Uzan dhe të Tjerë kundër Turqisë - A.nr. 19620/05, 41487/05, 17613/08 et al. Vendimi 5.3.2019 (Seksioni II) Faktet – Në vitin 2003 rregullatori bankar ia transferoi menaxhimin e një banke në falimentim fondit të sigurimit të depozitave të kursimit (Tasarruf Mevduat Sigorta Fonu – TMSF), një institucion publik. TMSF- ja u pagoi kompensim zotëruesve të depozitave të bankës për një shumë të përgjithshme prej më shumë se 4 miliard Euro. Filloi çështja penale në ngarkim të aksionerëve të shumicës së bankës dhe disa menaxherëve ose auditëve. Duke u ngadalësuar për shkak të fshehjes së disa të pandehurve, gjykimi i drejtorëve të shoqërisë në Gjykatën e Asizit nuk ka përfunduar as deri më sot. Në gusht të vitit 2003, Gjykata vendosi të urdhëronte sekuestrimin parandalues të sendeve pasurore, nga njëra anë, të drejtorëve të shoqërisë dhe disa menaxherëve dhe auditëve, dhe nga ana tjetër, të bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre. Kërkuesit u përkasin njërit prej këtyre dy grupeve. Procedimi penal fillimisht u shtri mbi ta por rezultoi me ndërprerje për të gjithë atë në vitin 2004; menaxherët dhe auditët morën pafajësi në lidhje me akuzat e reja në vitin 2008. Pjesa më e madhe e masave provizore megjithatë u lanë në fuqi, në pritje të shqyrtimit në themel dhe mbledhjes së borxheve publike. Ligji – Neni 1 i Protokollit Nr. 1: (a) Nëse ka patur posedim – Neni 1 i Protokollit Nr. 1: ishte i zbatueshëm, duke përfshirë çështjen e dy kërkuesve (lindur më 1999 dhe 2003) të cilët ishin të mitur dhe që nuk kishin posedim faktik në momentin përkatës. Gjykatat kishin njohur zotësinë e tyre për të përftuar të drejta të caktuara nëpërmjet trashëgimisë ose dhurimit. Kërkuesit i rinj në këtë mënyrë kishin pritshmëri të ligjshme që përfshihej në konceptin e ‘posedimit’, duke patur parasysh, për më tepër, natyrën automatike, të përgjithshme dhe jo- fleksible të masave provizore dhe kohëzgjatjen e tyre të pasigurt. (b) Natyra e ndërhyrjes – Masat provizore duhej të shqyrtoheshin në aspekꢀn e kontrollit të përdorimit të pronës. (c) Ligjshmëria – Në konteksꢀn e pasigurisë në lidhje me rezultaꢀn e procedimit penal në ngarkim të atyre të prezumuar përgjegjës për humbjet - duke ditur mosparaqitjen e të pandehurve -, legjislacioni i zbatueshëm u mundësonte gjykatave të vendosnin mbajtjen në fuqi masat provizore për sa kohë shumat e kërkuara nga TMSF-ja nuk ishin rikuperuar. Duke patur parasysh konstaꢀmet e saj për proporcionaliteꢀn më poshtë, Gjykata megjithatë e pa të përshtatshme të linte mënjanë çështjen nëse një diskrecion i ꢀllë i gjerë e përmbushte kriterin e ligjshmërisë. (d) Nëse ka patur një qëllim legjiꢀm – Masat e debatuara kishin qenë në interesin e përgjithshëm: parandalimi i përdorimit të pronës së dyshuar si e përꢁuar me të ardhura nga krimi. (e) Proporcionaliteꢀ – Gjykata njohur rëndësinë dhe kompleksiteꢀn e kësaj çështjeje për autoritetet financiare, administraꢀve dhe gjyqësore turke: ishte e nevojshme të merreshin masa me qëllim që të mbroheshin të drejtat e shumë individëve të cilët ishin të prekur nga situata, për të zbutur çdo humbje dhe të parandaluar mashtrimin, rikuperuar fondet publike dhe ndjekur ata që ishin përgjegjës për humbjet. Me synimin e ndalimit të transferimeve mashtruese të parave publike, masat e përkohshme mund të përbënin një armë eficient dhe të nevojshme për të luꢁuar mashtrimin në rrethet financiare. Zbaꢀmi fillestar i këtyre masave, në vetvete, nuk është në kundërshꢀm me parimin e proporcionaliteꢀt. Megjithatë, ndërsa masat e përkohshme mund të jusꢀfikoheshin me interesin e përgjithshëm nëse synimi i tyre ishte për të parandaluar mashtrimin, me qëllim që të garantohej shpërblimi i kreditorëve, ato duhej të ndërpriteshin menjëherë sapo të mos vazhdonin të ishin të nevojshme, pasi ndikimi i tyre rritej së bashku me kohëzgjatjen. Fakꢀkisht, problemi kishte lindur veçanërisht nga data kur procedimi ishte ndërprerë në përfiꢀm të kërkuesve. Rëndësia e barrës së vendosur mi kërkuesit mund të shihet si më poshtë: (i) Kohëzgjatja e kufizimeve: dhjetë vjet për disa kërkues; deri në pesëmbëdhjetë vjet për të tjerët. (ii) Shtrirja e kufizimeve: të dy kërkuesve të rinj u ishte hequr mundësia e përꢁimit të llojeve të ndryshme të pronës; tre të tjerëve u ishte hequr aksesi, përkatësisht, tek pagat e tyre si lektorë universiteꢀ, kursimet ose banesa (dhe për secilin prej tyre, tek makina). (iii) Natyra automaꢀke, e përgjithshme dhe jo-fleksible e kufizimeve, pa asnjë shqyrꢀm të rregullt individual. Jo vetëm që kërkuesit nuk ishin fajësuar nga një gjykata penale, por urdhrat e pagesës së nxjerrë ndaj tyre ishin anuluar nga gjykatat kompetente, e cila në këtë mënyrë kishte vendosur që ata nuk mund të mbaheshin përgjegjës për dëmin pasuror të pësuar nga TMSF-ja. (iv) Mungesa nga dosja e provave për të sugjeruar që kërkuesit mund të ishin përfshirë në ndonjë mashtrim. Autoritetet e brendshme vetëm i parashikuan masat alternaꢀve tepër vonë, nëse e bënë këtë. Për më tepër, nuk kishte asgjë në dosje që të tregonte që mbledhja e borxheve publike kërkonte një mbrojtje më të mirë se prona e kërkuesve. (v) Në nivelin e garancive procedurale, cakꢀmi nga Gjykata e Asizit për disa prej kërkuesve të një ‘statusi të ndryshëm nga ai i palëve në gjykim’ i kishte penguar ata dhe akoma i pengon ata të marrin pjesë në gjykim, nga i cili varen te drejtat e tyre. Pa patur asnjë jusꢀfikim përveç fakꢀt që ata ishin të afërm të drejtorëve të bankës ose që ata kishin përgjegjësi në bankë në një moment të caktuar, cakꢀmi i sekuestrimit parandalues në ngarkim të sendeve ne posedim të kërkuesve dhe vazhdimi i tyre automaꢀkisht pavarësisht vendimit të ndërprerjes ose pafajësisë nuk ishin në përputhje me parimet e përcaktuara në prakꢀkën gjyqësore të Gjykatës: ishte e nevojshme, nëpërmjet ballafaqimit, që një gjykatë të vlerësonte se cilat instrumente ishin më të përshtatshme sipas rrethanave, dhe, në përgjithësi, për të peshuar balancën e qëllimit legjiꢀm në ꢂalë dhe të drejtat e atyre që prekeshin. Për më tepër, kërkuesit nuk patën përfiꢀmin e asnjë prej garancive të përkatëse procedurale. Shkurt, nuk ishte gjetur asnjë balancë e drejtë. Përfundim: shkelje (njëzëri për kërkuesit madhorë; gjashtë vota me një për dy kërkuesit e mitur). Neni 4: nën rezervë.
Full & Egal Universal Law Academy