© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Notë informuese mbi praktikën Nr. 165 të Gjykatës
Korrik 2013
Vona k. Hungarisë - 35943/10
Vendim 9.7.2013 [Seksioni II]
Neni 11
Neni 11-1
Liria e organizimit
Shpërndarja e shoqatës së përfshirë në tubime dhe parada paramilitare kundër romëve: nuk ka shkelje
Faktet – Kërkuesi ishte kryetar i Shoqatës së Gardës Hungareze (“Shoqata”), e cila ishte themeluar në Maj 2007 nga dhjetë anëtarë të një partie politike të quajtur Lëvizja për një Hungari më të Mirë me qëllimin e shpallur për ruajtjen e traditave dhe kulturës hungareze. Në Korrik 2007, Shoqata themeloi Lëvizjen e Gardës Hungareze (“Lëvizja”), objektivi i të cilës përkufizohej si “mbrojtja e Hungarisë, e pambrojtur fizikisht, shpirtërisht dhe intelektualisht”.
Menjëherë pas themelimit të saj, Lëvizja filloi të organizojë aktivitete që nuk ishin në përputhje me statutin e saj, përfshirë organizimin e betimit të 56 gardistëve në Kështjellën e Buda-s në Gusht 2007. Autoritetet i kërkuan Shoqatës t’i jepte fund aktiviteteve të saj të paligjshme. Në Nëntor 2007, kërkuesi njoftoi autoritetet se aktivitetet e paligjshme ishin ndërprerë dhe se statuti i Shoqatës do të modifikohej sipas kërkesave. Megjithatë, anëtarë të Lëvizjes, të veshur me uniforma, vazhduan më tej të organizonin tubime dhe demonstrime në të gjithë Hungarinë, përfshirë fshatrat me popullsi të mëdha rome, duke bërë thirrje për mbrojtjen e hungarezëve etnikë nga i ashtuquajturi "kriminalitet cigan”. Pas një incidenti në Dhjetor 2007, kur policia refuzoi të lejojë një marshim që kalonte përmes një rruge të banuar nga familje rome, autoritetet kërkuan një urdhër gjykate për shpërndarjen e Shoqatës. Urdhri u dha në Dhjetor 2008 dhe në Korrik 2009, pas dy demonstrimesh të tjera të organizuara nga Lëvizja, urdhri u shtri edhe mbi këtë të fundit me anë një vendimi që u ruajt nga Gjykata Supreme.
Ligji
(a) Pranueshmëria – Neni 17: Qeveria kishte argumentuar se kërkesa duhej shpallur e papranueshme si në papajtueshmëri ratione materiae me Konventën sipas Nenit 17, pasi Shoqata siguronte një kuadër institucional për shprehje të urrejtjes raciale ndaj qytetarëve hebrej dhe romë. Gjykata vërejti, megjithatë, se ankesa e kërkuesit kishte të bënte me shpërbërjen e një shoqate në thelb për shkak të një demonstrimi që nuk ishte shpallur i paligjshëm në nivel të brendshëm dhe nuk kishte çuar në ndonjë akt dhune. Këto aktivitete nuk zbulonin prima facie ndonjë akt që kishte për qëllim shkatërrimin e ndonjë të drejte dhe lirie të përcaktuar në Konventë apo ndonjë qëllim nga ana e kërkuesit për të siguruar një apologji apo propagandim të pikëpamjeve totalitare. Prandaj, kërkesa nuk përbënte shkelje të së drejtës së peticionit për qëllimet e Nenit 17.
Konkluzion: kundërshtimi paraprak u hodh poshtë (në mënyrë unanime).
(b) Themeli – Neni 11: Shpërndarja e shoqatës së kryesuar nga kërkuesi e më pas edhe e lëvizjes, përbënte ndërhyrje në të drejtën e kërkuesit për lirinë e organizimit. Ndërhyrja ishte e parashikuar në ligj dhe kishte për qëllim garantimin e sigurisë publike, duke parandaluar mungesën e rendit dhe mbrojtur të drejtat e të tjerëve.
Megjithëse çështja kishte të bënte me shpërbërjen e një shoqate e të një lëvizje, e jo me shpërbërjen e një partie politike, Gjykata pranonte se organizatat shoqërore, si ajo e kërkuesit, mund të luanin një rol të rëndësishëm në formësimin e politikës dhe politikave. Ajo ritheksoi se një Shteti nuk i duhej të priste për të ndërhyrë deri sa një parti politike të ketë përdorur dhunën. Edhe në rast se lëvizja politike nuk kishte bërë ndonjë përpjekje për të ardhur në pushtet dhe rreziku i politikës së saj nuk ishte mjaftueshmërisht evidente, një Shtet kishte të drejtë të merrte masa parandaluese për mbrojtjen e demokracisë për sa kohë ishte vërtetuar se një lëvizje e tillë kishte filluar të ndërmerrte hapa konkretë në jetën publike për zbatimin e një politike të papajtueshme me standardet e Konventës.
Megjithëse faktikisht nuk kishte ndodhur asnjë dhunë gjatë tubimeve, aktivistët kishin parakaluar në fshatra të veshur me uniforma të stilit ushtarak në formacione të ngjashme me ato ushtarake duke përshëndetur e dhënë komanda. Këto tubime ishin të afta të përcillnin mesazhin se organizatorët e tyre ishin të gatshëm dhe në gjendje të vinin në veprim një organizim paramilitar me qëllim që të përmbushnin synimet e tyre. Veç kësaj, formacioni paramilitar të kujtonte lëvizjen naziste hungareze (Arrow Cross), shtyllë e regjimit përgjegjës për zhdukjen masive të romëve në Hungari. Duke patur parasysh përvojën historike – si ajo e Hungarisë në kohën e pushtetit të Arrow Cross - mbështetja e një shoqate tek demonstrimet paramilitare që shprehin ndarje raciale dhe në mënyrë të nënkuptuar bëjnë thirrje për veprime që bazohen tek dallimet racore, duhet të ketë një efekt frikësues tek anëtarët e një minoriteti të një race tjetër, duke e tejkaluar, për rrjedhojë, fushë-veprimin e mbrojtjes, sipas Konventës, të lirisë së shprehjes dhe tubimit. Në të vërtetë, një parakalim i tillë paramilitar kishte shkuar përtej thjesht shprehjes së një ideje trazuese apo ofenduese, duke patur parasysh praninë fizike të një grupi kërcënues aktivistësh të organizuar.
Për sa i takon shpërndarjes së Shoqatës, ishte irelevante që demonstrimet, të marra më vete, nuk kishin qenë të paligjshme, pasi ishte vetëm në sajë të realizimit të këtyre demonstrimeve që ishte bërë e qartë natyra e vërtetë dhe qëllimet e shoqatës. Në të vërtetë, një varg tubimesh me parada paramilitare të organizuara gjoja për të mbajtur larg të ashtuquajturin “kriminalitet cigan” mund të kishin çuar në një politikë zbatuese të veçimit racor. Ndërsa avokatia e ideve anti-demokratike nuk ishte e mjaftueshme në vetvete për ndalimin e një partie politike, aq më pak të një shoqate, tërësia e rrethanave - veçanërisht veprimet e koordinuara dhe të planifikuara të Lëvizjes - përbënin arsye të mjaftueshme dhe relevante për një masë të tillë. Prandaj, argumentet e autoriteteve hungareze kishin qenë relevante dhe të mjaftueshme për të demonstruar se shpërndarja i përgjigjej një nevoje sociale urgjente.
Kërcënimi që paraqiste Lëvizja, mund të eleminohej në mënyrë të efektshme vetëm duke i hequr Lëvizjes mbështetjen organizative të siguruar prej Shoqatës. Publiku i gjerë mundet që edhe ta kishte perceptuar si legjitimim nga Shteti të një kërcënimi të tillë, ne qoftë se autoritetet do të vazhdonin te pranonin në heshtje aktivitetet e Lëvizjes dhe të Shoqatës duke mbajtur të vlefshme ekzistencën e tyre ligjore. Kjo do të kishte nënkuptuar që Shoqata, duke përfituar prej të drejtave ekskluzive të një entiteti të regjistruar ligjërisht, mund të kishte vazhduar të mbështeste Lëvizjen, dhe se Shteti në mënyrë indirekte do të kishte mundësuar orkestrimin e fushatës së saj të tubimeve. Në fund, përderisa nuk ishte vënë asnjë sanksion shtesë mbi Shoqatën apo Lëvizjen apo anëtarët e tyre, të cilët nuk ishin ndaluar të vazhdonin aktivitetet e tyre politike në forma të tjera, Gjykata konkludoi se shpërbërja nuk kishte qenë jo-proporcionale.
Konkluzioni: nuk ka shkelje (unanimisht).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy