© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 159
Janar 2013
Zolotas k. Greqisë (nr. 2) - 66610/09
Vendim 29.1.2013 [Seksioni I]
neni 1 i Protokollit nr. 1
neni 1 pika 1 i Protokollit nr. 1
Respektimi i pasurive
Dhënie në favor të shtetit e mbetjes së llogarive bankare jo aktive e cila i nënshtrohet parashkrimit: shkelje
Faktet – Ndërkohë që kishte çelur një llogari bankare në Greqi, paditësi u detyrua të largohej nga vendi për disa vite. Kur u kthye, banka nuk pranoi që t’ia kthente shumën e pranishme në llogarinë e tij, me arsyetimin se aty nuk ishte regjistruar asnjë veprim që prej më shumë se njëzet vjetësh. Më 2003, paditësi iu drejtua juridiksioneve civile për ta marrë shumën në fjalë (30 550 EUR). Këto të fundit çmuan se pretendimet e tij ndaj bankës ishin prekur nga afati për parashkrim i parashikuar në Kodin Civil dhe se shuma objekt konflikti i takonte shtetit, përfitues i llogarive bankare të mbetura jo aktive. Në janar 2009, Gjykata e Kasacionit e rrëzoi kërkesën për rekurs të paditësit.
Ligji – Neni 1 i Protokollit nr. 1: Kur paditësi ka shkuar në shkurt 2003 në bankën e tij për t’u interesuar për gjendjen e llogarisë së vet, ai ka mësuar se, në mungesë të çdolloj lëvizjeje në atë llogari që prej gjashtëmujorit të dytë të vitit 1981, të gjitha pretendimet lidhur me të ishin prekur nga parashkrimi. Nga vendimet e juridiksioneve të brendshme del se, duke çelur llogarinë e tij, paditësi kishte lidhur me bankën një marrëveshje depozitimi. Pretendimet e paditësit të lindura nga kjo marrëveshje i nënshtroheshin parashkrimit njëzetvjeçar të parashikuar nga Kodi Civil. Juridiksionet e brendshme të cilave iu drejtua paditësi kanë bërë zbatim të ligjit sipas të cilit depozitimet në të holla dhe interesat e tyre pranë bankave i kalojnë përfundimisht shtetit kur ato nuk janë kërkuar nga zotëruesi i llogarisë ose kur nuk ka pasur asnjë lëvizje të llogarisë për një periudhë njëzetvjeçare. Gjykata e Apelit ka gjykuar për më tepër se afati i parashkrimit as nuk ishte ndërprerë, meqenëse regjistrimi i interesave të prodhuara nga llogaria e paditësit në librat e llogarive të bankës nuk përbënin një rast për ndërprerjen e afatit, as nuk ishte pezulluar për shkakun e forcës madhore të përmendur nga paditësi.
Parashkrimi i pretendimeve të paditësit rreth llogarisë së tij ka përbërë një cenim të së drejtës së tij për pronën. Parashkrimi ndjek një qëllim të drejtë dhe me interes publik: likuidimin, për arsye ekonomie shoqërore, të marrëdhënieve juridike të krijuara në një të kaluar aq të largët saqë ekzistenca e tyre bëhet e pasigurt. Ky sistem parashkrimi është i arsyeshëm, ngaqë afati njëzetvjeçar është i bollshëm dhe për të interesuarit nuk është e vështirë as e pamundur që ta ndalin parashkrimin. Megjithatë, zbatimi i një mase kaq rrënjësore sa parashkrimi i pretendimeve lidhur me një llogari bankare me arsyetimin se gjatë njëfarë periudhe nuk ka pasur asnjë lëvizje në atë llogari, i çiftëzuar me jurisprudencën sipas së cilës regjistrimi i interesave nuk përbën lëvizje llogarie, është i tillë që i vendos zotëruesit e llogarive, sidomos kur këta janë thjesht individë të parrahur me të drejtën civile apo bankare, në një situatë të pavolitshme në raport me bankën apo edhe me vetë shtetin. Sipas Kodit Civil, në qoftë se ai që depoziton një shumë parash në bankë ia transferon kësaj të fundit të drejtën për përdorim të saj, banka duhet ta ruajë atë e, në rast se e përdor për llogari të vet, duhet t’i kthejë depozituesit një shumë të barasvlershme në përfundim të marrëveshjes. Zotëruesi i një llogarie mund të presë atëherë në mirëbesim që depozita e tij pranë bankës të jetë në siguri, sidomos kur vë re se në llogari i shënohen interesa. Ai mund të shpresojë me plot të drejtë që t’i sinjalizohet një situatë e cila u kanoset baraspeshës së marrëveshjes që ai ka lidhur me bankën si edhe interesave të tij financiare, në mënyrë që të marrë paraprakisht masat e veta për t’iu përshtatur ligjit e për ta mbrojtur të drejtën e tij pronësore. Kjo marrëdhënie besimi është e pandashme nga operacionet bankare dhe nga e drejta që lidhet me to. Shteti ka detyrimin pozitiv që ta mbrojë qytetarin e të parashikojë kështu detyrimin e bankave që, duke pasur parasysh pasojat e rënda që mund të ketë parashkrimi, ta informojnë zotëruesin e një llogarie jo aktive rreth afrimit të fundit të afatit të parashkrimit e t’i japin atij kështu mundësinë për ta ndërprerë parashkrimin, duke kryer për shembull një veprim në llogari. Nëse nuk kërkohet asnjë informim i këtij lloji, ka rrezik që të prishet baraspesha e drejtë ndërmjet kërkesave të interesit të përgjithshëm të shoqërisë dhe nevojave të domosdoshme të mbrojtjes së të drejtave themelore të individit. Në mungesë të një informimi të tillë, paditësi është detyruar të mbajë një ngarkesë të tepruar e të shpërpjesëtuar, e cila nuk mund të përligjet as me nevojën për të likuiduar marrëdhënie juridike ekzistenca e të cilave qenka e pasigurt, as me funksionimin e mirë të sistemit bankar.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 15 000 EUR për dëm material dhe dëm moral.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy