© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi praktikën e Gjykatës Nr. 173
Prill 2014
Sindikata Kombëtare e Punëtorëve të Hekurudhave, Detar dhe të Transportit k. Mbretërisë së Bashkuar - 31045/10
Vendim[1] 8.4.2014 [Seksioni IV]
Neni 11
Neni 11-1
Liria e organizimit
Ndalimi i veprimeve sindikaliste mbështetëse kundër një punëdhënësi i cili nuk është palë në mosmarrëveshjen e punës: nuk ka shkelje
Faktet – E drejta për të ndërmarrë veprime sindikaliste mbështetëse (në krahasim me ato kryesore) ishte e kufizuar në Mbretërinë e Bashkuar në 1980 dhe veprime të tillë konsideroheshin të jashtë ligjshme që prej vitit 1990. * Në vitin 2007 një grup prej 20 punonjësish të Kompanisë J, të gjithë anëtarët të sindikatës kërkuese, ishin transferuar në Kompaninë H. Dy vjet më vonë ata hynë në grevë kur Kompania H u kishte deklaruar se do të reduktonte termat dhe kushtet e tyre të punës për ti sjellë në një nivel me termat dh kushtet e punës të punonjësve të saj. Greva e detyroi Kompaninë H për ta rishikuar ofertën. Punonjësit të cilët në fillim e kundërshtuan ofertën më pas u detyruan ta pranoni atë duke mos pasur alternativë tjetër. Sindikata në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës argumentoi se greva nga anëtarët e saj të kompanisë H kishte rezultuar e pasuksesshme për shkak të ndalimi ligjor të veprimeve sindikaliste mbështetëse, që e kishte penguar atë të organizonte një grevë mbështetëse me anëtarët e saj, punonjës të kompanisë J.
Kërkuesi u ankua gjithashtu se rregullat e së drejtës kombëtare që kishin të bënin me organizimin e një votimi për zhvillimin e grevës ishin shumë të rrepta dhe të detajuara. Si rezultat, një punëdhënës kishte arritur me sukses të merrte një urdhër gjyqësor që e ndalonte kërkuesin të organizonte një grevë në lidhje me pagat dhe kushtet e punës me arsyetimin se ai kishte dështuar që të specifikonte qartë vendet e punës të punëtorëve në fjalë.
Duke u bazuar në nenin 11 të Konventës, sindikata kërkuese pretendoi se kufizimet në njoftimin e votimit për zhvillimin e grevës dhe ndalim total i grevave mbështetëse kishte dëmtuar aftësinë e saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të saj.
E drejta – Neni 11
(a) Njoftimi për votimin për zhvillimin e grevës – Nuk kishte asnjë bazë që Gjykata të konstatonte se ishte ndërhyrë në ushtrimin e të drejtave të kërkuesit sipas nenit 11 të Konventës, për më tepër që i ishte kërkuar të përmbushë kërkesa procedurale të përcaktuara në ligj, të cilat i përmbushi me sukses. Edhe pse sindikata pati disa vonesa në marrjen e masave për të mbrojtur interesat e anëtarëve të saj, ajo arriti të zhvillonte një grevë dy muaj më vonë që rezultoi në përmirësimin e ofertës ndaj anëtarëve të saj. Oferta ishte pranuar dhe kishte hyri në fuqi si një marrëveshje kolektive menjëherë. Gjykata mund të shqyrtonte vetëm pretendimet në dritën e fakteve të tyre konkrete dhe çfarë situata tregonte në të vërtetë ishte në fund të fundit aksion i suksesshëm kolektiv nga sindikata kërkuese në emër të anëtarëve të saj.
Përfundimi: e papranueshme (e pa pabazuar).
(b) Veprimet sindikaliste mbështetëse – Ishte hera e parë që Gjykata duhej të vendoste nëse e drejta për ndërmarrjen e veprimeve sindikaliste mbështetëse binte në fushëveprimin e nenit 11. Dhoma e Madhe e kishte konfirmuar në çështjen Demir dhe Baykara k. Turqisë se Gjykata , përveç Konventës, duhet të merrte në konsideratë elemente të ndryshëm të së drejtës ndërkombëtare si interpretimin e elementeve të tilla nga organet kompetente dhe praktikën e Shteteve Evropiane duke pasqyruar vlerat e tyre të përbashkëta. Veprimi sindikalist i përbashkët ishte njohur dhe mbrojtur nga Konventa nr.87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Karta Sociale Evropiane dhe do të ishte jo korrekte që Gjykata të miratonte, në lidhje me nenin 11, një interpretim të objektit të lirisë së organizimit të sindikatave, shumë më të ngushtë se ai që mbizotëronte në të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, shumë Shtete Evropiane i kishin pranuar greva mbështetëse si një formë e ligjshme e veprimit sindikalist. Kështu, ndalimi me ligj i veprimeve sindikaliste mbështetëse kishte ndërhyrë në të drejtën e sindikatës kërkuese për lirinë e organizimit.
Ishte e pakontestueshme se ndërhyrja ishte e parashikuar në ligj, përkatësisht në nenin 224 të Ligjit për Sindikatat dhe Marrëdhëniet e Punës (i unifikuar) i 1992. Gjithashtu, Gjykata konstatoi se ndalimi kishte ndjekur qëllimin legjitim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve, ku përfshiheshin jo vetëm interesat e punëdhënësit të përfshirë drejtpërdrejt në mosmarrëveshjen industriale, por edhe interesat më të gjera të ekonomisë së vendit dhe publikut që prekeshin potencialisht nga çrregullimet që shkaktonin grevat mbështetëse e cila mund të kishte një përhapje më të gjerë se grevat kryesore. **
Sa i përket nevojës së ndërhyrjes në një shoqëri demokratike, Gjykata vlerësoi se nuk ishte e nevojshme të vendoste nëse e drejta për grevë në vetvete duhej të shihej si një element thelbësor i lirisë së organizimit çdo kufizim i së cilës do të cenonte vet thelbin e kësaj lirie. Sindikata kërkuese kishte ushtruar dy nga elementet e lirisë së organizimit që ishin identifikuara si thelbësore: të drejtën e sindikatës për të kërkuar të bindë punëdhënësin për të dëgjuar atë që ka për të thënë në emër të anëtarëve të saj, si dhe të drejtën për t’u angazhuar në marrëveshjet kolektive.
Gjykata hodhi poshtë pretendimin e kërkuesit se Shteteve Kontraktuese u duhej dhënë një hapësirë shumë e ngushtë vlerësimi në këtë fushë. Ky nuk ishte një rast ku kufizimi i vendosur prekte thelbin e lirisë sindikale, siç është shpërbërja e një sindikate. Gjerësia e hapësirës së vlerësimit në raste të tilla si rasti i kërkuesit, vlerësohet në dritën e faktorëve relevantë siç ishin natyra dhe shtrirja e kufizimit, qëllimi i ndjekur dhe të drejtat dhe interesat konkurruese të personave të tjerë të cilët ishin të detyruar të vuanin pasojat e ushtrimit të pakufizuar të kësaj të drejte. Shkalla e konsensusit të Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës ishte relevante ashtu si edhe ekzistenca e një konsensusi ndërkombëtar të pasqyruar në instrumentet përkatëse ndërkombëtare.
Natyra dhe shkalla e ndërhyrjes ndaj sindikatës kërkuese - e cila kishte mundur të zhvillonte një grevë, edhe pse në një shkallë të kufizuar dhe me rezultate të kufizuara - nuk cenon vet thelbin e lirisë së organizimit. Sa i përket objektit të ndërhyrjes, ai lidhet me strategjinë sociale dhe ekonomike të Shtetit të paditur, sferë në të cilën Gjykata zakonisht u lejon Shteteve një hapësirë të gjerë vlerësimi. Ky përfundim nuk prekej nga fakti se Mbretëria e Bashkuar bënte pjesë në një grup të vogël Shteteve Evropiane që kishin miratuar një qasje tërësisht ndaluese kundrejt veprimit sindikalist dytësor apo nga vlerësimet negative të organeve përkatëse monitoruese të ILO-s dhe Kartës Sociale Evropiane pikërisht për të njëjtën arsye, duke qenë se ata e vlerësonin këtë çështje nga një këndvështrim tjetër, më i përgjithshëm.
Ndalimi i veprimeve sindikaliste mbështetëse kishte mbetur i paprekur për më shumë se njëzet vjet, pavarësisht dy ndryshime të Qeverisë gjatë asaj kohe. Kjo nënkuptonte një konsensus demokratik në mbështetje të tij dhe një pranim të arsyeve që qëndrojnë pas tij, të cilat përfshinin një spektër të gjerë të mendimit politik në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo tregonte se në vlerësimin se si i shërbehet më mirë interesit të gjerë publik në vendin e tyre, në kontekstin politik, social dhe ekonomik të marrëdhënieve industriale, autoritetet legjislative vendase u mbështetën në arsyet që ishin relevante dhe të mjaftueshme për qëllime të nenit 11.
Në përmbledhje, faktet e situatës specifike të kundërshtuar në rastin në fjalë nuk tregonin për një ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtën e kërkuesit për lirinë e organizimit, elementet thelbësore të së cilës ai ishte në gjendje për t’i ushtruar, në përfaqësimin e anëtarëve të tij, në negocimin me punëdhënësit në emër të anëtarëve të tij të cilët ishin në mosmarrëveshje me punëdhënësin dhe në organizimin e një greve në vendin e tyre të punës. Në këtë fushë të politikave legjislative me një ndjeshmëri të njohur, Shteti i paditur gëzon një hapësirë të gjerë vlerësimi të mjaftueshme për të miratuar ndalimin ekzistues ligjor për veprimin sindikalist dytësor, dhe nuk ka baza në rrethanat e këtij rasti, për të vlerësuar nëse zbatimi i këtij ndalimit në lidhje me faktet e kundërshtuara sjell një kufizim të konsiderueshëm të të drejtës së kërkuesit sipas nenit 11.
Përfundimi: nuk ka shkelje (njëzëri).
(Shih edhe Demir dhe Baykara k. Turqisë [GC], 34503/97, 12 Nëntor 2008, Shënimë informues 113)
* Veprim sindikalist dytësor apo solidarizues është një grevë kundër një punëdhënësi i cili nuk është palë e mosmarrëveshje industriale me qëllim të ushtrohet presion indirekt mbi punëdhënësin i cili është i përfshirë në mosmarrëveshje.
** Për qëndrimin në lidhje me grevat kryesore shih UNISON k. Mbretërisë së Bashkuar (vendim[2]), 53574/99, 10 janar 2002, Shënim Informues 38
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
[2] për pranueshmërinë
Full & Egal Universal Law Academy