GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
(Aplikimi nr. 63756/09)
VENDIM
STRASBURG
15 Janar 2013
Ky është vendimi përfundimtar, por ai mund të bëhet subjekt i redaktimeve.
VENDIMI THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Themeli kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur në një Komitet të përbërë nga:
George Nicolaou, President
Zdravka Kalaydjieva,
Faris Vehabović, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracɪ, Zëvendës Sekretar i Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 11 Dhjetor 2012,
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë ditë:
PROCEDURA
Çështja filloi me një aplikim (nr. 63756/09) kundër Republikës së Shqipërisë paraqitur në Gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga një shtetas shqipëtar, z. Jorgji Themeli (“ankuesi”), më 5 Nëntor 2009. Ankuesi përfaqësohej nga Znj. E. Kokona, avokate, e cila e ushtron aktivitetin e saj në Tiranë. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) përfaqësohej nga Agjenti i saj, Znj. L. Mandia e Zyrës së Avokatit të Shtetit. Më 11 Korrik 2011, aplikimi iu komunikua Qeverisë.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesi ka lindur në vitin 1942 dhe jeton në Tiranë. Pas pushimit të ankuesit nga puna në vitin 2003, më 19 Janar 2004, Gjykata e Rrethit Tiranë urdhëroi punëdhënësin e tij, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (“Ministria”), të paguante rrogën e tij për të gjithë periudhën gjatë së cilës ai mbeti i papunë. Ky vendim u bë i formës së prerë më 2 Shkurt 2007, pas refuzimit që Gjykata e Lartë i bëri apelimit të punëdhënësit. Më 10 Shkurt 2005, u lëshua urdhri për zbatim. Nga 1 Janari 2006 deri më 31 Janar 2007, ankuesit iu paguan rregullisht pagat mujore si rezultat i përfshirjes së emrit të tij në listën e pritjes së punëdhënësit, duke qenë se nuk iu pagua asnjë rrogë për periudhën midis viteve 2003 dhe 2006. Më 2 Shkurt 2009, përmbaruesi vendosi të ndërpriste zbatimin me argumentin se shuma e prapambetur ishte paguar. Ankuesi e kundërshtoi vendimin e përmbaruesit.Më 30 Prill 2010, Gjykata e Rrethit Tiranë mori vendim në favor të ankuesit dhe urdhëroi përmbaruesin të vazhdonte me procedurat e zbatimit të vendimit. Ajo vendosi se punëdhënsi i kishte paguar ankuesit shumën prej 2,065,101 lekë shqiptarë (“Të gjitha”) nga një total prej 2,887,500 i gjithi, i përcaktuar për të për periudhën midis 2003 dhe 2006. Më 30 Qershor 2011, pas apelimit të përmbaruesit, Gjykata e Apelit e mbështeti atë vendim.
VENDIMI THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
Më 18 Janar 2012, Ministria urdhëroi pagesën e shumës së mbetur. Më 8 Mars 2012, vendimi për borxhin e ankuesit u zbatua plotësisht.
LIGJI VENDAS DHE PRAKTIKA PËRKATËSE
Ligji respektiv vendas dhe praktika janë përshkruar në çështjet e Qufaj Co. Sh.p.k. kundër Shqipërisë (nr. 54268/00, §§ 21-26, 18 Nëntor 2004) dhe Gjyli kundër Shqipërisë (nr. 32907/07, §§ 19-28, 29 Shtator 2009).
LIGJI
Ankuesi parashtroi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë, i datës 19 Janar 2004, siç mbështetet edhe nga vendimi i Gjykatës së Lartë, i datës 2 Shkurt 2007, ka shkelur të drejtat e tij sipas Neneve 6§1 dhe 13 të Konventës, ashtu si edhe në përputhje me Nenin 1 të Protokollit të Konventës, të cilët pohojnë si më poshtë:
Neni 6 § 1
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile … çdonjërit i jepet e drejta për t’u dëgjuar … në mënyrë të drejtë … nga një … gjykatë”
Neni 13
“Çdonjëri, të drejtat dhe liritë e të cilit, siç parashtrohen në Konventë, dhunohen, do të marrë një kompensim përpara një autoriteti kombëtar, pavarësisht faktit se dhunimi mund të jetë bërë nga persona të cilët veprojnë nën një kompetencë zyrtare.”
Neni 1 i Protokollit Nr.1
“Çdo individ human apo ligjor ka të drejtën të gëzojë pronat e tij. Asnjë nuk privohet nga pronat e tij përveçse kur ato janë në interesa publike dhe subjekte të kushteve të parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të ligjit ndërkombëtar.
Megjithatë, parashikimet e mëparshme nuk do të zvogëlojnë të drejtën e një Shteti t’i zbatojë këto ligje për aq kohë sa është i nevojshëm kontrolli mbi pronën në përputhje me interesin e përgjithshëm, apo edhe pagesa e taksave, kontributeve apo penaliteteve të tjera.”
KËRKESA E QEVERISË PËR TA ANULLUAR ÇËSHTJEN E APLIKIMIT SIPAS NENIT 37 TË KONVENTËS
Me anë të një letre të datës 18 Janar 2012, Qeveria paraqiti një deklaratë të njëanshme me synimin për të zgjidhur çështjen e ngritur nga aplikimi. Ankuesi i kërkoi Gjykatës të kundërshtonte kushtet e paqarta të të deklaratës së njëanshme të Qeverisë. Pasi studioi kushtet e deklaratës së njëanshme të Qeverisë, Gjykata mendon se nën rrethanat specifike të çështjes së ankuesit, ajo nuk ka baza të mjaftueshme për të konkluduar se respekton të drejtat e njeriut, siç përcaktohet në Konventë dhe në
VENDIMI THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
Protokollet e saj, dhe nuk i kërkon asaj që të vazhdojë ekzaminimin e çështjes (shiko, midis të tjerëve, Choumakov kundër Polonisë, (nr.2), nr. 55/777/08, §§ 37-40, 1 Shkurt 2012, dhe Ruprecht kundër Polonisë, nr. 39912/06, §§ 25-27, 21 Shkurt 2012). Kështu, Gjykata e kundërshton kërkesën e Qeverisë për të anulluar aplikimin sipas Nenit 37 të Konventës dhe do të ndjek sipas rastit ekzaminimin e tij të pranueshmërisë dhe të drejtave ligjore të çështjes.
PRETENDIMI PËR DHUNIM TË NENEVE 6 § 1 DHE 13 TË KONVENTËS DHE NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
Pranueshmëria
Sipas asaj ç’ka thuhet në Nenin 35 § 3 të Konventës, Gjykata vëren se këto ankesa nuk janë të pabaza. Më tej ajo vëren se ato nuk janë të papranueshme në ndonjë pikë të caktuar. Për këtë arsye ato duhet të deklarohen të pranueshme.
Përmbajtja e çështjes
Ankuesi parashtroi faktin se zbatimi i vendimit final në favor të tij është shtyrë për një kohë të gjatë, pasi vendimi u zbatua vetëm më 8 Mars 2012. Pavarësisht se ishte përfshirë në listën e pritjes së punëdhënësit, ai deklaroi se mungesa e një kompensimi efektiv dhe rrethanat e çështjes së tij “e detyruan” atë të aplikonte për një tërheqje të hershme nga puna.Qeveria parashtroi faktin se se vendimi u zbatua përfundimisht më 18 Janar 2012. Për më tepër, ankuesi ishte përfshirë në listën e pritjes së punëdhënësit që më 1 Janar 2006, dhe moszbatimi i vendimit i referohet një periudhe vetëm midis 10 Marsit 2003 dhe 1 Janarit 2006. Gjykata vëren se vendimi në favor të ankuesit u zbatua përfundimisht më 8 Mars 2012, 5 vite pasi u bë i formës së prerë më 2 Shkurt 2007 (shiko Gjyli, cituar mësipër , § 33). Qeveria nuk paraqiti asnjë justifikim të çfarëdolloji për këtë zbatim vendimi të vonuar. Për më tepër, Gjykata kujton se nuk ekziston asnjë kompensim vendas për sa ka të bëjë me zbatimin e vonuar të vendimit apo me moszbatimin e një vendimi final të gjykatës (shiko Pluto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 609/07, §§ 33-35, 20 Korrik 2010; dhe Gjyli, cituar mësipër, §§ 55-60).Përsa i përket çështjes së saj ligjore të mirëorganizuar mbi këtë rast (Qufaj Co. Sh.p.k, cituar mësipër; Gjyli, cituar mësipër; dhe Puto dhe të Tjerët, cituar mësipër), Gjykata konstaton se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, dhe të Nenit 1 të Protokollit No. 1, në lidhje me zbatimin e vonuar në datën 8 Mars 2012 të vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 2 Shkurt 2007 dhe një shkelje të Nenit 13 të Konventës për arsye se ankuesit nuk iu bë një kompensim efektiv vendas për të shlyer dëmin e shkaktuar nga një zbatim i tillë i vonuar.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
VENDIMI THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Nëse Gjykata konstaton se ka patur shkelje të Konventës ose të Protokolleve, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese, të lidhur me çështjen, lejon vetëm një shlyerje të pjesshme, nëse është e nevojshme, Gjykata do të sigurojë dëmshpërblim për palëm e dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesi kërkoi 13,332 euro (EUR) përsa i përket dëmit monetar, i cili ishte 7,332 euro përsa ka të bëjë me humbjen e interest të shtuar, nëse do t’i kishte vendosur paratë në një depozitë kursimesh, dhe 6,000 euro për sa ka të bëjë me humbjen e kontributit të pensionit. Më tej, ai kërkoi 9,000 euro për dëmin jo monetar. Qeveria parashtroi se ankuesi nuk dorëzoi një raport nga një ekspert në lidhje me llogaritjen e humbjeve nga interesi i shtuar dhe nga mungesa e pretenduar prej tij e të ardhurave të punës. Dëmi jo monetar ka të bëjë vetëm me periudhën deri më 1 Janar 2006, për arsye se ai nuk ishte më në listën e pritjes së punëdhënësit pas kësaj date.Gjykata vëren se ankuesi nxori disa shifra në lidhje me dëmin monetar, por verifikimi i tyre mbeti i paqartë dhe llogaritja e tyre linte vend për spekullime. Prandaj, për këtë pikë ajo nuk lëshon asnjë vendim. Sipas një vlerësimi të paanshëm, më tej Gjykata i akordon ankuesit 2,900 euro në lidhje me dëmin jo monetar, duke patur parasysh zbatimin e vonuar të vendimit dhe shkeljet e gjetura.
Kostot dhe shpenzimet
Gjithashtu, ankuesi kërkoi 2,000 euro për kostot dhe shpenzimet e bëra në gjykatat vendase dhe 3,200 euro për shpenzimet e bëra në këtë Gjykatë. Qeveria parashtroi se kërkesat e ankuesit për kostot dhe shpenzimet ishin të pabaza, duke qenë se faturat që ai kishte paraqitur nuk ishin konform kërkesave ligjore vendase. Duke patur parsysh faktin se kjo ishte një çështje ligjore e mirëorganizuar, dhe se faktet e parashtruara ishin të drejtëpërdrejta, dhe në bazë të dokumentave të paraqitura nga ankuesi, Gjykata e shikon të arsyeshme që t’i akordojë shumën prej 1,000 eurosh, duke mbuluar kostot për gjithçka.
Interes i papaguar
Gjykata e gjykon si të arsyeshme që norma e interesit të papaguar duhet të bazohet në normën marxhinale të huasë së Bankës Qendrore Europiane, dhe në fund duhet t’i shtohen pike tre përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, NË MËNYRË UNANIME GJYKATA
Kundërshton kërkesën e Qeverisë për ta anulluar aplikimin nga lista;
VENDIMI THEMELI KUNDËR SHQIPËRISË
Arrin në përfundimin se ka patur një dhunim të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës në lidhje me zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 2 Shkurt 2007;Arrin në përfundimin se ka patur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës; Arrin në përfundimin
(a) se Shteti përgjegjës duhet t’i paguajë aplikantit brenda tre muajve; shumat e mëposhtme, të cilat duhet të konvertohen në vlerën monetare të Shtetit përgjegjës në normën e aplikueshme në datën e shlyerjes:
(i) 2,900 (dy mijë e nëntë qind euro) EUR plus taksat që mund të vihen në ngakesë, përsa ka të bëjë me dëmin jo monetar;
(ii) 1,000 euro (një mijë euro) EUR për kostot dhe shpenzimet;
(b) se nga moment i përfundimit të tre muajve të përmendur mësipër deri në momentin e shlyerjes interesi i thjeshtë do të paguhet për shumat e mësipërme me një normë të njëjtë me normën marxhinale të huasë të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagesës plus tre përqind pikë; Kundërshton pjesën tjetër të kërkesës së ankuesit për dëmshpërblim.
E hartuar në anglisht, me shkrim më 15 Janar 2013, sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Fatoş Aracɪ George Nicolaou
Zëvendës Sekretar President
Full & Egal Universal Law Academy