GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I PARË
ÇËSHTJA TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
(Aplikimi nr. 32913/03)
VENDIM
STRASBURG
21 Prill 2016
Ky vendim do të bëhet i formës së prerë nën rrethanat e përcaktuara në Nenin 44 § 2 të Konventës. Ai mund të bëhet objekt i rishikimit redaktues.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Topallaj kundër Shqipërisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Parë), e mbledhur si një Dhomë e përbërë nga:
Mirjana Lazarova Trajkovska, Kryetare,
Guido Raimondi,
Kristina Pardalos,
Linos-Alexandre Sicilianos,
Paul Mahoney,
Aleš Pejchal, gjykatës,
Markelian Koça, gjykatës ad hoc,
dhe Abel Campos, Regjistrues i Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 22 Mars 2016,
Shpall vendimin e mëposhtëm të miratuar në atë datë:
PROCEDURA
Çështja e ka zanafillën me një aplikim (nr.32913/03) kundër Republikës së Shqipërisë, depozituar në Gjykatë bazuar në Nenin 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”), nga Z. Marketin Topallaj (“ankuesi”), më 6 Gusht 2003. Më 14 Gusht 2012, ankuesi kërkoi shtetësinë amerikane dhe më 6 Maj 2013, autoritetet shqiptare pranuan kërkesën e tij për dorëheqje nga kombësia shqiptare. Ankuesit iu dha leja për t’u vetpërfaqësuar në procedimet përpara Gjykatës. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Znj. S. Mëneri nga Ministria e Punëve me Jashtë, dhe në vijim nga znj. E. Hajro dhe znj. L. Mandia nga Zyra e Avokatit të Shtetit. Gjykatësi Ledi Bianku, gjykatësi i zgjedhur për Shqipërinë, nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë çështje (Rregulli 28). Për këtë arsye Qeveria caktoi Markelian Koçan për të marrë pjesë si gjykatësi ad hoc (ish Neni 27 § 2 i Konventës dhe ish Rregulli 29 i Rregullave të Gjykatës). Ankuesi pretendonte, veçanërisht, se ishin shkelur Nenet 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe Neni 1 i Protokollit Nr. 1. Më 7 Tetor 2005, ankesa iu komunikua Qeverisë.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesi ka lindur në vitin 1951 dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 21 Dhjetor 1995, Gjykata e Rrethit Tiranë (“Gjykata e Rrethit”) i njohu disa pronarëve të drejtat për pronën e trashëguar, mbi një sipërfaqe toke me përmasat 24 hektarë (vendim për vërtetim fakti). Më 13 Shkurt 1996, Gjykata e Rrethit pranoi se pronarët kishin të drejta pronësie të trashëguar edhe mbi instalimet dhe rezervuarët e karburantit të një pike karburanti, e cila gjendej në tokë (vendim për vërtetim fakti). Ndërkohë, me mendimin se pronat e pronarëve do të ktheheshin in natura nga Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në Janar dhe Shkurt 1996, ankuesi nënshkroi dy marrëveshje me njërin nga pronarët, duke vepruar në emrin e tij dhe në emrin e trashëgimtarëve të tjerë, për të ndihmuar pronarët në procesin e privatizimit të instalimeve dhe të rezervuarve të karburantit në tokë (shiko paragrafët 21-22 më poshtë). Në Maj 1996, ai nënshkroi një kontratë shitjesh (shiko paragrafin 23 m poshtë). Në vijim të finalizimeve të këtyre kontratave, vlefshmëria e të cilave u bë objekt konflikti (shiko Seksionin B më poshtë), të gjithë pronarët caktuan ankuesin të vepronte në emrin e tyre gjatë procedimeve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të tyre të pronës. Bazuar në vendimet e Gjykatës së Rrethit, në një datë të papërcaktuar, pronarët paraqitën një kërkesë në Komisionin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës Tiranë (“Komisioni”), duke kërkuar kthimin e pronës së sipërpërmendur nga ana e autoriteteve vendase. Më 7 Mars 1996, Komisioni e pushoi kërkesën e pronarëve me argumentin se toka nuk ishte subjekt i Aktit të Pronës, përderisa ndodhej jashtë vijave kufizuese të qytetit. Pronarët apeluan në Gjykatën e Rrethit. Më 24 Prill 1996, Gjykata e Rrethit anuloi vendimin e Komisionit dhe iu dha pronarëve një sipërfaqe toke me përmasa prej 56,500 m2. Bazuar në raportin e një eksperti, gjykata argumentoi se vlera e instalimeve respektive dhe e rezervuarve të karburantit të ndërtuara mbi të, nuk i kalonin 20% të vlerës totale të tokës. Për këtë arsye, ajo urdhëroi që këto objekte të riktheheshin pa asnjë kosto. Pika e karburantit ndodhej në rrugën kryesore midis Tiranës dhe Durrësit dhe përdorej e administrohej nga dy kompani karburanti nën pronësinë e shtetit. Vendimi u bë i formës së prerë më 7 Maj 1996, duke qenë se nuk u paraqit asnjë apelim kundër tij. Pas vendimit të mësipërm, më 30 Maj 1996, Hipoteka lëshoi një vërtetim pronësie, sipas së cilit pronarët kishin regjistruar pronësinë mbi sipërfaqen e tokës prej 56,500 m2, mbi të
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
cilën ishin ngritur rezervuarët e karburantit dhe instalimet (zëri nr. 3350 në regjistrin e hipotekës, e datës 8 Maj 1996). Në vijim, pika e karburantit dhe rezervuarët e karburantit u shpronësuan për interesin publik.
Procedurat që kundërshtojnë të drejtat e pronarëve mbi sipërfaqen e tokës
Midis viteve 1996 dhe 1998, të drejtat e pronarëve mbi pronën u kundërshtuan pa sukses nga një sërë institucionesh të Shtetit. Në një rast, gjykatat vendase e pezulluan kërkesën, ndërsa në katër raste të tjerë, ato i shkëputën ndërprenë proceduart për arsye të ndryshme. Ankuesi u bashkua me procedurat si palë e tretë. Më 25 Mars 1998, Ministria e Ekonomisë kundërshtoi ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Rrethit, së datës 24 Prill 1996 (shiko paragrafin 11 më sipër), duke njohur të drejtat e pronarëve mbi pronën. Ky akt u anulua nga Gjykata e Lartë me formë të prerë më 22 Dhjetor 1999. Më 28 Dhjetor 1999 dhe 7 Janar 2000, Ministria e Ekonomisë dhe kompanitë e naftës nën pronësinë e Shtetit paraqitën dy aplikime për rishikim mbikëqyrës të vendimeve vendase duke lënë në fuqi të drejtat e pronarëve mbi pronën, më konkretisht vendimin e Gjykatës së Rrethit të datës 24 Prill 1996 dhe vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 22 Dhjetor 1999. Më 12 Maj 2000, Bankat e Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhanë dy vendime të veçanta duke i pranuar të dy aplikimet për rishikim mbikëqyrës dhe duke i rihapur procedurat. Një apelim kushtetues i paraqitur nga ankuesi më 1 Gusht 2000 u deklarua i papranueshëm nga Gjykata Kushtetuese më 7 Dhjetor 2000. Si rezultat i kthimit të çështjeve në Gjykatën e Rrethit, gjykata vendosi në një datë të papërcaktuar t’i bashkonte procedimet. Ankuesi mori pjesë në to si palë e tretë. Në pjesën e parë të procedurave ridëgjuese, çështja u dëgjua nga Gjykata e Rrethit, Gjykata e Apelit Tiranë (“Gjykata e Apelit”) dhe nga Gjykata e Lartë, të cilat më 18 Mars 2003 vendosën ta rikthenin çështjen në Gjykatën e Apelit për një seancë tjetër dëgjimore. Në pjesën e dytë të procedurave ridëgjuese, çështja u dëgjua nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, të cilat më 27 Tetor 2005 vendosën ta rikthenin çështjen në Gjykatën e Apelit për një gjykim të ri. Në pjesën e tretë të procedurave ridëgjuese, çështja u dëgjua nga Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, e cila dha vendimin e saj të formës së prerë më 20 Shtator 2009. Gjykatat vendase vendosën në favor të pronarëve të tokës.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Ndërkohë, më 19 Qershor 2007, Agjencia për Rikthimin dhe Kompensimin e Pronës Tiranë, e cila kishte zëvendësuar Komisionin, i njohu pronarëve të tokës të drejtat e tyre për pronën e trashëguar, në lidhje me një sipërfaqe toke prej 24 hektarësh (240,000 m2) dhe urdhëruan që të kompensoheshin për 183,500 m2 në një nga format e parashikuara me ligj, ndërsa autoritetet tashmë kishin dhënë një vendim për pjesën e mbetur prej 56,500 m2. Fakti që autoritetet nuk paguan kompensimin për sipërfaqen prej 183,500 m2 është objekt i aplikimit nr. 5915/14, për të cilin u njoftua edhe Qeveria në vijim të vendimit pilot të Gjykatës në çështjen Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (nr. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09, 31 Korrik 2012).
Procedurat në lidhje me vlefshmërinë e kontratave midis ankuesve dhe pronarëve të tokës
Më 18 Janar 1996, një nga pronarët e tokës, duke vepruar për veten e tij dhe në emër të pjesë tjetër të trashëgimtarëve, realizoi një akt marrëveshje me kompaninë e ankuesit, sipas së cilës ky i fundit do të siguronte financat për privatizimin e rezervuarve të karburantit dhe të instalimeve që gjendeshin në sipërfaqen e tokës së pronarëve, për të cilat ata do të ushtronin të drejtën e tyre të parablerjes në kohën e privatizimit. Në vijim të këtij transaksioni, palët do të formonin një kompani të përbashkët, kapitali i së cilës do të përbëhej nga pronësia e kompanisë së ankuesit mbi rezervuarët e karburantit dhe të instalimeve të tjera, si edhe nga pronësia e pronarëve mbi sipërfaqen e tokës. Më 29 Shkurt 1996, i njëjti pronar toke, përsëri duke vepruar në emrin e tij dhe të pjesës së mbetur të trashëgimtarëve, realizoi një akt marrëveshje të ngjashme me kompaninë e ankuesit për privatizimin e rezervuarve të karburantit dhe të instalimeve, me ndryshimin se disa objekte do të mbeteshin pronë e pronarëve të tokës. Më 23 Maj 1996, i njëjti pronar toke, përsëri duke vepruar në emrin e tij dhe të pjesës së mbetur të trashëgimtarëve realizoi një kontratë shitjesh të noterizuar me ankuesin për shitjen e pothuajse të gjithë rezervuarve të karburantit dhe të instalimeve për vlerën prej 100,000 dollarësh amerikanë (USD), e cila, sipas kontratës, i paguhej pronarëve të tokës nga ankuesi. Në po të njëjtën datë, Zyra e Hipotekës lëshoi një vërtetim pronësie, sipas së cilit ankuesi kishte regjistruar pronësinë mbi rezervuarët e karburantit të pikës së karburantit dhe mbi instalimet (hyrja në regjistrin e hipotekës me nr. 4135, e datës 23 Maj 1996).
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Më 23 dhe 25 Maj 1996, i njëjti pronar toke, duke vepruar në emrin e tij, përmbylli dy marrëveshje huaje me ankuesin për t’i dhënë hua këtij të fundit një total prej 200,000 USD. Marrëveshjet nuk përmbanin asnjë detaj në lidhje me qëllimin e huasë.
Pjesa e parë e procedurave në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës dhe të marrëveshjeve, të realizuara në vitin 1996
Më 10 Tetor 2002, pronarët e tokës nisën procedurat kundër ankuesit duke kërkuar anulimin e marrëveshjeve dhe të kontratës të finalizuar në periudhën midis Shkurtit dhe Majit të vitit 1996 (shiko paragrafët 21-24 më sipër). Ata i kërkuan gjykatës të deklaronte anulimin dhe pavlefshmërinë absolute të marrëveshjeve dhe të kontratës, pa asnjë pasojë ligjore për palët. Kërkesa u firmos nga avokati i tyre të cilit i kishin dhënë të drejtën për të vepruar në emrin e tyre. Në vijim të rikthimit të çështjes, më 31 Mars 2005, Gjykata e Rrethit vendosi pushimin e çështjes duke qenë se pronarët e tokës nuk ishin paraqitur në gjykatë pa pasur asnjë arsye bindëse.
Pjesa e dytë e procedurave në lidhje me anulimin e kontratës dhe të marrëveshjeve të finalizuara në vitin 1996
(a) Procedurat përpara Gjykatës së Rrethit
Më 17 Prill 2005, pronarët e tokës nisën procedura të reja kundër ankuesit duke kërkuar anulimin e marrëveshjeve dhe të kontratës të finalizuara në periudhën Shkurt-Maj 1996. Kërkesëpadia u firmos vetëm nga avokati i tyre. Në një datë të paspecifikuar, pronarët e tokës i kërkuan Gjykatës së Rrethit të merrte dhe të shqyrtonte të gjitha dokumentet nga dosja e çështjes për pjesën e parë të procedurave, duke përfshirë edhe prokurën për përfaqësim. Gjykata e pranoi këtë kërkesë. Më 27 Korrik 2005, ankuesi i kërkoi gjykatës të ndërpriste procedurat, duke mbajtur pezull përfundimin e një ankese penale, të cilën e kishte dorëzuar në prokurori kundër pronarëve të tokës, duke pretenduar se dokumentet ishin falsifikuar. Më 20 Tetor, 11 dhe 18 Nëntor 2005 dhe 27 Shkurt 2006, duke pasur parasysh numrin e kërkesave të mëparshme të cilat nuk ishin pranuar, ankuesi e kundërshtoi bankën. Më 15 Nëntor 2005, gjykatësi kryesues i bankës u tërhoq nga çështja, duke qenë se ankuesi kishte përsëritur kërkesat për tërheqjen e tij. Më 9 Dhjetor 2005, Presidenti i
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Gjykatës së Rrethit anuloi tërheqjen, me argumentin se ajo nuk përmbante ndonjë nga arsyet e parishikuara në Nenin 72 të Kodit të Procedurës Civile. Më 17 Shkurt 2006, ankuesi paraqiti një kundërpadi ku i kërkonte gjykatës të merrte një vendim për kërkesat që tashmë kishte dorëzuar për tërheqjen e bankës. Sipas kundërpadisë, pronarët e tokës nuk e kishin autorizuar avokatin e tyre t’i përfaqësonte në procedura dhe se kërkesa e tyre ishte jashtë afatit kohor. Për më tepër, marrëveshjet e huasë ishin fiktive dhe realizimi i tyre me vetëm njërin nga pronarët e tokës nuk kishte lidhje me kontratën e shitjeve të rezervuarve të karburantit dhe të instalimeve. Ankuesi argumentoi se një sërë faktorësh tregonin të drejtat e tij të ligjshme të pronësisë mbi rezervuarët e karburantit dhe instalimet, si për shembull fakti se të gjitha marrëveshjet dhe kontratat ishin të ligjshme dhe të vlefshme, prona ishte e regjistruar në emrin e tij, ai i kishte përfaqësuar pronarët e tokës në procedurat vendase dhe se kishte ndërmarrë veprime ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Më 18 Prill 2006, Gjykata e Rrethit i shpalli marrëveshjet dhe kontratat të pavlefshme (pavlefshmëri absolute). Gjykata i shpalli ato fiktive me argumentin se ato ishin bërë në një kohë kur prona në fjalë administrohej nga Shteti, dhe pronarëve nuk i ishte transferuar asnjë e drejtë mbi pronën. Sipas ligjit, instalimet ishin privatizuar pa asnjë kosto, sepse vlera e tyre ishte më pak se 20% e vlerës së tokës. Për më tepër, ankuesi dhe pronarët e tokës nuk kishin themeluar asnjë kompani të përbashkët, dhe ankuesit nuk i ishte dhënë asnjë hua sipas marrëveshjeve të huasë. Ato ishin finalizuar me objektivin për të garantuar siguri për ekzekutimin e kontratës së shitjeve, në të cilën çmimi i shitjes ishte i njëjtë. Përveç certifikatës së pronës (nr. 4135 të datës 23 Maj 1996), faktit se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim sipas marrëveshjeve dhe kontratave, dhe se për palët nuk kishte rezultuar asnjë pasojë ligjore, Gjykata e Rrethit vendosi se marrëveshjet ishin fiktive, sipas Nenit 92 (ç) të Kodit Civil. Më tej ajo urdhëroi të hiqej zëri i datës 23 Maj 1996 (shiko paragrafin 23 më sipër) në regjistrin e pronave të paluajtshme.
(b) Procedurat përpara Gjykatës së Apelit
Ankuesi apeloi, me argumentin se banka e Gjykatës së Rrethit ishte e njëanshme, sepse procedurat disiplinore për heqjen e gjykatësit kryesues të bankës ishin ndërmarrë për shkelje të ligjit. Në lidhje me këtë, tërheqja e gjykatësit kryesues të bankës nuk u pranua nga Kryetari i Gjykatës së Rrethit, dhe katër kërkesat e tij për tërheqjen e bankës u kundërshtuan, asnjë nga këto të dhëna nuk u paraqit në procesverbalet e seancave dëgjimore. Më tej ankuesi parashtroi se kërkesa ishte paraqitur jashtë afatit kohor të
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
statutit dhe ishte firmosur vetëm nga avokati dhe jo nga pronarët e tokës, se prokura ishte e vitit 2002 dhe ishte e kufizuar në kohë dhe në qëllim, dhe se faktet e kërkesës nuk kishin relevancë. Gjithashtu, ai kundërshtoi bazuar në faktin se kundërpaditë e tij të datës 28 Korrik 2005 dhe 17 Shkurt 2006 nuk ishin vendosur në dosjen e çështjes. Për më tepër, ai argumentoi se Gjykata e Rrethit nuk kishte pranuar asnjërën nga njëzet e katër kërkesat për të dhënat e sjella prej tij dhe kishte sjellë gjetje për kërkesat e përfshira në objektin e pretendimit. Ai argumentoi se në periudhën 6 Prill-4 Korrik 2005 ishin mbajtur katër seanca dëgjimore, ku pronarët e tokës nuk kishin paraqitur asnjë arsye bindëse për mungesën e tyre në mbështetje të padisë. Sipas tij, bashkëshortja e tij, e cila ishte bashkëpronare, duhej të ishte ftuar për të ndjekur seancat dëgjimore. Në fund, ai argumentoi se kontratat ishin përfshirë në përputhje të plotë me ligjin vendas dhe se nuk kishte qenë e nevojshme të thirreshin dëshmitarë. Në lidhje me këtë, pronarët e tokës kishin konfirmuar pronësinë e ankuesit mbi sipërfaqen e tokës me anë të prokurave të veçanta, ndërsa ankuesi kishte paraqitur një sërë kërkesash procedurale, ankesash dhe apelimesh, si edhe kishte ndjekur seancat dëgjimore për të mbrojtur të drejtat e tij dhe të të tjerëve mbi pronën. Më 30 Nëntor 2006, ankuesi kundërshtoi bankën duke marrë parasysh vendimet e mëparshme të dhëna kundër tij. Në po të njëjtën datë ai kërkoi që në dosjen e çështjes që gjendej në Gjykatën e Rrethit të rifuteshin tridhjetë e nëntë të dhëna dhe njëzet kërkesa procedurale të cilat mungonin.Më 4 Dhjetor 2006, ankuesi kërkoi që në dosjen e çështjes të shtoheshin tetë të dhëna. Më 19 Shkurt 2007, Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Apelit i kërkoi Ministrit të Drejtësisë të caktonte tre gjyqtarë nga gjykata të tjera të apelit për të dëgjuar çështjen, duke qenë se të gjithë gjykatësit e kësaj gjykatë kishin marrë pjesë në procedura. Më 15 Mars 2007, Ministri i Drejtësisë, në vijim të një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (“KLD”), informoi Gjykatën e Apelit se çështjen do ta dëgjonin tre gjyqtarë të Gjykatës Ushtarake të Apelit. Më 29 Mars 2007, ankuesi e kundërshtoi përbërjen e re të bankës, duke parashtruar se KLD-ja duhet të caktojë gjyqtarë nga gjykata të tjera të zakonshme apeli dhe jo nga Gjykata Ushtarake e Apelit. Më 25 Maj 2007, Gjykata e Apelit, e përbërë nga tre gjyqtarë, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit, të datës 18 Prill 2006 (shiko paragrafin 33 më sipër). Rezulton se ankuesi e kishte tërhequr kërkesën për përjashtimin e bankës nga dëgjimi i çështjes, dhe se gjykata kishte rihapur pjesërisht shqyrtimin gjyqësor dhe kishte pranuar prova të reja të sjella prej tij. Gjykata e Apelit gjykoi se objektet e përmendura në marrëveshjet dhe
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
kontratat e vitit 1996, në kohën e vendimit, administroheshin nga Shteti dhe se pronësia e tyre nuk i ishte transferuar ende pronarëve të tokës. Për pasojë, ato kontrata dhe marrëveshje ishin fiktive sipas Nenit 92 (ç) të Kodit Civil dhe nuk kishin asnjë efekt ligjor. Gjykata i rrëzoi të gjitha argumentet e ankuesit si të pabazuara në fakte dhe argumentoi se ai nuk kishte paraqitur fakte për të kundërshtuar kërkesën e pronarëve të tokës, e cila mbështetej nga dokumentet e gjendura në dosjen e çështjes. Sipas Gjykatës së Apelit, një kërkesë në të cilën kërkohej rrëzim total nuk ishte subjekt i një periudhe të kufizuar të parashikuar me statut. Gjykatësi kryesues i bankës, gjykatës Y.M, nuk ra dakord. Në një opinion të mëveçantë, ai pohonte se kërkesa nuk ishte firmosur nga pronarët e tokës. Provat në dosjen e çështjes nuk mund të demonstronin se marrëveshjet ishin fiktive, përderisa qëllimet e palëve kishin qenë reale dhe të ligjshme. Si pasojë, pronarët e tokës nuk kishin bazë ligjore të ngrinin padi duke qenë se nuk mund të provonin se ishte shkelur e drejta materiale. Padia e tyre ishte jashtë afatit kohor dhe gjykatat nuk kishin marrë në konsideratë periudhën e kufizimit të parashikuar me statut. Provat e sjella nga ankuesi tregonin se pronarët e tokës, me anë të prokurës ose dokumenteve të tjerë të lëshuar në periudhën nga viti 1997 dhe 2005, kishin caktuar ankuesin të vepronte si përfaqësuesi i tyre. Kjo çonte në faktin se palët kishin dashur që transaksionet e tyre të kishin efekt ligjor dhe një gjë e tillë në vetvete kundërshtonte natyrën fiktive të marrëveshjeve dhe të kontratave. Sipas tij, gjykata kishte kundërshtuar të gjitha kërkesat e ankuesit pa dhënë asnjë arsye në vendim.
(c) Procedurat përpara Gjykatës së Lartë
Më 9 Korrik 2007, ankuesi apeloi duke ngritur 72 arsye për apelim. Përveç se mbajti të njëjtat ankesa, të cilat i kishte ngritur në Gjykatën e Apelit, ai pretendonte se përbërja e Gjykatës së Rrethit nuk ishte bërë me short dhe se Gjykata e Apelit nuk kishte qenë një “tribunal i themeluar me ligj”, duke qenë se përbëhej nga gjykatës ushtarak. Ai pretendonte se kërkesat e tij për tërheqjen e gjykatësve të Gjykatës së Apelit nuk ishin shqyrtuar dhe se kërkesat e tij për pranimin e një sërë të dhënave nuk ishin shqyrtuar nga Gjykata e Apelit. Në vijim, ai kundërshtoi ankimin dhe interpretimin e ligjit vendas, të gjykatave më të ulta, sepse sipas mendimit të tij, ai ishte autorizuar nga pronarët e tokës për të vepruar si përfaqësuesi i tyre, kishte paraqitur një sërë ankesash dhe kërkesash të tjera procedurale dhe kishte ndjekur procedurat gjyqësore me pronarët e tokës, kishte kërkuar zbatimin e vendimeve të formës së prerë në emrin e tij dhe të pronarëve të tokës, si edhe kishte kërkuar ndjekjen penale të palëve të treta.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Më 23 Nëntor 2007, Gjykata e Lartë vendosi të pezullonte zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 25 Maj 2007 në pritje të rezultatit të apelimit të ankuesit. Më 25 Janar 2010, Gjykata e Lartë e deklaroi apelimin e ankuesit të papranueshëm sipas Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile (nuk kishte asnjë bazë të vlefshme për apelim).
(d) Procedurat përpara Gjykatës Kushtetuese
Më 18 Mars 2010, ankuesi bëri një apelim kushtetues me tetëdhjetë e tre faqe. Më 15 Shtator 2010, ai e plotësoi atë me një memorandum prej pesëmbëdhjetë faqesh. Përveç se mbajti të njëjta baza për apelim, të cilat i kishte ngritur në gjykatat më të ulëta, ankuesi u ankua edhe për mungesë të arsyetimit në vendimin e Gjykatës së Lartë dhe për kohëzgjatjen e procedurave. Më 17 Shtator 2010, ankuesi kërkoi që gjykatësit X.Z, S.B dhe F.A të tërhiqeshin nga apelimi me argumentin se ata kishin rrëzuar një apelim kushtetues të mëparshëm të paraqitur prej tij më 20 Shtator 2009 në lidhje me një grup tjetër procedimesh të cilat nuk kishin relevancë me çështjen. Më 27 Shtator 2010, ai bëri kërkesën që gjykatësja V.T të tërhiqej nga apelimi me arsyetimin se ajo kishte qenë në bankën e cila kishte marrë një vendim kundër tij në një tjetër apelim në vitin 2000. Më 17 Janar 2011, ankuesi u informua për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 22 Nëntor 2010, në të cilin rrëzohej apelimi i tij. Gjykata nuk gjeti asgjë që të sugjeronte mungesë paanshmërie nga ana e bankës së Gjykatës së Lartë, dhe pavarësisht se disa nga gjykatësit kishin dëgjuar apelime të tjerë të paraqitur nga ankuesi në Gjykatën e Lartë, ato apelime kishin të bënin me fakte, palë dhe grupe të tjera procedimesh. Ajo rrëzoi pjesën e mbetur të ankesave, me argumentimin se ato kishin të bënin me vlerësimin e fakteve dhe me rezultatin e procedurave, ç’ka ishte nën juridiksionin e gjykatave më të ulëta.
LIGJI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE VENDASE
Ngritja e një padie civile
Sipas Nenit 153 të Kodit të Procedurës Civile (“KPC”), procedimet gjyqësore fillojnë kur paraqitet një kërkesëpadi me shkrim. Në zbatim të Nenit 154, ajo duhet të hartohet në shqip dhe të dorëzohet në gjykatë nga paditësi ose një përfaqësues i autorizuar me anë të një prokure. Neni 154/a përcakton se nëse kërkesëpadia nuk plotëson kushtet përkatëse, gjykata, e mbledhur si një formacion me një gjykatës, duhet ta kthejë kërkesëpadinë tek
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
paditësi, duke përcaktuar një afat kohor në të cilën i kërkohet të plotësojë të metat. Sipas Nenit 158/a, masat paraprake procedurale mund të përfshijnë inter alia bashkimin e padive në një grup procedurash.
Procedura mbikëqyrëse rishikuese
Kodi i Procedurës Civile i vitit 1996 përcaktonte rishikimin mbikëqyrës (rekurs në interes të ligjit) si një masë të jashtëzakonshme që ia mundësonte Gjykatës së Lartë (emri i ri për Gjykatën e Kasacionit) të rihapte procedurat në të cilat vendimet ishin bërë të formës së prerë. Nga viti 1996 dhe deri në heqjen e saj në vitin 2001, sipas Ligjit nr. 8812 të datës 17 Maj 2001, procedura rishikuese mbikëqyrëse (rekurs në interes të ligjit) iu nënshtrua një sërë ndryshimeve legjislative.
Neni 473 – Rishikim në interes të ligjit
(Ligji nr. 8431 i datës 14 Dhjetor 1998)
“Gjykimet dhe vendimet e formës së prerë të njësive të Gjykatës së Lartë i nënshtrohen rishikimit mbikëqyrës për interesa të ligjit për arsyet e paraqitura në Nenin 472(a), (b) dhe (c) për përmbushjen e procedurave nga palët brenda tre vjetëve nga data kur vendimi bëhet detyrues.
Aplikimi për rishikim mbikëqyrës do të shqyrtohet fillimisht nga një panel rishikues paraprak i përbërë prej pesë gjykatësish dhe më pas nga e gjithë Gjykata e Lartë (Bankat e Bashkuara)... Nj gjykatës i gjykatës së Lartë, i cili u ul në bankën që lëshoi vendimin ose gjykimin ose në panelin rishikues paraprak mund të mos ulet në panelin që drejton rishikimin mbikëqyrës të vendimit të formës së prerë...”
Pezullimi dhe pavlefshmëria e transaksionit
Neni 92 i Kodit Civil parashikon se transaksionet të cilat janë të pavlefshme nuk kanë pasoja ligjore (“pavlefshmëri absolute”). Transaksione të tilla përfshijnë inter alia ato transaksione të cilat janë realizuar me anë të një marrëveshje midis palëve pa qëllimin për të pasur pasoja ligjore (transaksione fiktive ose te stimuluara). Neni 94 liston transaksionet të cilat janë të vlefshme derisa gjykata, me kërkesë të një pale, i anulon dhe i deklaron ato të pavlefshme (“pavlefshmëri relative”). Neni 103 parashikon një periudhe kufizuese 5-vjeçare në rastet kur gjykata pretendon se ekziston një transaksion i deklaruar
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
i pavlefshëm (“pavlefshmëri relative”). Nenet 107-10 parashikojnë pasojat e një transaksioni, i cili është deklaruar i pavlefshëm.
Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë
(a) Vendime të zakonshme
Në vendimin nr. 734 të datës 28 Prill 2005, Gjykata e Lartë, në një grup procedimesh mbi pavlefshmërinë e kontratës së shitjeve, rrëzoi vendimet e gjykatave më të ulta duke e hedhur poshtë kërkesëpadinë si jashtë afatit pa shqyrtuar llojin e pavlefshmërisë së transaksionit. Ajo argumentoi inter alia se një vendim i pavlefshëm nuk kishte pasoja ligjore dhe për pasojë nuk ishte objekt i një periudhe kufizuese të parashikuar me statut. Megjithatë, transaksionet e anuluara nga gjykata dhe të deklaruara të pavlefshme me kërkesë të një pale ishin objekt i një periudhe kufizuese të parashikuar me statut, sipas Nenit 103 të Kodit Civil.
(b) Vendime unifikuese
Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 13 i datës 9 Mars 2006, përshkruante ndryshimin midis transaksioneve të cilat konstatohen të pavlefshme, të cilat shpesh konsiderohen si “absolutisht të pavlefshme”, dhe ato të cilat konsiderohen si relativisht të pavlefshme. Transaksionet të cilat deklarohen të pabaza mund të anulohen vetëm nga gjykata; transaksionet që janë të pavlefshme janë të tilla që prej fillimit të tyre, kështu që nuk është e nevojshme që gjykata t’i anulojë ato. Transaksionet të cilat konsiderohen të pabaza vazhdojnë të kenë vlerë ligjore derisa gjykata i anulon ato; transaksionet të cilat janë të pavlefshme nuk kanë asnjë vlerë ligjore, pavarësisht faktit se mund të kenë pasur rezultate. Transaksionet që janë të pavlefshme nuk kanë asnjë vlerë ligjore. Çdo transaksion i përfunduar në vijim dhe sipas një transaksioni i cili konstatohet të jetë i pavlefshëm, është gjithashtu i pavlefshëm. Transaksionet të cilat deklarohen të pabaza kanë pasoja ligjore deri në anulimin e tyre. Pasojat e pavlefshmërisë së tyre adresohen sipas rezultateve të tyre. Transaksionet mund të deklarohen të pavlefshme me kërkesën e njërës nga palët; megjithatë çdokush mund të aplikojë për pavlefshmëri absolute të një transaksioni për aq kohë sa ekziston interesi legjitim. Gjykata mund të bëjë shqyrtimet e veta me iniciativën e saj brenda një linje procedurash.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Roli procedural i palës së tretë në procedimet civile
Nenet 189 deri në nenin 201 të Kodit të Procedurës Civile (“KPC”) parashikojnë pjesëmarrjen e palëve të treta në procedurat civile. Neni 195 dhe 196 të KPC parashikojnë si më poshtë:
Neni 195 – Të drejtat procedurale të personit të tretë
Personi i tretë ka të drejtë të kryejë të gjitha veprimet procedurale që u lejohen palëve përveç atyre që përbëjnë disponim të aktit të padisë.
Me pëlqimin e të dy palëve, personi i tretë që ka ndërhyrë vetë ose është thirrur në gjykatë nga njëra prej palëve, mund të zero vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë dhe kjo e fundit të dalë jashtë gjykimit.
Neni 196
Vendimi që jepet pas ndërhyrjes dytësore ose... thirrjes së personit të tretë ka efekt kundrejt tij si përsa u përket marrëdhënieve të tij me personin që e ka thirrur ose për të cilin ka ndërhyrë për të ndihmuar, ashtu edhe porsa u përket marrëdhënieve të tij me anën kundërshtare.
Sistemi i Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme
Neni 83 i Kodit Civil, i cili hyri në fuqi më 1 Nëntor 1994, parashikon se në mënyrë që transferimi i pronësisë së pronës së paluajtshme të jetë i vlefshëm, të gjitha të drejtat in rem duhet të përmbushen me anë të aktit noterial dhe të regjistrohen. Nenet 192 dhe 193 parashikojnë se të gjitha kontratat të cilat krijojnë, alternojnë, transferojnë dhe anulojnë të drejtat mbi pronën duhet të pasqyrohen në regjistrin e pronës së paluajtshme. Më 13 Korrik 1994, Parlamenti miratoi Aktin e Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme (“ARPP”), i cili hapte zyra lokale regjistrimi (“ZRPP”) në çdo rreth administrativ si edhe një zyrë qendrore regjistrimi. Ai i delegonte Zyrës Lokale të Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme regjistrimin e të gjitha kontratave të lidhura me transferimin e të drejtave të pronës (seksioni 2) dhe lëshimin e certifikatave të pronësisë (seksioni 5). Të gjitha regjistrimet ekzistuese në lidhje me pronat e patundshme, duke përfshirë regjistrimet hipotekore mbi pronën urbane,të cilat në vitet 1990 mbaheshin në zyrat e hipotekës, do të transferoheshin tek Zyrat Lokale e Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme, sapo këto të fundit të hapeshin (seksioni 57).
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
ARPP i vitit 1994 u anulua nga ARPP nr. 33 i datës 21 Mars 2012.
Transferimi i gjykatësve
Parashikimet përkatëse për transferimin e gjykatësve përshkruhen në çështjen Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë (nr. 33192/07 dhe 33194/07, §§ 76-77, 25 Qershor 2013).
Praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave
Përveç vendimeve vendase të përmendura në vendimin e Gjykatës në çështjen Luli dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10, 3129/12 dhe 31355/09, §§ 63-64, 1 Prill 2014), Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë tre vendime të njëpasnjëshme me të konstatuar shkelje të të drejtave të ankuesve për kohëzgjatjen e procedurave të përfunduara të gjykatës (vendimet nr. 3/15 të datës 26 Janar 2015, 56 të datës 21 Korrik 2015 dhe 69/15 të datës 17 Nëntor 2015). Vendimet nuk caktuan asnjë shpërblim për ankuesit. Në vijim, Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi praktikën e saj të vendosur prej kohësh për konstatimin e shkeljes të të drejtave të ankuesve në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave për moszbatim (vendimet nr. 9/14 të datës 27 Shkurt 2014; 16/14 të datës 21 Mars 2014; 32/14 të datës 26 Maj 2014; 46/14 dhe 47/14 të datës 30 Korrik 2014; 14/15 të datës 30 Mars 2015; 24/15 të datës 27 Prill 2015; 25/15 të datës 22 Maj 2015; 52/15 të datës 20 Korrik 2015; 61/15 të datës 23 Shtator 2015; 72/15 të datës 27 Nëntor 2015). Në vendimet respektive nuk pati asnjë vendim për ankuesit dhe as ndonjë formë kompensuese për moszbatim të vazhduar.
LIGJI
Paditësi u ankua bazuar në Nenet 6 § 1 dhe 13 të Konventës si dhe bazuar në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës dhe Nenit 13 të Konventës.
SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
Në parashtrimet e ankuesit konstatohej një shkelje e Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve të cilat shkelnin të drejtat e pronës së pronarëve të tokës
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
(shiko paragrafët 15-19 më sipër). Neni 6 § 1 i Konventës, për sa ka të bëjë me çështjen, parashikon si më poshtë vijon:
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ... secili ka të drejtën për një ... seancë dëgjimore brenda një kohe të arsyeshme ...”
Pranueshmëria
Në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të realizuara në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 1998
Ankuesi duket se ankohet për kohëzgjatjen e një sërë procedurash të cilat u realizuan në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 1998 (shiko paragrafin 13 më sipër). Me hyrjen në fuqi të Konventës për Shqipërinë në 2 Tetor 1996, për aq sa Gjykata është kompetente ratione temporis, ajo ankesë gjithsesi duhet të konsiderohet si e paraqitur jashtë afatit, që do të thotë, më shumë se gjashtë muaj pas datës së vendimit vendas përkatës së formës së prerë. Për këtë arsye, kjo pjesë e ankesës duhet të kundërshtohet në zbatim të Nenit 35 §§ 1 dhe 4 të Konventës.
Në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të ndërmarra në vitin 1998
(a) Zbatueshmëria e Nenit 6 § 1 i Konventës dhe statusi i “viktimës” i ankuesit
Qeveria parashtroi se ankuesi, i cili kishte qenë palë e tretë në procedura, nuk mund të mbështetej në Nenin 6 § 1 dhe të pretendonte se ishte viktimë e shkeljes së atij parashikimi për qëllimet e Nenit 34 të Konventës. Ankuesi u përgji9gj se i ishte bashkuar procedimeve vendase të realizuara kundër pronarëve të tokës për të mbrojtur të drejtat e pronës të cilat i kishte fituar me anë të kontratave të ligjshme të shitjes. Për këtë arsye, ai mund të pretendonte se ishte viktimë në lidhje me ato procedime. Gjykata risolli në vëmendje se në mënyrë që Neni 6 § 1 të ishte i zbatueshëm në aspektin e tij “civil”, duhet të ekzistojë një mosmarrëveshje (kontestim’ në tekstin në frëngjisht) mbi një “të drejtë civile” e cila, të paktën mbi baza të diskutueshme, të mund të njihet sipas ligjit vendas, pavarësisht nëse mbrohet nga Konventa (shiko Micallef kundër Maltës [GJP], nr. 17056/06, § 74, GJEDNJ 2009). Për të nxjerrë pretendimin se është viktimë i
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
një shkelje, një person duhet të ndikohet në mënyrë direkte nga masa ose procedurat kundërshtuese (shiko Tănase kundër Moldavisë [GJP], nr. 7/08, § 104, GJEDNJ 2010). Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës, Neni 6 normalisht nuk zbatohet për procedurat që kanë të bëjnë me një kërkesë të dështuar për rihapjen e çështjes, e cila është finalizuar me një vendim të formës së prerë (shiko, më e fundit, Bochan kundër Ukrahinës (nr.2) [GJP], nr. 22251/08, § 44, GJEDNJ 2015 dhe referencat e cituara atje). Në të kundërt, procedurat e reja, pas vendimit për rihapje, mund të konsiderohen se përfshijnë përcaktimin e “të drejtave dhe detyrimeve civile” ose përcaktimin e një “padie penale” (shiko, për shembull, Stepanyan kundër Armenisë, nr. 45081/04, §§ 30-32, 27 Tetor 2009; Alekseyenko kundër Rusisë, nr. 74266/01, §§ 55-57, 6 Korrik 2009; Vanyan kundër Rusisë, nr. 53203/09, §§ 56-58, 15 Dhjetor 2005; dhe Nikitin kundër Rusisë, nr. 50178/99, § 60, GJEDNJ 2004-VIII).Duke iu referuar çështjes në fjalë, duhet theksuar se ndërsa në 12 Maj 2000 Gjykata e Lartë shqyrtoi dhe mori një vendim në favor të aplikimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe kompanitë e naftës në pronësi të Shtetit për rishikim mbikëqyrës, ajo nuk përcaktoi cilësitë e çështjes, por e ridërgoi çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit (shiko paragrafin 16 më sipër). Sipas këndvështrimit të Gjykatës, procedurat e rishikimit mbikëqyrës i hapën udhë një “përcaktimi” dhe rishqyrtimi të ri të të drejtave mbi pronën të pronarëve të tokës. Në këtë situatë, Gjykata konstaton se Neni 6 § 1, në aspektin e tij “civil”, aplikohet në procedurat e ridëgjimit në përfundim të të cilave gjykatat vendase vendosin në favor të pronarëve të tokës (shiko paragrafët 17-19 më sipër). Ligji vendas i jep të drejtën një pale të tretë t’i mundësojë vetes të gjitha masat procedurale, duke përfshirë të drejtën për të paraqitur apelime dhe për të bërë kërkesa të tjera procedurale (shiko paragrafët 53 më sipër). Për më tepër, vendimi i dhënë për një çështje ka efekt mbi çdo palë të tretë, e cila është përfshirë në procedime. Në çështjen konkrete, ankuesi, i cili ishte përfshirë në procedurat paraprirëse si palë e tretë, vazhdonte të ndërhynte në procedurat e rihapura si palë e tretë. Rezultati i tyre ishte i tillë që ndikonte dhe cënonte të drejtat mbi pronën, të drejta të cilat ankuesi pretendonte se i kishte fituar dhe të cilat ai pretendonte se po i gëzonte në ato momente. Nën këto rrethana, do të ishte formale jo vetëm të mohohej zbatueshmëria e nenit 6 § 1 në lidhje me të drejtat e ankuesit mbi pronën – duke qenë se ndërhyrja e tij si palë e tretë për të mbrojtur të drejtat që ai pretendonte se kishte mbi pronën krijonte një pjesë integrale të procedurave të rihapura të para në tërësi – por edhe të mohohej njohja e statusit të tij “të viktimës” në këtë këndvështrim. Për pasojë, ndërhyrja e ankuesit si palë e tretë duhet të konsiderohet se i referohet Nenit 6 § 1 të Konventës në aspektin e tij “civil” (shiko,
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
mutatis mutandis, Perez kundër Francës [GJP], nr. 47287/99, § 66, GJEDNJ 2004-I) dhe kështu ai mund të pretendojë se është “viktimë” i shkeljes së atij parashikimi sipas Nenit 34 të Konventës (shiko gjithashtu Ziętal kundër Polonisë, nr. 64972/01, §§ 57-59, 12 Maj 2009). Në vijim, Gjykata rrëzon kundërshtimin e Qeverisë.
(b) Shfrytëzimi i mjeteve kompensuese vendase
Qeveria parashtroi se ankuesi nuk i kishte shfrytëzuar mjetet kompensuese të garantuara nga ligji vendas për palët e treta. Duke pasur parasysh faktin se procedurat vendase ishin ende pezull përpara gjykatave në kohën e komunikimit, ata kërkuan që aplikimi të konsiderohej i parakohshëm. Në çështjen Luli dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (të cituar më sipër, §§ 77-84, 1 Prill 2014), Gjykata shqyrtoi dhe rrëzoi një sërë kundërshtish të ngritura nga Qeveria në lidhje me faktin se ankuesit nuk kishin shfrytëzuar mjetet kompensuese vendase për kohëzgjatjen e procedurave të përfunduara ose të mbetura pezull. Më tej ajo vëren se Gjykata Kushtetuese, në vend që të nxirrte një konkluzion deklarativ për shkelje të së drejtës të një paditësi në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave (shiko paragrafët 58-59 më sipër), nuk mund të ofrojë asnjë mjet korrigjues për të kompensuar situatën. Për më tepër, duke iu referuar vendimeve të saj të mëparshme në çështjen Gjonbocari dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (nr. 10508/02, §§ 73-82, 23 Tetor 2007) dhe Marini kundër Shqipërisë (nr. 3738/02, §§ 147-158, GJEDNJ 2007-XIV (ekstrakte)), Gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë masë kompensuese në Shqipëri në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të mbetura pezull ode të përfunduara në kohën reale të çështjes. Në këto rrethana, Gjykata konstaton se nuk kishte dhe ende nuk ka asnjë masë kompensuese efikase të disponueshme për ankuesin në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të mbetura pezull ose të përfunduara. Për këtë arsye, ajo e rrëzon këtë kundërshti të Qeverisë.
(c) Përfundim
Gjykata argumenton se ankesa për kohëzgjatjen e procedurave nuk është e pabazuar në fakte, sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 të Konventës. Më tej ajo konstaton se nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Për këtë arsye duhet të deklarohet e pranueshme.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Cilësitë
Qeveria parashtroi se procedurat ligjore kishin qene komplekse, përderisa ato përfshin in një vlerësim të fakteve dhe të provave që kishin ndodhur më shumë se pesëdhjetë vite më parë. Qeveria fajësoi veprimet e palëve për kohëzgjatjen si dhe problemet e lidhura me procesin për rikthimin dhe kompensimin e pronës. Ajo argumentoi se procedurat ishin realizuar brenda një kohe të arsyeshme duke pasur parasysh arsyet e paraqitura më sipër. Ankuesi këmbënguli se kohëzgjatja e procedimeve kishte qenë shumë e madhe. Gjykata ritheksoi se “arsyeshmëria” e kohëzgjatjes së procedurave duhet të vlerësohet bazuar në rrethanat e çështjes dhe me referencë me kriteret e mëposhtme: kompleksiteti i çështjes, sjellja e ankuesit dhe e autoriteteve përkatëse dhe se çfarë rrezikonte ankuesi në atë mosmarrëveshje (shiko, midis autoriteteve të tjera, Frydlender kundër Francës [GJP], nr. 30979/96, § 43, GJEDNJ 2000-VII). Procedurat për të cilat u ankua paditësi filluan më 12 Maj 2000 (shiko paragrafin 67 më sipër) dhe përfunduan më 20 Shtator 2009; ato zgjatën 9 vjet, 4 muaj dhe 8 ditë. Gjykata pranon se natyra e problemit në çështje ishte i po të njëjtit kompleksitet. Megjithatë, sipas Gjykatës, vetëm ky fakt nuk mund të justifikojë periudhën prej 9 vitesh. Në lidhje me sjelljen e ankuesit, Gjykata mendon se ai nuk mund të fajësohet se ka shkaktuar vonesa ose mosveprim. Fakti që ai apeloi në gjykata më të larta për të mbrojtur interesat e tij nuk mund të përdoret kundër tij (shiko Svetlana Orlova kundër Rusisë, nr. 4487/04, § 46, 30 Korrik 2009).Përsa i përket sjelljes së autoriteteve vendase, Gjykata vëren se gjykatat e shqyrtuan çështjen në tre grupe procedurash. Ajo thekson se është e një rëndësie të madhe që gjykatat vendase të jenë garantuesi absolut i shtetit të së drejtës. Megjithatë, në çështjen në fjalë, ato kontribuan në vonesë, duke e rikthyer vazhdimisht çështjen në gjykatat më të ulta për një shqyrtim të ri. Në këtë pikëpamje, e drejta për shqyrtimin e një padie brenda një periudhe të arsyeshme kohore nuk do të kishte asnjë kuptim nëse gjykatat vendase do ta shqyrtonin një çështje disa herë duke e kaluar nga një gjykatë tek tjetra, edhe nëse në fund rezulton se kohëzgjatja e procedurave në çdo shkallë nuk duket të jenë shumë të gjata. Gjykata thekson se është detyrë e Shtetit të paditur të organizojë sistemet ligjore në mënyrë të tillë që gjykatat e tij të përmbushin kërkesat e Nenit 6 të Konventës, duke përfshirë detyrimin për të dëgjuar çështjet brenda një afati kohor të arsyeshëm (shiko Svetlana Orlova, cituar më sipër, § 47, dhe Sürmeli kundër Gjermanisë [GJP], nr. 75529/01, § 129, 8 Qershor 2006).
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Duke qenë se rikthimi i çështjes për rishqyrtim urdhërohej vazhdimisht si rezultat i gabimeve të bëra nga gjykatat më të ulta, përsëritja e këtyre urdhrave të përsëritjes nxjerr në pah një defiçencë në sistemin gjyqësor, ku vetëm kjo defiçencë pengonte ankuesin të përftonte “të drejtat dhe detyrimet e tij civile”, që i përkasin procedurave në fjalë, të përcaktuar në një kohë të arsyeshme (shiko Wierciszewska kundër Polonisë, nr. 41431/98, § 46, 25 Nëntor 2003; Matica kundër Rumanisë, nr. 19567/02; § 24, 2 Nëntor 2006; dhe Falimonov kundër Rusisë, nr. 11549/02, § 58, 25 Mars 2008). Fakti që gjykatat vendase e dëgjuan çështjen disa herë nuk i çlironte ato nga detyrimi që t’i përmbaheshin kërkesës së afatit kohor të arsyeshëm të Nenit 6 § 1 (shiko Litoselitis kundër Greqisë, nr. 62771/00, § 32, 5 Shkurt 2004). Në përfundim, për sa më sipër, Gjykata vendos se kohëzgjatja e procedurave ishte e madhe dhe nuk është respektuar kërkesa e kohës së arsyeshme bazuar në Nenin 6 § 1 të Konventës. Për këtë arsye, ka pasur një shkelje të atij parashikimi në çështjen në fjalë.
SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 13 TË KONVENTËS
Bazuar në Nenin 13 të Konventës, ankuesi parashtroi se nuk kishte asnjë mjet kompensues të efektshëm në lidhje me ankesën e tij për kohëzgjatjen e procedurave, bazuar në Nenin 6 § 1 të Konventës. Neni 13 parashikon si më poshtë:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
Pranueshmëria
Gjykata vendos se kjo ankesë nuk është e pabazuar në fakte sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 të Konventës. Më tej ajo konstaton se nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Për këtë arsye, ajo duhet deklaruar e pranueshme.
Cilësitë
Gjykata thekson se rezultatet në të cilat ka arritur, bazuar në çështjet e mëparshme në lidhje me Shqipërinë, për sa i përket shfrytëzimit të mjeteve kompensuese vendase për ankesën e paditësit për kohëzgjatje të paarsyeshme të procedurave, në kundërshtim me
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Nenin 6 § 1 të Konventës (shiko paragrafin 71 më sipër). Më tej Gjykata vijon se në vijim të kësaj gjetje për çështjen konkrete, ka pasur një shkelje të Nenit 13 të Konventës.
SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 DHE TË NENIT 13 TË KONVENTËS
Fillimisht ankuesi argumentoi se ndërhyrja e autoriteteve, duke ruajtur kontrollin mbi pikën e karburantit, dhe në vijim, shpronësimi i saj, shkelte të drejtën e tij për të gëzuar në paqe pronat e tij siç garantohet në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës. Përgjatë gjithë procedurave në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës dhe të marrëveshjeve të përfunduara në vitin 1996 dhe bazuar në përfundimin e atyre procedurave, ankuesi argumentoi se si rezultat i përfundimit të atyre proceduarave, kishte pasur një ndërhyrje të pajustifikuar me të drejtën e tij mbi pronën, bazuar në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1, i cili parashikon si më poshtë vijon:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
Gjithashtu, ai pretendonte se asnjë mjet kompensues, sipas interpretimit të Nenit 13 të Konventës (cituar më sipër) nuk ishte i disponueshëm për të, për sa i përket kësaj ndërhyrje të pretenduar të pajustifikuar në të drejtën e tij ndaj pronës.
Vërejtjet e palëve
Qeveria
Qeveria parashtroi se ankuesi nuk kishte gëzuar kurrë efektivisht pronësinë mbi instalimet në fjalë. Për më tepër, kontratat, në bazë të të cilave ankuesi pretendohej të kishte fituar të drejtat e pronës, ishin deklaruar të pavlefshme nga gjykatat vendase. Sipas opinionit të saj, procedurat e pavlefshmërisë kishin qenë të drejta. Në këto rrethana, Qeveria kundërshtoi faktin se jo çdo pretendim sipas Nenit 1 të Protokollit Nr. 1
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
ekzistonte, si edhe kundërshtoi kërkesën ligjore të ankuesit për të sjellë procedurat përpara kësaj Gjykate si një “viktimë” i supozuar i një shkelje të atij parashikimi.
Ankuesi
Ankuesi argumentoi se kishte fituar të drejtat e pronësisë mbi instalimet me anë të shitjeve të ligjshme të realizuara në vitin 1996, siç edhe konfirmohet nga certifikata e pronës e lëshuar nga Zyra e Hipotekës në Maj të vitit 1996. Ligji vendas nuk kërkonte një dorëzim fizik të objekteve për transferimin e pronësisë. Fakti se pronarët e tokës nuk kishin pasur pronësinë, nuk i pengonte palët të përmbyllnin një kontratë shitjesh për objekte në të ardhmen. Në këtë këndvështrim, kompanitë e karburantit nën pronësinë e Shtetit e kishin kontrolluar pronën e tij në mënyrë të paligjshme dhe në mënyrë mashtruese. Ata nuk ishin pajtuar kurrë me vendimet e gjykatës, e cila kishte urdhëruar që prona të lirohej. Më tej, ai argumentoi se procedurat në lidhje me pavlefshmërinë e kontratave të shitjes ishte nxitur dhe inkurajuar nga autoritetet dhe se ishin përfshirë në arbitrarizëm të dukshëm. Ai kishte vepruar në emër të pronarëve të tokës bazuar në prokurën e vlefshme; nga viti 1996 deri në vitin 2006, ai kishte marrë pjesë në procedurat vendase të ndërmarra nga ose kundër pronarëve të tokës; ai dhe ata i ishin adresuar autoriteteve në lidhje me shkeljet e të drejtave të tyre mbi pronën dhe pronarët e tokës nuk ishin ankuar kurrë për veprimet e tij gjatë kësaj kohe.
Vlerësimi i Gjykatës
Neni 1 i Protokollit Nr. 1 të Konventës
Neni 1 i Protokollit Nr. 1 zbatohet vetëm për një zotërimet ekzistuese të një personi. Kështu, të ardhurat në të ardhmen nuk mund të konsiderohen se përbëjnë “zotërime” nëse nuk është fituar tashmë ose nëse nuk është e pagueshme. Për më tepër, shpresa se e drejta mbi pronën, e hequr prej kohësh, mund të rikthehet, nuk mund të konsiderohet si “zotërim”, dhe po kështu as edhe një kërkesë e kushtëzuar, e cila ka kaluar si rezultat i mospërmbushjes së kushtit (shiko Gratzinger dhe Gratzingerova kundër Republikës Çeke (vendim) [GJP], nr. 39794/98, § 69, GJEDNJ 2002-VII). Megjithatë, në rrethana të caktuara, një “pritshmëri legjitime” për marrjen e një “aseti” mund të gëzojë mbrojtjen e Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Kështu, aty ku një interes pronësie është në formën e
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
kërkesës, personi të cilit i atribuohet mund të konsiderohet se ka një “pritshmëri legjitime”, nëse ka mjaftueshëm bazë për interes në ligjin vendas, për shembull, aty ku është përcaktuar praktika ligjore vendase e cila konfirmon ekzistencën e tij (shiko Kopecký kundër Slloovakisë [GJP], nr. 44912/98, § 52, GJEDNJ 2004-IX). Megjithatë, pritshmëria legjitime nuk mund të lind aty ky ka një mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e saktë të ligjit vendas dhe në vijim parashtrimet e ankuesit rrëzohen nga gjykatat vendase (shiko Kopecký, cituar më sipër, § 50). Në këtë këndvështrim, autoritetet kombëtare dhe në veçanti gjykatat duhet të interpretojnë dhe të zbatojnë ligjin vendas. Juridiksion i Gjykatës për të verifikuar se ligji vendas është interpretuar dhe është zbatuar në mënyrë të saktë është i kufizuar, dhe nuk është funksioni i saj të zërë vendin e gjykatave vendase; por roli i saj është të garantojë se vendimet e këtyre gjykatave nuk kanë arbitraritet ose nuk janë të paarsyeshme (shiko Weitz kundër Polonisë (vendim), nr. 37727/05, 23 Qershor 2009). Gjykata vëren se ankesa e paditësit nuk është për një shkelje të pretenduar të Konventës në lidhje me të drejtat mbi pronën të pronarëve të tokës mbi sipërfaqen e tyre të tokës, ndërsa këta të fundit nuk kanë pretenduar kurrë për një shkelje të tillë ose nuk janë bashkuar kurrë me paditësin për të paraqitur aplikimin konkret. Ky ankim nuk është as për pamundësinë e ankuesit për të marrë pronësinë e tokës. Ankuesi pretendon se ai ishte viktimë e një shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 në lidhje me të drejtat e tij mbi pronësinë e instalimeve dhe rezervuarve të karburantit, siç pretendohet të jenë përvetësuar me anë të marrëveshjeve dhe të kontratave të realizuar me pronarët e tokës në vitin 1996.Megjithatë, Gjykata nuk është e bindur se rrethanat e çështjes, e marrë në konsideratë në tërësi, i akordonin ankuesit një “pronësi” sipas interpretimit të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Fillimisht, Gjykata vëren se në Janar dhe në Shkurt 1996, ankuesi dhe pronarët e tokës nënshkruan marrëveshje, sipas së cilave ankuesi do të asistonte pronarët e tokës për privatizimin e instalimeve dhe të rezervuarve të karburantit që gjendeshin në pikën e karburantit. Këto marrëveshje ishin kontigjent në rikthimin e të drejtave të pronësisë të pronarëve të tokës mbi instalimet dhe rezervuarët e karburantit dhe në privatizimin e tyre (shiko paragrafët 9, 21 dhe 22 më sipër). Në atë kohë, të drejtat e pronësisë të pronarëve të tokës nuk ishin njohur ende, dhe jo më t’i riktheheshin nga autoritetet vendase. Së dyti, në Prill 1996, Gjykata e Rrethi i akordoi pronarëve të tokës një sipërfaqe toke dhe urdhëroi që instalimet dhe rezervuarët e karburantit të ndërtuar në të të riktheheshin kundrejt asnjë kostoje, ndërkohë u përmend privatizimi i atyre objekteve (shiko paragrafin 11 më sipër). Certifikata e pronës e datës 30 Maj 1996tregonte të drejtën e
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
pronarëve mbi sipërfaqen e tokës, por nuk ishte vendosur asnjë zë i veçantë për të drejtën e tyre mbi instalimet dhe rezervuarët e karburantit (shiko paragrafin 12 më sipër). Në fakt, pronarët e tokës nuk patën kurrë kontroll ose pronësi mbi instalimet dhe rezervuarët e karburantit. Së treti, pavarësisht mungesës së ushtrimit të të drejtave mbi pronën nga pronarët e tokës mbi instalimet dhe rezervuarët e karburantit, në Maj 1996, me shpresën se një ditë ai do të fitonte pronësinë mbi ato objekte, ankuesi nënshkroi një kontratë shitje me pronarët e tokës (shiko paragrafin 23 më sipër). Gjithashtu, ankuesi ia doli të regjistronte edhe titullin në Zyrën e Hipotekës (shiko paragrafin 23 më sipër). Në të vërtetë, instalimet dhe rezervuarët e karburantit gjatë gjithë kohës u administruan dhe u shfrytëzuan nga dy kompani nafte të Shtetit (shiko paragrafët 11, 33 dhe 40 më sipër). Së katërti, në procedimet vendase në lidhje me vlefshmërinë e marrëveshjeve dhe të kontratave të firmosura në vitin 1996 midis pronarëve dje ankuesit, vet ankuesi pranoi se marrëveshjet e huasë ishin fiktive (shiko paragrafin 32 më sipër). Gjykatat vendase vërtetuan argumentet e sjella nga pronarët për pavlefshmërinë e plotë të kontratave të shitjes. Dukë bërë një gjë të tillë, ata arritën në përfundimin se kontratat ishin fiktive, duke qenë se ankuesi nuk kishte paguar asnjë çmim shitje, ndërsa pronarët nuk kishin dhënë asnjë hua për ankuesin. Për më tepër, midis ankuesit dhe pronarëve nuk ishte ndërtuar asnjë kompani e përbashkët (shiko paragrafët 33 dhe 40 më sipër). Ankuesi nuk argumentoi kurrë përpara gjykatave vendase dhe kësaj Gjykate se në të vërtetë ai kishte paguar çmimin e shitjes sipas kontratës (shiko paragrafët 32, 34 42 dhe 45 më sipër). Gjykata nuk ka asnjë të dhënë përpara, e cila do ta lejonte të shkëputej nga gjetjet e gjykatave vendase. Për këto arsye, Gjykata vendos se ankuesi nuk kishte pasur kurrë një “posedim” ekzistues. Kontratat të cilat ai nënshkroi ishin të kushtëzuara mbi përmbushjen e pikave të cilat nuk u realizuan kurrë. Ato bazoheshin në premisën se një ditë ai do të kishte pronësi efektive të atyre objekteve, ndërkohë që nuk kishte asnjë bazë për këtë premisë në rrethanat e situatës ose në ligjin vendas. Më tej Gjykata vëren se në procedime në lidhje me vlefshmërinë e marrëveshjeve dhe të kontratave të firmosura në vitin 1996, ankuesi kishte përfitimin e procedurave kundërshtuese dhe kishte mundësi të mjaftueshme t’i përdorte të gjitha argumentet që ai i gjykonte me vend për çështjen (shiko paragrafët 32, 34, 42 dhe 45 më sipër). Gjykata arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Rrethit për të pranuar të gjithë dokumentet në dosjen e çështjes të paraqitur nga pronarët gjatë fazës së parë të procedurave në lidhje me vlefshmërinë e kontratave dhe të marrëveshjeve, duke përfshirë prokurën, ishte në
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
përputhje me Nenin 300 të KPC (shiko paragrafët 28 dhe 48 më sipër). Përbërja e Gjykatës së Apelit e cila dëgjoi çështjen ishte ndërtuar në përputhje me ligjin vendas (shiko Kaçiu dhe Kotorri, cituar më sipër, § 142). Gjykata e Apelit vendosi gjithashtu që të rihapte pjesërisht gjykimin gjyqësor dhe pranoi prova të reja të sjella nga ankuesi (shiko paragrafin 40 më sipër). Fakti se gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese tashmë kishin dëgjuar dhe kishin marrë vendime mbi apelimet e paraqitura nga ankuesi në lidhje me procedurat që nuk lidheshin më çështjen, dhe të shkëputura prej saj, nuk mjafton për të vënë dyshim mbi paanshmërinë e tyre në kontekstin e procedurave aktuale në mungesë të provave. Ankuesi nuk përcaktoi mangësi të tjera procedurale në parashtrimet e tij në Gjykatë. Konkluzionet e parashtruara janë mjaftueshëm për të bërë që Gjykata të arrijë në përfundimet se ankuesi nuk kishte “posedime ekzistuese” ose “pretendime” të cilat binin ndesh me Nenin 1 të Protokollit Nr. 1. Më tej ajo vijon se ky ankim duhet të kundërshtohet si i papajtueshëm ratione materiae në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
Neni 13 i Konventës
Ankuesi kundërshtoi me argumentin se nuk kishte asnjë mjet kompensues siç kërkohej nga Neni 13 i Konventës në lidhje me të drejtat e ti bazuar në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1. Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës, Neni 13 zbatohet vetëm kur një individ ka një “padi të vërtetueshme” se është viktimë e një shkelje të njërës nga të drejtat e Konventës (shiko, midis shumë autoriteteve të tjerë Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27 Prill 1988, § 52, Seritë A nr. 131; më së fundi Nada kundër Zvicrës [GJP], nr. 10593/08, § 208, GJEDNJ 2012 dhe Investimet e Othymia BV kundër Hollandës (vendim), nr. 75292/10, § 34, 16 Qershor 2015). Duke pasur në konsideratë përfundimet e mësipërme të cilat rrëzojnë ankesën bazuar në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 si të papranueshme me argumentin se nuk përputhet ratione materiae, Gjykata vendos se nuk ka asnjë “padi të vërtetueshme” për një ndërhyrje të pajustifikueshme me të drejtën e ankuesit për pronën, të tillë që të mund të zbatohet Neni 13 në çështjen konkrete (shiko Vasilchenko kundër Rusisë, nr. 34784/02, § 54, 23 Shtator 2010 dhe së fundmi Rukavina kundër Kroacisë (vendim), nr. 770/12, § 75, 6 Janar 2015). Në vijim argumentohet se kjo ankesë po ashtu është e papranueshme
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
bazuar në Nenin 35 § 3 (a) të Konventës dhe për këtë arsye duhet të kundërshtohet bazuar në Nenin 35 § 4.
SHKELJE TË TJERA TË PRETENDUARA TË KONVENTËS
Në parashtrimet e ankuesit, procedurat që ndryshonin të drejtat e pronarëve mbi pronën ishin të padrejta dhe në shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, sepse nuk respektonin vendimet e formës së prerë dhe për mungesë të paanshmërisë së bankës së Gjykatës së Lartë të datës 12 Maj 2000. Qeveria argumentoi se rishikimi mbikëqyrës ishte mundësuar në Kodin e Procedurës Civile dhe çdo palë në procedime kishte të drejtën t’i adresohej atij. Përdorimi i tij nuk përbënte një shkelje të parimit të sigurisë ligjore. Siç është vërejtur edhe në raste të tjera nga Gjykata, mosrespektimi i vendimit të formës së prerë është një akt i momentit i cili nuk krijon një situatë të vazhdueshme, edhe nëse në rastin konkret, ai nxit rihapjen e procedimeve (shiko Khanyan kundër Armenisë (vendim), nr. 19065/05, 5 Korrik 2007; Gargali kundër Bullgarisë (vendim), nr. 67670/01, 5 Qershor 2006; Nosov kundër Rusisë (vendim), nr. 30877/02, 20 Tetor 2005; Sardin kundër Rusisë (vendim), nr. 69582/01, 12 Shkurt 2004; Stanca kundër Rumanisë (vendim), nr. 59028/00, 27 Prill 2004; dhe Sitokhova kundër Rusisë (vendim), nr. 55609/00, 2 Shtator 2004). Për më tepër, në përputhje me Nenin 35 § 1 të Konventës, ai vetëm mund të shqyrtonte ankesat sipas së cilit mjetet kompensuese vendase janë shfrytëzuar dhe janë dorëzuar brenda një periudhe prej gjashtë muajsh nga data e vendimit vendas “të formës së prerë”. Nëse nuk ka asnjë mjet kompensues kundër një akti të caktuar i cili pretendohet të jetë në shkelje me Konventën, data kur akti ndodh konsiderohet të jetë “e formës së prerë” për qëllimet e rregullit të periudhës gjashtë-mujore (shiko, për shembull, Valašinas kundër Lituanisë (vendim), nr. 44558/98, 14 Mars 2000). Në rastin konkret, ankuesi paraqiti një ankesë kushtetuese kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë të datës 12 Maj 2000. Ankesa u deklarua e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, më 7 Dhjetor 2000. Për pasojë, edhe nëse hamendësohej se ankesa kushtetuese ishte një mjet kompensues i efektshëm për qëllim të atyre procedimeve, vendimi i formës së prerë u dha më 7 Dhjetor 2000, që do të thotë më shumë se gjashtë muaj përpara datës në të cilën u dorëzua ankimi, 6 Gusht 2003. Në këtë mënyrë, këto ankesa duhet të kundërshtohen në përputhje me Nenin 35 §§ 1 të Konventës.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
ZBATIMI I NENIT 46 DHE 41 TË KONVENTËS
Zbatimi i Nenit 46 të Konventës
Neni 46 i Konventës parashikon:
“1. Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të respektojnë vendimin e formës së prerë të Gjykatës në çdo çështje ku ato janë palë.
2. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës i përcillet Komitetit të Ministrave, i cili mbikqyr ekzekutimin e tij.”
Gjykata i referohet dhe përsërit gjetjet e saj në çështjen Luli dhe të Tjerët (cituar më sipër, §§ 114-19) në lidhje me Nenin 46 të Konventës. Ajo nxit Shtetin e paditur që me prioritet të aprovojë masat e përgjithshme siç përcaktohet në paragrafin 118 të atij vendimi, dhe të ofrojë një mjet kompensues të efektshëm vendas për kohëzgjatjen e tepërt të procedimeve.
Zbatimi i Nenit 41 të Konventës
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesi kërkoi 1,186,088,150 euro (EUR) për dëmin monetar dhe 100,000,000 euro për dëmin jo monetar. Qeveria kundërshtoI kërkesën e ankuesit. Gjykata nuk vëren ndonjë lidhej midis shkeljeve në thelb procedurale të Neneve 6 § 1 dhe 13, të cilat i ka konstatuar dhe dëmit monetar të pretenduar nga ankuesi; për këtë arsye ajo e kundërshton këtë kërkesë. Nga ana tjetër, ajo i jep ankuesit 1,000 euro për dëmin jo monetar të paraqitur prej tij, bazuar në shkeljet e konstatuara.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Kostot dhe shpenzimet
Në mungesë të pretendimeve nga ana e ankuesit për rimbursim të kostove dhe të shpenzimeve, Gjykata nuk akordon asnjë shumë për këtë pjesë.
Interesi i vonuar
Gjykata e gjykon si të përshtatshme që norma e interesit të vonuar të bazohet në normën huadhënëse margjinale të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës do ti shtohen pikë tre përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NË MËNYRË UNANIME,
E deklaron ankesën të pranueshme sipas Nenit 6 § 1 të Konventës dhe ankesën e lidhur me të sipas Nenit 13 në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve, të cilat filluan më 12 Maj 2000 dhe përfunduan më 20 Shtator 2009; I deklaron të papranueshme ankesën bazuar në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 dhe ankesën e lidhur me të sipas Nenit 13, si edhe pjesën e mbetur të ankesave bazuar në Nenin 6 § 1 të Konventës; Gjykon se ka pasur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të cilat filluan më 12 Maj 2000 dhe përfunduan më 20 Shtator 2009; Gjykon se ka pasur një shkelje të Nenit 13 të Konventës për shkak të mungesës së një mjeti kompensues efikas në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave në fjalë;Gjykon ,
(a) se Shteti paditës duhet t’i paguajë ankuesit 1,000 euro (një mihë euro) brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme në lidhje me dëmin jo monetar, për t’u konvertuar në vlerën monetare të Shtetit të paditur në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes;
(b) se që nga përfundimi i tre muajve të përmendur më sipër deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të jetë i pagueshëm në shumën e mësipërme në normën e barabartë me normën huadhënëse margjinale të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së vonesës plus pikë tre përqindëshe; Hedh poshtë pjesën e mbetur të kërkesës së ankuesit për kompensim të drejtë.
VENDIMI TOPALLAJ KUNDËR SHQIPËRISË
E hartuar në anglisht dhe e njoftuar me shkrim më 21 Prill 2016, sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Abel Campos Marjana Lazarova Trajkovska
Regjistrues Kryetare
(firmosur)(firmosur)
Full & Egal Universal Law Academy