© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 183
Mars 2015
Y.Y. k. Turqisë - 14793/08
Vendim 10.3.2015 [Seksioni II]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës private
Operacion për ndërrim gjinie i vënë në varësi të demonstrimit, nga personi i interesuar, të paaftësisë së tij për të lindur fëmijë: shkelje
Faktet – Në datën e paraqitjes së kërkesëpadisë, paditësi Y.Y. ishte i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile si i gjinisë femërore. Sipas thënieve të tij, ai është bërë i vetëdijshëm që në moshë të re se ndihej që i përkiste gjinisë mashkullore, çka ishte në kontradiktë me gjininë e tij anatomike. Kështu, ai kishte kërkuar lejen për t’iu nënshtruar një operacioni për ndërrim gjinie, mirëpo ky i fundit i ishte refuzuar më 2006 me të vetmin arsyetim që ai nuk ishte në mënyrë të përhershme i paaftë për të lindur fëmijë. Për këtë, juridiksionet e brendshme kishin zbatuar nenin 40 të Kodit Civil.
Paditësi e mori më në fund lejen për t’iu nënshtruar operacionit në fjalë vetëm më 2013, pesë vjet e shtatë muaj pas rrëzimit të kërkesës së tij të parë. Juridiksionet e brendshme i dhanë të drejtë kërkesës së tij pa hulumtuar fare nëse ai ishte apo jo i aftë për të lindur fëmijë.
Ligji – Neni 8: Në shumë vende anëtare të Këshillit të Evropës për transgjinorët ekziston mundësia për t’i hyrë një trajtimi për ndërrim gjinie, si edhe njohja juridike e identitetit të tyre të ri gjinor. Disa shtete e kushtëzojnë njohjen ligjore të gjinisë së re me një ndërhyrje kirurgjikale për ndërrim gjinie dhe/ose me paaftësinë për të lindur fëmijë. Dhe për disa shtete steriliteti ose shterpësia vlerësohet pas procesit mjekësor ose kirurgjikal për ndërrim gjinie.
Në këtë çështje, paaftësia për të lindur fëmijë është një kërkesë që ka dalë se duhet të plotësohet përpara procesit për ndërrim gjinie, duke e kushtëzuar kështu qasjen e paditësit te kirurgjia për ndërrim gjinie. Në fakt, gjykata është mbështetur në këtë kërkesë për të mos pranuar që ta lejonte paditësin për të kryer ndryshimin fizik që ai dëshironte. Ndërkohë që vetë paditësi ishte përfshirë tashmë, që prej disa vitesh, në një proces ndërrimi gjinie, si përmes një ndjekjeje psikologjike ashtu edhe përmes sjelljes së tij shoqërore si mashkull.
Mirëpo Gjykata nuk gjen dot shpjegim se përse u dashka të vërtetohet paaftësia për të lindur fëmijë e një personi që dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni për ndërrim gjinie, madje përpara se të jetë filluar procesi fizik i ndërrimit të gjinisë.
Ndonëse duke e mbrojtur ligjshmërinë e vendimit të juridiksioneve të brendshme, Qeveria mbështet tezën se as legjislacioni i kundërshtuar, as modalitetet e vënies së tij në zbatim nuk kërkonin që paditësi t’u nënshtrohej disa procedurave mjekësore paraprake sterilizimi apo terapie hormonale. Mirëpo, pa iu nënshtruar një operacioni për sterilizim, Gjykata nuk e gjen dot se si do të mund ta plotësonte paditësi kërkesën për shterpësi të përhershme përderisa, në rrafshin biologjik, ai e ka aftësinë për të lindur fëmijë.
Sidoqoftë, Gjykata nuk e çmon të nevojshme që të shprehet rreth pikës se sa qasje kishte eventualisht paditësi te disa trajtime mjekësore që do ta kishin lejuar atë për ta plotësuar këtë kërkesë. Në fakt, gjithsesi, ajo është e mendimit se respekti që duhet të tregohet për tërësinë fizike të të interesuarit do të binte ndesh me faktin që ai të jetë i detyruar t’i nënshtrohet këtij lloji trajtimesh.
Në fund të fundit, në rrethanat e çështjes në fjalë e duke pasur parasysh formulimin e ankesës së paditësit, Gjykatës i mjafton të konstatojë që i interesuari e ka kundërshtuar, si përpara juridiksioneve të brendshme ashtu edhe përpara Gjykatës, përmendjen në ligj të paaftësisë së përhershme për të lindur fëmijë si kërkesë paraprake për një leje ndërrimi gjinie.
Në fakt, kjo kërkesë nuk duket aspak e domosdoshme në vështrim të argumenteve të Qeverisë, me synim për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm dhe të interesave të individit, për ta përligjur mbajtjen nën kontroll të operacioneve për ndërrim gjinie. Për rrjedhojë, edhe sikur rrëzimi i kërkesës fillestare të paditësit për t’iu dhënë qasje te kirurgjia për ndërrim gjinie të ishte i mbështetur në një arsye me rëndësi, ai nuk mund të konsiderohet si i mbështetur në një arsye të mjaftueshme. Ndërhyrja që rezultoi prej tij në të drejtën e paditësit për respektimin e jetës së tij private nuk mund të paraqitet pra sikur të ketë qenë “e domosdoshme” në një shoqëri demokratike.
Ndryshimi i qëndrimit të gjykatës që, në maj 2013, ia ka dhënë paditësit lejen për t’iu drejtuar kirurgjisë për ndërrim gjinie duke mos e marrë parasysh faktin se i interesuari nuk ishte me paaftësi të përhershme për të lindur fëmijë, e përforcon me siguri edhe më shumë këtë konstatim.
Kështu, duke ia mohuar paditësit për shumë vite mundësinë për të pasur qasje te një operacion i tillë, shteti e ka shpërfillur të drejtën e të interesuarit për respektimin e jetës së tij private.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41 : 7 500 EUR për dëm moral.
(Kjo çështje ka si objekt se sa janë të pajtueshme me nenin 8 kushtet që i diktohen një personi që ka dëshirë të ndërrojë gjini. Për çështje të mëparshme në të cilat Gjykata ka hulumtuar nëse ishin ose jo të përligjura kufizimet që u janë diktuar disa transgjinorëve të operuar në ushtrim të së drejtës së tyre ne bazë të nenit 8, shih, për shembull, Christine Goodwin k. Mbretërisë së Bashkuar [DhM], 28957/95, 11 korrik 2002, Shënim informativ 44; Van Kück k. Gjermanisë, 35968/97, 12 qershor 2003, Shënim informativ 54; dhe Hämäläinen k. Finlandës [DhM], 37359/09, 16 korrik 2014, Shënim informativ 176.)
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy