© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ mbi jurisprudencën e Gjykatës Nr. 160
Shkurt 2013
X dhe të tjerë kundër Austrisë [GC] - 19010/07
Vendim i datës 19.2.2013 [GC]
Neni 14
Diskriminim
Pamundësia e prindit të dytë të një çifti homoseksual për të birësuar fëmijën e tjetrit: shkelje
Faktet – Kërkuesja e parë dhe e tretë janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mes tyre. Kërkuesi i dytë, i lindur jashtë martese, është djali i kërkueses së tretë. Ai është njohur nga i ati dhe ndodhet vetëm nën përgjegjësinë prindërore të nënës së tij. U krye një marrëveshje birësimi me qëllim që të krijohej një lidhje ligjore mes kërkueses së parë dhe fëmijës pa ndërprerë lidhjen e këtij të fundit me nënën e tij. Megjithatë, gjykatat kombëtare refuzuan homologimin e marrëveshjes në fjalë për shkak se ligji austriak parashikonte që birësimi njëprindëror kishte si pasojë ndërprerjen e marrëdhënieve familjare të fëmijës me prindin e tij biologjik që ka të njëjtën gjini me birësuesin dhe që në këtë rast, birësimi i kërkuesit të dytë nga kërkuesja e parë do të kishte si pasojë ndërprerjen e marrëdhënies mes fëmijës dhe nënës së tij, kërkueses së tretë, dhe jo me babain e tij.
Ligji – Neni 14 kombinuar me nenin 8
a) Zbatueshmëria – Marrëdhëniet që bashkojnë tri kërkuesit janë në sferën e «jetës familjare» sipas nenit 8. Si pasojë, neni 14 i kombinuar me nenin 8 zbatohet në rastin në fjalë.
b) Krahasimi i situatës së kërkuesve me atë të një çifti të martuar ku njëri nga bashkëshortët do të dëshironte të birësonte fëmijën e tjetrit – Gjykata nuk sheh asnjë arsye për t’u distancuar nga zgjidhja që ka dhënë në vendimin Gas dhe Dubois kundër Francës dhe arrin në përfundimin se situata e kërkueses së parë dhe të tretë nuk është e krahasueshme me atë të një çifti të martuar.
Përfundimi : asnjë shkelje (njëzëri).
c) Krahasimi i situatës së kërkuesve me atë të një çifti heteroseksual të pamartuar ku njëri nga partnerët do të dëshironte të birësonte fëmijën e tjetrit – Gjykata pranon se situata e kërkuesve është e krahasueshme me atë të një çifti heteroseksual të pamartuar, ku njëri nga partnerët do të dëshironte të birësonte fëmijën e tjetrit. Qeveria austriake nuk ka argumentuar se çiftet homoseksuale dallohen nga çfitet heteroseksuale të pamartuara nga një status ligjor i veçantë. Ajo ka pranuar se teorikisht, çiftet homoseksuale dhe çiftet heteroseksuale ishin po aq të afta apo të paafta për birësimin në përgjithësi dhe birësimin bashkëprindëror në veçanti. Ligji austriak e lejon birësimin bashkëprindëror nga çiftet heteroseksuale të pamartuara. Nga ana tjetër, një çift homoseksual e ka të pamundur nga ana ligjore për të kryer një birësim bashkëprindëror sepse dispozitat e duhura të Kodit Civil parashikojnë që birësuesi zëvendëson prindin biologjik që ka të njëjtën gjini me të. Meqënëse kërkuesja e parë është një grua, në rast se ajo birëson fëmijën e partneres së saj, ndërpriten vetëm lidhjet ligjore mes kësaj të fundit dhe fëmijës. Në këtë mënyrë, të interesuarat nuk mund të kryenin birësimin me qëllim që të krijonin mes kërkueses së parë dhe kërkuesit të dytë një lidhje gjinore që do t’i shtohej asaj që ekzistonte mes fëmijës dhe nënës së tij.
Duke argumentuar se kërkesa për birësimin kundërshtues ishte rrëzuar për shkaqe të tjera nga ato që lidhen me orientimin seksual të kërkueseve, Qeveria thekson se të interesuarit i janë drejtuar Gjykatës për kryerjen e një kontrolli abstrakt të legjislacionit të zbatueshëm. Gjykata nuk bindet nga ky argument. Ajo vëren se gjykatat austriake e kanë shprehur qartë se birësimi me efektet e dëshiruara nga të interesuarit ishte i pamundur në bazë të Kodit Civil. Ato nuk janë ndalur në rrethanat e veçanta të çështjes dhe nuk kanë kërkuar nëse ekzistonin arsye për të mos marrë në konsideratë refuzimin e babait të fëmijës për birësimin e parashikuar. Në vend të kësaj, gjykata rajonale ka theksuar se nocioni i «prindërve», ashtu siç konceptohej nga e drejta austriake e familjes, i referohej dy personave me gjini të kundërt dhe theksoi interesin e fëmijës për të mbajtur marrëdhënie me dy prindërit me gjini të kundërt.
Fakti që birësimi i dëshiruar nga të interesuarit ishte i pamundur nga ana ligjore nuk ka rreshtur së qeni në qendër të shqyrtimit të çështjes nga gjykatat kombëtare dhe i ka penguar ato të verifikojnë konkretisht nëse ky birësim ishte në interesin e fëmijës. Ndërkohë, ato duhej ta shqyrtonin këtë çështje njësoj sikur kërkesa për birësim të ishte paraqitur nga një çift heteroseksual i pamartuar. Si pasojë, kërkuesit janë prekur direkt nga situata juridike kundërshtuese dhe mund ta konsiderojnë veten viktima të shkeljes së ankimuar sepse kërkesa e tyre për birësim synonte të njihte në planin ligjor jetën e tyre familjare.
Trajtimi i diferencuar që kanë pësuar të interesuarit në raport me një çift heteroseksual të pamartuar ku njëri prej partnerëve do të dëshironte të birësonte fëmijën e tjetrit, bazohej në orientimin seksual të kërkueseve. Duhet bërë dallimi i këtij rasti me çështjen Gas dhe Dubois, për të cilën Gjykata ka dalë në përfundimin se nuk ekziston një trajtim i diferencuar bazuar në orientimin seksual mes çifteve heteroseksuale të pamartuara dhe çifteve homoseksuale sepse në të drejtën franceze, ndalimi i birësimit bashkëprindëror prek të dyja palët.
Neni 8 nuk i detyron shtetet anëtare ta shtrijnë të drejtën e birësimit bashkëprindëror tek çiftet e pamartuara. Meqënëse legjislacioni austriak e lejon këtë formë birësimi për çiftet heteroseksuale të pamartuara, Gjykata duhet të verifikojë nëse refuzimi për t’i akroduar këtë të drejtë çifteve homoseksuale (të pamartuara) kishte një qëllim të drejtë dhe ishte proporcional me këtë qëllim.
Sipas gjykatave të brendshme dhe Qeversië, e drejta austriake e birësimit synon të rikrijojë situatën që gjendet në një familje biologjike. Gjykata pranon se ruajtja e familjes në kuptimin tradicional të fjalës përbën në parim një qëllim të drejtë që mund të justifikojë një trajtim të diferencuar, ashtu si dhe mbrojtjen e interesit të fëmijës. Megjithatë, në rastin e një diferencimi gjinor apo trajtimi të diferencuar që bazohet në orientimin seksual, i takon qeverisë së paditur të tregojë që diferencimi në fjalë ishte i nevojshëm për realizimin e këtij qëllimi. Qeveria austriake nuk ka paraqitur prova që vërtetojnë se do të ishte e dëmshme për një fëmijë të rritej nga një çift homoseksual apo të ketë ligjërisht dy nëna apo dy baballarë. Përveç kesaj, ligji austriak e lejon birësimin nga një person i vetëm, qoftë dhe homoseksual. Nëse ky i fundit jeton me një partner të rregjistruar, kërkohet miratimi i këtij të fundit. Si pasojë, ligjvënësi pranon se një fëmijë mund të rritet në një familje të përbërë nga një çift homoseksual, duke pranuar që kjo situatë nuk është e dëmshme për fëmijën. Po ashtu, Gjykata pranon argumentimin e kërkuesve sipas të cilit familjet e krijuara de facto nga një çift homoseksual, janë një realitet që ligji as i njeh dhe as i mbron. Këto konsiderata ngjallin dyshime serioze në lidhje me proporcionalitetin e ndalimit absolut të birësimit bashkëprindëror nga çiftet homoseksuale.
Qeveria austriake argumenton gjithashtu se në mungesë të një konsensusi europian mbi çështjen e birësimit bashkëprindëror nga çiftet homoseksuale, shtetet anëtare gëzojnë një hapësirë të gjerë veprimi për të vendosur në këtë fushë. Megjithatë, Gjykata nuk është thirrur për t’u shprehur mbi çështjen e përgjithshme të lejimit të birësimit bashkëprindëror për çiftet homoseksuale, por mbi trajtimin e diferencuar të ankimuar mes çifteve heteroseksuale të pamartuara dhe çifteve homoseksuale në këtë fushë. Në këto kushte, vetëm dhjetë shtete anëtare të Këshillit të Europës që e lejojnë birësimin bashkëprindëror për çiftet e pamartuara mund të shërbejnë si pika krahasimi. Vetëm gjashtë prej tyre nuk bëjnë dallim mes çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale dhe katër të tjerë mbajnë të njëjtin qëndrim si Austria. Elementet e pakta të këtij krahasimi nuk mundësojnë nxjerrjen e një përfundimi mbi një konsensus të mundshëm mes shteteve europiane.
Gjykata në këtë rast nuk duhej të vendoste nëse duhej pranuar ose jo kërkesa për birësim e paraqitur nga kërkuesit, por për çështjen nëse të interesuarit kanë qenë viktima të një diskriminimi, për shkak se birësimi i kërkuar ndeshet me një pengesë ligjore absolute dhe si pasojë, gjykatat e brendshme nuk kanë pasur mundësinë të verifikonin konkretisht nëse ky birësim i shërbente apo jo interesit të kërkuesit të dytë.
Gjykata mendon se Qeveria nuk ka paraqitur arsye bindëse për të vendosur se përjashtimi i çifteve homoseksuale nga fusha e birësimit bashkëprindëror që u lejohet çifteve heteroseksuale të pamartuara ishte e nevojshme për ruajtjen e familjes tradicionale ose mbrojtjes së interesit të fëmijës. Si pasojë, trajtimi i diferencuar kundërshtues ishte diskriminues.
Përfundimi: shkelje (dhjetë vota pro ndaj shtatë votave kundër).
Neni 41: 10 000 EURO si dëmshpërblim moral për tri kërkuesit.
(Shih Gas dhe Dubois kundër Francës, nr. 25951/07, 15 mars 2012, Shënim informativ nr. 150).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy