© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 177
Gusht-Shtator 2014
Trabelsi k. Belgjikës - 140/10
Vendim 4.9.2014 [Seksioni V]
Neni 3
Ekstradim
Ekstradim drejt një shteti jo palë në Konventë, ku paditësi rrezikon dënimin e përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht: shkelje
Neni 34
Pengim i ushtrimit të së drejtës për ankim
Transferim i një personi në Shtetet e Bashkuara me një rrezik real për t’u dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht dhe çuarje në dështim të masës së ndërmjetme të urdhëruar nga Gjykata: shkelje
Faktet – Paditësi, me shtetësi tuniziane, është ekstraduar nga Belgjika drejt Shteteve të Bashkuara, ku ai duhet të gjykohet për vepra penale me natyrë terroriste. Autoritetet belge e kanë kryer ekstradimin e tij ndërkohë që, në bazë të nenit 39 të Rregullores së saj, Gjykata Evropiane i kishte caktuar shtetit belg që të mos e ekstradonte paditësin drejt Shteteve të Bashkuara përpara përfundimit të procedurës pranë saj.
Ligji – Neni 3: Paditësi është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ku ai ndiqet nën akuzën e veprave penale të lidhura me akte terrorizmi të frymëzuara nga Al-Kaida, për të cilat ai rrezikon të dënohet në maksimum me një masë burgimi të përjetshëm të cilën e ka në dorë drejtësia, në kuptimin që gjyqtari mund të caktojë një dënim më pak të rreptë dhe të vendosë të shpallë një dënim të caktuar në numër vitesh.
Sipas shembullit të qasjes së ndjekur në çështjen Babar Ahmad me të tjerë*, duke pasur parasysh seriozitetin e veprave terroriste që i ngarkohen paditësit dhe rrethanën se dënimi do të caktohet eventualisht vetëm pasi gjyqtari t’i ketë marrë në konsideratë të gjithë faktorët lehtësues e rëndues, dënimi me burgim të përjetshëm që ka në dorë drejtësia e që mund të caktohet eventualisht nuk do të ishte krejtësisht i shpërpjesëtuar.
Në çështjet e ekstradimit që nga çështja Soering**, Gjykata duhet ta vlerësojë rrezikun që i kanoset paditësit në vështrim të nenit 3 ex ante – domethënë, në këtë rast, përpara dënimit të tij eventual në Shtetet e Bashkuara – dhe jo ex post facto.
Dispozitat e legjislacionit amerikan nuk parashikojnë mundësi lirimi me kusht në rast dënimi me burgim të përjetshëm, qoftë ky i detyrueshëm apo në dorë të gjyqtarit, por ka disa mundësi uljeje të një dënimi të tillë. Shpjegimet e autoriteteve amerikane lidhur me caktimin e dënimeve dhe referimet e tyre ndaj dispozitave të zbatueshme të legjislacionit amerikan që parashikojnë uljen e dënimit ose faljen presidenciale janë gjithsesi tepër të përgjithshme dhe të paqarta e nuk mund të quhet se e arrijnë saktësinë e duhur. Së fundi, pavarësisht nga siguritë e dhëna, dënimi me burgim të përjetshëm me të cilin mund të dënohet paditësi nuk cilësohet dot si i zbritshëm në vështrim të nenit 3 të Konventës***. Duke e ekspozuar paditësin ndaj rrezikut për një trajtim në kundërshtim me këtë dispozitë, Qeveria e ka ngarkuar shtetin e paditur me përgjegjësi në bazë të Konventës.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 34: Asnjë prej argumenteve të përmendura nga Qeveria belge nuk mund ta përligjte mosrespektimin e masës së ndërmjetme. Ndër të tjera, nuk i takonte shtetit belg që ta zëvendësonte vlerësimin e Gjykatës me atë të vetin rreth sigurive diplomatike të dhëna nga autoritetet amerikane dhe rreth themelësisë së kërkesëpadisë, për të vendosur që ta kapërcente masën e ndërmjetme të caktuar nga Gjykata.
Efektiviteti i ushtrimit të së drejtës për ankim, çka nënkupton që Gjykata të ketë mundësi që, përgjatë të gjithë procedurës së nisur pranë saj, ta shqyrtojë kërkesëpadinë sipas procedurës së saj të zakonshme, është bërë i pavlefshëm. Paditësi, i mbajtur në regjim izolimi në një burg në Shtetet e Bashkuara, nuk ka mundur të marrë kontakt drejtpërdrejt me përfaqësuesin e tij para Gjykatës. Për paditësin është bërë pra më e vështirë që ta ushtrojë të drejtën e tij për ankim për arsye të veprimeve të Qeverisë dhe për këtë shkak është penguar ushtrimi i të drejtave të garantuara nga neni 34 i Konventës. Kështu, duke mos vepruar me dashje në përputhje me masën e ndërmjetme të caktuar nga Gjykata në bazë të nenit 39 të Rregullores së saj, shteti i paditur nuk i ka respektuar detyrimet që i takonin atij në vështrim të nenit 34 të Konventës.
Përfundimi: mosveprim në përputhje me nenin 34 (njëzëri).
Neni 41: 60 000 EUR për dëm moral; rrëzohet kërkesa për dëm material.
* Babar Ahmad me të tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar, 24027/07, 10 prill 2012, Shënim informativ 151.
** Soering k. Mbretërisë së Bashkuar, 14038/88, 7 korrik 1989.
*** Vinter me të tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar [DhM], 66069/09, 130/10 e 3896/10, 9 korrik 2013, Shënim informativ 165.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy