GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA E TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
(Aplikimi nr. 13620/10)
VENDIM
STRASBURG
15 Janar 2013
Ky është vendimi përfundimtar, por ai mund të bëhet subjekt i redaktimeve.
VENDIMI PËR TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen e Tushaj kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur si një Komitet i përbërë nga:
George Nicolaou, President
Zdravka Kalaydjieva,
Faris Vehabović, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracɪ, Zëvendës Sekretar i Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 11 Dhjetor 2012,
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë ditë:
PROCEDURA
Çështja filloi me një aplikim (nr. 13620/10) kundër Republikës së Shqipërisë paraqitur në Gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga një shtetas shqipëtar, z. Lek Tushaj (“ankuesi”), më 6 Mars 2010. Ankuesi u përfaqësua nga Znj. E. Kokona dhe Znj. E. Meli, avokate, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) përfaqësohej nga Agjenti i saj, Znj. L. Mandia e Zyrës së Avokatit të Shtetit. Më 11 Korrik 2011, aplikimi iu komunikua Qeverisë.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesi ka lindur në vitin 1970 dhe jeton në Shqipëri.
Procedurat në lidhje me rikthimin e ankuesit në punë
Pas heqjes së ankuesit nga puna, më 19 Janar 2007, Komisioni i Shërbimit Civil (“KSHC”) urdhëroi punëdhënësin e tij, Zyrën e Kryeministrit, ta rikthenin atë në punë. Nuk u mor asnjë vendim për pagesën e pagave të prapambetura. Më 14 Dhjetor 2007, Gjykata e Lartë e kundërshtoi apelimin e punëdhënësit dhe vendimi i KSHC u bë i formës së prerë. Më 27 Shkurt 2008, u lëshua një urdhër gjyqësor për zbatim. Më 28 Mars 2008, u lëshua një urdhër punësimi nga Departamenti i Administratës Publike. Megjithatë, ankuesi u ndalua nga punëdhënësi i tij që të merrte funksionet e tij. Më 12 Prill, 28 Maj dhe 15 Korrik 2008, ankuesi i kërkoi punëdhënësit të tij të pajtohej me urdhërin e punësimit, por nuk mori përgjigje.Më 15 Maj dhe 25 Qershor 2006 Zyra e Avokatit të Popullit (“Zyrtari për Keqadministrimin”) kërkoi informacion nga punëdhënësi i ankuesit mbi respektimin e urdhërit të punësimit, por nuk mori përgjigje.Më 12 Shkurt 2010, Zyrtari për Keqadministrimin i rekomandoi punëdhënësit të ankuesit të respektonte urdhërin e punësimit.
VENDIMI PËR TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Më 20 Prill 2010, ankuesi paraqiti dorëheqjen.
Procedurat në lidhje me pagesën e pagave të prapambetura
Në një datë të papërcaktuar në vitin 2009, duke patur parasysh faktin se ankuesi nuk mundi të rifillonte punën e tij, ai kërkoi përpara gjykatës vendase të paguhej për pagat e prapambetura. Me një vendim të formës së prerë, më 2 Korrik 2009, Gjykata e Lartë përkrahu vendimin e gjykatës së ulët duke e deklaruar çështjen jashtë juridiksionit, me pretendimin se padia duhej të ishte paraqitur në KSHC. Më 10 Mars 2010, në bazë të kërkesës së ankuesit, KSHC e pranoi lutjen e tij. Ai urdhëroi punëdhënësin e tij të paguante pagat e prapambetura të ankuesit që nga 28 Marsi 2008. Rezulton se në Mars 2010, ankuesit iu paguan pagat e prapambetura për periudhën midis 28 Mars 2008 dhe 20 Prill 2010, datë në të cilën ai dha dorëheqjen.
LIGJI VENDAS DHE PRAKTIKA PËRKATËSE
Ligji vendas dhe praktika përkatëse janë përshkruar në çështjet e Qufaj CO. Sh.p.k. kundër Shqipërisë (nr. 54268/00, §§ 21-26, 18 Nëntor 2004) dhe Gjyli kundër Shqipërisë (nr. 32907/07, §§19-28, 29 Nëntor 2009).
LIGJI
PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENEVE 6 § 1 DHE 13 TË KONVENTËS DHE NENIT 1 I PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
Ankuesi parashtori se moszbatimi i vendimit të KSHC i datës 19 Janar 2007, siç u mbështet edhe nga vendimi i Gjykatës së Lartë, më 14 Dhjetor 2007, shkelnin të drejtat e tij sipas Nenit 6 § 1 dhe 13 të Konventës, si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, të cilët pohojnë si mëposhtë:
Neni 6 § 1
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile … çdonjërit i jepet e drejta për t’u dëgjuar … në mënyrë të drejtë … nga një … gjykatë”
Neni 13
“Çdonjëri, të drejtat dhe liritë e të cilit, siç parashtrohen në Konventë, dhunohen, do të marrë një kompensim përpara një autoriteti kombëtar, pavarësisht faktit se dhunimi mund të jetë bërë nga persona të cilët veprojnë nën një kompetencë zyrtare.”
Neni 1 i Protokollit Nr.1
VENDIMI PËR TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
“Çdo individ human apo ligjor ka të drejtën të gëzojë pronat e tij. Asnjë nuk privohet nga pronat e tij përveçse kur ato janë në në interesa publike dhe subjekte të kushteve të parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të ligjit ndërkombëtar.
Pranueshmëria
Në lidhje me ankesën sipas Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës
Qeveria parashtroi faktin se ankuesit iu njoh e drejta për të marrë pagesën e pagës vetëm në Mars 2010, dhe se kjo e drejtë nuk iu njoh nga vendimi i KSHC, i datës 19 Janar 2007. Ata i kërkuan Gjykatës që ta kundërshtonte kërkesën e ankuesit në lidhje me pagesat e prapambetura të pagës për periudhën midis vitit 2007 dhe 2008, duke qenë se kjo kërkesë ishte e pabazë, dhe se një e drejtë e tillë nuk ishte pranuar nga gjykatat vendase. Ankuesi pretendonte se e drejta për të marr pagesën e pagave vinte nga vendimi i KSHC, i datës 19 Janar 2007, vendim i cili kërkonte që ai të rikthehej në punë. Edhe pse atij iu paguan me vonesë prapambetjet e pagave për periudhën midis 28 Marsit 2008 dhe 20 Prillit 2010, ankuesit nuk iu pagua asnjë pagë për periudhën midis 19 Janarit 2007 dhe 28 Marsit 2008. Gjykata përsërit se një ankues mund të pretendojë se ka shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 vetëm për sa ka të bëjë me vendimet që janë të dyshimta në lidhje me “pronat” e tij brenda interpretimit të këtij parashikimi. “Pronat” mund të jenë ose “prona ekzistuese” ose asete, duke përfshirë pretendimet, në lidhje me të cilat ankuesi mund të argumentojë se ai ose ajo ka të paktën “një pritshmëri legjitime” për të gëzuar efektivisht të drejtën e pronës (shiko Gratzinger dhe Gratzingerova kundër Republikës Çeke (vendim) [GJP], nr. 39794/98, § 69, GJEDNJ 2002-VII).Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se e drejta e ankuesit për t’u rikthyer në punë përfundimisht u mbështet nga Gjykata e Lartë më 14 Dhjetor 2007. Pretendimi për shkelje të të drejtave të tij të Konventës fillon prej kësaj date (në lidhje me këtë shiko Gjyli, cituar mësipër, § 33). Më tej Gjykata vëren se gjykata vendase nuk mori një vendim mbi të drejtën e ankuesit për të marrë pagat e prapambetura, duke qenë se këto të drejta i ishin njohur në një pjesë të mëveçantë procedurash, dhe vetëm për periudhën midis Marsit 2008, e cila është edhe data e rikthimit të tij në punë, dhe 20 Prillit 2010, e cila është data e dorëheqjes së tij (shiko paragrafët 13-16 mësipër). Vetë ankuesi pranoi se pagat e prapambetura për periudhën e mësipërme i ishin paguar. Në këto rrethana, Gjykata mendon se ankuesi nuk mund të pretendonte të ishte viktimë e një shkelje të të drejtave të Konventës në lidhje me pretendimin për mosmarrjen e pagave të prapambetura për periudhën midis 19 Janarit 2007 dhe 28 Marsit 2008. Për këtë arsye ajo nuk e pranon këtë ankesë si të papajtueshme ratione personae (për personin e përfshirë) me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
Në lidhje me pjesën tjetër të ankesave sipas Neneve 6 dhe 13 të Konventës
VENDIMI PËR TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Gjykata vëren se pjesa tjetër e ankesave të ankuesit nuk është e pabazë, sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej ajo vëren se ato nuk janë të papranueshme. Prandaj ato duhet të deklarohen të pranueshme.
Përmbajtja e çështjes
Ankuesi parashtroi se vendimi i KSHC, i datës 19 Janar 2007, që ai të rikthehej në punë nuk u zbatua për një kohë të gjatë. Qeveria pretendon se vendimi u zbatua më 28 Mars 2008. Gjykata vëren se vendimi i KSHC në lidhje me këtë çëshjte u bë i formës së prerë më 14 Dhjetor 2007. Urdhri për punësim u lëshua më 28 Mars 2008. Në lidhje me këtë situatë, ajo vëren se ndërsa autoritetet publike po ndërmernin hapat zyrtarë për ta zbatuar atë vendim, punëdhënësi i ankuesit praktikisht e ndaloi atë që të merrte funksionet e tij. Ky konstatim mbështetet edhe nga korespondenca e ankuesit me autoritetet (shiko paragrafët 8-11 mësipër) dhe nga procedurat e tij në lidhje me pagesat e prapambetura të pagës. Qeveria nuk siguroi asnjë justifikim objektiv të çfarëdolloji në lidhje me këtë moszbatim. Më tej, Gjykata rikujton se nuk ka asnjë kompensim efektiv nga autoritetet vendase për sa ka të bëjë me zbatimin e vonuar apo moszbatimin e një vendimi përfundimtar të gjykatës (shiko Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 609/07, §§ 33-35, 20 Korrik 2010; dhe Gjyli, cituar mësipër, §§ 55-60).Në lidhje me çështjen ligjore në fjalë të mirëorganizuar (Qufaj Co. Sh.p.k, cituar mësipër; Gjyli, cituar mësipër; dhe Puto dhe të Tjerët, cituar mësipër), Gjykata konstaton se ka patur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me moszbatimin e vendimit në favor të ankuesit dhe se ka patur edhe një shkelje të Nenit 13 të Konventës për arsye se nuk ka patur dëmshpërblim nga pala vendase për moszbatimin e vendimit.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Nëse Gjykata konstaton se ka patur shkelje të Konventës apo të Protokolleve, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese në lidhje me çështjen bën të mundur vetëm një dëmshpërblim të pjesshëm, nëse është e nevojshme, Gjykata do të sigurojë dëmshpërblimin për palën e dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesi kërkoi 14,000 euro (EUR) për dëmin monetar dhe 5,000 euro për dëmin jo monetar. Qeveria i kontestoi kërkesat e ankuesit. Gjykata nuk konstaton ndonjë lidhje rastësore midis shkeljeve të gjetura dhe pretendimit për dëm monetar. Për këtë arsye ajo i kundërshton kërkesat. Nga ana tjetër, ajo i akordon ankuesit 1,300 euro për dëmin jo monetar.
VENDIMI PËR TUSHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
Kostot dhe shpenzimet
Gjithashtu, ankuesi kërkoi 2,200 euro për dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara përpara kësaj Gjykate. Qeveria i kontestoi kërkesat e ankuesit. Në bazë të dokumentave të dorëzuara nga ankuesi dhe duke iu referuar faktit se kjo çështje ishte subjekt i një çështje ligjore të mirëorganizuar dhe se faktet e parashtruara ishin të drejtëpërdrejta, Gjykata e shikon të arsyeshme që të akordojë shumën prej 500 eurosh për të mbuluar kostot e gjithçkaje.
Interesi i papaguar
Gjykata e shikon të arsyeshme që norma e interesit të papaguar duhet të bazohet në normën marxhinale të huasë të Bankës Qendrore Europiane, së cilës duhet t’i shtohen edhe pikë tre përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NË MËNYRË UNANIME
I deklaron ankesat e bazuara në Nenet 6 § 1 dhe 13 të Konventës të pranueshme dhe pjesën tjetër të kërkesës të papranueshme; Arrin në përfundimin se ka patur shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës për sa ka të bëjë me moszbatimin e vendimit final;Arrin në përfundimin
(a) se Shteti përgjegjës duhet t’i paguajë ankuesit, brenda tre muajve, shumat e mëposhtme të konvertuara në vlerën monetare të Shtetit përgjegjës sipas normës në fuqi në datën e shlyerjes:
(i) 1,300 euro (një mijë e tre qind euro), plus çdo taksë që mund të vihet në ngarkesë për sa ka të bëjë me dëmin jo monetar;
(ii) 500 euro (pesë qind euro), plus çdo taksë që mund të vihet në ngarkesë, përsa ka të bëjë me kostot dhe shpenzimet;
(b) se nga momenti i përfundimit të tre muajve të përmendur mësipër deri në momentin e shlyerjes interesi i thjeshtë do të paguhet për shumat e mësipërme me një normë të njëjtë me normën marxhinale të huasë të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagesës plus pike tre përqindëshe; Kundërshton pjesën tjetër të kërkesës së ankuesit për dëmshpërblim.
E hartuar në anglisht, me shkrim më 15 Janar 2013, sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Fatoş Aracɪ George Nicolaou
Zëvendës Sekretar President
Full & Egal Universal Law Academy