© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I DYTË
ÇËSHTJA ZORICA JOVANOVIĆ kundër SERBISË
(Kërkesa nr. 21794/08)
VENDIM
STRASBURG
26 Mars 2013
PËRFUNDIMTAR
09/09/2013
Ky vendim është bërë përfundimtar, sipas nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen e Zorica Jovanović kundër Serbisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Dytë), me trup gjykues të përbërë prej:
Guido Raimondi, President,
Danutė Jočienė,
Peer Lorenzen,
Dragoljub Popović,
Işıl Karakaş,
Nebojša Vučinić,
Paulo Pinto de Albuquerque, gjyqtarë,
dhe Françoise Elens-Passos, Zëvendës Kancelare e Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në 5 mars 2013,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën mbi bazën e kërkesës (nr. 21794/08) kundër Serbisë drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetase serbe, Znj. Zorica Jovanović (“kërkuesja”), më 22 prill 2008.
2. Kërkuesja, të cilit iu dha ndihmë ligjore, u përfaqësua nga Z. D. Govedarica, avokat që ushtronte aktivitetin në Batočina. Qeveria Serbe (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. S. Carić.
3. Kërkuesja u ankua për dështimin e vazhdueshëm nga ana e autoriteteve serbe për t’i siguruar informacion në lidhje me të vërtetat rreth fatit të djalit të saj, për të cilin pretendonte se kishte vdekur ndërsa mbahej në një spital shtetëror, dhe as nuk i kishin ofruar ndonjë zgjidhje tjetër.
4. Më 12 prill 2011 kërkesa e paraqitur iu komunikua Qeverisë. U vendos shqyrtimi në themel i ankimit në të njëjtën kohë me pranueshmërinë i tij (neni 29 § 1).
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
5. Kërkuesja ka lindur më 1953 dhe jeton në Batočina.
6. Faktet e çështjes të paraqitura nga palët, mund të përmblidhen si më poshtë.
A. Faktet e veçanta të rastit të kërkueses
7. Më 28 tetor 1983 kërkuesja lindi një djalë të shëndoshë në Qendrën e Mjekësore Cuprija ("QMC"), një spital shtetëror
8. Nga 28 tetori deri më 30 tetor 1983, kërkuesja kishte kontakte të rregullta me djalin e saj ndërkohë që ai ndodhej ende në QMC.
9. Më 30 tetor 1983 kërkuesja u informuar nga mjekët se ajo dhe djali i saj do të dilnin nga spitali ditën e ardhshme.
10. Mbrëmjen e asaj dite kërkuesja qëndroi me djalin e saj deri në rreth orës 23.00 dhe më pas djali iu morr për tu vendosur në një dhomë të veçantë për foshnjat e porsalindura. Kjo ishte procedurë standarde dhe djali i kërkueses nuk kishte përjetuar probleme mjekësore deri në atë moment.
11. Më 31 tetor 1983, rreth orës 06.30, mjeku i turnit informoi kërkuesen se "fëmija i saj vdiq". Me të dëgjuar këtë, kërkuesja vrapoi menjëherë drejt dhomës ku djali i saj kishte kaluar natën. Megjithatë, ajo u ndalua fizikisht nga punonjës të spitalit. Madje një infermiere u përpoq t’i injektonte qetësues, por kërkuesja kishte rezistuar me sukses. Duke mos pasur mundësi tjetër dhe duke qenë në një gjendje shoku, kërkuesja si përfundim u largua nga QMC-ja. Më pas, të afërmve të saj u tha se autopsia e foshnjës do të kryhej në Beograd, dhe kjo ishte arsyeja pse trupi i tij nuk mund ti jepej ende prindërve. Kërkuesja dhe familja e saj ishin mjaft konfuz për faktin që autopsia do të duhet të kryhej në Beograd, pasi kjo ishte qartazi një praktika jo normale e QMC-së.
12. Nga viti 2001, dhe në veçanti nga viti 2002, mediat serbe filluan raportimin në masë të rasteve të shumta të ngjashme me atë të kërkueses (shih, për shembull, , vizituar më 29 janar 2013).
13. Më 24 tetor 2002, kërkuesja i dërgoi një kërkesë në QMC-së, ku i kërkonte të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me vdekjen e djalit të saj.
14. Më 12 nëntor 2002, kërkuesja u informuar nga QMC-ja se i biri kishte vdekur më 31 tetor 1983, në orën 7.15 dhe se vdekja e tij ishte klasifikuar " exitus non sigmata ", që do të thotë vdekje nga shkaqe të panjohura. QMC-ja deklaroi se nuk kishte informacion tjetër në dispozicion, pasi arkivat e saj ndërkohë kishte pasur një përmbytje dhe shumë prej dokumenteve ishin shkatërruar.
15. Më 22 nëntor 2002, në përgjigje të kërkesës së kërkueses, Komuna e Ćupruja e informoi atë se lindja e djalit të saj ishte regjistruar në regjistrat komunal, por jo vdekja e tij.
16. Më 10 janar 2003 burri i kërkueses (babai i fëmijës) kërkoi pranë zyrës së prokurorit publik të komunës së Cuprija, përgjegjësi penale për personelin mjekësor të QMC-së, të cilin kërkuesja e konsideronte përgjegjës për "rrëmbimin e djalit të tyre".
17. Më 15 tetor 2003 zyra e prokurorisë publik të komunës Cuprija hodhi poshtë kërkesën si të pabazuar, pasi "nuk kishte prova se djali i kërkueses kishte vdekur më 31 tetor 1983". Nuk u dha asnjë arsyetim i më tejshëm dhe asnjë shpresë se do të kryhej ndonjë hetim paraprak lidhur me rastin.
18. Në mars të vitit 2004, Komuna e Cuprija rikonfirmoi përmbajtjen e letrës së saj të datës 22 nëntor 2002.
19. Më 29 prill 2004, QMC-ja i vuri në dispozicion kërkueses të dhënat e saj të brendshme në mbështetje të letrën e saj të datës 12 nëntor 2002.
20. Më 19 shtator 2007 Komuna e Cuprija konfirmoi se, vdekja e djalit të kërkueses nuk ishte regjistruar kurrë zyrtarisht.
21. Më 28 dhjetor 2007 Komuna e Cuprija i dorëzoi kërkueses kopje të certifikatës së lindjes së foshnjës, në përgjigje të kërkesës së saj të hershme, së bashku me kërkesën e QMC-së për regjistrimin e lindjes.
22. Trupi i foshnjës nuk iu dorëzua kërkueses apo familjes së saj. As nuk iu vu në dispozicion ndonjëherë raporti i autopsisë apo ndonjë informacion se kur dhe ku ishte varrosur trupi i foshnjës.
23. Gjatë periudhës prej 12 qershorit 2009 dhe 20 korrikut 2011 kërkuesja trajtohej rregullisht në Qendrën Klinike Kragujevac për, inter alia, simptoma të ndryshme të depresionit të cilat datonin që prej 1999 dhe sidomos 2001.
B. Fakte të tjera të rëndësishme
1. Miratimi i procedurave të reja
24. Në një takim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë më 17 qershor 2003 mbi varrimin e foshnjave të porsalindura të cilën vdisnin në spitale u vendos, ndër të tjera, që trupat mund t’u dorëzoheshin prindërve vetëm nëse këto nënshkruanin një format të veçantë të hartuar për këtë qëllim.
25. Në përgjigje të një kërkese të veçantë dërguar nga kompania shtetërore e funeralit (JKP Pogrebne usluge) më 17 tetor 2003, të gjitha institucionet publike shëndetësore me qendër në Beograd ranë dakord, ndër të tjera, për të zbatuar një procedure të tillë ku një deklaratë e veçantë duhej nënshkruar (a) nga prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes, ku deklaronin se ishin informuar për vdekjen e foshnjës nga personeli spitalor dhe se ata personalisht merrnin përsipër bërjen e varrimit, ose (b) nga një person juridik, ose përfaqësues i tij, i cili do të bënte varrimin për shkak se të tjerët kishin refuzuar ose ishin në pa mundësi për ta bërë këtë. Në mungesë të deklaratave të tilla, kompania shtetëror funerale do të refuzonte të merrte në dorëzim trupat nga spitalet.
2. Raporti Parlamentar i datës 14 korrik 2006 (Izveštaj o radu anketnog odbora obrazovanog radi utvrđivanja istine o novorođenoj deci nestaloj iz porodilišta u više gradova Srbije)
26. Në vitin 2005 qindra prindër të cilët ndodheshin në të njëjtën situatë më atë të kërkueses, pra, foshnjat e tyre të porsalindur ishin "zhdukur" pas vdekjes së supozuar në repartet spitalore, fenomen ky i përhapur sidomos në vitet 1970, 1980 dhe 1990, i kërkuan Parlamentin serb zgjidhje të problemit së tyre.
27. Më 14 korrik 2006 Parlamenti miratoi formalisht një raport të përgatitur nga Komisioni Hetues i themeluar për këtë qëllim. Gjetjet e këtij raporti arritën në përfundimin, ndër të tjera, se (a) ka pasur mangësi serioze në legjislacionin në fuqi në atë kohë dhe në procedurat e organeve të ndryshme shtetërore dhe autoriteteve shëndetësore, (b) situata justifikonte dyshimet ose shqetësime e prindërve për atë se çfarë u kishte ndodhur me të vërtetë foshnjave të tyre, (c) asnjë zgjidhje sipas së drejtës penale nuk mund të ishte efektive tashmë për shkak të afateve të zbatueshme të parashkrimit (shih paragrafin 34 më poshtë), dhe (d) për këtë arsye një përpjekje e përbashkët nga ana e të gjitha organeve të Qeverisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin përkatës, ishin të nevojshme për tu siguruar prindërve zgjidhjen e duhur.
3. Deklaratat e bëra nga Kryetari i Parlamentit
28. Më 16 prill 2010, media lokale raportoi se, Kryetari i Parlamentit serb ka deklaruar se do të formohej një grup pune parlamentar për të hartuar legjislacionin e ri që kishte për qëllim t’i jepte një zgjidhje çështjes së prindërve të foshnjave të "zhdukura".
4. Raporti i Ombudsmanit i 29 korrik 2010 (Izveštaj zaštitnika građana o slučajevima tzv. “nestalih beba” sa preporukama)
29. Pas një hetimi të gjerë lidhur me këtë çështje, Ombudsmani konstatoi, ndër të tjera, se (a) në kohën përkatëse, nuk kishte pasur procedura koherente dhe/ose rregulla statutore lidhur me atë se çfarë duhet të ndodhte në situatat kur një fëmijë i porsalindur ndërronte jetë në spital; (b) mendimi mjekësor që dominon ishte se prindërve u duhej kursyer dhimbja shpirtërore që mund tu shkaktonte organizimi prej tyre i shërbimit funeral për foshnjat e porsalindura, e cila ishte arsyeja pse ishte shumë e mundshme që çifte të caktuara të ishin privuar qëllimisht nga mundësia për ta bërë këtë; (c) raportet e autopsisë ishin zakonisht të paplotë, jo bindës dhe shumë të dyshimtë në vërtetësinë e tyre; (d) pra, nuk mund të përjashtohej mundësia që foshnjat në fjalë të ishin marrë nga familjet e tyre në mënyrë të paligjshme; (e) për të ardhur në kohët më të vona, reagimi i Qeverisë në periudhën midis vitit 2006 dhe 2010 kishte qenë i pamjaftueshëm, dhe (f) për këtë arsye prindërit kishin të drejtë për të mësuar të vërtetën për fatin e vërtetë të foshnjave të tyre, çka mund të arrihej vetëm nëpërmjet miratimit të një lex specialis.
5. Raporti i paraqitur nga Grupi i Punues në Parlament më 28 dhjetor 2010 (Izveštaj o radu radne grupe za izradu predloga zakona radi stvaranja formalno-pravnih uslova za postupanje nadležnih organa po prijavama o nestanku novorođene dece iz porodilišta)
30. Në përgjigje të gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit Parlamentar të 14 korrikut 2006 (shih paragrafët 26 dhe 27 më lart), u krijua nga Parlamenti një grup pune më 5 maj 2010 (shih paragrafin 28 më lart). Detyra e tij ishte vlerësimi i situatës dhe propozimi për ndryshimet që duheshin bërë në legjislacion.
31. Më 28 dhjetor 2010, Grupi Punues dorëzoi raportin e saj në Parlament. Pas një analize të hollësishme të legjislacionit tashmë të ndryshuar, ai arriti në përfundimin se, nuk ishin të nevojshme ndryshime të tjera me përjashtim në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave mjekësore, por që gjithsesi në lidhje me këtë çështje tashmë ishte duke u përgatitur një legjislacion i ri (nacrt Zakona o evidencijama u oblasti zdravstva ). Grupi i Punës vuri në dukje në mënyrë të veçantë, ndër të tjera, se neni 34 i Kushtetutës nuk e lejonte zgjatjen e afateve të parashkrimit për ndjekjen penale në lidhje me krimet e kryera në të kaluarën dhe as krijimin e vepra të reja më të rënda penale dhe/ose dënime më të ashpra për krimet e kryera në të kaluarën (shih paragrafin 32 më poshtë). Kodi ekzistues penal parashikonte disa vepra penale të cilat lidheshin me këtë çështje megjithatë, ligji për Kujdesin Shëndetësor përcaktonte një procedurë të detajuar çka e bënte të pamundur për prindërit që të nxirrnin nga repartet spitalore foshnjat e tyre të porsalindura në mënyrë të paligjshme ( shih paragrafët 35 dhe 41 më poshtë ) .
II. E DREJTA DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
A. Kushtetuta e Republikës së Serbisë (Ustav Republike Srbije; publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Serbisë – OG RS – nr. 98/06)
32. Neni 34 i Kushtetutës parashikon si më poshtë:
“Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk konsiderohej e tillë me ligj apo me ndonjë rregullore në zbatim të ligjit në kohën e kryerjes së saj. Nuk mund të jepet një dënim i cili nuk ka qenë parashikuar në kohën e kryerjes së veprës penale.
Dënimet do të përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën kur është kryer vepra, me përjashtim të ligjit penal favorizues i cili ka fuqi prapavepruese. Veprat penale dhe dënimet do të parashikohen me ligj.”
B. Kodi Penal i Republikës Socialiste të Serbisë i 1977 (Krivični zakon Socijalističke Republike Srbije; publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës Socialiste të Serbisë nr. 26/77, 28/77, 43/77 dhe 20/79)
33. Neni 116 parashikonte, inter alia, se kushdo që rrëmbente fëmijën e mitur nga prindërit e tij ose e mbante atë në mënyrë të paligjshme dënohej me burg prej një deri në dhjetë vjet.
C. Kodi Penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë i 1976 (Krivični zakon Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije; publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë – OG SFRY – nr. 44/76, 36/77, 34/84, 37/84, 74/87, 57/89, 3/90, 38/90, 45/90, 54/90 dhe në Fletoren Zyrtare të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë nr. 35/92, 16/93, 31/93, 37/93, 24/94, 61/01, dhe në OG RS nr. 39/03)
34. Nenet 95 dhe 96 parashikonin, inter alia, që ndjekja penale e veprës penale të parashikuar në nenin 116 të Kodit Penal të Republikës Socialiste të Serbisë parashkruhej, kur kishin kaluar më shumë se njëzet vjet nga koha e kryerjes së saj.
D. Kodi Penal i Republikës së Serbisë 2005 (Krivični zakonik; publikuar në OG RS nr. 85/05, 88/05, 107/05, 72/09 dhe 111/09)
35. Sipas neneve 191, 192, 388 dhe 389, format e ndryshme të rrëmbimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, përfshirë edhe ato për qëllime të birësimit, përcaktohen si krime.
E. E drejta e detyrimeve (Zakon o obligacionim odnosima; publikuar në OG SFRY nr. 29/78, 39/85, 45/89, 57/89 dhe 31/93)
36. Sipas neneve 199 dhe 200 kushdo që ka pësuar dhimbje fizike, ka qenë i frikësuar, apo në ankth mendor si pasojë e shkeljes së "të drejtave personale" të tij (prava ličnosti) ka të drejtë, në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të tyre, të kërkojë dëmshpërblim financiar në gjykatat civile dhe, përveç kësaj, të kërkojë forma të tjera të kompensimit "të cila mund të jetë në gjendje" të ofrojnë dëmshpërblimin e duhur për dëmin jo material.
37. Neni 376 § § 1 dhe 2 parashikon se kërkesa në bazë të dispozitave të sipërpërmendura, mund të ngrihet brenda tre viteve nga data kur i dëmtuari mëson për dëmin në fjalë dhe identifikon personin përgjegjës, por në çdo rast një kërkesë e tillë nuk mund të paraqitet më vonë se pesë vjet nga koha kur ka ndodhur vetë ngjarja.
38. Neni 377 § 1 parashikon se, në qoftë se dëmi në fjalë është shkaktuar si pasojë e kryerjes së një vepre penale, afati i parashkrimit të padisë civile mund të zgjatet në mënyrë që të korrespondojë me afatin parashkrues të përcaktuar në ligjin penal.
F. Jurisprudenca e brendshme përkatëse
39. Më 4 qershor 1998, Gjykata e Lartë (Rev 251/98) u shpreh se, periudha e afateve të parashkrimit në lidhje me forma të ndryshme të demit civil jo material (shih paragrafët 36-38 më lart) nuk do të fillojë të ecë deri sa situata për të cilin paditësit ankohen të ketë përfunduar (kada su pojedini vidovi neimovinske štete dobili oblik konačnog stanja).
40. Më 21 prill 2004, Gjykata e Lartë (Rev 229/04), u shpreh se "të drejtat personale" brenda kuptimit të Ligjit të Detyrimeve përfshinin, ndër të tjera, të drejtën e respektimit të jetës familjare.
G. Ligji për Kujdesin Shëndetësor (Zakon o zdravstvenoj zaštiti; publikuar në OG RS nr. 107/05, 72/09, 88/10 dhe 99/10)
41. Nenet 219-223 parashikojnë, ndër të tjera, detajet për sa i përket përcaktimit të kohës dhe shkakut të vdekjes së një fëmije të porsalindur, ndërkohë që ndodhet ende në spital. Në mënyrë të veçantë, spitali duhet të informojë familjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’u sigurojë atyre mundësinë për të parë trupin e pa jetë të foshnjës. Autopsia duhet të kryhet dhe duhet të ruhet një mostër biologjike. Policia duhet të informohet në qoftë se nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes dhe autoritetet përkatëse komunale duhen informuar në të gjitha rrethanat
E DREJTA
I. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 8 TË KONVENTËS
42. Kërkuesja u mbështet në nenet 4, 5 dhe 8 të Konventës. Megjithatë në thelb, ajo u ankua për dështimin e vazhdueshëm të autoriteteve shtetërore për t’i siguruar asaj informacione në lidhje me fatin e vërtetë të djalit të saj. Kërkuesja dyshonte se ai mund të ishte ende gjallë, dhe të ishte dhënë në mënyrë të paligjshme për birësim.
43. Gjykata, duke zot i karakterizimit ligjor të fakteve të çdo rasti që paraqitet para saj (shih Akdeniz kundër Turqisë, nr. 25165/94, § 88, 31 maj 2005), vlerëson se kjo kërkesë duhet të shqyrtohet në bazë të nenit 8 të Konventës i cili, për aq sa ka lidhje me rastin, lexon si më poshtë:
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij ... familjare...
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
A. Pranueshmëria
1. Pajtueshmëria ratione temporis
(a) Parashtrimet e palëve
44. Qeveria pretendoi se, faktet "të cilat përbëjnë bazën e pretendimit të ndërhyrjes" i përkasin një periudhë para 3 marsit 2004, që është data kur Konventa ka hyrë në fuqi për Serbinë. Në mënyrë të veçantë, fëmija i kërkueses pretendohej se ishte marrë prej saj më 31 tetor 1983 dhe padia penale e burrit të saj ishte refuzuar më 15 tetor 2003, për arsye se nuk ishte paraqitur deri disa dhjetë muaj më parë. Së fundi, Qeveria argumentoi se edhe dështimi i pretenduar Shtetit të paditur për t’i dhënë një zgjidhje situatës prej 3 marsit 2004 e në vazhdim, nuk mund sjellë kërkesën brenda juridiksionit ratione temporis Gjykatës.
45. Kërkuesja parashtroi se, shkelja në fjalë ishte e një karakteri të vazhdueshme dhe se ishte ankuar edhe gojarisht për çështjen tek autoritete të ndryshme gjatë atyre viteve.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
46. Gjykata rithekson se, juridiksion i saj ratione temporis mbulon vetëm periudhën pas ratifikimit të Konventës ose të Protokolleve të saj nga ana e Shtetit të paditur. Megjithatë, nga data e ratifikimit e në vazhdim, veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të Shteti duhet të jenë në përputhje me Konventën dhe Protokollet e saj, që do të thotë se, të gjitha faktet e mëvonshme hyjnë brenda juridiksionit të Gjykatës, edhe kur ato janë thjesht shtrirje e një situatë tashmë ekzistuese (shih, për shembull, Yagci dhe Sargin kundër Turqisë, 8 qershor 1995, § 40, Seria A nr. 319 A, dhe Almeida Garrett, Mascarenhas Falcao dhe të tjerët kundër Portugalisë, nr. 29813/96 dhe 30229/96, § 43, ECHR 2000-I ).
47. Më tej, është konstatuar se, zhdukjet janë një fenomen shumë specifik, i cili karakterizohet nga një situatë e vazhdueshme pasigurie dhe papërgjegjësie në të cilën ka një mungesë informimit apo edhe një fshehje të qëllimshme të asaj që ka ndodhur. Kjo situatë shpesh shtrihet në kohë, duke e bërë edhe vuajtjen e prindërve apo të afërmve të viktimës më të gjatë. Kështu, nuk mund të thuhet se zhdukja është thjesht një veprim apo ngjarje e "çastit"; elementi shtesë dallues, i dështimit të mëvonshme për të mësuar rreth vendndodhjes dhe fatit të personit të zhdukur e bën atë një situatë të vazhdueshme. Kështu, detyrimi pozitiv, potencialisht, do të vazhdojë për aq kohë sa nuk mësohet fati i personit të zhdukur. Kjo vlen edhe kur vdekja eventualisht mund të prezumohet (shih, edhe pse në kontekstin e nenit 2 dhe 3, Varnava dhe të tjerët kundër Turqisë [GC], nr. 16064/90, 16065/90, 16066/90, 16068/90, 16069/90, 16070/90, 16071/90, 16072/90 dhe 16073/90, § 148, ECHR 2009).
48. Duke iu rikthyer çështjes në fjalë, Gjykata vëren se, djali i kërkueses pretendohet se ka ndërruar jetë apo është zhdukur më 31 tetor 1983, ndërsa Konventa hyri në fuqi për Serbinë më 3 mars 2004. Megjithatë, dështimi i pretenduar i Shtetit përgjegjës për t’i siguruar kërkueses një informacion të saktë e të besueshëm në lidhje me fatin e foshnjës së saj vazhdon ende. Në rrethana të tilla, Gjykata çmon se, kërkesa ka të bëjë me një situatë të vazhdueshme (shih, mutatis mutandis, Varnava dhe të tjerët kundër Turqisë [GC], cituar më lart, § § 130-50, dhe, në kontekstin e nenit 8, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828/06, § § 238 dhe 240-42, ECHR 2012 (ekstrakte)).
49. Rrjedhimisht, kundërshtimi i Qeverisë lidhur me mungesën e juridiksionit ratione temporis nuk pranohet. Gjykata është kompetente për të shqyrtuar këtë kërkesë për aq sa ka të bëjë me dështimin e pretenduar të Shtetit të paditur për të përmbushur detyrimet e tij procedurale në kuadër të Konventës që prej 3 marsit 2004. Megjithatë, ajo mund, të mbajë parasysh faktet para ratifikimit duke qenë se ato mund të konsiderohen se kanë krijuar një situatë të vazhdueshme që shtrihet përtej asaj date ose mund të jenë të rëndësishme për të kuptuar faktet që kanë ndodhur pas kësaj (shih, mutatis mutandis, Kurić dhe të Tjerët, cituar më sipër, § 240).
2. Rregulli i 6 mujorit
(a) Parashtrimet e palëve
50. Qeveria pretendoi se, kërkesa ishte depozituar jashtë afatit, sepse kërkuesja kishte mësuar për rezultatin e çështjes së tij penale më shumë se katër vjet më parë. Për këtë arsye, kërkuesja duhet të kishte paraqitur kërkesën në Gjykatën brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të Konventës për sa i përket Serbisë, përkatësisht më 3 mars 2004. Qeveria parashtroi se, edhe pse ishte e vërtetë që pas asaj date kishin dalë raporte të ndryshme zyrtare, kërkuesja nuk mund "të priste në mënyrë të arsyeshme" që ndonjëri prej tyre do t’i kishte mundësuar fillimin e procedurave të cilat të mund ti kishin dhënë "zgjidhje çështjes së saj". Për këtë arsye nuk ishte e mundur një "rilindje" e detyrimeve të Shtetit të paditur, në kuadrin e Konventës.
51. Kërkuesja deklaroi se, Raporti Parlamentar i 14 korrikut 2006 dhe raporti i Ombudsmanit i 29 korrikut 2010 kishte ngjallur tek ajo shpresën se mund të kishte një zgjidhje të çështjes së saj, por pushoi së besuari këtë gjë vetëm më 28 dhjetor 2010, kur Grupi i Punës i kishte paraqitur raportin e tij Parlamentit.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
52. Qëllimi i afatit kohor gjashtë mujor sipas nenit 35 § 1 është promovimi i sigurisë ligjore, duke siguruar që rastet që ngrenë çështje sipas Konventës të trajtohen në një kohë të arsyeshme dhe vendimet e kaluara të mos jenë gjithmonë të hapura për t’u kundërshtuar. Ky rregull përcakton kufijtë kohor të mbikëqyrjes nga ana e Gjykatës dhe lajmëron si individët ashtu edhe autoritetet shtetërore se përtej kësaj periudhe një mbikëqyrje e tillë nuk është më e mundur (shih, midis vendimesh të tjera, Walker kundër Mbretërisë së Bashkuar (vendim), nr. 34979/97, ECHR 2000-I).
53. Si rregull, periudha gjashtëmujore fillon nga data marrjes së vendimit përfundimtar në procesin e shterimit të mjeteve të brendshme. Megjithatë, nëse është e qartë që në fillim se, nuk ka asnjë zgjidhje efektive në dispozicion të kërkuesit, periudha fillon nga data e veprimeve apo masave kundër të cilave është paraqitur kërkesa, ose nga data e marrjes dijeni për veprimet ose efektin e tyre në lidhje më kërkuesin (shih Dennis dhe të Tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar (vendim), nr. 76573/01, 2 korrik 2002).
54. Megjithatë, është pohuar se, afati gjashtë mujor nuk zbatohet si i tillë për situatat e vazhdueshme (shih, për shembull, Agrotexim Hellas S.A dhe të Tjerët kundër Greqisë, nr. 14807/89, vendimi i Komisionit i datës 12 shkurt 1992, DR 72, fq. 148, dhe Cone kundër Rumanisë, nr. 35935/02, § 22, 24 qershor 2008); kjo ndodh sepse, nëse ka një situatë të një shkeljeje të vazhdueshme, afati kohor fillon nga e para çdo ditë dhe vetëm nëse situata përfundon do të përfundojë edhe afati gjashtë mujor.
55. Megjithatë, jo të gjitha situatat e vazhdueshme janë të njëjta. Për sa i përket zhdukjes, kërkuesit nuk mund të presim për një kohë të pacaktuar për paraqitjen e kërkesës së tyre në Gjykatë. Në rastet kur ka një mungesë të madhe informacioni dhe një gjendje pasigurie, thënë më qartë, një dështim i autoriteteve për të treguar se çfarë kishte ndodhur, në mos fshehje dhe pengim i qëllimshëm nga ana e tyre, është më e vështirë për të afërmit e të zhdukurve për të vlerësuar se çfarë po ndodh, ose çfarë mund të pritet të ndodhë. Konsideratë të veçantë i duhet kushtuar pasigurisë dhe konfuzionit i cili shpesh karakterizon pasojat e një zhdukjeje. Megjithatë, kërkesat mund të refuzohen si të dërguara jashtë afatit kohor, kur vonesa ka qenë e tepruar ose e pashpjegueshme nga ana e kërkuesve të cilët ishin të vetëdijshëm, ose duhet të kishin qenë të vetëdijshëm se, nuk kishte asnjë shtysë për të filluar një hetim apo hetimi i iniciuar ishte lënë pezull ose ishte bërë i paefektshëm. Në këto kushte kërkuesit nuk kishin asnjë perspektivë të menjëhershme e realiste të një hetimi efektiv në të ardhmen. Aty ku ka iniciativa në lidhje me një situatë zhdukjeje, është e arsyeshme që kërkuesit të presë zhvillime të cilat mund të sjellin zgjidhje në lidhje me çështje vendimtare faktike ose ligjore. Ndërkohë, për aq kohë sa ka kontakte të konsiderueshme ndërmjet familjeve dhe autoriteteve lidhur me ankesa dhe kërkesa për informacion, apo për aq kohë sa ekzistojnë disa tregues, apo mundësi reale të përparimit të proceseve hetuese, përgjithësisht nuk mund të jemi në kushtet e vonesë së tepruar. Megjithatë, kur ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe ka pasur vonesa të konsiderueshme dhe ngadalësim në aktivitetin hetimor, vjen një moment kur të afërmit duhet ta kuptojnë se nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjë hetim efektiv (shih Varnava dhe të Tjerë kundër Turqisë [GC], cituar më lart, § § 162 dhe 165).
56. Duke iu kthyer çështjes në fjalë Gjykata vëren se, më 14 korrik 2006, Parlamenti serb miratoi zyrtarisht një raport të përgatitur nga Komiteti Hetimor. Raporti, ndër të tjera, rekomandonte si të nevojshme ndryshimin e legjislacionit përkatës dhe një përpjekje të përbashkët të të gjitha organeve të Qeverisë për të arritur një zgjidhje adekuate për prindërit e foshnjave "të zhdukura" (shih paragrafin 27 (d ) më sipër). Më 16 prill 2010, mediat lokale raportuan se Kryetari i Parlamentit kishte deklaruar se po krijohej një grup parlamentar pune i cili do të merrej me përgatitjen e legjislacionit të ri që kishte për qëllim zgjidhjen e çështjes së këtyre prindërve (shih paragrafin 28 më lart ). Së fundi, Ombudsmani i Serbisë, në raportin e tij të datës 29 korrik 2010 pohonte se prindërit kishin ende të drejtë të mësonin të vërtetën në lidhje me fatin e vërtetë të fëmijëve të tyre dhe propozoi miratimin e një lex specialis lidhur me këtë (shih më lartë paragrafin 29 (f)).
57. Në të tilla rrethana, pa dyshim shumë specifike, dhe pavarësisht kalimin në përgjithësi të afatit kohor, nuk mund të thuhet se kërkuesja ishte në pritje të rezultatit të zhvillimeve të cilat do të mund t’i jepnin "zgjidhje çështjeve vendimtare faktike ose ligjore" rastit të tij në mënyrë të paarsyeshme, të paktën jo deri në prezantimin e raportit të Grupit të Punës më 28 dhjetor 2010 kur u bë më se e qartë se nuk do të kishte asnjë zgjidhje(shih paragrafët 30 dhe 31 më sipër). Duke qenë se kërkesa u paraqit më 22 prill 2008, kundërshtimi i Qeverisë duhet të refuzohet.
3. Shterimi i mjeteve të brendshme ligjore
(a) Parashtrimet e palëve
58. Qeveria deklaroi se kërkuesja në të vërtetë nuk kishte bërë asnjë përpjekje për shterimin e mjeteve të brendshme ligjore. Madje ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte ngritur padinë penale ndërsa ajo personalisht nuk kishte nisur iniciuar asnjë çështje civile në bazë të neneve 199 dhe 200 të Ligjit të Detyrimeve, siç zbatohet dhe interpretohet në jurisprudencën e Gjykatës së Lartë të treguar në paragrafët 36-40 më sipër. Më tej, Qeveria paraqiti tre vendime të Gjykatës Supreme ku paditësve u jepej dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar si pasojë e gabimeve mjekësore dhe sjelljes së gabuar të policisë dhe një vendim i cili rrëzonte një vendim të një gjykate qarku që kishte të bënte me situatën e fundit të përmendur (shih Rev. nr. 1118-1103, 807/05 dhe 51/07, datë 10 prill 2003, 1 dhjetor 2005 dhe 13 mars 2007, respektivisht). Në çdo rast, parimisht, Qeveria e konsideroi të paarsyeshme që një Shtet Palë duhet t’u sigurojë një zgjidhje efektive kërkuesve për rastet kur shkelja e pretenduar e të drejtave të tyre kishte ndodhur para ratifikimit të Konventës.
59. Paditësja deklaroi se, padia penale e ngritur nga burri i saj përfshinte në mënyrë të qartë edhe pretendimet e saj duke qenë se kishte të bënte me zhdukjen e fëmijës së tyre. Ishte e vërtetë se ankesa në fjalë ishte paraqitur në vitin 2003, por kërkuesja nuk kishte arritur të siguronte ndonjë dëshmi me rëndësi apo të priste ndonjë zgjidhje para kësaj periudhe. E thënë thjesht, "çështja e foshnjave të zhdukura" kishte qenë tabu deri në vitin 2001, kur prindërit në fjalë kishin filluar të organizoheshin, media kishte filluar raportimi gjerësisht lidhur me të dhe madje edhe Parlamenti kishte debatuar çështjen në seancat plenare. Më tej, duhet të theksohet se, ndërkohë, afatet e parashkrimit penal dhe civil të zbatueshme kishin filluar të ecnin.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
60. Gjykata rithekson se, në bazë të nenit 35 § 1 të Konventës, ajo mund të shqyrtojë një kërkesë vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e brendshme ligjore. Qëllimi i nenit 35 është që t’u japë Shteteve Kontraktuese mundësinë e parandalimit ose vënies në vend të së drejtës së shkelur para se çështja t’i paraqitet Gjykatës (shih, për shembull, Mifsud kundër Francës (vendim) [GC], nr. 57220/00, § 15, ECHR 2002-VIII). Detyrimi për të shterur mjetet e brendshme ligjore kërkon përdorimin e zakonshëm nga kërkuesja të mjeteve ligjore të cilat janë efektive, të mjaftueshme dhe të aksesueshme në lidhje me pretendimet e tij sipas Konventës. Që një mjet të jetë efektiv duhet të jetë i aftë të korrigjojë menjëherë situatën që kundërshtohet (shih Balogh kundër Hungarisë, nr. 47940/99, § 30, 20 korrik 2004). Gjithashtu Gjykata ka theksuar shpesh nevojën për të zbatuar rregullin e shterimit të mjeteve të brendshme në mënyrë disi fleksibël dhe pa formalitete të tepruara (shih Ringeisen kundër Austrisë, 16 korrik 1971, § 89, Seria A nr. 13).
61. Në kushtet e barrës së provës, është detyrë e Qeverisë, e cila pretendon mos shterim të mjeteve të brendshme, të vërtetojë para Gjykatës se mjeti ishte efektiv dhe ishte i hapur si në teori ashtu edhe në praktikë në kohën përkatëse (shih, ndër të tjera, Vernillo kundër Francës, 20 shkurt 1991, § 27, Seria A nr. 198, dhe Dalia kundër Francës, 19 shkurt 1998, § 38, Raporte të Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1998-I). Pasi Qeveria arrin të provojë sa më lart, i takon kërkueses t’i tregojë Gjykatës se mjeti i brendshëm i sugjeruar nga Qeveria në fakt ishte shteruar, apo për disa arsye ishte i pamjaftueshëm dhe jo efektiv në rrethanat e veçanta të çështjes, apo ekzistonin rrethana të veçanta që e çlironin kërkuesen nga detyrimi për të përmbushur këtë kërkesë (shih Dankevich kundër Ukrainës, nr. 40679/98, § 107, 29 prill 2003).
62. Në lidhje me çështjen në fjalë, Gjykata vëren se bashkëshorti i kërkueses në të vërtetë ka paraqitur një padi penale në emër të tij dhe të kërkueses duke qenë se incidenti në fjalë kishte të bënte me një ngjarje e cila kishte të njëjtën rëndësi për të dy. Megjithatë kjo padi u refuzua nga zyra e prokurorit publik, pa asnjë informacion nëse do të kryhej ndonjë hetim paraprak (shih paragrafin 17 më lart). Për më tepër, çfarëdolloj procesi penal do të ishte parashkruar, më së voni, deri në tetor të vitit 2003, dhe kështu nuk do ta kishte pasur të mundur të ofronte asnjë zgjidhje pas kësaj date (shih paragrafët 27 (c) dhe 34 më lart).
63. Për sa i përket padisë civile, Gjykata konsideron se ky mjet ligjor nuk mund të kishte korrigjuar situatën në fjalë. Në rastin më të mirë Gjykatat civile thjesht mund të njihnin shkeljen e të drejtave "personale" të kërkueses dhe ti akordonte dëmshpërblim për dëmin jo pasuror. Ato mund të kishin urdhëruar forma të tjera kompensimi "të afta" për tu dhënë një shpërblim jo material. Megjithatë asnjë nga këto masa nuk mund të zgjidhnin në mënyrë efektive themelin e ankesës së kërkueses, e cila ishte nevoja e saj për informacion lidhur me " fatin e vërtetë të djalit të saj". Qeveria sigurisht nuk kishte paraqitur asnjë provë që të vërtetonte të kundërtën. Së fundi Gjykata vëren se as Parlamenti dhe as Ombudsmani nuk e kishin adresuar këtë çështje në raportet e tyre përkatëse . Në të vërtetë duke rekomanduar miratimin e një lex specialis ata duket se, sugjeronin se mjete ligjore ekzistuese të brendshme, duke përfshirë edhe padinë civile në fjalë, mund të kishin qenë efektive ( shih më lartë paragrafët 27 (d), 28 dhe 29 (f) ).
64. Për sa më sipër kundërshtimi i Qeverisë në lidhje me shterimin e mjeteve të brendshme ligjore hidhet poshtë.
4. Përfundimi
65. Si përfundim, Gjykata vendos se kërkesa nuk është haptazi e pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, ajo vendos pranueshmërinë e kërkesës.
B. Themeli
1. Parashtrimet e palëve
66. Kërkuesja riafirmoi pretendimin e saj në lidhje me dështimin e vazhdueshme të Shtetit të paditur për të siguruar asaj informacionin në lidhje me fatin e vërtetë të djalit të saj. Ajo shtoi se, nëse djali i saj kishte vdekur, siç kishte pohuar QMC-ja, duhet të kishin raportuar vdekjen tek autoritetet kompetente komunale, t’u tregonin trupin prindërve dhe të përpilonin raportin e autopsisë.
67. Qeveria parashtroi se nuk mund të ishte Shteti përgjegjës për shkeljen e të drejtave të kërkueses pasi zhdukja e pretenduar e djalit të saj kishte ndodhur në një institucion mjekësor, jo një organ të Shtetit. Nuk kishte prova se fëmija ishte larguar nga kërkuesja në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë që edhe mund të ketë pasur ndonjë devijim procedural nga ana e QMC-së në vitin 1983, kërkuesja nuk i kishte përdorur të gjitha mjetet ligjore të brendshme, edhe pse ato mund ti kishin ofruar dëmshpërblim për dëmin e pësuar. Gjithashtu, çështja është diskutuar në mënyrë të përsëritur në nivel kombëtar dhe kuadri ligjor dhe praktikat përkatëse ishin ndryshuar me synimin për të ofruar mbrojtjen adekuate. Megjithatë, ndryshimet në legjislacionin penal, për shkak të natyrës tij, nuk mund të zbatoheshin për situatën e kërkueses, e cila e kishte lindur foshnjën e saj shumë vite më parë (shih paragrafët 24, 25 dhe 31 më lart).
2. Vlerësimi i Gjykatës
68. Gëzimi reciprok ndërmjet prindërve dhe fëmijës të prezencës së njëri-tjetrit përbën një element themelor të "jetës familjare" brenda kuptimit të nenit 8 të Konventës (shih, midis shumë vendimesh të tjera, Monory kundër Rumanisë dhe Hungarisë, nr. 71099/01, § 70, 5 prill 2005).
69. Qëllimi thelbësor i nenit 8 është të mbrojë individin nga ndërhyrjet arbitrare të autoriteteve publike. Megjithatë kjo dispozitë ka disa detyrime pozitive shtesë të cilat shtrihen deri tek, inter alia, efektiviteti i çdo procedurë hetimore që lidhet me jetën familjare (shih, mutatis mutandis dhe në kontekstin e "jetës private", M.C kundër Bullgarisë, nr. 39272/98, § § 152 dhe 153, ECHR 2003-XII).
70. Në çështjen Varnava (cituar më lart), Dhoma e Madhe, megjithëse në kontekst të nenit 3, u shpreh si më poshtë:
“200. Dukuria e zhdukjeve vendos tek të afërmit e personave të zhdukur një barrë të veçantë për shkak të mos pasjes informacion mbi fatin e tyre dhe iu shkakton atyre ankthin e pasigurisë ... Thelbi i shkeljes nuk është se ka pasur një shkelje serioze të të drejtat të personit të zhdukur; ajo qëndron në reagimet dhe qëndrimet e autoriteteve ndaj situatës të sjellë në vëmendjen e tyre ... Faktorë të tjerë relevante përfshijnë ... shkallën në të cilën anëtari i familjes ka parë ngjarjet në fjalë, përfshirjen e anëtarit të familjes në përpjekjet për të marrë informacion rreth personit të zhdukur ...Gjetja e një shkelje të tillë nuk është e kufizuar në rastet kur Shteti i paditur është përgjegjës për zhdukjen ... por kur autoritetet dështojnë që t’u përgjigjen kërkesave të familjarëve për informacion apo kur u bëhen pengesë duke iu lënë të gjithë barrën e përpjekjeve për të zbuluar faktet që kanë të bëjnë me zhdukjen, mund të konsiderohet si mospërfillje flagrante, e vazhdueshme dhe e pashpirt e detyrimit për dhënien llogari për vendndodhjen dhe fatin e një personi të zhdukur.”
Gjykata i konsideron këto vlerësime gjerësisht të zbatueshme, mutatis mutandis, në konteksti specifik të detyrimeve pozitive sipas nenit 8, në rastin në fjalë.
71. Duke mbajtur këtë parasysh dhe duke iu kthyer rastin në fjalë, është vërejtur se trupi i djalit të kërkueses nuk i është dorëzuar asaj ose familjes së saj dhe gjithashtu shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar (shih paragrafët 22 dhe 14 më lart, në këtë rend). Për më tepër, kërkueses nuk iu dha asnjë raport autopsie dhe as nuk u informuar për vendin se ku ishte varrosur djali dhe madje as vdekja e tij nuk ishte regjistruar kurrë zyrtarisht (shih paragrafët 22 dhe 15 më lart, në këtë rend). Padia penale e ngritur nga i shoqi i kërkueses duket se ishte refuzuar pa u shqyrtuar siç duhej (shih paragrafin 17 më sipër), dhe kërkuesja ende nuk kishte informata të besueshme për fatin e djalit të saj.
72. Për më tepër, Gjykata vëren se autoritetet shtetërore kanë pohuar në raste të ndryshme, pas ratifikimit të Konventës nga Serbia, se: (a) në vitin 1980 ka pasur mangësi serioze në legjislacionin në fuqi dhe në procedurat para organeve të ndryshme shtetërore dhe shëndetësore; (b) nuk ka pasur rregulla të qarta ligjore se si duhet vepruar në situata kur një fëmijë i porsalindur ndërron jetë në spital; (c) opinioni mbizotërues i mjekëve ishte se nuk ishte e nevojshme që varrimi i foshnjave të bëhej nga vet prindërit duke u kursyer atyre kështu vuajtjen shpirtërorë, çka e bën të mundshme që çiftet të caktuara të ishin të privuar qëllimisht nga mundësia për ta bërë këtë; (d) kjo situatë justifikonte dyshimet dhe shqetësimet e prindërve për fatin e vërtetë të foshnjave të tyre dhe për këtë arsye nuk mund të përjashtohej fakti se foshnjat në fjalë mund të jenë marrë nga familjet e tyre në mënyrë të paligjshme; (e) përgjigjet e Shtetit të paditur në periudhën ndërmjet 2006 dhe 2010 ishin, të pa mjaftueshme dhe (f) prindërit gëzonin kështu të drejtë për të mësuar të vërtetën për fatin e vërtetë të fëmijëve të tyre (shih paragrafët 26-29 më lart).
73. Së fundi, pavarësisht disa iniciativave zyrtare që dukeshin premtuese ndërmjet viteve 2003 dhe 2010, raporti i Grupit të Punës i paraqitur në Parlamentin serb më 28 dhjetor 2010, arriti në përfundimin se nuk ishte i nevojshëm ndryshimi i legjislacionit ekzistuese që kishte pësuar disa ndryshime më të hershme, përveç në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave mjekësore. Në këto rrethana, është e qartë se kjo ka përmirësuar vetëm situatën për të ardhmen por nuk ka ofruar asnjë zgjidhje efektive për ata prindër, përfshirë kërkuesen, të cilët kishin përjetuar këto situata në të kaluarën (shih paragrafët 30 dhe 31 më lart).
74. Konsideratat e mësipërme janë të mjaftueshme për ta bërë Gjykatën të arrijë në përfundimin se kërkueses i është shkelur në mënyrë të vazhdueshme e drejta për respektimin e jetës së saj familjare, për shkak të dështimit të vazhdueshëm të Shtetit të paditur për t’i siguruar asaj informacion të besueshëm për fatin e djalit të saj,
75. Rrjedhimisht, ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIN 8 TË KONVENTËS
76. Më tej, kërkuesja pretendoi në bazë të nenit 13 të Konventës, se Shteti i paditur kishte dështuar në mënyrë të vazhdueshme për t’i siguruar asaj një zgjidhje për shkeljen e vazhdueshme të "jetës së saj familjare".
77. Qeveria e kundërshtoi themelin e këtij pretendimi (shih paragrafin 58 më lart).
78. Gjykata është e mendimit se ky pretendim duhet të shqyrtohet në bazë të nenit 13 i lexuar së bashku me nenin 8 të Konventës.
79. Neni 13 parashikon:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
80. Gjykata duke pasur parasysh se, pretendimi i kërkueses sipas nenit 13 është efektivisht i njëjtë me pretendimin e saj sipas nenit 8 dhe gjithashtu duke mbajtur parasysh konkluzionet e saj në lidhje me këtë të fundit (shih, në veçanti, paragrafi 73 më sipër), deklaron se kërkesa sipas nenit 13 është e pranueshme, por vlerëson se nuk është e nevojshme që themeli i saj të shqyrtohet më vete.
III. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
81. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
82. Kërkuesja pretendoi 50 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
83. Qeveria i kundërshtoi pretendimet.
84. Gjykata çmon se, kërkuesja pa dyshim ka pësuar dëme jo materiale. Duke pasur parasysh natyrën e shkeljes së konstatuar në rastin në fjalë dhe duke e bërë vlerësimin e saj mbi baza të barabarta, Gjykata i akordon asaj 10 000 euro në lidhje me dënim jo material.
B. Kostot dhe shpenzimet
85. Gjithashtu kërkuesja pretendoi 2 750 euro për kostot dhe shpenzimet para Gjykatës.
86. Qeveria e kundërshtoi këtë pretendim.
87. Duke iu referuar jurisprudencës së saj, Gjykata rithekson se paguhen, vetëm kostot dhe shpenzimet të cilat janë të vërteta, të domosdoshme dhe të arsyeshme në masë. Në rastin në fjalë, duke mbajtur parasysh dokumentet që i janë paraqitur, kriteret e mësipërme, si dhe faktin se kërkuesja tashmë kishte marrë 850 euro sipas skemës së ndihmës ligjore të Këshillit të Evropës, Gjykata çmon të arsyeshme t’i akordojë kërkueses shumën shtesë prej 1 800 euro për shpenzimet e bëra para sa.
C. Interesi i munguar
88. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
IV. ZBATIMI I NENIT 46 TË KONVENTËS
89. Neni 46 i Konventës parashikon:
“1. Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të respektojnë vendimin e formës së prerë të Gjykatës në çdo çështje ku ato janë palë.
2. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës i përcillet Komitetit të Ministrave, i cili mbikëqyr ekzekutimin e tij.”
90. Duke pasur parasysh këtë dispozitë, rrjedh, inter alia, se një vendim në të cilin Gjykata gjen një shkelje, vendos mbi Shtetin e paditur detyrimin ligjor jo vetëm për të akorduar një shpërblim të drejtë palëve të interesuara, por edhe të miratojë, nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave masa të përgjithshme dhe/ose, kur është e zbatueshme, masa individuale në sistemin e brendshëm ligjor për të t’i dhënë fund shkeljes së konstatuar nga Gjykata dhe të mënjanojë, për aq sa është e mundur, pasojat e kësaj shkelje (shih Scozzari dhe Giunta kundër Italisë [GC], nr. 39221/98 dhe 41963/98, § 249, ECHR 2000-VIII).
91. Në lidhje me këtë, kërkuesja kërkoi që Shteti i paditur të urdhërohet për të ndryshuar legjislacionin e tij në mënyrë që të rrisë dënimet për veprat përkatëse penale, të zgjasë afatin e parashkrimit dhe rrjedhimisht të rihapë procesit penal në rastin e saj.
92. Duke pasur parasysh sa më sipër, si dhe numrin e madh të kërkuesve të mundshëm, Shteti i paditur duhet, brenda një viti nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, të marrin të gjitha masat e duhura, mundësisht miratimin e një lex specialis (shih raportin e Ombudsmanit të datës 29 korrik 2010 në paragrafin 29 më sipër), për të siguruar ngritjen e një mekanizmi që ka për qëllim sigurimin e një zgjidhje individuale për të gjithë prindërit në një situatë të njëjtë ose mjaft të ngjashme me atë të kërkueses (shih paragrafin 26 më sipër). Ky mekanizëm duhet të mbikëqyret nga një organ i pavarur, me kompetencat e nevojshme, e cili do të jetë në gjendje për të siguruar përgjigje të besueshme në lidhje me fatin e çdo fëmije dhe dhënien e dëmshpërblimit adekuat sipas rastit.
93. Në lidhje me të gjitha kërkesat e ngjashme, tashmë në pritje para saj, Gjykata vendos pezullimin e tyre për periudhën e caktuar në paragrafin më lart. Ky vendim nuk cenon të drejtën e Gjykatës për të deklaruar në çdo moment të papranueshme çdo kërkesë për një rast të tillë apo për ta çregjistruar atë nga lista e saj, në përputhje me Konventën.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. Deklaron kërkesën të pranueshme;
2. Vendos se, ka pasur shkelje të Nenit 8 të Konventës;
3. Vendos se, nuk ka nevojë të shqyrtojë veçmas kërkesën sipas nenit 13;
4. Vendos:
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkueses, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, shumat e mëposhtme, të cilat duhen konvertuar në dinarë serb, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes :
(i) 10 000 euro (dhjetë mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme mbi këtë shumë, në lidhje me dëmin jo material;
(ii) 1 800 (një mijë e tët qind euro), plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme mbi këtë shumë, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
5. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkueses për shpërblim të drejtë;
6. Vendos se, Shteti i paditur duhet, brenda një viti nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë, në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar krijimin e një mekanizmi që ka për qëllim sigurimin e zgjidhje individuale për të gjithë prindërit në një situatë të njëjtë ose mjaft të ngjashme me atë të kërkueses (shih paragrafin 92 të vendimit);
7. Vendos të pezullojë, për një vit nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë, të gjitha kërkesat e ngjashme tashmë në pritje përpara Gjykatës, pa cenuar të drejtën e saj për të deklaruar në çdo moment të papranueshme çdo kërkesë për një rast të tillë apo për ta çregjistruar atë nga lista e saj, në përputhje me Konventën.
Përgatitur në gjuhën angleze, dhe njoftuar me shkrim në 26 mars 2013, sipas nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Françoise Elens-PassosGuido Raimondi
Zëvendës KancelarePresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@
Full & Egal Universal Law Academy