitive dhe negative të së drejtës së vetë- identifikimit të lirë të anëtarëve të minoriteteve kombëtare në të drejtën ndërkombëtare - jo vetëm në Këshillin e Europës Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare —, Gjykata gjithashtu përsëriti që çdo anëtar i një minoriteti kombëtar kishte të drejtën e plotë të zgjidhte të mos trajtohej si i tillë. Duke patur parasysh faktin që ligji i brendshëm u jepte të drejtën (dhe u kërkonte) gjyqtarëve të deklaronin identitetin e tyre etnik në listën zgjedhure brenda kontekstit të zgjedhjeve për në KGS-së, refuzimi i autoriteteve për të ndryshuar të dhënat e etnicitetit të kërkuesit në listën zgjedhure përbënte ndërhyrje në ‘jetën e tij private’. Duke ditur mungesën e çdo kërkese si arsyetimi objektiv i etnicitetit të vetë-deklaruar, arsyeja kryesore për refuzimin në fjalë dukej se kishte të bënte me momentin e kërkesës së kërkuesit, e para në kontekstin e pjesëmarrjes së tij si kandidat në zgjedhjet pasuese për në KGS. Megjithatë, asnjë nga dispozitat e referuara nga Gjykata e Lartë Administrative kishte të bënte me listën zgjedhure ose korrigjimin e hollësive që përmbaheshin atje; faktikisht, këto çështje ishin të rregulluara nga dispozita të tjera, që ishin ato të seksionit 17 të Ligjit të Këshillit Gjyqësor Shtetëror. As nuk ishte argumentuar që kishte një rrugë tjetër gjyqësore për kërkuesin në lidhje me këtë kërkesë. Sipas seksionit 17 të këꢀj Ligji, çdo kërkesë për korrigjimin e hollësive të regjistruara, duke përfshirë përcakꢀmin e enꢀciteꢀt të tyre, duhej të bëhej pasi lista zgjedhore tu ishte ofruar për inspekꢀm, që, në vetvete, mund të bëhej vetëm pas shpalljes publike për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KGS- së. Kjo dispozitë ishte e përcaktuar në tema të përgjithshme dhe zbatohej për të gjithë gjyqtarët, te dhënat personale të të cilëve ishin të regjistruara në listën zgjedhore. Ajo nuk përmbante asnjë dispozitë që të specifikonte më tej apo të kufizonte zbatueshmërinë dhe e kushtëzonte këtë, për shembull, me rrethana të caktuara që zbatohen për ankimuesin në këtë rast konkret. Fakꢀkisht, në këtë dispozitë nuk kishte asgjë që mund të interpretohej sikur pengonte (d.m.th., përjashtonte) gjyqtarët që kandidonin për tu zgjedhur në KGS nga kërkimi i korrigjimit të të dhënave të tyre personale në listën zgjedhore (duke përfshirë përcakꢀmet e etniciteꢀt të tyre), në vijim të publikimit të shpalljes së një zgjedhjeje të ꢀllë. Megjithatë, autoritetet nuk zgjodhënkëtëinterpreꢀm, icilinukmundtëthuhetseishteiparashikueshëm. Për më tepër, kërkuesi nuk mund të pritej që në mungesë të një dispozite për këtë efekt, që kërkesa e ꢀj të dështonte për këto shkaqe. Për pasojë, megjithëse ishte e aksesueshme, baza ligjore mbi të cilën mbështetej një refuzim i ꢀllë i debatuar, nuk ishte e parashikueshme. Përfundimi:: shkelje (gjashtë vota me një) Neni 41: 4,500 EUR në lidhje me dëmin jo-financiar. (Shih gjithashtu, në lidhje me idenꢀteꢀn etnik që përfshihet në objekꢀn e Nenit 8 të Konventës, Aksu v. Turkey (DHM), 4149/04 dhe 41029/04, 15 mars 2012, Shënim Informaꢀv 150, dhe S. dhe Marper kundër Mbretërisë së Bashkuar(DHM),30562/04and30566/04,4dhjetor2008,ShënimInformaꢀv 114; në lidhje me konsideratat mbi aspektet negaꢀve mbi të drejtën e vetë- idenꢀfikimit tëlirëtëanëtarëvetëminoritetevekombëtare, Molla Sali kundër Greqisë (DHM), 20452/14, 19 dhjetor 2018, Shënim Informaꢀv 224; në lidhje me refuzimin e regjistrimit të idenꢀteꢀt etnik të deklaruar të kërkuesit në bazën e të dhënave të Regjistrit shtetwror tw Popullatës, Ciubotaru kundër Moldovës, 27138/04, 27 prill 2010, Shënim Informaꢀv 129)
Full & Egal Universal Law Academy