© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA VILHO ESKELINEN DHE TË TJERË KUNDËR FINLANDËS
(Kërkesë nr. 63235/00)
VENDIM
STRASBURG
19 Prill 2007
Në çështjen Vilho Eskelinen dhe të Tjerë kundër Finlandës,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Jean-Paul Costa, President,
Luzius Wildhaber,
Christos Rozakis,
Nicolas Bratza,
Peer Lorenzen,
Françoise Tulkens,
Giovanni Bonello,
Rıza Türmen,
Matti Pellonpää,
Kristaq Traja,
Mindia Ugrekhelidze,
Anatoly Kovler,
Lech Garlicki,
Javier Borrego Borrego,
Ljiljana Mijović,
Egbert Myjer,
Danutė Jočienė, gjyqtarë,
dhe Erik Fribergh, Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 20 shtator 2006 dhe 21 shkurt 2007,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën mbi bazën e kërkesës (nr. 63235/00) kundër Republikës së Finlandës drejtuar Gjykatës, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") në 19 Tetor 2000 nga 8 shtetas Finlandez (“kërkuesit”): Oficer i lartë Vilho Eskelinen; Oficer i Lartë Arto Huttunen; Rreshter Markku Komulainen; Asistente e Zyrës Lea Ihatsu; Z. Toivo Pallonen (një oficer i policisë i cili kishte dalë në pension më 1 Janar 1993), dhe Znj. Päivi Lappalainen, Z. Janne Lappalainen dhe Z. Jyrki Lappalainen, të cilët janë trashëgimtarët e Z. Lappalainen Hannu Matti (një oficer i policisë i cili ka vdekur më 22 Gusht 1995).
2. Kërkuesit, dy prej të cilëve iu dha ndihmë ligjore, u përfaqësuan nga Z P.M. Petäjä dhe nga Z P. Orava, që të dy avokatë, të cilët ushtrojnë aktivitet në Haapajärvi. Qeveria Finlandeze (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z A. Kosonen i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
3. Kërkuesit pretenduan, në veçanti, se ju ishte mohuar një seancë dëgjimore në procedurat që kanë të bëjnë me pagat e tyre dhe se procesi gjyqësor kishte pasur kohëzgjatje të tepruar.
4. Ankimi ju la për gjykim Seksionit të Katërt të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 29 nëntor 2005, u deklarua pranueshmëria e kërkesës nga Dhoma e atij Seksioni, e përbërë nga Nicolas Bratza, Giovanni Bonello, Matti Pellonpää, Kristaq Traja, Lech Garlicki, Javier Borrego Borrego and Ljiljana Mijović, dhe Kancelari i Seksionit Michael O’Boyle. Dhoma i bashkoi themelit (të kërkesës) çështjen e zbatueshmërisë së nenit 6 të Konventës. Më 21 Mars 2006 Dhoma hoqi dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, nuk pati kundërshtim as nga palët gjithashtu (neni 30 i Konventës dhe Neni 72 i Rregullores së Gjykatës).
5. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 27 §§ 2 dhe 3 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës. Luzius Ëildhaber, mandati të cilit mbaroi pas kryesimit të seancës dëgjimore, vazhdoi të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes (neni 23 § 7). Boštjan Z. Zupancic, i cili nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në diskutimet e datës 21 Shkurt 2007, u zëvendësua nga Françoise Tulkens, gjyqtari zëvendësues (neni 24 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
6. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim në lidhje me themelin e kërkesës. Palët iu përgjigjën me shkrim observacioneve të njëri-tjetrit.
7. Seanca dëgjimore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 20 Shtator 2006 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
U paraqitën përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Z.A. Kosonen, Ministria e Punëve të Jashtme,Agjent,
Zj.A. Manner, Ministria e Drejtësisë,
Zj.T. Eränkö, Ministria e Brendshme,Këshilltar;
(b) për Kërkuesit
Z.P. Orava,Përfaqësues Ligjor.
8. Gjykata dëgjoi parashtrimet nga Z. Kosonen dhe Z. Orava si dhe përgjigjet e tyre lidhur me pyetjet e ngritura nga gjyqtarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9. Kërkuesit kanë lindur respektivisht më 1955, 1953, 1954, 1956, 1937, 1957, 1983 dhe 1981 dhe jetojnë në Sonkakoski dhe Sonkajärvi.Inkorporimi i Policisë së Rrethit Sonkajärvi
10. Pesë kërkuesit e parë dhe i ndjeri Z. Hannu Matti Lappalainen kanë punuar në Policinë e Rrethit Sonkajärvi. Sipas një marrëveshjeje kolektive përmbyllur në vitin 1986, ata kishin të drejtë për një diete për zona të largëta, e cila i shtohej pagave të tyre, si një bonus për të punuar në një pjesë të largët të vendit. Shumat e dietës llogariteshin në bazë të largësisë të një zonë të caktuar. Përmes një marrëveshje kolektive finalizuar më 15 Mars 1988, dieta për zona të largëta ishte anuluar. Kjo do të kishte sjelle një reduktim të pagës e cila i paguhej nëpunësve civilë, stacioni i detyrës të të cilëve ishte Sonkajärvi. Me qëllim parandalimin e një reduktimi të tillë, marrëveshja kolektive u jepte atyre, shtesa mujore mbi pagën individuale nga data 1 Mars 1988.
11. Më 1 nëntor 1990 Policia e Rrethit Sonkajärvi u inkorporua në Policinë e Rrethit Iisalmi përmes një vendim të Ministrisë së Brendshme (sisäasiainministeriö, inrikesministeriet). Pas bashkimit, stacioni detyrës së kërkuesve ndryshoi. Ata humbën gjithashtu shtesat e pagës individuale dhe gjatësia e udhëtimi të tyre supozohet se u rrit deri në 50 km në ditë, duke qene se u duhej të udhëtonin nga Sonkajärvi për në Iisalmi.
12. Sipas kërkuesve, pas kërkesës së tyre të datës 17 Tetor 1990 për këtë qëllim, Komanda e Policisë Provinciale të Kuopio (läänin poliisijohto, länspolisledningen) premtoi se humbja e tyre do të kompensohej.
13. Më 25 Mars 1991, Departamenti i Policisë në Ministrinë e Brendshme, me kërkesë të Komandës së Policisë Provinciale, paraqiti një kërkesë për autorizimin e pagesës së shtesave mujore mbi pagat individuale, të cilat arrinin në mes 500 dhe 700 marka Finlandeze (FIM) (84 - 118 euro) për person, për ata oficerë të policisë dhe pjesëtarë të tjerë të personelit, stacioni detyrës të të cilëve, kishte ndryshuar nga Sonkajärvi në Iisalmi. Kërkesa i referohej një çështje të pretenduar analoge (çështja Mäntyharju) në të cilën Ministria e Financave (valtiovarainministeriö, finansministeriet) kishte realizuar një kërkesë për shtesat e pagave individuale më 29 Dhjetor 1989. Më 3 Korrik 1991 Ministria e Financave u përgjigj se nuk mund të japë një autorizim të tillë. Ajo nuk dha arsye për refuzimin e saj.
14. Më 1 Tetor 1992, kompetenca për të vendosur mbi shtesat e pagave në lidhje me forcat policore lokale u transferua tek Bordet Administrative të Qarqeve (lääninhallitus, länsstyrelsen).
B. Procedurat përpara Bordit Administrativ të Qarkut Kuopio
15. Më 19 Mars 1993, kërkuesit depozituan një kërkese duke kërkuar që ata të kompensoheshin për humbjen e tyre. Ata iu referuan vendimit të mësipërm në çështjen Mäntyharju. Ata u mbështetën gjithashtu në parimin e barazisë siç përcaktohej në nenin 5 të Kushtetutës të atëhershme në fuqi (Suomen hallitusmuoto, Regeringsform för Finlanda; Ligji nr. 94/1919).
16. Katër vjet më vonë, më 19 Mars 1997, kërkesa u refuzua nga Bordi Administrativ i Qarkut Kuopio. Ai arsyetoi:
“Nëpunësit civilë të ish Policisë të Rrethit Sonkajärvi ... kanë ... kërkuar kompensim për humbjet që rrjedhin nga bashkimi i rretheve të policisë, në përgjigje të së cilës Komanda e Policisë Provinciale, duke miratuar kërkesën, ka paraqitur dokumente në Departamentin e Policisë të Ministrisë së Brendshme. Përmes një letre të datës 25 Mars 1991, Ministria e Brendshme i ka rekomanduar Ministrisë së Financave pagesën retroaktive nga data 1 Nëntor 1990 të shtesave mbi pagën individuale për ata shërbyes civilë stacioni detyrës të së cilëve, pas bashkimit, është Iisalmi.
Përmes një letre të datës 3 Korrik 1991, [Ministria e Financave] ka njoftuar Ministrinë e Brendshme se kishte konstatuar se nuk mund të realizonte kërkesën.
AlphaPas vendimit të [Ministrisë së Financave], kompetenca për të vendosur për shtesat e pagave individuale u transferua te Bordet Administrative të Qarqeve. Më 28 Janar 1993, në një mbledhje negocimi të mbajtur nga Komanda e Policisë Provinciale në të cilën kërkuesit janë përfaqësuar nga Z. Lappalainen, u konstatua se negociatat ishin pezulluar për shkak të çështjes së Policisë së Rrethit Askola në Qarkun Uusimaa, e cila ishte një çështje korresponduese. Meqë [Ministria e Financave], e cila kishte kompetencat përkatëse, kishte vendosur tashmë mbi pretendimet lidhur me Policinë e Rrethit Sonkajärvi , ishte ardhur në përfundimi se, në bazë të drejtësisë, vendimi në Uusimaa do të respektohej në Qarkun Kuopio e do të devijonte nga pikëpamja e Ministrisë së Financave. Bordi Administrativ i Qarkut Uusimaa nuk e pranoi kërkesën dhe vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Administrative. Asnjë arsye e re nuk është paraqitur në letrën e datës 19 Mars 1993, ose ne pretendimin e ndarë dhe vazhdues të Z Pallonen të datës 17 gusht 1994, për të mbështetur pretendimet, për të cilat tashmë ishin vendosur [nga Ministria e Financave].
Bordi Administrativ i Qarkut, nuk ka ardhur ne dijeni të ndonjë vendimi pozitiv lidhur me kompensimin në çështjet e ngjashme, sa i përket bashkimit të policive të rretheve kudo në vend pas vendimit të lartpërmendur të [Ministrisë së Financave]
Në vitin 1990, kur ndodhi bashkimi, Komandës së Policisë Provinciale i mungonte kompetenca për të bërë ndonjë premtim të detyrueshëm për zbatim, për sa i përket kompensimit të shpenzimeve. Qëndrimi i tyre ishte treguar nëpërmjet mbështetjes së kërkesës.
Bordi Administrativ i Qarkut, duke përdorur diskrecionin e tij dhe duke u bazuar mbi vendimin mëparshëm të autoritetit kompetent, vlerëson se vendimi ka fituar një efekt res judicata të caktuar. Duke theksuar parimet e barazisë dhe drejtësisë, Bordi Administrativ i Qarkut e bazon veten gjithashtu në praktikën dominuese në të gjithë vendin.”
17. Ndërkohë, në Dhjetor 1996 kërkuesit iu drejtuan me një kërkesë Kancelarit të Drejtësisë (oikeuskansleri, justitiekanslern), i cili, në vendimin e tij të datës 24 Janar 1997, tërhoqi vëmendjen për faktin se kërkuesit nuk kishin marrë ende ndonjë përgjigje për kërkesën e tyre.
C. Procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Qarkut Kuopio
18. Më 25 Prill 1997, kërkuesit bën ankesë kundër vendimit të Bordit Administrativ të Qarkut dhe kërkuan një seancë dëgjimore e cila, siç pohuan ata, do të bënte të mundur përcaktimin e fakteve të çështjes, në veçanti, që një premtim ishte bërë nga Komanda e Policisë Provinciale.Alpha Gjykata Administrative e Qarkut Kuopio (lääninoikeus, länsrätten) morri përgjigjet për ankesën, nga Komanda e Policisë Provinciale dhe Avokati Provincial Shtetëror (lääninasiamies, länsombudet), dhe ju vuri në dispozicion kërkuesve për komente.
19. Me një vendim të datës 8 Qershor 1998, Gjykata Administrative e Qarkut arsyetoi:
“Korrigjimi i rritjes së pagave që ndikojnë pensionet është jashtë kompetencës së Gjykatës Administrative të Qarkut.
Nuk është e nevojshme të marrim dëshmi verbale nga palët sa i përket premtimeve të Komandës së Policisë Provinciale të Bordit Administrativ të Qarkut që kanë të bëjnë me inkorporimin e policive të rretheve, apo se si çështja është trajtuar ndryshe, në mënyrë që të sqarohet çështja.Alpha
AlphaNë letrën e saj të datës 25 Mars 1991, Ministria e Brendshme i ka propozuar Ministrisë së Financave, inkorporimin e Policisë së Rrethit Sonkajärvi në rrethin e Policisë Iisalmi nga 1 data Nëntor 1990 [në fakt, Ministria e Brendshme, rekomandoi pagesën, jo inkorporimin] dhe që shqetësimet e shkaktuara nga ndryshimi i stacionit të detyrës, të kompensoheshin në formën e një shtese page prej 500-700 FIM në muaj, në mënyrë prapavepruese nga data 1 Nëntor 1990.
Në letrën e saj të datës 3 Korrik 1991, Ministria e Financave vlerësoi se nuk mund të realizojë kërkesën. Negociatat u mbajtën në mes të Departamentit të Policisë të Ministrisë së Brendshme dhe Shoqatës së Policisë [Suomen Poliisiliitto ry] më 3 Shtator 1992 dhe në mes të Komandës së Policisë Provinciale të Bordit Administrativ të Qarkut Kuopio dhe përfaqësuesit të kërkuesve më 28 Janar 1993.
Në mbështetje të nenit 9 § 2 të Dekretit të Marrëveshjes Kolektive të Shtetit (ndryshuar më 18 Shtator 1992), Bordi Administrativ i Qarkut ka kompetencën për të vendosur mbi shtesat e pagave në lidhje me ... shërbyesit civil në forcat policore lokale.
Bordi Administrativ i Qarkut duhet të konsiderohet që ka shqyrtuar... parashtrimin e kërkuesve datë 19 Mars 1993, si një kërkesë korrigjimi, referuar nenit 84 të Ligjit për Shërbyesit Civilë Shtetërore. Kërkesa për korrigjim është paraqitur brenda afatit të përcaktuar nga neni 95(1) i Ligjit për Shërbyesit Civilë Shtetërore, në qoftë llogaritur nga vendimi i Ministrisë së Financave i datës 3 Korrik 1991.
Në vitin 1990 Komandës së Policisë Provinciale të Bordit Administrativ të Qarkut i mungonte kompetenca për të dhënë ndonjë premtim të detyrueshëm për zbatim që ka të bëjë me kompensimin. Kompetencën për të vendosur mbi çështjen e kish në atë kohë Ministria e Financave, e cila në letrën e saj të datës 3 korrik 1991 kishte deklaruar se vlerësonte se nuk mund të te shprehte miratimin për kërkesën. Që nga data 1 Tetor 1992, kompetencën për të vendosur mbi pagat e policisë lokale e kishte Bordi Administrativ i Qarkut.
Në vendimin e tij, objekt ankimi, Bordi Administrativ i Qarkut është bazuar në vendimin e autoriteti kompetent të mëparshëm dhe në faktin se pas datës 3 Korrik 1991 asnjë kompensim nuk i ishte dhënë personelit në raste të tjera në të cilat kishte ndodhur inkorporimi. Vendimi është bazuar pra, në praktikën dominuese në atë kohë, në të gjithë vendin. Vendimi nuk mund të konsiderohet i paarsyeshëm në ato rrethana. Ka qenë e mundur të pushohej shqyrtimi i kërkesës për korrigjim.”Procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë Administrative
20. Më 7 korrik 1998, kërkuesit u ankuan më tej, duke kërkuar një seancë dëgjimore dhe duke theksuar se shtesa të ngjashme të pagave i ishin dhënë personelit në situata korrosponduese nga policitë e rretheve të tjera. Ata u mbështeten, për shembull, në një vendim të datës 10 janar 1997 nga Bordi Administrativ i Qarkut Pohjois-Karjala, i cili i kishte dhënë një oficeri të policisë, një shtesë page individuale nga data 1 Dhjetor 1996, mbas inkorporimit të Policisë së Rrethit Valtimo në Policinë e Rrethit Nurmes.
21. Më 27 prill 2000 Gjykata e Lartë Administrative (korkein hallinto-oikeus, högsta förvaltningsdomstolen), mbasi morri observacionet nga Komanda e Policisë Provinciale dhe Avokati Provincial Shtetëror dhe ia komunikoi ato kërkuesve për komente, la në fuqi vendimin e gjykatës më të ulët. Ajo arsyetoi:
“ “Gjykata e Lartë Administrative e ka shqyrtuar çështjen.
Premtimet e bëra nga Komanda e Policisë Provinciale të Bordit Administrativ të Qarkut Kuopio, në lidhje me kompensimin për shpenzimet që rrjedhin nga inkorporimi i policive te rretheve nuk kanë asnjë rëndësi ligjore për çështjen. Kështu, mbajtja e një seancë dëgjimore është haptazi e panevojshme. Prandaj, Gjykata e Lartë Administrative, duke pasur parasysh nenin 38 (1) të Ligjit për Procedurën Administrative Gjyqësore, refuzon kërkesën e [ankuesve] për një seancë dëgjimore.
Në letrën e tyre të datës 19 Marsi 1993, [ankuesit] kërkuan kompensim në formën e shtesave të pagës individuale, të shpenzimeve që rrjedhin nga inkorporimi i policisë të rrethit të tyre. Më 1 Tetor 1992 kompetenca për të vendosur për pagat në lidhje me forcat lokale të policisë u transferua te Bordi Administrativ i Qarkut në përputhje me nenin 9(2) të Dekretit të Marrëveshjes Kolektive Shtetërore (ndryshuar më 18 Shtator 1992).
[Ankuesit] nuk kanë asnjë të drejtë ligjore për shtesat e pagave individuale në fjalë. Bordi Administrativ i Qarkut Kuopio nuk e ka tejkaluar hapësirën e vet të vlerësimit. Vendimi Bordit Administrativ të Qarkut nuk është në shkelje të ligjit. Prandaj, Gjykata e Lartë Administrative, duke pasur parasysh nenin 7(1) të Ligjit për Procedurën Administrative Gjyqësore, vëren se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar rezultatin e vendimit të Bordit Administrativ të Qarkut , i cili mbetet përfundimtar.”
II. LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE E BRENDSHËM
A. Shtesat e pagave individuale
22. Udhëzimi zbatues i datës 26 Prill 1988 për zbatimin e marrëveshjes kolektive në lidhje me pagesën e një kompensimi për zona të ftohë për nëpunësit civilë, parashikonte:
“Një nëpunës civil që punon (para datës 29 Shkurt 1988) në një komunë që nuk mbulohet nga marrëveshje e re kolektive ka të drejtë për një shtesë page individuale ... për sa kohë që ai ose ajo është duke punuar në komunë duke i dhënë jetë të drejtës për një kompensim të tillë. Aty ku një shërbyes civil i cili ka drejtë për një shtesë page individuale është urdhëruar, përkohësisht ose si zëvendësues, për të kryer detyrat e një nëpunësi civil tjetër , ose ku stacioni i tij ose i saj i detyrës është transferuar në një komunë në të cilën kompensimi i mëparshëm për zona të largëta nuk është paguar, nëpunësit civil në fjalë nuk do ti paguhet shtesa e pagës individuale, gjatë periudhës që ai ose ajo është duke kryer ato detyra të tjera, sepse, në mënyrë që të marrin shtesë page, nëpunësi duhet të kryejë detyrat e tij ose të saj në një komunë e cila mundëson të drejtën për shtesë page.”Type text or a website address or translate a document.Cancel
Example usage of "":
automatically translated by Google
Alpha
Sipas kërkuesve, ky udhëzim nuk kishte të bënte me çështjen aktuale, duke pretenduar se kishte lidhje vetëm me transferime të përkohshme, ndërsa transferimi i vendit të detyrës të kërkuesve kishte qenë i një natyre të përhershme.
23. Në kërkesën e tij të datës 25 Mars 1991, Departamenti i Policisë i Ministrisë së Brendshme iu referua një çështje të supozuar analoge në të cilën Ministria e Financave kishte miratuar më 29 Dhjetor 1989 një kërkesë për shtesat e pagave individuale, pas përfshirjes të Policisë së Rrethit Pertunmaa në atë të Policisë të Rrethit Mäntyharju (çështja Mäntyharju).
24. Më 3 Korrik 1991 Ministria e Financave refuzoi një kërkesë për kompensim për shpenzimet e udhëtimit, të paraqitura nga një nepunes civil stacioni i detyrës i së cilit kishte ndryshuar pas inkorporimit të Policisë së Rrethit Askola në atë të Policisë së Rrethit Mäntsälä dhe Porvoo. Vendimi u la në fuqi nga Bordi Administrativ i Qarkut Uusimaa dhe Gjykata Lartë Administrative respektivisht më 7 Prill 1993 dhe 7 Dhjetor 1994.
25. Me një vendim të datës 10 Janar 1997, Bordi Administrativ i Qarkut Pohjois-Karjala i akordoi një oficeri policie një diete për zona të ftohta, në nivelin 1, plus një shtesë page individuale që kompensonte dallimin mes nivelit 2 (Valtimo) dhe nivelit 1 (Nurmes) të kompensimit për zona të ftohta pas inkorporimit të Policisë së Rrethit Valtimo në Policinë e Rrethit Nurmes (çështja Nurmes).
B. Seancat Dëgjimore
26. Neni 38(1) i Ligjit për Procedurën Administrative Gjyqësore (hallintolainkäyttölaki, förvaltningsprocesslagen; Ligji nr. 586/1996) parashikon që duhet të mbahet një seancë dëgjimore nëse kërkohet nga një palë private. Seanca dëgjimore mundet megjithatë të pushohet, nëse kërkesa e palës deklarohet e papranueshme ose nuk pranohet menjëherë, ose nëse seanca dëgjimore do të jetë qartësisht e panevojshme për shkak të natyrës së çështjes ose rrethanave të tjera.
27. Raporti shpjegues mbi projekt ligjin e Qeverisë (nr. 217/1995) për miratimin e Ligjit për Procedurën Administrative Gjyqësore shqyrton të drejtën e një seancë dëgjimore siç parashikohet nga Neni 6 i Konventës dhe mundësisë në çështjet administrative për të hequr dorë nga seanca dëgjimore, kur kjo është qartësisht e panevojshme, siç përcaktohet në seksionin 38(1) të Ligjit ne fjalë. Ai vë në dukje se një seancë dëgjimore kontribuon në një procedurë të përqendruar dhe të menjëhershme, por meqënëse nuk sjell gjithnjë ndonjë vlerë të shtuar, duhet të sigurohet se fleksibiliteti i kosto-efektivitetit të procedurës administrative nuk është rrezikuar. Një seancë dëgjimore do të mbahet kur ajo është e nevojshme për sqarimin e çështjeve dhe mund të konsiderohet e dobishme për çështjen në tërësi.
III. LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE NDËRKOMBËTAR
28. E drejta dhe praktika ndërkombëtare prej të cilave Gjykata kërkoi udhëheqje në Paolo Pellegrin kundër Francës ([GC], nr. 28541/95, ECHR 1999-VIII) ka qenë i paraqitur qartë në atë gjykim (shih § § 37-41).
29. Neni 47 i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, shpallur më 7 Dhjetor 2000, për të drejtën për zgjidhje efektive dhe një gjykim të drejtë, parashikon:
“Cdo person te cilit i jane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara nga Bashkimi Europian, ka te drejte t’i drejtohet gjykatës në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin në fjale.
Çdo person ka te drejte që çështja e tij te trajtohet me drejtësi, publikisht dhe brenda një afati te arsyeshëm nga një gjykate e pavarur dhe e paanshme e paracaktuar nga ligji. Çdo person gëzon te drejtën e këshillimit, mbrojtjes e përfaqësimit. .
Personat me te ardhura financiare të pamjaftueshme gëzojnë të drejtën për ndihme juridike kur ajo është e nevojshme për te.”
30. Shpjegimet në lidhje me Kartën e të Drejtave Themelore, të përgatitur fillimisht nën autoritetin e Presidiumit të Konventës, i cili ka hartuar Kartën e integruar përfundimisht në Aktin Final të Traktatit që themelon një Kushtetutë për Evropën, nuk kanë autoritet të barabartë me Kartën. Megjithatë, ato janë një “mjet i vlefshëm i interpretimit që ka për qëllim të qartësojë dispozitat e Kartës”. Ato parashikojnë si më poshtë vijon (ekstrakt):
“Paragrafi i dytë [i nenit 47] korrespondon me nenin 6(1) të ECHR i cili parashikon si më poshtë vijon:
‘Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.’
Në të drejtën e Bashkimit Evropian, e drejta për një proces të drejtë nuk është e kufizuar me mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet ligjore civile. Kjo është një nga pasojat e faktit se Bashkimi është një komunitet i bazuar në shtetin e së drejtës , siç deklarohet nga Gjykata në çështjen 294/83, ‘Les Verts’ kundër Parlamentit Evropian (vendimi i datës 23 Prill 1986, [1988] ECR 1339). Megjithatë, në të gjitha aspektet e tjera përveç fushëveprimit të tyre, garancitë e ofruara nga GJEDNJ zbatohen në mënyrë të ngjashme për Bashkimin Evropian.”
Nga kjo rrjedh se neni 47, në kontekstin e të drejtës së Bashkimit Evropian, nuk është i kufizuar për të drejtat dhe detyrimet civile ose çështjet penale, brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. Në këtë drejtim, Karta kodifikoi praktikën gjyqësore ekzistuese të Gjykatës së Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane (shih Marguerite Johnston kundër Kryexhandarit të Xhandarmërisë Mbretërore Ulster, Çështja 222/84, [1986] ECR 1651, të referuara në paragrafin 60 më poshtë).
E DREJTA
I. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
31. Kërkuesit u ankuan sipas nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e tepruar të procedurave në lidhje me kushtet e punësimit të tyre si nëpunësve civilë dhe rreth mungesës së një seance dëgjimore para ndonjë prej instancave të brendshme.
Dispozita përkatëse parashikon:
“Në përcaktimin e të drejtave të tij civile dhe detyrimeve ... çdokush ka të drejtë të ketë një proces ... të drejtë ... nga (një) gjykatë ... ”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
32. Kërkuesit e kundërshtuan parashtrimin e Qeverisë se neni 6 nuk zbatohet për disa prej tyre, në pozitën e tyre si oficerë policie. Ata theksuan se shërbimi dhe pagat e tyre nuk ishin të lidhura me ushtrimin e kompetencave të akorduara nga e drejta publike. Çfarë ishte në rrezik ishte e drejta për pagat e tyre. Kjo e drejtë ishte e një karakteri privat. Shuma e pagave të tyre ishte një çështje kontraktuale rregulluar nga marrëveshja kolektive ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit. Kërkuesit theksuan se, nuk ishin ankuar në lidhje me vendimin për të lëvizur zyrat e tyre nga një vend në një tjetër. As nuk kishte çështja të bënte me përdorimin e autoritetit publik, rekrutimin, karrierën, ose përfundimin e marrëdhënieve të punës. Mosmarrëveshja kishte rëndësi gjithashtu për shumën e pensioneve të tyre.
33. Kërkuesit konsideruan se procesi kishte filluar më 17 Tetor 1990, kur ata kishin paraqitur kërkesën e tyre fillestare. Më 3 Korrik 1991 Ministria e Financave kishte dhënë vendimin e saj. Më 19 mars 1993, pas gati dy vjet negociatash të pafrytshme me shtetin, kërkuesit i kishte dërguar një kërkesë Bordit Administrativ të Qarkut. Procedurat në Ministrinë e Brendshme dhe Bordin Administrativ të Qarkut ishin relevante për shkak se kishin qenë një parakusht i nevojshëm për marrjen e një vendimi në këtë çështje. Kërkuesit nuk mund të kishin venë në lëvizje Gjykatën Administrative të Qarkut pa marrë më parë vendimin e Bordit. Procesi përfundoi më 27 prill 2000. Ata kundërshtuan parashtrimin e qeverisë se kishte qenë e domosdoshme për të pritur përfundimin e çështjes Askola, duke argumentuar se kjo çështje nuk ka qenë e krahasueshme me të tyren. Në çdo rast, zgjidhja e asaj çështje ishte bërë përfundimtare më 7 Dhjetor 1994. Kërkuesit kishin vepruar shpejt. Çështja kishte lidhje me jetesën e tyre.
34. Së fundi, kërkuesit pohuan se një seancë dëgjimore duhet të ishte mbajtur me synimin për të marrë dëshmi verbale prej tyre në lidhje me faktet e veçanta të çështjes. Administrata i kishte premtuar atyre kompensim. Në fakt, neni 38(1) i Ligjit për Procedurën Administrative Gjyqësore kërkon mbajtjen e një seancë dëgjimore pasi ajo nuk ishte haptazi e panevojshme.
2. Qeveria
35. Qeveria e kundërshtoi zbatueshmërinë e nenit 6 me arsyetimin se detyrat e kërkuesve, përveç atyre të asistentit të zyrës, nënkuptonin pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ushtrimin e kompetencave të akorduara nga e drejta publike dhe detyrave te projektuara për të mbrojtur interesat e përgjithshme të shtetit në këtë drejtim, ato ju referuan Paolo Pellegrin kundër Francës [GC], nr. 28541/95, § 66, ECHR 1999-VIII). Ishte më pak e qartë, nëse detyrat e kërkuesit asistent-zyre përfshinin pjesëmarrjen indirekte. Megjithatë, Qeveria iu referua arsyetimit të Gjykatës në Verešová kundër Sllovakisë ((Dhjetor), nr. 70497/01, 1 Shkurt 2005) në të cilën ajo konstatoi se Neni 6 ishte i pazbatueshëm për një avokat që shërbente në polici dhe u shpreh se “duke pasur parasysh natyrën e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat [policia] përfshin, punësimi i kërkuesit mund të konsiderohet si një pjesëmarrje direkte në ushtrimin e funksioneve dhe autoritetit publik që synon mbrojtjen e interesave të përgjithshme të Shtetit”. Të drejtat dhe detyrimet e oficerëve të policisë kishin në mënyrë të dallueshme një aspekt "publik" sesa një aspekt "civil", për qëllimet e Nenit 6. Fakti i pretenduar se interesat materiale të kërkuesve ishin në rrezik nuk mjafton për të sjellë procesin brenda sferës së nenit 6 meqenëse “procedura nuk u bë ‘civile’ thjesht sepse ata ngrenë gjithashtu një çështje ekonomike” (shih Pierre-Bloch kundër Francës, 21 tetor 1997, § 51, Raportet e gjykimeve dhe vendimeve 1997 VI). Prandaj, ankesat ishin të papajtueshme ratione materiae me Konventën.
36. Qeveria gjithashtu kundërshtoi zbatueshmërinë me arsyetimin se, nuk kishte asnjë të drejtë ligjore për shtesat e pagave në fjalë. Kërkuesit nuk kishin asnjë të drejtë për shtesat e pagave në bazë të marrëveshjes kolektive dhe udhëzimit zbatues që ka lidhje me pagesën e shtesave të pagave në vend të kompensimit të mëparshëm për zona të largëta. Kështu, ankesat e të gjithë kërkuesve ishin të papajtueshme ratione materiae me Konventën në këtë drejtim.
37. Edhe nëse Gjykata do të vendoste ndryshe, Qeveria parashtroi se në asnjë rast nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës. Sipas pikëpamjes së tyre procedura kishte filluar më 25 Prill 1997, kur kërkuesit kishin paraqitur kërkesën e tyre në Gjykatën Administrative të Qarkut dhe kishte përfunduar më 27 Prill 2000 me vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative. Rasti nuk kishte qenë kompleks; Bordi Administrativ i Qarkut kishte pezulluar procedurat pjesërisht, sepse kishte dashur të priste përfundimin e çështjes Askola, me qëllim trajtimin në mënyrë të barabartë të personelit nga policitë e rretheve të ndryshme, megjithëse çështja kishte qenë tashmë e vendosur në lidhje me kërkuesit.Alpha Fakti që i ishte dashur katër vjet Bordit Administrativ të Qarkut për të shqyrtuar kërkesën e kërkuesve nuk mund të merret parasysh, pasi procesi nuk kishte arritur procedurat gjyqësore dhe nuk kishte kështu rëndësi në llogaritjen e kohëzgjatjes së procedurës. Çështja nuk përfshinte jetesën bazë dhe nuk ishte kështu, ose për çfarëdo arsye tjetër, veçanërisht urgjente. Ka pasur përpjekje për të zgjidhur çështjen me anë të negociatave midis datës 3 Korrik 1991 dhe datës 19 Mars 1993. Gjatë negociatave kërkuesit ishin informuar se një shtesë page mund të akordohej vetëm nëse Gjykata e Lartë Administrative ndryshonte vendimin e gjykatës më të ulët në çështjen Askola.
38. Sa i përket mungesës së seancës dëgjimore, Qeveria vuri në dukje se Gjykata Administrative e Qarkut kishte konstatuar se faktet të cilat kërkuesit dëshironin të paraqesin në një seancë dëgjimore nuk kishin asnjë rëndësi për rezultatin e çështjes dhe se Gjykata e Lartë Administrative kishte konstatuar se premtimet e bëra nga Komanda Provinciale e Policisë nuk kishin asnjë rëndësi ligjore, të dy gjykatat e vlerësuan një seancë dëgjimore të panevojshme. Kërkuesve i ishte dhënë një mundësi për të siguruar vërejtje shtesë me shkrim. Çështja në rrezik kishte qenë teknike dhe bazohej në dokumentet përkatëse. Nuk ka pasur pyetje në lidhje me faktet apo ligjin që nuk mund të kenë qenë zgjidhur në mënyrë të përshtatshme në bazë të dosjes dhe parashtrimeve të palëve me shkrim. Asnjë informacion shtesë nuk mund të ishte mbledhur duke dëgjuar ndonjë prej vetë kërkuesve.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Zbatueshmëria e nenit 6
39. Qeveria ka kundërshtuar zbatueshmërinë e nenit 6 mbi dy baza, nëse ka pasur një të “drejtë” dhe nëse ajo ishte e një natyre “civile”.
(a) Ekzistenca e së drejtës
40. Së pari , Gjykata do të shqyrtojë nëse ka ekzistuar një e "drejtë" në çështjen aktuale. Sipas parimeve të shpallura në jurisprudencën e saj (shih, inter alia, Pudas kundër Suedisë, 27 Tetor 1987, § 31, Seria A nr. 125 - A), mosmarrëveshje mbi një “të drejtë”, që konsiderohet, të paktën, mbi baza të vërtetueshme të diskutueshme, si e njohur në të drejtën e brendshme, duhet të jetë e vërtetë dhe serioze; ajo mund të mos jetë e lidhur vetëm me ekzistencën aktuale të një të drejte, por dhe me qëllimin dhe mënyrën e ushtrimit të saj; dhe përfundimisht, rezultati i procedimeve duhet të jetë në mënyrë të drejtpërdrejt vendimtar për të drejtën në fjalë.
41. Gjykata vëren se nuk ka qenë kontestuar fakti që Komanda e Policisë Provinciale kishte premtuar kompensimin e kërkuesve. Dosja e çështjes zbulon gjithashtu se shtesat e pagave individuale, janë dhënë në situata të cilat nuk kanë qenë krejtësisht jo te ngjashme nga ai i kërkuesve. As gjykatat kombëtare nuk i kanë hedhur poshtë pretendimet e kërkuesve si të pabazuara. Ndërsa është e vërtetë se pretendimet e tyre janë refuzuar, Gjykatat Administrative mund të konsiderohet se ka shqyrtuar themelin e kërkesës, dhe duke bërë këtë ka përcaktuar mosmarrëveshjen mbi të drejtat e tyre. Gjykata konsideron se kundrejt një sfondi të tillë kërkuesit mund të pretendojnë të kenë të drejtë mbi baza të diskutueshme (shih, ndër të tjera, Neves e Silva kundër Portugalisë, 27 Prill 1989, § 37, Seria A nr. 153 A).
(b) Natyra civile e së drejtës
42. Së dyti, Gjykata ka shqyrtuar argumentin e Qeverisë, duke u mbështetur në çështjen Pellegrin (cituar më lart) se, neni 6 nuk është i zbatueshëm pasi mosmarrëveshjet e ngritura nga nëpunësit e Shtetit, të tilla si oficerët e policisë mbi kushtet e tyre të shërbimi,t janë të përjashtuara nga fusha e saj e veprimit. Çështja aktuale ka lidhje me procedura në të cilat është përcaktuar nëse pesë kërkuesit e parë, dhe i ndjeri Z. Hannu Matti Lappalainen, që ishin nëpunësve civilë, kishin të drejtë të merrnin një shtesë të page. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, Gjykata duhet analizojë historikun dhe ratio të vendimit në çështjen Pellegrin dhe se si kjo ka qenë zbatuar në praktikë në çështjet e mëvonshme.
(i) Përmbledhje praktikës gjyqësore
43. Para gjykimit në çështjen Pellegrin, Gjykata kishte vendosur se mosmarrëveshjet lidhur me rekrutimin, karrierën dhe përfundimin e shërbimit të nëpunësve civilë ishin si një rregull i përgjithshëm jashtë fushës së veprimit të nenit 6 § 1. Ky parim i përgjithshëm përjashtues kishte qenë megjithatë i kufizuar dhe i sqaruar në një numër vendimesh. Për shembull, në Francesco Lombardo kundër Italisë (26 Nëntor 1992, § 17, Seria A nr. 249 B) dhe Massa kundër Italisë (24 Gusht 1993, § 26, Seria A nr. 265 B) Gjykata vlerësoi se ankesat e kërkuesve nuk ishin të lidhura as me "rekrutimin" e as me "karrierën" e nëpunësve civilë dhe vetëm në mënyrë të tërthortë me "përfundimin e shërbimit", duke qënë se konsitonin në pretendime për të drejtat të pastra materiale që rridhnin nga ligj pas përfundimit të shërbimit. Në ato rrethana dhe në funksion të faktit se shteti italian nuk kishte përdorur kompetencat në përmbushjen e detyrimit të tij për të paguar pensionet në fjalë dhe mund të krahasohet me një punëdhënës i cili ishte një palë në një kontratë punësimi që qeveriset nga e drejta private, Gjykata ka vendosur se pretendimet e ankuesve ishin të një natyre “civile” brenda kuptimit të nenit 6 § 1.
44. Nga ana tjetër, në Neigel kundër Francës (17 Mars 1997, § 44, Raportet 1997 II) vendimi kontestuar nga kërkuesi, refuzimi për të rikthyer atë në një post të përhershëm në shërbimin civil, ishte vendosur nga Gjykata se kishte të bënte me “ ‘rekrutimin’ e saj, ‘karrierën’ e saj dhe ‘përfundimin e shërbimit të saj’”. As pretendimi kërkuesve për pagesën e pagës, që ajo do të merrte në qoftë se ajo do të ishte rikthyer nuk e bën Nenin 6 § 1 të zbatueshëm, pasi akordimi i një shpërblimi të tillë nga gjykata administrative, ishte "direkt i varur nga një konstatim i mëparshëm se refuzimi për të rikthyer [kishte qenë] i paligjshëm”. Prandaj Gjykata ka vendosur se mosmarrëveshja nuk ka lidhje me një të drejtë "civile" brenda kuptimit të nenit 6 § 1.
45. Sipas vendimeve të tjera, Neni 6 § 1 është zbatuar, ku pretendimi ne fjalë ishte i lidhur me një të drejtë “të pastër ekonomike” - të tilla si pagesa e rrogës (shih De Santa kundër Italisë, Lapalorcia kundër Italisë dhe Abenavoli kundër Italisë, 2 Shtator 1997, § § 18, 21 dhe 16 respektivisht, Raportet 1997-V) - ose “thelbësisht ekonomike” (shih Nicodemo kundër Italisë, 2 Shtator 1997, § 18, Raportet 1997-V) dhe nuk ka ngritur kryesisht pretendime rreth “kompetencave diskrecionale të autoriteteve”(shih Benkessiouer kundër Francës dhe Couez kundër Francës, 24 Gusht 1998, § § 29-30 dhe § 25 respektivisht, Raportet 1998-V; Le Calvez kundër Francës, 29 Korrik 1998, § 58 , Raportet 1998-v, dhe Cazenave de la Roche kundër Francës, 9 Qershor 1998, § 43, Raportet 1998-III).
46. Kur Gjykata rishikoi situatën në çështjen Pellegrin (§ 60), vlerësoi se praktika gjyqësore e lartë përmendur përmbante një shkallë pasigurie për Shtetet Kontraktuese lidhur me objektin e detyrimeve të tyre sipas nenit 6 § 1 në mosmarrëveshjet e ngritura nga punonjës në sektorin publik mbi kushtet e tyre të shërbimit. Gjykata kërkoi ti jepte fund kësaj pasigurie, duke krijuar një interpretim autonom të termit “shërbimi civil” i cili do të bëjë të mundur trajtim të barabartë të nëpunësve publikë të cilët kryejnë detyrave ekuivalente ose të ngjashme në Shtetet Palë të Konventës, pa marrë parasysh sistemin vendas të punësimit dhe, në veçanti, pavarësisht natyrës se marrëdhënies juridike ndërmjet zyrtarit dhe autoritetit administrativ.
47. Për këtë qëllim Gjykata ka prezantuar një kriter funksional bazuar në natyrën e detyrave dhe përgjegjësive të punonjësit. Mbajtësit e posteve që përfshijnë përgjegjësitë në interesin e përgjithshëm ose pjesëmarrjen në ushtrimin e kompetencave të dhënë nga e drejta publike ushtrojnë një pjesë të pushtetit sovran të Shtetit. Shteti pra ka pasur një interes legjitim për të kërkuar prej këtyre zyrtarëve një lidhje speciale besimi dhe besnikërie. Nga ana tjetër, për sa i përket pozitave të tjera të cilat nuk e kanë këtë aspekt të “administratës publike”, nuk kishte një interes të tillë (shih Pellegrin, cituar më lart, § 65). Alpha Prandaj Gjykata vendosi se mosmarrëveshjet e përjashtuara nga fushëveprimi i nenit 6 § 1 ishin vetëm ato që u ngritën nga nëpunësit publikë detyrat e të cilëve karakterizonin aktivitetet specifike të shërbimit publik për aq sa ky i fundit ishte duke vepruar si depozituesi i autoritetit publik përgjegjës për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtetit apo autoritete të tjera publike. Një shembull i qartë i këtyre aktiviteteve është dhënë nga policia dhe forcat e armatosura (§ 66). Gjykata arriti në përfundimin se asnjë mosmarrëveshje midis autoriteteve administrative dhe të punësuarve të cilët zunë postet që përfshijnë pjesëmarrjen në ushtrimin e kompetencave të dhëna nga e drejta publike tërheq zbatimin e nenit 6 § 1 (§ 67).
48. Gjykata vëren se Pellegrin ishte kategorik në formulimin e tij; aty ku pozita i përkiste kategorisë në fjalë, të gjitha mosmarrëveshjet ishin të përjashtuara nga zbatimi i nenit 6, pavarësisht natyrës së tyre. Lejonte vetëm një përjashtim: mosmarrëveshjet në lidhje me pensionet ishin brenda sferës të nenit 6 § 1, sepse, në pension, thyej lidhja e veçantë mes punonjësve dhe autoriteteve; punonjësit gjenin veten pastaj në një situatë pikërisht të krahasueshme me atë të punonjësve sipas të drejtës private, ku marrëdhënia e veçantë e besimit dhe besnikërisë e cila i lidhte ata me shtetin kishte pushuar së ekzistuari dhe punonjësi nuk mund ushtronte më një pjesë të pushtetit sovran të Shtetit. (shih Pellegrin, cituar më lart, § 67).
49. Është e rëndësishme të përmendet se Gjykata theksoi se në zbatimin e një kriteri funksional duhet të përshtatë një interpretim kufizues, në përputhje me objektin dhe qëllimin e Konventës, të përjashtimeve nga masat mbrojtëse të ofruar nga neni 6 § 1 (§ § 64 - 67). Me qëllim kufizimin e rasteve në të cilat nëpunësit publikë mund ti mohohet mbrojtja efektive dhe praktike që i është ofruar (siç është konfirmuar në Frydlender kundër Francës [GC], nr. 30979/96, § 40, ECHR 2000 VII).
(ii) Nëse ka nevojë për zhvillimin e praktikës gjyqësore
50. Gjykimi në Pellegrin, i cili është lidhja e fundit më e rëndësishme në zinxhirin e zhvillimit të jurisprudencës, kishte për qëllim të siguronte një koncept të punueshëm përmes të cilit do të përcaktohej, rast pas rasti, nëse posti përfshinte -në dritën e natyrës së detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë atij - pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë në ushtrimin e kompetencave të dhëna nga ligji publik dhe detyrave të dizajnuara për të mbrojtur interesat e përgjithshme të Shtetit apo të autoriteteve të tjera publike. Më pas kishte për t’u përcaktuar nëse kërkuesi, në kuadrin e një prej këtyre kategorive të posteve, ushtronte me të vërtetë funksionet që mund të karakterizoheshin se ishin pjesë e ushtrimit të pushtetit publik, apo nëse pozicioni i ankuesit brenda hierarkisë së Shtetit ishte mjaftueshmerisht i rëndësishme ose i lartë për të folur për pjesëmarrje në ushtrimin e pushtetit Shtetëror.
51. Megjithatë, Alphaçështja aktuale, thekson se zbatimi i kriterit funksional mund të çojë në rezultate anormale. Në atë kohë, kërkuesit ishin punësuar nga Ministria e Brendshme. Pesë prej tyre ishin të punësuar si oficerë policie, i cili tipizon (karakterizon) aktivitetet specifike të shërbimit publik siç janë përcaktuara më sipër.Alpha Kjo përfshinte pjesëmarrjen direkte në ushtrimin e kompetencave të dhëna nga ligji publik dhe përmbushjen e detyrave të dizenjuara për të mbrojtur interesat e përgjithshme të shtetit. Funksionet e kërkuesit asistent- zyre ishin thjesht administrative, pa asnjë kompetencë vendimmarrëse apo ushtrim tjetër direkt ose të tërthortë të pushtetit publik. Funksionet e saj nuk ishin kështu të dallueshme nga ndonjë asistent zyre tjetër në sektorin publik ose privat. Siç u përmend më lart, Pellegrin shprehimisht përmend policinë si një shembull te qartë të aktiviteteve që i përkasin ushtrimit të autoritetit publik, duke përjashtuar kështu një kategori të tërë të personave nga fushëveprimi i nenit 6. Në një aplikim strikt të qasjes në çështjen Pellegrin do të dukej se kërkuesi asistent –zyre në rastin konkret do të gëzojë garancitë e nenit 6 § 1, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se kërkuesit oficerë policie nuk do ti gëzojnë ato. Kjo do të jetë kështu, pavarësisht nga fakti se mosmarrëveshja ishte identike për të gjithë kërkuesit.
52. Në vazhdim, shqyrtimi i çështjeve të vendosura që nga Pellegrin tregon se përcaktimi i natyrës dhe statusit të funksioneve të kërkuesit nuk ka qenë një detyrë e lehtë; por as kategoria e shërbimit publik në të cilin kërkuesi punon nuk ka qenë gjithmonë qartësisht e dallueshme në bazë të roli të tij ose asaj. Në disa raste nuk ka qenë e qartë shkalla në të cilën përfshirja në një sektor të veçantë të shërbimit publik ishte e mjaftueshme për të bërë nenin 6 të pazbatueshëm, pa marrë parasysh natyrën e përgjegjësive të individit.
Për shembull, në KEPKA kundër Polonisë ((dhjetor), nos. 31439/96 dhe 35123/97, ECHR 2000 IX) Gjykata konstatoi se, megjithëse kërkuesi ishte i papërshtatshëm për detyrat e zjarrfikëseve, ai punoi gjatë gjithë karrierës së tij në shërbimit kombëtar të zjarrit si një lektor. Detyrat e tij, të cilat përfshinin kërkimin dhe aksesin në informacionin e një natyre të ndjeshme, duhen konsideruar se janë brenda sferës së mbrojtjes kombëtare, në të cilën Shtetit ushtronte fuqinë sovrane, dhe se kanë përfshirë, të paktën tërthorazi, pjesëmarrjen në kryerjen e detyrave të dizenjuara për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të Shtetit (Në kontrast Frydlender, cituar më lart, § 39). Prandaj, Neni 6 ishte i pazbatueshëm. Duke vazhduar me shembuj të tjerë, në Kanayev kundër Rusisë (nr. 43726/02, § 18, 27 Korrik 2006), ku kërkuesi ishte një oficer aktiv i marinës Ruse, kapiten i gradës së tretë, dhe kështu në atë pozitë “ushtronte një pjesë të pushtetit sovran të shtetit”, u vendos qe neni 6 § 1 të mos zbatohej, edhe pse mosmarrëveshja kishte të bënte me mos-zbatimin e një vendimi gjyqësor në favor të tij, i cili kishte lidhje me shpenzime udhëtimi të diskutueshme. Në Verešová (cituar më lart), neni 6 § 1 u përjashtua në lidhje me një avokate që punonte për policinë, në bazë të natyrës së funksioneve dhe përgjegjësive të shërbimit policor si një i tërë, pa ndonjë konsideratë të dukshme lidhur me rolin e vet individual në organizatë.
53. Për më tepër, është veçanërisht e habitshme, thënë fjalë për fjalë që “qasja funksionale”, kërkon që neni 6 të përjashtohet nga zbatimi në mosmarrëveshjet ku pozicioni i kërkuesit si një zyrtar shtetëror nuk dallon nga pozita e ndonjë pale tjetër, ose, me fjalë të tjera, ku mosmarrëveshja ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit nuk është veçanërisht e nënvizuar nga një “lidhje e veçantë e besimit dhe besnikërisë”.
54. Se megjithatë vendimtare ishte pozita e kërkuesit dhe jo natyra e mosmarrëveshjes, u konfirmua edhe në Martinie kundër Francës ([GC], nr. 58675/00, § 30, ECHR 2006-VI), ku Dhoma e Madhe konkludoi, si kishte bërë dhe Dhoma, por mbi bazën e një arsyetimi të ndryshëm, që Neni 6 § 1 ishte i zbatueshëm (vendim për pranueshmërinë i 13 Janar 2004). Ajo kishte parasysh faktin se kërkuesi ishte një nëpunës civil i cili kishte punuar si kontabilist për një shkollë, pa marrë pjesë në ushtrimin e pushtetit publik, ndërsa Dhoma kishte pasur kryesisht parasysh natyrën e mosmarrëveshjes mes kërkuesit dhe Shtetit, dhe pikërisht përgjegjësin e tij për të shlyer pagesat paautorizuar, në arritjen e përfundimit se detyrimet e kërkuesit ishin "civile" brenda kuptimit të nenit 6 § 1, me karakteristikat e të drejtës private që mbizotëronin në këtë rast.
55. Gjykata mund vetëm të konkludojë se, kriteri funksional siç është zbatuar në praktikë, nuk ka thjeshtuar analizën e zbatimit të Nenit 6 në procese në të cilat një nëpunës civil është palë apo nuk ka sjellë një shkallë më të madhe sigurie në këtë fushë si edhe është synuar (shih, mutatis mutandis, Perez kundër Francës [GC], nr. 47287/99, § 55, ECHR 2004-I).
56. Është kundër rrethanave të kësaj çështje dhe për këto arsye Gjykata vëren se kriteri funksional i adoptuar ne Pellegrin duhet të zhvillohet më tej. Ndërsa kjo është në interes të sigurisë juridike, parashikueshmëria dhe barazia para ligjit nga të cilat Gjykata nuk duhet të devijojë, pa një arsye të mirë, nga precedentët e vendosur në rastet e mëparshme, një dështim nga ana e Gjykatës për të mbajtur një qasje dinamike dhe evoluese ( do të rrezikonte ta bënte atë një pengesë për reforma apo përmirësim (shih, mutatis mutandis, Mamatkulov dhe Askarov kundër Turqisë [GC], nr. 46827/99 dhe 46951/99, § 121, ECHR 2005 I).
57. Pellegrin duhet kuptuar si në kundërshtim të historikut të mëparshëm të jurisprudencës së Gjykatës dhe se përbën një hap të parë larg nga parimi mëparshëm i pazbatueshmërisë të Nenit 6 për shërbimin civil, drejt zbatimit të pjesshëm. Ajo pasqyroi premisën themelore që shërbyes civilë të caktuar, për shkak të funksioneve të tyre, janë të lidhur me një lidhje të veçantë besimi dhe besnikërisë kundrejt punëdhënësit të tyre. Megjithatë, është e qartë nga çështjet e vendosura, meqë në shumë Shtete Kontraktuese aksesi në gjykatë akordohet për shërbyes civilë, duke i lejuar ata të çojnë pretendime për rroga dhe kompensime, madje edhe pushimin nga puna ose rekrutimin, mbi baza të ngjashme me të punësuarit në sektorin privat. Sistemi brendshëm, në rrethana të tilla, nuk percepton asnjë konflikt midis interesave jetike të Shtetit dhe të drejtës së individit për mbrojtje. Ndërsa as Konventa e as Protokollet e saj, në të vërtetë, nuk garantojnë të drejtën e rekrutimit në shërbimin civil, nuk do te thotë se në aspekte të tjera nëpunësit civilë janë jashtë fushëveprimit të Konventës (shih, mutatis mutandis, Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kundër Mbretëria e Bashkuar, 28 Maj 1985, § 60, Seria A nr. 94, dhe Glasenapp kundër Gjermanisë, 28 Gusht 1986, § 49, Seria A nr. 104).
58. Për më tepër, nenet 1 dhe 14 të Konventës përcaktojnë se “gjithkush brenda juridiksionit” të Shteteve Kontraktuese duhet të gëzojë të drejtat dhe liritë e parashikuara në Seksionin I “pa diskriminim të asnjë lloji” (shih, mutatis mutandis, Engel dhe të tjerët kundër Holandës, 8 Qershor 1976, § 54, Seria A nr. 22). Si një rregull i përgjithshëm, garancitë në Konventë shtrihen (mbulojnë) edhe për shërbyesit civil (shih, mutatis mutandis, Schmidt dhe Dahlström kundër Suedisë, 6 Shkurt 1976, § 33, Seria A nr 21; Engel dhe të tjerët, të cituar më lart, § 54; Glasenapp, cituar më lart, § 49; dhe Ahmed dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 2 Shtator 1998, § 56, Raportet 1998-VI).
59. Duke përdorur interpretimin kufizues të kriterit funksional mbrojtur në Pellegrin, duhet të ketë arsye bindëse për të përjashtuar çdo kategori kërkuesi nga mbrojtja e nenit 6 § 1. Në çështjen aktuale, ku kërkuesit, oficerët e policisë dhe një asistent administrativ kishin në mënyre të njëjtë, në përputhje me legjislacionin kombëtar, të drejtën për të pasur pretendimet e tyre për kompensim, të shqyrtuara nga një gjykatë, asgjë nuk kishte lidhje me funksionimin efektiv të Shtetit, apo avancimin e ndonjë nevoje tjetër publike e cila mund të kërkojë heqjen e mbrojtjes së Konventës kundër proceseve të padrejta apo të gjata.
60. Duke parë të drejtën evropiane në përgjithësi, e cili ofron udhëzime të dobishme (shih Christine Goodëin kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr 28957/95, § § 43 45, 92 dhe 100, ECHR 2002 VI;. Posti dhe Rahko kundër Finlandës, nr . 27824/95, § 54, GJEDNJ 2002 VII;. dhe Meftah dhe të tjerë kundër Francës [GC], nr 32911/96, 35237/97 dhe 34595/97, § 45, ECHR 2002 VII), Gjykata vëren se Pellegrin kërkoi mbështetje në kategoritë e aktiviteteve dhe posteve te listuara nga Komisioni Evropian dhe nga Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane në lidhje me përjashtimin e lirisë së lëvizjes (shih Pellegrin, cituar më lart, § 66). Megjithatë, Gjykata do të vërejë se Gjykata e Luksemburgut aplikon një qasje më të gjerë në favor të kontrollit gjyqësor, siç tregohet nga gjykimi i saj historik në Marguerite Johnston kundër shefit të Xhandarmërisë Mbretërore Ulster (Çështja 222/84, § 18, [1986 ] ECR 1651) sjellë nga një oficer policie femër në bazë të Direktivës për jo-diskriminim. Gjykata e Luksemburgut arsyetoi:
“Kërkesa e kontrollit gjyqësor përcaktuar [në Nenin 6 të Direktivës së Këshillit nr. 76/207] reflekton një parim të përgjithshëm të ligjit i cili nënvizon traditat e përbashkëta kushtetuese të Shteteve Anëtare. Ky parim është përcaktuar gjithashtu edhe në nenet 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të datës 4 Nëntor 1950. Siç edhe ka njohur Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian në Deklaratën e tyre të përbashkët të datës 5 Prill 1977 ... dhe siç Gjykata ka njohur në vendimet e saj, parimet mbi të cilat është bazuar ajo Konventë duhet të merren parasysh në të drejtën Komunitare”
Kjo dhe praktika tjetër gjyqësore në fushat që kanë lidhje me te drejtën komunitare tregon se fushëveprimi i zbatueshmërisë së kontrollit gjyqësor në të drejtën Evropiane është i gjerë. Nëse një individ mund të mbështetet në një të drejtë materiale të garantuar nga e drejta Komunitare, statusi i tij ose i saj si një mbajtës i pushtetit publik nuk i bën kërkesat e kontrollit gjyqësor të pazbatueshme. Për më shumë, fushëveprimi i gjerë i kontrollit efektiv gjyqësor ka qenë theksuar në referimin që Gjykata e Luksemburgut ka bërë ndaj dy neneve 6 dhe 13 të Konventës (shih çështjen Johnston Marguerite, cituar më sipër, dhe çështjen Panajotova dhe të tjerët kundër ministrit voor Vreemdelingenzaken en Integratie, çështja C 327/02, [2004] ECR i-11055, § 27), si dhe nga Karta e të Drejtave Themelore (shih më lart, § § 29-30).
61. Gjykata e njeh interesin e Shtetit për kontrollin e aksesit në gjykatë, kur është fjala për kategori të caktuara të stafit. Megjithatë, është kryesisht përgjegjësi e Shteteve Kontraktuese, në veçanti legjislaturës kompetente kombëtare, dhe jo Gjykatës, për të identifikuar shprehimisht ato fusha të shërbimit publik që përfshijnë ushtrimin e kompetencave diskrecionale që i përkasin sovranitetit të Shtetit e ku interesat e individit duhet të lëshojnë terren. Gjykata shfrytëzon rolin e saj mbikëqyrës subjekti i parimit të subsidiaritetit (shih Z dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 103, ECHR 2001 V). Nëse sistemi i brendshëm pengon aksesin në gjykatë, atëherë Gjykata do të verifikojë nëse mosmarrëveshja është me të vërtetë e tille, sa për të justifikuar zbatimin e përjashtimit për garancitë e Nenit 6. Nëse nuk bën, atëherë nuk ka asnjë çështje dhe nenit 6 § 1 do të zbatohet.
Duhet të theksohet, megjithatë, se kjo situatë është e ndryshme nga çështjet e tjera, të cilat për shkak të pretendimeve të bëra janë konsideruar jashtë kokave civile dhe penale të nenit 6 § 1 të Konventës (shih, inter alia, për vlerësimin e tatimit, Ferrazzini kundër Italisë ([GC], nr 44759/98, ECHR 2001 VII.), për çështjet e shtetësisë, azilit dhe rezidencës në një vend, Maaouia kundër Francës ([GC], nr. 39652/98,. ECHR 2000 X), dhe për gjykimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore në lidhje me anëtarët e parlamentit, (Pierre-Bloch, cituar më lart). Arsyetimi në këtë rast është i kufizuar me situatën e nëpunësve civilë.
62. Për ta përmbledhur, në mënyrë që Shteti të kërkojë para Gjykatës përjashtimin e mbrojtjes të mishëruar në nenin 6, në lidhje me statusin e kërkuesit si nëpunës civil, dy kushte duhet të përmbushen. Së pari, Shteti duhet të ketë përjashtuar shprehimisht aksesin në gjykatë për postin ose kategorinë e stafit në fjalë, në legjislacionin e tij kombëtar. Së dyti, në interesin e shtetit, përjashtimi duhet të justifikohet mbi baza objektive. Fakti i thjeshtë se kërkuesi është në një sektor ose departament i cili merr pjesë në ushtrimin e pushtetit akorduar nga ligji publik nuk është vendimtare në vetvete. Në mënyrë që përjashtimit të justifikohet, nuk është e mjaftueshme për Shtetin të vendosë, se nëpunësi civil në fjalë merr pjesë në ushtrimin e pushtetit publik, ose që ekziston, për të përdorur fjalët e Gjykatës në Pellegrin, një “lidhje e veçantë besimi dhe besnikërie” midis nëpunësit civil dhe Shtetit, si punëdhënës. Është gjithashtu obligim i Shtetit për të treguar se tema e mosmarrëveshjes në fjalë është e lidhur me ushtrimin e pushtetit shtetëror ose ka ngritur çështjen e lidhjes së veçantë. Kështu, nuk mund të ketë në parim asnjë justifikim për përjashtimin e mosmarrëveshjeve të zakonshme të punës nga garancitë e Nenit 6, si ato që lidhen me pagat, shtesat ose të drejtave të ngjashme, në bazë të natyrës së veçantë të marrëdhënies ndërmjet nëpunësit civil të veçantë dhe Shtetit në fjalë. Do të ketë, në fakt, një supozim se Neni 6 zbatohet. Është obligim i Qeverisë përgjegjëse të demonstrojë, së pari, se një shërbyes civil – kërkues nuk ka të drejtën e aksesit në një gjykatë sipas ligjit kombëtar dhe, së dyti, se përjashtimi i të drejtave sipas nenit 6 për nëpunësin civil është i justifikuar.
63. Në çështjen aktuale, është përgjithësisht e pranuar që të gjithë kërkuesit kanë pasur askses në gjykatë sipas ligjit kombëtar. Prandaj, neni 6 § 1 është i zbatueshëm.
64. Gjykata do të vërë në dukje se përfundimi i saj në lidhje me zbatueshmërinë e Nenit 6 nuk paragjykon pyetjen se si garancitë e ndryshme të këtij Neni (për shembull, fushëveprimi i rishikimit te kërkuar nga gjykatat kombëtare: shih ZUMTOBEL kundër Austrisë, 21 Shtator 1993 , § 32, Seria A nr. 268 A) duhet të zbatohen në mosmarrëveshjet lidhur me nëpunësit civilë. Në çështjen aktuale, Gjykata duhet të marri në konsideratë vetëm dy garanci të tilla, ato që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e procesit dhe ato që kanë lidhje me seancat dëgjimore.
2. Pajtueshmëria me Nenin 6
(a) Kohëzgjatja e procesit
65. Gjykata rithekson se në çështjet civile koha e arsyeshme mund të fillojë të llogaritet, në disa rrethana, edhe para lëshimit të fletëthirrjes për fillimin e procesit përpara gjykatës së cilës paditësi paraqet mosmarrëveshjen për shqyrtim (shih Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 shkurt 1975 , § 32, Seria A nr. 18). Kjo është situata në çështjen e kërkuesve, pasi ata nuk mund të kundërshtonin (nuk mund të vinin në lëvizje) Gjykatën Administrative të Qarkut para marrjes, në bazë të kërkesës të tyre për korrigjim (shih paragrafin 19), të një vendimi i cili mund të ankimohet (shih, mutatis mutandis, König kundër Gjermanisë, 28 Qershor 1978, § 98, Seria A nr 27;.. Janssen kundër Gjermanisë, nr 23959/94, § 40, 20 Dhjetor 2001;. dhe Hellborg kundër Suedisë, nr 47473/99, § 59, 28 Shkurt 2006) .
66. Rrjedhimisht, në çështjen në fjalë, koha e arsyeshme e parashikuar nga Neni 6 § 1 ka filluar të llogaritet në ditën kur ankuesit depozituan kërkesën e tyre në Bordin Administrativ të Qarkut, të cilën e bënë më 19 mars 1993 (shih paragrafin paraardhës). Është i pakontestueshëm fakti se procedurat kanë përfunduar me vendim e Gjykatës së Lartë Administrative të datës 27 Prill 2000. Kështu, ato zgjatën më shumë se shtatë vjet.
67. Gjykata do të vlerësojë kohëzgjatjen e procesit mbi baza të arsyeshme, në dritën e rrethanave të veçanta të çështjes dhe duke pasur parasysh kriterin e përcaktuar në jurisprudencën e saj, në veçanti kompleksitetin e çështjes, dhe sjelljen e kërkuesit dhe autoriteteve përkatëse. Për sa i përket pikës së fundit, çfarë ishte në rrezik për kërkuesin duhet gjithashtu të merret në konsideratë (shih Philis kundër Greqisë (nr. 2), 27 Qershor 1997, § 35, Raportet 1997-IV).
68. Gjykata pajtohet me palët se çështja nuk ishte komplekse. Çështja në rrezik ishte e zakonshme.
69. Sa i përket sjelljes së kërkuesve, ata nuk i zgjatën procedurat. Për sa i përket sjelljes së autoriteteve, Gjykata vëren se Bordi Administrativ i Qarkut ka marrë kërkesën, më 19 mars 1993. Ai morri përgjigjet për kërkesën dhe më pas ja komunikoi kërkuesve për komente, duke dhënë vendimin e tij më 19 Mars 1997. Ju deshën kështu, katër vjet për të shqyrtuar çështjen. Ky kalim i kohës nuk shpjegohet as nga hapat procedurale të ndërmarra dhe as nga ndonjë nevojë e perceptuar për të pritur rezultatin e çështjes Askola që kishte marrë formë të prerë që më 7 Dhjetor 1994.
70. Sa i përket procedurave para Gjykatës Administrative të Qarkut dhe Gjykatës se Lartë Administrative, Gjykata konstaton se këtyre dy instancave ju deshën rreth tre vjet në total. Këto procedura nuk ngrëne ndonjë çështje.
71. Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se ka pasur vonesa në procedurat para Bordit Administrativ të Qarkut për të cilat nuk ka gjetur shpjegim të mjaftueshëm. Prandaj ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës, për sa i përket kohëzgjatjes së procesit.
(b) Seancat dëgjimore
72. Parimet e zbatueshme janë përshkruar në vendimin e Gjykatës Jussila kundër Finlandës ([GC], nr. 73053/01, § § 40-45, ECHR 2006-XIV).
73. Në çështjen në fjalë, qëllimi i kërkuesve për të kërkuar një seancë dëgjimore, ishte për të demonstruar se administrata policore i kishte premtuar atyre se humbja e tyre ekonomike do të kompensohej. Gjykatat administrative vërejtën se në ato rrethana, një seancë dëgjimore ishte haptazi e panevojshme sepse premtimi pretenduar nuk kishte rëndësi. Gjykata gjen te bazuar argumentin e Qeverisë që çdo çështje e faktit dhe ligjit mund të adresohen dhe vendosen në mënyrë të përshtatshme në bazë të parashtrimeve me shkrim.
74. Gjykata vëren më tej se kërkuesve nuk i ishte mohuar mundësia për të kërkuar një seancë dëgjimore, megjithëse ishin gjykatat ato që vendosnin nëse një seancë dëgjimore ishte e nevojshme (shih, mutatis mutandis, Martinie, cituar më lart, § 44). Gjykatat administrative dhanë vlerësime të tilla të arsyetuara. Meqë kërkuesve ju ishte dhënë mundësi të mjaftueshme për çuar përpara çështjen e tyre në formë të shkruar dhe për të komentuar mbi parashtrimet e palës tjetër, Gjykata vëren se kërkesat e drejtësisë janë përmbushur dhe nuk kërkojnë një seancë dëgjimore.
75. Nuk ka pasur, rrjedhimisht, shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës si pasojë e mungesës së seancës dëgjimore.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 TË KONVENTËS
76. Kërkuesit pretenduan se jenë viktima të shkeljes të nenit 13 të Konventës, i cili parashikon:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
77. Kërkuesit pretenduan se procedurat e stërzgjatura kishin bërë ankesat e tyre të paefektshme. Rruga e animimit nuk kishte qenë kështu e efektshme.
2. Qeveria
78. Qeveria vlerësoi se duke qënë nuk ka pasur shkelje të nenit 6, nuk ekziston asnjë pretendim i arsyetuar sipas nenit 13. Nëse Gjykata mban një qëndrim tjetër, ata parashtruan se ankesa është e pabazuar, duke qënë se kërkuesit ishin ankuar kundër vendimit të Bordit Administrativ të Qarkut në dy nivele gjyqësore. Sa i përket kohëzgjatjes së procesit, kërkuesit kishin një mjet efektiv, siç u provua nga fakti se një nga kërkuesit paraqiti një ankesë të suksesshme te Kancelari i Drejtësisë, i cili tërhoqi vëmendjen e Bordit për vonesën e procesit. Qeveria u mbështet gjithashtu edhe në parimin se, edhe pse një mjet i vetëm nuk mund të përmbushë krejtësisht kërkesat e nenit 13, konglomerati (totali) i mjeteve të parashikuara sipas ligjit të brendshëm mund të bëjë këtë (shih, për shembull, X kundër Mbretërisë së Bashkuar, 5 Nëntor 1981, § 60, Seria A, nr 46, Van Droogenbroeck kundër Belgjikës, 24 Qershor 1982, § 56, Seria A nr 50;. dhe Leander kundër Suedisë, 26 Mars 1987, § § 77 dhe 81-82, Seria A nr. 116). Përveç kësaj, “autoriteti” i përmendur në nenin 13 nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një autoritet gjyqësor.Vlerësimi i Gjykatës
79. Gjykata e ka interpretuar ankesën e kërkuesve sipas nenit 13 për të nënkuptuar se ata pretendojnë se nuk kishin asnjë mënyrë për të përshpejtuar procesin ne gjykatat kombëtare. Duke qënë se e drejta konventës pohuar nga kërkuesit është e drejta për një “seancë dëgjimore brenda një kohe të arsyeshme”, garantuar nga neni 6 § 1, Gjykata duhet të përcaktojë fushëveprimin e detyrimit të Shtetit të paditur sipas nenit 13 për ti siguruar kërkuesit “një mjet efektiv përpara një instance kombëtare”.
80. Siç ka vendosur Gjykata në shumë raste, neni 13 i Konventës garanton disponueshmërinë në nivel kombëtar të mjeteve që mundësojnë zbatimin e thelbit të të drejtave dhe lirive të Konventës në cado formë që ato mund të ndodhin për tu mbrojtur nga sistemi i brendshëm ligjor i një vendi. Qëllimi i nenit 13 është pra që të kërkojë parashikimin e një mjeti të brendshëm, për tu marrë me thelbin e një ankimi të diskutueshëm sipas Konventës, dhe sigurimin e një mjeti të përshtatshëm ankimues për të mundësuar rivendosjen e së drejtës. Objekti i detyrimeve të Shteteve Kontraktuese në kuadër të nenit 13 ndryshojnë në varësi të natyrës së pretendimit të ankuesit; sidoqoftë, mjeti i kërkuar në kuadër të Nenit 13 duhet të jetë “efektiv” si në praktikë ashtu edhe në kuptimin ligjor (shih, midis vendimesh të tjera, Kudła kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, § 157, ECHR 2000-XI).
81. Ngelet për Gjykatën të përcaktojë nëse mjetet në dispozicion të kërkuesve në ligjin finlandez, për paraqitjen e një ankesë në lidhje me kohëzgjatjen e procesit në rastin e tyre do të kishin qenë "efektive" në kuptimin edhe të parandalimit të shkeljes së pretenduar ose vazhdimit të saj, ose të sigurimit të zgjidhjes adekuate për çdo shkelje që tashmë kishte ndodhur.
82. Nuk kishte asnjë vend ligjor specifik ku kërkuesit mund të ankohen për kohëzgjatjen e procesit me qëllim përshpejtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre. Gjykata merr parasysh argumentin e Qeverisë që ankesa te Kancelari Drejtësisë përshpejtoi procedurat. Në të vërtetë, duket se vendimi i Kancelarit i datës 24 Janar 1997 mund të ketë pasur ndikim në Bordin Administrativ të Qarkut, që ka dhënë vendimin e tij në Mars të vitit 1997. Megjithatë, gjatë kohës kur Kancelari i Drejtësisë ndërmori masa, kërkuesit kishin qenë në pritje të një vendimi për gati katër vjet. Gjykata vëren se edhe pse ndërhyrja e Kancelarit dhe efekti i tij pozitiv në çështjen në fjalë duhet pranuar, një ankesë në Zyrën e Kancelarit nuk i plotëson standardet e "efektivitetit" për qëllimet e Nenit 13. Qeveria ka pranuar më parë se thjesht vonesa nuk ishte shkak për kompensim sipas ligjit finlandez (shih Kangasluoma kundër Finlandës, nr. 48339/99, § 43, 20 Janar 2004).
83. Gjykata vëren pra se ka pasur shkelje të Nenit 13 të Konventës, meqë kërkuesit nuk kishin në dispozicion një mjet të brendshëm përmes të cilit të realizonin të drejtën e tyre për seancë dëgjimore brenda një kohe të arsyeshme siç garantohet nga Neni 6 § 1 i Konventës.
III. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 1 TË PROTOKOLLIT Nr. 1 I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIN 14 TË KONVENTËS
84. Kërkuesit pretenduan shkelje të nenit 1 të Protokollit Nr. 1, i cili parashikon:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera”.
Ata pretenduan gjithashtu shkelje të nenit 14 të Konventës që parashikon:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër”.
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
85. Kërkuesit pohuan se kishin pasur fillimisht të drejtë për kompensim për zona të largëta, i cili ishte anuluar më pas. Si rezultat, ishte reduktuar, shuma e parave që nëpunësit civilë që punonin në Sonkajärvi kishin të drejtë të merrnin. Me qëllim për të kompensuar këtë rënie në të ardhura, atyre u ishin akorduar shtesa mbi pagën individuale, duke formuar një pjesë të caktuar të pagës së tyre dhe kompensuar shprehimisht për zvogëlimin e pagës. Kjo ka qenë në përputhje me praktikën e administratës shtetërore me qëllim që avantazhet e fituara mos humben, demonstruar nga direktiva të mëvonshme (prezantuar në vitin 2003) për aplikimin e sistemit të pagave. Ky ndryshim kishte ndodhur para inkorporimit të rretheve, të cilat kishin rezultuar më pas në humbje të një pjese të pagave të tyre. Ankuesit kishte një të drejtë të fituar në të holla, të cilat shteti e mori prej tyre përmes një vendimi të njëanshëm.
86. Kërkuesit parashtruan më tej se çështja Nurmes kishte qenë identike me të tyren. Në këtë çështje, një oficer i policie ishte kompensuar për reduktimin e pagës së tij pas inkorporimit në Policisë e Rrethit Nurmes (Vendimi i Bordit Administrativ të Qarkut Pohjois-Karjala) dhe si rezultat, paga e policit në fjalë ishte ruajtur në nivelin e mëparshëm: kurse pagat e kërkuesve jo. Çështja Askola nuk kishte qenë e krahasueshme me të tyren, sepse oficerët e policisë në Askola nuk kishin marrë asnjëherë kompensim për zona të largëta, kompensim për zona të ftohta ose shtesa mbi pagën individuale. Kërkuesit iu referuan gjithashtu çështjes Mäntyharju, në të cilën kostot e udhëtimit të nëpunësve civilë ishin kompensuar në formën e shtesave mbi pagën individuale pas ndryshimit të stacionit të detyrës nga Pertunmaa në Mäntyharju. Kërkuesit nuk kishin marrë asnjë kompensim të tillë.
87. Kërkuesit refuzuan si të parëndësishëm udhëzimin zbatues te përmendur nga Qeveria më poshtë, pasi ata ishin nëpunës të përhershëm civilë në pozicione të përhershme, kurse udhëzimi zbatohej vetëm për shërbyesin civil i cili ishte urdhëruar përkohësisht ose si zëvendësues për të përmbushur detyrat që ndryshonin prej detyrave të rregullta të tij apo saj.
88. Kërkuesit argumentuan se ishte e qartë nga vendimi i Gjykatës se Lartë Administrative (nxjerrë më 30 Qershor 1994), i cila kishte të bënte më një Oficer të Lartë Policie P.P.E dhe pensionin e tij, se ishte e justifikuar të kompensoje humbjen e cila rridhte nga bashkimi në fjalë.
2. Qeveria
89. Qeveria parashtroi se siç nuk kishte asnjë "të drejtë" brenda kuptimit të nenit 6, nuk kishte në mënyrë të njëjtë asnjë posedim brenda kuptimit të nenit 1 të Protokollit nr. 1. Rrjedhimisht, as neni 1 i Protokollit nr. 1 e as neni 14 i Konventës nuk gjejnë zbatim në këtë çështje. Nëse Gjykata vendos ndryshe, Qeveria parashtroi si më poshtë vijon.
90. Sa i përket pretendimit se kërkuesit ishin trajtuar ndryshe nga personeli tjetër, Qeveria shpjegoi se, në mbështetje të një marrëveshjeje kolektive, nëpunësit civilë që punojnë në Sonkajärvi kishin të drejtë për kompensimin për zona të largëta. Me një marrëveshje kolektive të mëvonshme, në fuqi deri në 29 Shkurt 1992, kompensimi për zona të largëta ishte zëvendësuar me një kompensim për zona të ftohta dhe komuna të caktuara, duke përfshirë Sonkajärvi, ishin hequr nga grupi për të cilin ky kompensim duhej paguar. Humbja e shtesës së pagës ishte bazuar në një dispozite në udhëzimin për zbatimin e marrëveshjes kolektive, sipas të cilit kompensimi ishte paguar vetëm për aq kohë sa personi në fjalë ka shërbyer në komunën ku e drejta për shtesën ishte akorduar. Nëse stacioni detyrës ndryshonte, përkohësisht ose përgjithmonë, pagesa e shtesës pushonte. Sa për çështjen Nurmes, në të cilin një shtesë page ishte dhënë për shkak të një reduktimi në klasifikimin e kompensimit për zona të ftohta, ajo nuk ishte e krahasueshme me çështjen e kërkuesve. Një pozicion i qartë negativ në lidhje me kompensimin për udhëtim më të gjatë ishte marrë nga Ministria e Financave në çështjet Sonkajärvi dhe Askola (vendimet e datës 3 Korrik 1991) dhe në proceset pasuese gjyqësore, që në të dyja rastet përfunduan me një vendim negativ nga Gjykata e Lartë Administrative. Ministria e Brendshme kishte aplikuar vetëm për një shtesë të pagave në bazë të kostove të rritura që rrjedhin nga udhëtimi i gjatë për dhjetë persona, përfshirë kërkuesit, duke iu referuar praktikës së mëparshme të aplikuar nga Ministria e Financave në çështjen Mäntyharju. Kështu, Ministria e Brendshme nuk ka parashtruar kërkesën në bazë të humbjes së shtesave të pagës që rrjedhin nga heqja e kompensimit për zona të largëta. Prandaj, çështja e kërkuesve ishte plotësisht e krahasueshme me çështjen Askola. Në fakt, kur policitë e rretheve ishin bashkuar pas datës 3 Korrik 1991, praktika kishte qënë që të mos akordohej kompensim në çështjet e krahasueshme me atë të kërkuesve.
91. Qeveria parashtroi se kërkuesit, me një përjashtim (Z. Vilho Eskelinen, i cili jetonte tashmë jashtë Sonkajärvi), kishin ishin përballur me disa shpenzime relativisht të vogla udhëtimi pas bashkimit. Këto shpenzime nuk taksoheshin dhe disa prej kërkuesve kishin përdorur automjete te Policisë për të udhëtuar deri në Maj të Vitit 1991. Kompetenca e Bordit Administrativ të Qarkut për të vendosur për pagat e oficerëve vendorë përfshinin kompetenca diskrecionale rast pas rasti. Politika kishte qenë për të ndjekur një praktikë uniforme në çështje të ngjashme.
92. Ata vunë në dukje se në 4 Dhjetor 1996 Ministria e Brendshme nxori një udhëzim mbi kompensimin në formën e një shtese page për zvogëlimet e pagave që rrjedhin nga ndryshimet lidhur me kompensimet për zona të ftohta dhe udhëtime të gjata si rezultat i ndryshimit në ndarjen e rretheve të policisë. Megjithatë, ky udhëzim nuk kishte fuqi prapavepruese.
B. Vlerësimi i Gjykatës
93. Gjykata ka kuptuar se kërkuesit ankohen në bazë të nenit 1 të Protokollit nr.1, i shqyrtuar vetëm ose në lidhje me nenin 14 të Konventës, që autoritetet kombëtare dhe gjykatat kanë zbatuar gabimisht ligjin kombëtar, kur refuzuan kërkesën e tyre.
94. Gjykata vëren se nuk ka asnjë të drejtë sipas Konventës për të vazhduar pagesën e një rrogë të një sasie të caktuar (shih, mutatis mutandis, Kjartan Ásmundsson kundër Islandës, nr. 60669/00, § 39, GJEDNJ 2004 IX). Nuk është e mjaftueshme për kërkuesit të mbështeten në ekzistencën e një “mosmarrëveshje të vërtetë” ose një “pretendimi të diskutueshëm” (§ § 37-38). Një pretendim mund vetëm të konsiderohet si një “aset” për qëllimet e nenit 1 të Protokollit nr. 1, kur në legjislacionin vendas ekziston një bazë e mjaftueshëm, për shembull ku ekziston një praktikë e konsoliduar e gjykatave vendase që e konfirmojnë atë (shih Kopecký v Sllovakia [GC], 28 Shtator 2004, § § 45-52, ECHR 2004-IX). Në çështjen aktuale, kërkuesit nuk kishin një pritshmëri të ligjshme për të marrë një shtesë page individuale pas bashkimit, bazuar ne udhëzimin zbatues (shih paragrafin 22 më lart), meqë si pasojë e ndryshimit të stacionit të detyrës në një Bashki jashtë Sonkajärvi, e drejta për shtesa page kishte pushuar së ekzistuari. As nuk kishte atje në bazë të ligjit të brendshëm ndonjë të drejtë per tu kompensuar për shpenzimet e udhëtimit.
95. Për sa i përket nenit 14 të Konventës, ai plotëson dispozitat e tjera thelbësore të Konventës dhe Protokolleve. Ai nuk ka ekzistencë të pavarur meqenëse ka efekt vetëm në lidhje me "gëzimin e të drejtave dhe lirive” të mbrojtura nga këto dispozita. Megjithëse zbatimi i nenit 14 nuk presupozon shkelje të këtyre dispozitave - dhe në këtë masë është autonom - nuk mund të këtë hapësirë për zbatimin e tij, përveç kur faktet në fjalë janë brenda fushë veprimit të një ose më shumë prej tyre (shih Gaygusuz v . Austria, 16 shtator 1996, § 36, Raportet 1996-IV, dhe Domaleëski kundër Polonisë (dhjetor), nr. 34610/97, ECHR 1999-V). Në çështjen konkrete, nuk ka dispozita të tjera të Konventës që kanë qenë aq të angazhuara.
96. Në këto rrethana, Gjykata vëren se ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr .1 të shqyrtuar vetëm ose në lidhje me nenin 14 të Konventës.
IV. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
97. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
98. Kërkuesit pretenduan si dëm material 11773 euro në muaj nga data 1 Nëntor 1990 me interes vjetor 10% nga dita e parë e çdo muaji. Pretendimet janë detajuar më poshtë për çdo kërkues në bazë të numrit të muajve të grumbulluara nga data 30 Shtator 2006 (data është zgjedhur nga kërkuesit) dhe shumën totale për cdo kërkues.
Z. Vilho Eskelinen
191 muaj
22,486.42 € (euro)
Z. Arto Huttunen
191 muaj
22,486.42 € (euro)
Z. Markku Komulainen
191 muaj
22,486.42 € (euro)
Z. Toivo Pallonen*
26 muaj
3,060.98 € (euro)
Znj. Lea Ihatsu**
116 muaj
13,656.68 € (euro)
Shuma e Z Hannu Lappalainen***
58 muaj
6,828.34 € (euro)
* Dalë në pension më 1 janar 1993: rezultati i çështjes mund të ndikojnë në shumën e pensionit të tij.
** La postin më 1 Korrik 2000.
*** Vdiq më 22 gusht 1995: rezultati i çështjes mund të ndikojnë në shumën e pensionit të së vesë së tij
99. Kërkuesit pretenduan 10000 euro bashkë me interesat si dëm jo material për ankthin dhe stresin e shkaktuar.
100. Qeveria vuri në dukje se kërkuesit kishin kërkuar kompensim material mbi dy baza, të cilat duhet të ndahen: së pari, humbja e shtesave të pagave individuale dhe, së dyti, shpenzimet e rritura të udhëtimit. Shumat dhe interesat e pretenduara ishin bazuar në supozime, shuma e saktë e të cilave, me pasoja të mundshme për pensionet etj, duhet të përcaktohet ndaras pas vendimit kryesor të Gjykatës, në marrëveshje me palët ose në një gjykim të veçantë.
101. Qeveria vlerësoi pretendimet jo materiale të tepërta sa i përket sasisë. Çdo kompensimi nuk duhet të tejkalojë 1000 euro për person. Pretendimet për interesin duhet të refuzohen.
102. Gjykata vëren se nuk ka asnjë lidhje shkakësore midis shkeljes së konstatuar që ka të bëjë me kohëzgjatjen e procedurave dhe dëmit të pretenduar material. Si pasojë, nuk ka asnjë justifikim për të bërë ndonjë shpërblim në këtë pikë. Gjykata pranon se kërkuesit kanë vuajtur sigurisht dëm jomaterial, të tilla si ankth dhe frustrim që rezultojnë nga tejzgjatjen e procedurave, e cila nuk është korrigjuar mjaftueshmërisht me konstatimin e shkeljes së Konventës. Duke bërë vlerësim e saj mbi një bazë të barabartë, Gjykata i akordon çdo kërkuesi 2500 euro.
B. Kosto dhe Shpenzime
103. Kërkuesit pretenduan 1622.11 euro për sa i përket ankesës së drejtuar Kancelarit të Drejtësisë, 1226.88 euro për ankesën në Gjykatën Administrative të Qarkut, 1688.57 euro për ankesën në Gjykatën Supreme Administrative dhe 12963.40 euro për sa i përket procesit të Konventës.
104. Qeveria vlerësoi se shpenzimet para Kancelarit të Drejtësisë nuk duhet të kompensohen, pasi një ankesë e jashtëzakonshme nuk është parakusht për paraqitjen e një ankese pranë Gjykatës; shpenzimet në procesin gjyqësor kombëtar nuk duhet të tejkalojnë 2000 euro (përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar), dhe se shpenzimet në procesin e Konventës nuk duhet të kalojnë 6200 euro.
105. Gjykata rithekson se një shpërblim në këtë kuadër mund të bëhet për aq kohë sa kostot dhe shpenzimet kanë ndodhur vërtet e kanë qenë të nevojshme, me qëllim që të shmangnin, ose arrijnë korrigjim, për shkeljen e konstatuar, si dhe kanë qenë të arsyeshme për sa i përket sasisë (shih, midis autoriteteve të tjera, Hertel v. Sëitzerland, 25 Gusht 1998, § 63, Raportet 1998-VI).
Në çështjen aktuale procedurat e brendshme nuk kishin lidhje me shterimin e ankesës lidhur me kohëzgjatjen e procedurës, për aq kohë sa kishin të bënin me ankesën te Kancelari i Drejtësisë. Për këtë arsye pretendimet e kërkuesve mund të gjenden të bazuara vetëm në shkallë të kufizuar, me fjalë të tjera, 1622.11 euro (përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar).
Gjykata konstaton se kostot dhe shpenzimet në Strasburg kanë ndodhur domosdoshmërisht në mënyrë që të akordohej kompensim për shkeljen e konstatuar. Megjithatë, ata nuk mund të shpërblehen në mënyrë të plotë, pasi Gjykata ka hedhur poshtë pjesërisht ankesën e kërkuesve. Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë ndihmën ligjore të dhënë nga Këshilli i Evropës, Gjykata akordon 8000 (përfshirë e tatimin mbi vlerën e shtuar).
C. Interesi i mospagimit
106. Gjykata vlerëson të përshtatshme që interesi i papaguar duhet të bazohet në normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane, të cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindje.
PËR KTO ARSYE GJYKATA:
1. Vendos me dymbëdhjetë vota pro dhe pesë kundër se neni 6 § 1 i Konventës është i zbatueshëm në çështjen aktuale.
2. Vendos me katërmbëdhjetë vota pro dhe pesë kundër se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës për sa i përket kohëzgjatjes së procesit;
3. Vendos njëzëri se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 i Konventës për sa i përket mungesës së një seance dëgjimore;
4. Vendos me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy kundër se ka pasur shkelje të nenit 13 të Konventës;
5. Vendos njëzëri se ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 i shqyrtuar vetëm ose në lidhje me nenin 14 të Konventës;
6. Vendos me trembëdhjetë vota pro dhe katër kundër:
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë brenda tre muajve, shumat e mëposhtme:
(i) 2500 euro për çdo kërkues në lidhje me dëmin jomaterial;
(ii) 9622.11 euro për të gjithë kërkuesit së bashku në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(iii) çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme mbi shumat më lart;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje
7. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancën publike gjyqësore më 19 Prill 2007 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, Strasburg.
Erik FriberghJean-Paul Costa
KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
“Separate opinions have not been translated, but appear in English and/or French in the official language version(s) of the judgment which may be consulted in the Court’s case-law database HUDOC.”
“Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC”
Full & Egal Universal Law Academy