© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues mbi praktikën e Gjykatës nr. 161
Mars 2013
ZORICA JOVANOVIĆ kundër SERBISË - 21794/08
Vendim 26.3.2013 [Seksioni II]
Neni 8
Detyrimet pozitive
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Dështimi i vazhdueshëm për dhënien e informacionit në lidhje me fatin e foshnjes së porsalindur e cila ndodhej nën kujdesin spitalor: shkelje
Neni 46
Neni 46-2
Ekzekutimi i vendimeve
Masa me karakter të përgjithshëm
Shteti i paditur duhet të marrë masat e duhura për të krijuar një mekanizëm që ka për qëllim sigurimin e zgjidhje për të gjithë prindërit e fëmijëve të porsalindur të zhdukur
Faktet – Më 28 tetor 1983 kërkuesja dolli në jetë në një spital shtetëror një djalë, i cili ishte në gjendje mirë shëndetësore. Tre ditë më vonë, kur ajo dhe foshnja ishin gati për t’u larguar nga spitali, u informua se djali i saj kishte ndërruar jetë. Kërkuesja u përpoq për të hyrë në ambientin e spitalit ku djali i saj kishte kaluar një natë, por u ndalua nga punonjësit e spitalit. Trupi i foshnjës nuk iu dorëzua as kërkueses dhe as familjes së saj dhe asaj asnjëherë nuk iu vu në dispozicion raporti i autopsisë dhe as nuk u informua se ku dhe kur do të varrosej djali i saj. Asgjë nuk u tha rreth shkakut të vdekjes dhe vdekja nuk ishte regjistruar në regjistrat komunal. I shoqi i kërkueses paditi penalisht personelin e spitalit - pas raportimeve në media në lidhje me raste të tjera të ngjashme – por kjo padi u refuzua në tetor të vitit 2003 si e pa bazuar.
Ndërmjet viteve 2003 dhe 2010, autoritetet ndërmorën hapa për të përmirësuar procedurat në spitale në rast të vdekjes së një fëmijë të porsalindur dhe për të hetuar akuzat e bëra nga qindra prindër, foshnjat e të cilëve ishin zhdukur pasi u ishte thënë se kishin ndërruar jetë në repartet spitalore, kryesisht ndërmjet viteve 1970 dhe 1990. Kështu, që nga viti 2003 prindërit, familja apo përfaqësuesit ligjor të fëmijës së sapolindur, të cilët kishin ndërruar jetë në spitale, ishin të detyruar të nënshkruanin një formular të veçantë ku thuhej se ata ishin informuar për vdekjen dhe do merreshin personalisht me varrimin e foshnjës. Për më tepër, u hartuan raporte nga Avokati i Popullit, Komisioni Hetimor parlamentar dhe një Grup Pune i ngritur nga Parlamenti për të vlerësuar situatën dhe për të propozuar ndryshime legjislative. Raportet e Avokatit të Popullit dhe të Komisionit Hetimor konstatuan mangësi serioze, si në legjislacionin e zbatueshëm në vitet 1980 dhe në procedurat dhe rregullat ligjore që aplikoheshin në rastet kur një i porsalindur ndërronte jetë në spital (mbizotëronte mendimi mjekësor se prindërve u duheshin kursyer vuajtje shpirtërore dhe poër këtë arsye varrosja e foshnjave të cilat kishin ndërruar jetë të mos bëhej prej tyre). Prandaj në këto raporte u konkludua se dyshimet e prindërve rreth asaj çfarë kishte ndodhur me të vërtetë me fëmijët e tyre ishin të justifikuara. Gjithashtu, raportet pohonin se përgjigja e Shtetit ndaj situatës kishte qenë të pamjaftueshme. Megjithatë, në dhjetor të vitit 2010, Grupi Parlamentar i Punës arriti në përfundimin se nuk ishin të nevojshme ndryshime të tjera të legjislacionit ekzistues, tashmë të ndryshuar (me përjashtim në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave mjekësore). Grupi i Punës vuri në dukje në mënyrë të veçantë, ndër të tjera, se neni 34 i Kushtetutës nuk e lejonte zgjatjen e afateve të parashkrimit për ndjekjen penale në lidhje me krimet e kryera në të kaluarën dhe as krijimin e vepra të reja më të rënda penale dhe/ose dënime më të ashpra për krimet e kryera në të kaluarën.
E drejta – Neni 8
(a) Pranueshmëria
(i) Pajtueshmëria ratione temporis: Djali i kërkueses pretendohej se kishte ndërrua jetë ose ishte zhdukur më 31 tetor 1983, ndërkohë që Konventa nuk kishte hyrë në fuqi në lidhje me Serbi deri më 3 mars 2004. Megjithatë, dështimi i pretenduar i Shtetit përgjegjës për t’i siguruar kërkueses një informacion të saktë e të besueshëm në lidhje me fatin e foshnjës së saj vazhdon ende. Në rrethana të tilla, Gjykata çmon se, kërkesa ka të bëjë me një situatë të vazhdueshme dhe kundërshtimi i Qeverisë lidhur me mungesën e juridiksionit ratione temporis nuk pranohet. Gjykata është kompetente për të shqyrtuar këtë kërkesë për aq sa ka të bëjë me dështimin e pretenduar të Shtetit të paditur për të përmbushur detyrimet e tij procedurale në kuadër të Konventës që prej 3 marsit 2004, por mund të mbajë parasysh faktet para ratifikimit duke qenë se ato mund të konsiderohen se kanë krijuar një situatë të vazhdueshme që shtrihet përtej asaj date ose mund të jenë të rëndësishme për të kuptuar faktet që kanë ndodhur pas kësaj.
(ii) Rregulli i 6 mujorit: Gjykata përsëriti se kërkuesit nuk mund të presim për një kohë të pacaktuar për paraqitjen e kërkesës së tyre në Gjykatë në rastet e zhdukjes. Konsideratë të veçantë i duhet kushtuar pasigurisë dhe konfuzionit i cili shpesh karakterizon pasojat e një zhdukjeje. Megjithatë, kërkesat mund të refuzohen si të dërguara jashtë afatit kohor, kur vonesa ka qenë e tepruar ose e pashpjegueshme nga ana e kërkuesve të cilët ishin të vetëdijshëm, ose duhet të kishin qenë të vetëdijshëm se, nuk kishte asnjë shtysë për të filluar një hetim apo hetimi i iniciuar ishte lënë pezull ose ishte bërë i paefektshëm. Në rrethana shumë specifike të rastit në fjalë, pavarësisht kalimin në përgjithësi të afatit kohor, nuk mund të thuhet se kërkuesja ishte në pritje të rezultatit të zhvillimeve të cilat do të mund t’i jepnin "zgjidhje çështjeve vendimtare faktike ose ligjore" rastit të tij në mënyrë të paarsyeshme, të paktën jo deri në prezantimin e raportit të Grupit të Punës më 28 dhjetor 2010 kur u bë më se e qartë se nuk do të kishte asnjë zgjidhje. Rrjedhimisht, duke qenë se kërkesa u paraqit më 22 prill 2008 ishte brenda afatit gjashtë mujor.
(iii) Shterimi i mjeteve të brendshme ligjore:– Bashkëshorti i kërkueses kishte paraqitur një padi penale në emër të tij dhe të kërkueses e cila ishte refuzuar nga zyra e prokurorit publik, pa asnjë informacion nëse do të kryhej ndonjë hetim paraprak. Për më tepër, çfarëdolloj procesi penal do të ishte parashkruar, më së voni, deri në tetor të vitit 2003, dhe kështu nuk do ta kishte pasur të mundur të ofronte asnjë zgjidhje pas kësaj date. Padia civile nuk mund të kishte korrigjuar situatën në fjalë. Në rastin më të mirë Gjykatat civile thjesht mund të njihnin shkeljen e të drejtave "personale" të kërkueses dhe ti akordonte dëmshpërblim për dëmin jo pasuror, por nuk mund të zgjidhnin në mënyrë efektive themelin e ankesës së kërkueses, e cila ishte nevoja e saj për informacion lidhur me " fatin e vërtetë të djalit të saj". Për këtë arsye, kundërshtimi i Qeverisë në lidhje me shterimin e mjeteve të brendshme ligjore hidhet poshtë.
Përfundimi: e pranueshme (njëzëri).
(b) Themeli
Neni 8: Gjykata i konsideron vlerësime në çështjen Varnava dhe të Tjerët kundër Turqisë në lidhje me detyrimet pozitive të Shtetit sipas nenit 3 të Konventës për sa I përket vendndodhjes dhe fatit të personave të zhdukur, gjerësisht të zbatueshme, mutatis mutandis, në konteksti specifik të detyrimeve pozitive sipas nenit 8, në rastin në fjalë*.
Kërkuesja ende nuk kishte asnjë informacion të besueshëm në lidhje ma fatin e djalit të saj. Trupi i djalit të kërkueses nuk i është dorëzuar asaj ose familjes së saj dhe gjithashtu shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar. Për më tepër, kërkueses nuk iu dha asnjë raport autopsie dhe as nuk u informuar për vendin se ku ishte varrosur djali dhe madje as vdekja e tij nuk ishte regjistruar kurrë zyrtarisht. Padia penale e ngritur nga i shoqi i kërkueses duket se ishte refuzuar pa u shqyrtuar siç duhej.
Autoritetet serbe kishin pohuar në raste të ndryshme se kishte pasur mangësi serioze në legjislacionin në fuqi dhe në procedurat në situatat kur një fëmijë i porsalindur ndërron jetë në spital dhe dyshimet dhe shqetësimet e prindërve për fatin e vërtetë të foshnjave të tyre ishin legjitime. Megjithatë, pavarësisht disa iniciativave me sa duket premtuese zyrtare, raporti i Grupit të Punës i paraqitur në Parlamentin serb më 28 dhjetor 2010, kishte arritur në përfundimin se nuk ishte i nevojshëm ndryshimi i legjislacionit ekzistuese që kishte pësuar disa ndryshime më të hershme, përveç në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave mjekësore. Ishte e qartë se kjo kishte përmirësuar vetëm situatën për të ardhmen por nuk kishte ofruar asnjë zgjidhje efektive për ata prindër, përfshirë kërkuesen, të cilët kishin përjetuar këto situata në të kaluarën. Kështu kërkueses i ishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme e drejta për respektimin e jetës së saj familjare, për shkak të dështimit të vazhdueshëm të Shtetit të paditur për t’i siguruar asaj informacion të besueshëm për fatin e djalit të saj.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 46: Duke pasur parasysh numrin e madh të kërkuesve të mundshëm, Shteti i paditur duhet, brenda një viti nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë, të marrë të gjitha masat e duhura, mundësisht miratimin e një lex specialis, për të siguruar ngritjen e një mekanizmi që ka për qëllim sigurimin e një zgjidhje individuale për të gjithë prindërit në një situatë të njëjtë ose mjaft të ngjashme me atë të kërkueses. Ky mekanizëm duhet të mbikëqyret nga një organ i pavarur, me kompetencat e nevojshme, e cili do të jetë në gjendje për të siguruar përgjigje të besueshme në lidhje me fatin e çdo fëmije dhe dhënien e dëmshpërblimit adekuat sipas rastit. Të gjitha kërkesat e ngjashme, tashmë në pritje para Gjykatës, u pezulluan për një periudhë një vjeçare, pa cenuar të drejtën e Gjykatës për të deklaruar në çdo moment të papranueshme çdo kërkesë për një rast të tillë apo për ta çregjistruar atë nga lista e saj, në përputhje me Konventën
Neni 41: 10 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
(Shih gjithashtu: Varnava dhe të Tjerët kundër Turqisë [GC], nr. 16064/90 et al., 18 shtator 2009, Shënim Informues nr. 122)
* “Gjetja e një shkelje të tillë nuk është e kufizuar në rastet kur Shteti i paditur është përgjegjës për zhdukjen ... por kur autoritetet dështojnë që t’u përgjigjen kërkesave të familjarëve për informacion apo kur u bëhen pengesë duke iu lënë të gjithë barrën e përpjekjeve për të zbuluar faktet që kanë të bëjnë me zhdukjen, mund të konsiderohet si mospërfillje flagrante, e vazhdueshme dhe e pashpirt e detyrimit për dhënien llogari për vendndodhjen dhe fatin e një personi të zhdukur"(Varnava dhe të Tjerët kundër Turqisë [GC], § 200).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy