© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
informues për praktikën 185 të Gjykatës
Maj 2015
Y. k. Sllovenisë - 41107/10
Vendim 28.5.2015 [Seksioni V]
Neni 8
Detyrime pozitive
Neni 8-1
Respekti për jetën private
Dështimi për të mbrojtuar integritetin personal të ankimueses në procesin penal për abuzim seksual :shkelje
Fakte – Në vitin 2001, në moshën 14-vjeçare, kërkuesja pretendohej të kishte qenë viktimë e sulmeve seksuale të përsëritura nga një mik i familjes, X-i. Pas kallzimit penal të bërë nga nëna e kërkueses, hetimet filluan në vitin 2003 dhe procesi penal kundër X-it nisi në vitin 2007. Në vitin 2009, pas zhvillimit të 12 seancave në total, gjykatat e brendëshme e liruan X-in nga të gjitha akuzat për arsyen se disa nga pretendimet e kërkueses në lidhje me gjendjen fizike të X-it nuk u provuan nga një ekspert, duke e bërë keshtu të pamundur, në këndvështrimin e gjykatave, të provonin fajin e X-it përtej një dyshimi të arsyeshëm. Apelimi i këtij vendimi nga Prokurori i Shtetit u hodh poshtë në vitin 2010, ashtu si, pak muaj më vonë, edhe kërkesa e kërkueses drejtuar Prokurorit Suprem të Shtetit për mbrojtjen e legalitetit.
Ligji – Neni 8: Gjykata duhej të shqyrtonte nëse Shteti i paditur kishte siguruar mbrojtje të mjaftueshme të së drejtës së kërkueses për respektim të jetës së saj private, veçanërisht të integritetit të saj personal, lidhur me mënyrën në të cilën ishte pyetur gjatë procesit penal kundër abuzuesit seksual të pretenduar. Në këtë proces, asaj i duhej të siguronte një balancë të drejtë mes të drejtave të kërkueses si një viktimë e thirrur për të dëshmuar në një proces penal, nën mbrojtjen e Nenit 8, dhe atyre të mbrojtjes, domethënë të drejtës së të akuzuarit për të thirrur dhe ripyetur dëshmitarët, përcaktuar në Nenin 6 § 3 (d). Ndryshe nga pozicioni në çështje të tjera të ngjashme, të shqyrtuara më parë nga Gjykata, të gjitha të sjella përpara saj nga personat e akuzuar, në çështjen aktuale, Gjykata duhej ta shqyrtonte këtë çështje nga perspektiva e viktimës së pretenduar.
Në çështjen prezente, interesat e garantimit të një procesi të drejtë gjyqësor kërkonin që X-it t’i sigurohej mundësia për të kundër-pyetur kërkuesen, veçanërisht për faktin se dëshmia e kërkueses në gjyq siguronte provën e vetme direkte për çështjen, ndërsa dëshmitë e tjera të paraqitura ishin konfliktuese.
Megjithatë, në kushtet që proceset penale për vepra seksuale perceptoheshin nga viktimat si një përvojë e pakëndshme dhe e tejzgjatur, dhe se përballja direkte mes personave të akuzuar për abuzim seksual dhe viktimave të pretenduara përmbante rrezikun e traumatizimit të mëtejshëm të viktimave, bërja e kundër-pyetjeve personalisht nga i akuzuari duhej t’i nënshtrohej një vlerësimi mëse të kujdesshëm nga ana e gjykatave nacionale. Në të vërtetë, disa instrumente ndërkombëtare, përfshirë të drejtën e Bashkimit Europian, parashikonte garantimin e disa të drejtave për viktimat, inter alia, të abuzimit seksual, përfshirë detyrën e Shtetit për t’i mbrojtur ata nga intimidimi dhe viktimizimi i përsëritur gjatë dhënies së dëshmisë së abuzimit.
Në lidhje me këtë, Gjykata vërejti se marrja në pyetje e kërkueses ishte zgjatur në katër seanca gjyqësore të zhvilluara në shtatë muaj, një periudhë e gjatë që në vetvete ngrinte shqetësime, veçanërisht në kushtet e mungesës së një arsye të qartë për intervalet e gjata mes seancave. Veç kësaj, në dy prej këtyre seancave, X-i e kishte ripyetur personalisht kërkuesen, duke kundërshtuar në mënyrë të vazhduar vërtetësinë e përgjigjeve të saj dhe duke iu drejtuar asaj me pyetje të një natyre personale. Në këndvështrimin e Gjykatës, këto pyetje kishin për qëllim të sulmonin besueshmërinë e kërkueses, si dhe poshtërimin e karakterit të saj. Megjithatë, pavarësisht detyrës së autoriteteve gjyqësore për të mbikqyrur formën dhe përmbajtjen e pyetjeve dhe komenteve të X-it dhe, për të ndërhyrë, nëse e domosdoshme, ndërhyrja e gjyqtarit kryesues nuk kishte qenë e mjaftueshme për të lehtësuar çfarë kishte qenë qartazi një përvojë stresuese për kërkuesen.
Sa i takon pretendimit të kërkueses se avokati i X-it duhet të ishte skualifikuar nga procesi meqë ajo ishte konsultuar me të në lidhje me sulmet seksuale menjëherë pasi ngjarjet e pretenduar kishin ndodhur, Gjykata gjeti që e drejta e brendshme e zbatueshme, ose mënyra e zbatimit të saj për çështjen në fjalë, nuk kishte mbajtur mjaftueshëm parasysh interesat e kërkueses. Kjo ishte kështu pasi efekti psikologjik negativ i bërjes së kundër-pyetjeve nga avokati i X-it kishte kapërcyes në mënyrë të konsiderueshme ankthin që kërkuesja do të kishte përjetuar në rast se ajo do të ishte pyetur nga një avokat tjetër. Veç kësaj, çdo informacion që ai mund të kishte marrë prej saj në cilësinë e tij si avokat, duhet të ishte trajtuar si konfidencial dhe nuk duhet të ishte përdorur në interes të një personi me interesa të kundërta në të njëjtën çështje.
Gjykata vërejti, gjithashtu, papërshtashmërinë e pyetjeve të bëra kërkueses nga gjinekologu i caktuar nga gjykata e rrethit për të përcaktuar nëse ajo ishte angazhuar në marrëdhënie seksuale në kohën e ngjarjeve nën hetim. Në lidhje me këtë, autoriteteve u kërkohej të siguronin që të gjithë pjesëmarrësit në procesin penal, të thirrur për t’i asistuar ata në procesin e hetimit dhe të vendim-marrjes, të trajtonin viktimat dhe dëshmitarët e tjerë me dinjitet dhe të mos u shkaktonin atyre vështirësi të panevojshme. Megjithatë, gjinekologu i caktuar, jo vetëm që nuk kishte trajnimin e duhur për zhvillimin e intervistave me viktimat e abuzimit seksual, por edhe i ishte drejtuar kërkueses me pyetje dhe komente akuzuese që shkonin përtej detyrës së tij dhe ekspertizës së tij mjeksore. Për pasojë, kërkuesja ishte vënë në pozicion mbrojtës në mënyrë të panevojshme duke shtuar stresin në procesin penal.
Edhe pse autoritetet e brendëshme kishin marrë një numër masash për të parandaluar traumatizimin e mëtejshëm të kërkueses, këto masa në fund kishin rezultuar të pamjaftueshme për sigurimin e një balance të përshtatshme mes të drejtave dhe interesave të saj, të mbrojtura nga Neni 8, dhe të drejtat për mbrojtje të X-it, të mbrojtura nga Neni 6 i Konventës.
Përfundim: shkelje (gjashtë vota me një).
Gjykata gjeti, po ashtu, unanimisht, një shkelje të Nenit 3 për shkak të dështimit të autoriteteve të Shtetit të paditur për të siguruar një hetim dhe ndjekje të menjëherëshme të ankesës së kërkueses për abuzim seksual.
Neni 41: EUR 9,500 për dëm jo-material.
(Shiko gjithashtu S.N. k. Suedisë, 34209/96, 2 korrik 2002, Information Note 44; Aigner k. Austrisë, 28328/03, 10 Maj 2012; dhe Factsheet për Violence against women)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo pëmbledhje e bërë nga Sekretaria nuk krijon detyrime për Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy