Vasiliciuc kundër Republikës së Moldavisë - 15944/11, Vendim themeli 2.5.2017 (Seksioni II) Faktet – Kërkuesja, një shtetase moldave që banon në Greqi, u ndalua dhe u morr në pyetje në aeroporꢀn e Chisinaut në lidhje me sendet e çmuara që ajo kishte me vete. Pas kthimit të saj në Greqi, filloi gjykimi penal ndaj saj për tentaꢀve kontrabande sendesh të çmuara dhe në vijim u thirr të paraqitej nëpërmjet adresës së saj moldave. Më 19 qershor 2009, një gjykatë rrethi moldave urdhëroi ndalimin e kërkueses për shkak se ajo nuk u paraqit para autoriteteve heꢀmore pas thirrjes. Kërkuesja u vu në dijeni të urdhrit të ndalimit dhe kërkoi revokimin e ꢀj me argumenꢀmin që ajo nuk ishte në dijeni të gjykimit penal në ngarkim të saj. Kërkesa e saj nuk u pranua ndërsa ankimi u rrëzua. Në viꢀn 2011, kërkuesja u arrestua në Greqi në bazë të një urdhri ndërkombëtar arresꢀ dhe u mbajt në ndalim në pritje të procedurave të ekstradimit për një periudhë prej 23 ditësh. Në gjykimin në bazë të Konventës, kërkuesi u ankua në bazë të Nenit 5 që urdhri i ndalimit i nxjerrë ndaj saj nga autoritetet moldave nuk ishin bazuar në shkaqe relevante dhe të mjaꢁueshme. Ligji – Neni 5, par 1 (a) Pranueshmëria - Kërkuesi ishte nën kontrollin dhe juridiksionin e autoriteteve greke në periudhën ndërmjet arresꢀt të saj në Greqi dhe lirimit të saj pas ndalimit. Heqja e lirisë e kishte origjinën e saj në masat e marra nga autoritetet moldave, që ishte urdhri ndërkombëtar i arresꢀt i lëshuar nga Interpoli me kërkesë të tyre. Në konteksꢀn e një procedure ekstradimi, një Shtet i kërkuar duhet të jetë në gjendje të prezumojë vlefshmërinë e dokumenteve ligjore të lëshuara nga Shteꢀ kërkues dhe në bazë të të cilëve është kërkuar heqja e lirisë. Për më tepër, vendi që kërkon ekstradimin duhej të garantonte që kërkesa për ndalim dhe ekstradim të ishte e ligjshme, jo vetëm në bazë të ligjit të brendshëm, por edhe në bazë Konventës. Rrjedhimisht, akꢀ ndaj të cilit kërkuesi ka bërë ankim, duke qenë i nxitur nga Moldavia në zbaꢀm të ligjit të ꢀj të brendshëm dhe i pasuar nga Greqia në përmbushje të detyrimeve të saj ndërkombëtare, duhej ꢀ atribuohej Moldavisë, pavarësisht se akꢀ u ekzekutua në Greqi. (b) Faktet - Heqja e lirisë së kërkueses në Greqi ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e urdhrit të ndalimit të datës 199 qershor 2009 dhe në Greqi nuk do të kishte qenë e mundur asnjë heqje lirie në mungesë të një urdhri të ꢀllë. Ky fakt është theksuar shprehimisht nga gjykatat greke ne vendimet e tyre në lidhje me ekstradimin e kërkueses. Ndalimi i kërkuesit në Greqi, megjithëse formalisht për qëllimin e ekstradimit të saj, ishte pjesë e mekanizmit të përdorur nga autoritetet moldave për të zbatuar urdhërimin e ndalimit jashtë kufijve të Moldavisë. Shkaku për urdhërimin e ndalimit të kërkueses që parashtrohej nga gjykatat moldave ishte fakꢀ që kërkuesi nuk ishte paraqitur para autoriteteve heꢀmore kur ishte thirrur. Megjithatë, kërkuesja ishte larguar nga vendi në mënyrë të ligjshme, në një moment kur nuk kishte filluar procedimi penal në ngarkim të saj. Autoritetet kishin filluar procedimin penal vetëm pas largimit të saj nga vendi. Ajo u kishte dhënë autoriteteve informacionin e saj të kontakꢀt në Greqi, por megjithë këtë prokurorët kishin dërguar fletëthirrje në adresën e saj moldave. Prokurorët nuk kishin bërë asnjë përpjekje të ndiqnin informacionin që ajo ishte në Greqi dhe nuk kishin bërë asnjë përpjekje të arsyeshme për ta informuar atë për procedimin penal dhe domosdoshmërinë për tu paraqitur para tyre. Autoritet kishin zgjedhur të mbanin që qëndrim formalist ndaj problemit të thirrjes së kërkueses dhe kur ajo nuk ishte paraqitur, ato nxorën shpejt përfundimin që ajo i fshihej drejtësisë. Refuzimi i gjykatave të brendshme për të verifikuar parashtrimet e kërkueses në lidhje me thirrjen e papërshtatshme dhe për ꢀ dhënë asaj një mundësi për tu paraqitur para autoriteteve e bindën Gjykatën që ndalimi i kërkueses nuk mund të konsiderohej i nevojshëm dhe pa arbitraritet. Përfundim: shkelje (njëzëri) Neni 41: 3,000 EUR në lidhje me dëmin jo-financiar.
Full & Egal Universal Law Academy