© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues mbi praktikën e Gjykatës nr. 172
Mars 2014
Vistiņš dhe Perepjolkins k. Letonisë (shpërblim i drejtë) [GC] - 71243/01
Vendim 25.3.2014 [GC]
Neni 41
Shpërblim i drejtë
Dëmshpërblimi mbi baza të barabarta për shpronësimin
Fakte – Nëpërmjet një kontrate dhurimit të vitit 1994, kërkuesi fitoi pronësinë e pesë parcelave të tokës, të cilat ndodhen në një ishull që është kryesisht i zënë nga infrastruktura portuale dhe është pjesë e qytetit të Rigas. Në vitet 1990 pronat e kërkuesve u shpronësuan për shkak të zgjerimit të Portit të Rigës në përputhje me një ligj të ri të veçantë që devijonte nga rregullat normale të shpronësimit. Kërkuesit ishin kompensuar me 850 euro dhe 13,500 euro respektivisht. Atyre iu akorduan respektivisht gjithashtu 85,000 EUR dhe EUR 593,150 në lidhje me qiranë për shfrytëzimin e tokës së tyre. Pas përfshirjes së tokës në fjalë në territorin e Portit të Rigas, toka e kërkuesit të parë u vlerësua 900,000 euro dhe toka e kërkuesit të dytë në një total prej 5,000,000 euro.
Në një vendim mbi themelin të datës 25 tetor 2012, Dhoma e Madhe e Gjykatës vendosi, me dymbëdhjetë vota pro dhe pesë kundër, shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1, për shkak të disproporcionalitetit të pajustifikuar ndërmjet vlerës zyrtare kadastrale të tokës dhe shumës së kompensimi të kërkuesve (shiko shënimin informues nr.156).
E drejta – neni 41
(a) Dëmi material –Duke qenë se në vendimin mbi themelin, Gjykata nuk e deklaroi shpronësimi të papajtueshëm me parimin e ligjshmërisë, kriteret e përcaktuara në çështjen e Guiso-Gallisay k. Italisë, nuk mund të zbatohen në rastin në fjalë pasi këto kritere janë të zbatueshme për shpronësimet që ishin në kundërshtim me ligjin. Kështu rivendosja në vend e së drejtës të shkelur të kërkuesve kufizohet vetëm në kompensimin e përshtatshëm nga Shteti, i cili duhej dhënë që në kohën e shpronësimit. Nga ana tjetër, nuk kishte baza për pretendimin e kërkuesve për humbje të të ardhurave (lucrum cessans) në lidhje me periudhën pas shpronësimit. Ky pretendim u hodh poshtë.
Kompensimi i cili do përcaktohet në këtë rast nuk do të nënkuptojë eliminimin e përgjithshëm të pasojave të ndërhyrjes së kundërshtuar dhe as vlerën e plotë të pronës. Gjykata vlerësoi të nevojshme përcaktimin e shumave që ishin, sa më shumë të ishte e mundur, "arsyeshmërisht të lidhura" me vlerën e tregut të parcelave të tokës. Gjithashtu, ajo vendosi që të llogarisë mbi baza të barabarta shumat përkatëse, duke marrë parasysh konkluzionet në vendimin mbi themelin në lidhje me faktin se autoritetet letoneze mund të vendosnin për mos kompensimin e kërkuesve në vlerën e plotë të tregut të pronës së shpronësuar dhe se shuma shumë më të ulëta mund të mjaftonin për të përmbushur kërkesat e nenit 1 të Protokollit nr.1. Më pas Gjykata reduktoi me 75% vlerën kadastrale mesatare efektive mbi baza ekonomike për metër katror të tokës në fjalë, të përcaktuar në bazë të një raport eksperti. Shumat tashmë të paguara kërkuesve në lidhje me kompensimit në nivel të brendshëm u zbritën. Shumave përkatëse iu bënë edhe rregullime te mëtejshme të cilat merrnin parasysh efektet e inflacionit dhe më pas iu shtua interesi ligjor. Së fundi, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të zbritur nga këto shuma shumat e qirasë që u ishin paguar kërkuesve në nivel kombëtar, duke qenë se kërkesa e tyre ka një bazë ligjore të ndryshme nga ajo e kompensimit për shpronësim.
Kështu, kërkuesit të parë iu akordua 339,391 EUR ndërsa kërkuesit të dytë 871,271 EUR në lidhje me dëmin material.
(b) Dëmi jo material –3,000 EUR për secilin kërkues.
(Shih Guiso-Gallisay k. Italisë (shpërblim i drejtë) [GC], 58858/00, 22 dhjetor 2009, shënim informues nr. 125)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy