© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ për jurisprudencën nr. 154 të Gjykatës
korrik 2012
X k. Finlandës - 34806/04
Vendim, datë 3.7.2012 [Seksioni IV]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i të drejtës private
Administrimi i detyruar i medikamenteve terapeutike në institucionet e shëndetit mendor: shkelje
Neni 5
Neni 5-1-e
Personat me probleme mendore
Izolimi i detyruar në një institucion të shëndetit mendor: shkelje
Faktet – Kërkuesja, pediatre në profesion, u arrestua në tetor të vitit 2004 lidhur me proceset penale të hapura kundër saj pas pretendimit që kishte ndihmuar një nënë të largonte të bijën nga institucionet e kujdesit publik. Gjykata urdhëroi transferimin e kërkueses në një institucion të kujdesit mendor, kur një mjek, pas ekzaminimit të saj për një periudhë mbi dy muaj, arriti në përfundimin se ajo vuante nga çrregullimi diluziv dhe se i plotësonte kriteret për shtrim të detyruar. Në shkurt të vitit 2005, Bordi i Psikiatrisë Mjeko-Ligjore i Autoritetit Kombëtar për Çështjet Mjeko-Ligjore urdhëroi trajtimin e detyruar për kërkuesen, bazuar në raportin e mjekut. Pas këtij vendimi, spitali filloi t’i bënte injeksione kërkueses, pasi ajo kishte refuzuar që trajtimin mjekësor ta merrte me anë të pilulave. Ajo nuk doli nga spitali deri në janar të vitit 2006, ndërkohë që trajtimi i saj përfundoi zyrtarisht në qershor të të njëjtit vit. Kërkuesja e kundërshtoi mbajtjen e saj me detyrim dhe trajtimin e pavullnetshëm pa sukses para gjykatave kombëtare.
Ligji – Neni 5 § 1: vendimi fillestar për ta futur kërkuesen në kujdes spitalor pa vullnetin e saj u mor nga një organ administrativ i pavarur, me ekspertizë ligjore dhe mjekësore dhe u bazua në një ekzaminim tërësor psikiatrik të kryer në një institucion të shëndetit mendor nga një mjek, i cili nuk kishte marrë pjesë në vendimin për trajtim të pavullnetshëm të kërkueses. Procesi i vendimmarrjes kishte ardhur pas procedurave të brendshme ligjore në të gjitha rastet, ndërkohë që Ligji “Për Shëndetin Mendor” nuk ishte mjaftueshmërisht i qartë dhe i parashikueshëm në këtë aspekt. Por, e drejta e brendshme duhej që edhe t’i mbronte individët nga mohimi arbitrar i lirisë dhe i sigurisë të tyre. Ndërkohë që nuk kishte probleme me kufizimin fillestar të kërkueses, siç ishte urdhëruar nga një organ i pavarur i specializuar pas ekzaminimit psikiatrik, dhe që kishte qenë objekt rishikimi juridik, garancitë kundër arbitraritetit ishin të papërshtatshme lidhur me vijimin e mbajtjes së pavullnetshme të kërkueses në institucionin e kujdesit të shëndetit mendor pas kësaj periudhe. Më specifikisht, nuk pati një opinion të pavarur psikiatrik, pasi të dy mjekët që vendosën për zgjatjen e qëndrimit të saj të pavullnetshëm në institucion ishin nga i njëjti spital ku mbahej kërkuesja. Për më tepër, sipas së drejtës finlandeze kërkuesja nuk mund të kërkonte vetë rishikimin e nevojës për vazhdimin e mbajtjes së saj në institucion, pasi një rishikim i tillë mund të bëhej një herë në gjashtë muaj me iniciativën e organeve përkatëse kombëtare. Pra, procedura e përshkruar në të drejtën kombëtare nuk parashikonte garanci të mjaftueshme kundër arbitraritetit.
Përfundimi: shkelje (unanimisht).
Neni 8: Ndërhyrja mjekësore në kundërshtim me dëshirën e individit, normalisht që përbën ndërhyrje në jetën e tij/saj private dhe në veçanti ndërhyrje në integritetin e tij/saj vetjak. Kjo ndërhyrje është e justifikuar nëse është në përputhje me ligjin, në qoftë se bëhet për një qëllim legjitim dhe në qoftë se është përpjesëtimore. Aksesi dhe parashikueshmëria e ligjit në fjalë në çështjen e kërkueses nuk çoi në ndonjë problem. Por, Neni kërkon po ashtu që ligji në fjalë të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës, gjë e cila në fushën specifike të mjekimit të detyruar do të thotë së legjislacioni kombëtar duhet të ofrojë një lloj mbrojtje për individin kundër ndërhyrjes arbitrare. Sipas ligjit për shëndetin mendor, mjekët që ndjekin një pacient mund të vendosin për trajtimin që do t’i jepet pacientit, pavarësisht nga dëshira e pacientit, dhe vendimet e marra prej tyre nuk janë objekt apeli. Por, duke marrë parasysh rëndësinë e administrimit të detyruar të mjekimit, Gjykata u shpreh se ligji mbi të cilin bazohej ky trajtim duhej të ofronte garancitë e duhura kundër arbitraritetit. Në çështjen e kërkueses, këto garanci nuk kishin qenë të pranishme: vendimi për ta mbajtur kërkuesen në institucion pa vullnetin e saj përfshinte autorizimin automatik të administrimit të detyruar të trajtimit mjekësor në rast se kërkuesja e refuzonte trajtimin. Vendimmarrja ishte vetëm në duart e mjekëve që e trajtonin atë dhe nuk ishte objekt i asnjë lloj kontrolli juridik. Kërkuesja nuk kishte në dispozicion asnjë mjet efektiv ligjor me anë të cilit mund t’i kërkonte gjykatës të vendoste për ligjshmërinë ose përpjesëtueshmërinë e masës ose ndërprerjes mbi të. Për rrjedhojë, ndërhyrja nuk ishte “në përputhje me ligjin”.
Përfundimi: shkelje (unanimisht).
neni 41: 10,000 euro për dëm jomaterial; rrëzim i pretendimit për dëm material.
(Shih po ashtu çështjen Herczegfalvy k. Austrisë, nr. 10533/83, datë 24 shtator 1992)
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Sekretarisë nuk është detyruese për gjykatën.
Klikoni këtu për shenime informative per jurisdrudencen
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy