© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi praktikën e Gjykatës Nr. 174
Maj 2014
Velyo Velev k. Bulgarisë - 16032/07
Vendim[1] 27.5.2014 [Seksioni IV]
Neni 2 i Protokollit Nr. 1
E drejta për arsim
Refuzimi për regjistrimin në shkollën e burgut e të burgosurit që mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit: shkelje
Faktet – Në vitin 2005 kërkuesi, një i burgosur në pritje të gjykimit, kërkoi të regjistrohej në shkollën e burgut. Kërkesa e tij u refuzua si fillim nga autoritetet e burgut dhe më pas nga Gjykata e Lartë Administrative. Guvernatori i burgut arsyetoi se, nëse dënohej, kërkuesi, i cili kishte kryer një dënim të mëparshëm, do të konsiderohej përsëritës e kështu duhej të mbahej veçmas nga të burgosurit e tjerë jo përsëritës. Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë kërkesën e tij për arsye të ndryshme, duke vendosur se e drejta për arsimim zbatohej vetëm për të burgosurit e dënuar dhe jo për ata që mbaheshin të ndaluar në pritje të gjykimit.
E drejta– Neni 2 i Protokollit Nr. 1: Gjykata si fillim theksoi se të burgosurit në përgjithësi vazhdonin të gëzonin të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara sipas Konventës përveç të drejtës për liri. Rrjedhimisht, kërkuesi ende gëzonte të drejtën e arsimimit në bazë të nenit 2 të Protokollit Nr. 1. E drejta për arsim vendoste mbi Shtetit Bullgar detyrimin për të garantuar aksesin efektiv në institucionet ekzistuese arsimore, përfshirë shkollat e burgut. Rrjedhimisht, Qeveria kishte barrën për të vërtetuar se përjashtimi i kërkuesit ishte i parashikuar në ligj, ndiqte një qëllim legjitim dhe ishte në proporcion me atë qëllim. Gjykata e konsideroi të hapur diskutimin lidhur me faktin nëse kufizimi ishte i parashikueshëm, duke qenë se kuadri përkatës ligjor parashikonte që të burgosurit e dënuar kishin të drejtën të përfshiheshin në programet arsimore dhe dispozitat lidhur me të burgosurit e dënuar zbatoheshin në mënyrë të barabartë edhe për të burgosurit përsëritës. Mungesa e qartësisë në kuadrin ligjor u reflektua në faktin se ishin dhënë arsye të ndryshme nga autoritetet kombëtare për refuzimin e kërkesës së kërkuesit për t’u regjistruar në shkollë: Guvernatori i burgut dhe Ministria e Drejtësisë theksuan faktin e mundësisë që kërkuesi të ishte një përsëritës, ndërsa Gjykata e Lartë Administrative u fokusua në statusin e kërkuesit si i burgosur në pritje të gjykimit.
Qeveria u mbështet në tri argumente të ndryshme për të justifikuar përjashtimin e kërkuesit nga e drejta për t’u arsimuar në burg. Në lidhje me argumentin e parë se ishte e papërshtatshme që kërkuesi të ndiqte të njëjtën shkollë me të burgosurit e dënuar, Gjykata vërejti se kërkuesi nuk kishte ndonjë kundërshtim lidhur më këtë dhe nuk kishte prova për të treguar se të paraburgosurit mund të dëmtoheshin nëse ndiqnin të njëjtën shkollë me të burgosurit e dënuar. Për më tepër, për sa i përket argumentit të dytë se periudha e paraburgimit ishte e papërcaktuar, Gjykata vlerësoi se nuk ishte një arsye e vlefshme për të justifikuar përjashtimin nga strukturat arsimore. Së fundi, në lidhje me argumentin e tretë e Qeverisë përkatësisht nevojën për të mbajtur kërkuesin veçmas nga të burgosurit e tjerë për shkak të rrezikut se ai mund të dënohej si "përsëritës", Gjykata nuk e konsideron këtë një arsye të ligjshme, pasi gjatë kohës në fjalë kërkuesi ishte i padënuar dhe gëzonte të drejtën e prezumimit të pafajësisë dhe në këtë mënyrë nuk mund të klasifikohet si përsëritës. Në këto rrethana, si dhe duke njohur interesin e padiskutuar të kërkuesit për përfundimin e arsimit të mesëm, Gjykata vlerësoi se refuzimi i kërkuesit për t’u regjistruar në shkollën e burgut nuk është mjaftueshëm i parashikueshëm, nuk ndjek një qëllim legjitim dhe nuk është në proporcion qëllimin e ndjekur.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 2,000 euro në lidhje me dëmin jo material.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy