© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues mbi praktikën e Gjykatës nr. 156
Tetor 2012
Djokaba Lambi Longa kundër Holandës (vendim) - 33917/12
Vendim 9.10.2012 [Seksioni III]
Neni 1
Juridiksioni i Shteteve
Juridiksioni në lidhje me paraburgimin në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara (Hagë) e një të burgosuri kongolez në pritje të gjykimit, i cili u transferua në paraburgimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale: e papranueshme
Faktet – Në vitin 2005 kërkuesi, një shtetas kongolez, u arrestua në Kinshasa dhe u akuzua akuzuar për pjesëmarrje ose bashkëpunim në vrasje. Paraburgimi i kërkuesit në pritje të gjykimit u shty disa herë. Në mars 2011 kërkuesi u transferua nga paraburgimi në Republikën Demokratike të Kongos në paraburgim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë për të dëshmuar, si dëshmitar i mbrojtjes, të cilën ai e bëri në mars dhe prill të vitit 2011. Në qershor 2011 kërkuesi paraqiti një kërkesë për azil tek autoritetet Holandeze dhe i kërkoi GJNP të urdhërojë pezullimin e transferimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos. Në korrik 2011 Dhoma e Gjykimeve I e GJNP-së vendosi që GJNP t’u ofronte mundësin e duhur autoritetet holandeze që të konsideronin kërkesën e për azil të kërkuesit dhe kërkuesit që të shpjegonte arsyet e tij. Në shtator 2011 Shërbimi i Emigracionit dhe Natyralizimit i Holandës informoi kërkuesin që për shkak se ai nuk ishte brenda juridiksionit të Holandës nuk ishte e mundur për të që të kërkonte azil dhe se kërkesa e tij do të trajtohet si një kërkesë për mbrojtje, për t’u konsideruar në dritën e ndalimin të kthimit që rrjedhin nga Konventa e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve dhe nenit 3 të Konventës. Rrjedhimisht, kërkuesi kundërshtoi ligjshmërinë e ndalimit të tij para gjykatave holandeze, e cila vlerësoi se megjithëse Holanda ishte e përgatitur për të konsideruar kërkesën e kërkuesit për mbrojtje dhe i kishte kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të vazhduar paraburgimin e kërkuesit, ndalimi i kërkuesit për këtë arsye, nuk kishte kaluar nën autoritetin apo kontrollin e autoriteteve holandeze. Përpara Gjykatës Evropiane kërkuesi u ankua sipas nenit 5 § 1 të Konventës se, vazhdimi i paraburgimit të tij i në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara ishte i paligjshëm. Afati i urdhri për paraburgimin e tij nga autoritetet kongoleze, ashtu siç ishte, kishte përfunduar më korrik 2007, dhe nuk ishte rinovuar. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk kishte pasur bazë ligjore për ta mbajtur atë të ndaluar pas ai kishte dhënë dëshminë e tij. Autoritetet holandeze kurrë as nuk kishin pretenduar se kishte një bazë për paraburgimin e kërkuesit në të drejtën e brendshme të Shtetit Holandez. Ai gjithashtu pretendoi shkelje të nenit 13 të Konventës, për shkak të mungesës së ndonjë mjeti ligjor efektiv në sistemin e brendshëm ligjor me të cilin të mund të kundërshtonte ligjshmërinë e paraburgimit të tij. Në shtator 2012, kërkuesi tërhoqi kërkesën e tij për azil. Ai aktualisht mbahet i ndaluar në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në burgun Sheveningen, në Hagë
E drejta – Neni 37 § 1: Edhe pse kërkuesi kishte tërhequr kërkesën e tij për azil, e cila nënkuptonte padyshim se, kërkuesi kishte hequr dorë nga përpjekjet e tij për të kërkuar një urdhër nga autoritetet holandeze për lirimin e tij nga paraburgimi, ai nuk e kishte informuar personalisht Gjykatën (neni 47 § 6 i Rregullores së Gjykatës ), dhe as nuk tërhoqi kërkesën e tij. Gjykata u la kështu në një farë pasigurie, për faktin nëse kërkuesi ende dëshironte për të adresuar themelin e rastit të tij. Megjithatë, kërkesa ngrinte pyetje të rëndësishme në lidhje me zbatimin e nenit 1 të Konventës. Në veçanti, ajo prek aspektet thelbësore të funksionimit të gjykatave ndërkombëtare penale, që kanë selinë e tyre brenda territorit të një Shteti Kontraktues dhe të qenit i veshur me pushtet për të mbajtur individët në paraburgim. Për më tepër, një përgjigje për pyetjet e shtruara nga kërkesa e pranishëm ishte urgjentisht e nevojshme duke pasur parasysh pasigurinë që kishte lindur nga vendimi i dhënë nga një gjykim i fundit i gjykatave vendase në një rast të ngjashëm. Gjykata konsideroi se, nuk duhet të bëhej çregjistrimi i kërkesës nga lista e çështjeve.
Neni 1: Për sa i përket parimit territorial për sa ngrihet në rastin e kërkuesit, do të ishte e paimagjinueshme për çdo gjykatë penale, kombëtare apo ndërkombëtare, të mos vishej me kompetenca për të siguruar praninë e dëshmitarëve. E drejta për t’i mbajtur ata në paraburgim, për shkak se ata nuk kanë dëshirë të dëshmojë ose për shkak se ata janë të ndaluar për arsye të ndryshme, është një pushtet i nevojshëm. Ky pushtet është nënkuptuar në rastin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s, në nenin VII të së cilës i jepen kompetenca eksterritoriale Shtetit dërgues për të gjykuar dhe ushtruar funksione policore; dispozitë eksplicite për të është bërë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në nenin 90 e në vazhdim të Rregullores së Procedurave dhe Provave. Kërkuesi u soll në Holandë si dëshmitar i mbrojtjes në një gjyq penal në pritje, përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ai ishte arrestua në vendin e tij të origjinës dhe qëndroi në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Fakti se, kërkuesi ishte i privuar nga liria e tij në territorin Holandez nuk ishte e mjaftueshme në vetvete për të ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndalimit të tij brenda "juridiksionit" të Holandës, në kuptimin që kjo shprehje ka për qëllimet të nenit 1 të Konventës. Për aq kohë sa kërkuesi nuk është kthyer në Republikën Demokratike të Kongos, dhe as është dorëzua tek autoritetet Holandeze me kërkesën e tyre, bazë ligjore për paraburgimin e tij mbetet marrëveshja ndërmjet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe autoriteteve të Republikës Demokratike të Kongos sipas nenit 93 § 7 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Për ta përmbledhur, paraburgimi i kërkuesit ka pasur një bazë në dispozitat e së drejtës ndërkombëtare që rregullonin funksionimin e GJNP-së dhe janë të detyrueshme edhe në Holandë.
Sa i përket pretendimit për pamjaftueshmëri të garancive të ofruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për të drejtat e njeriut, ajo ka kompetenca sipas neneve 87 dhe 88 të Rregullores së Procedurave dhe Provave, të urdhërojë masa mbrojtëse, ose masa të tjera të veçanta, për të siguruar që të drejtat themelore të dëshmitarëve të mos shkelen. Nuk mund të jetë vendimtare që urdhrat e dhëna nga Dhoma e Shkallës së Parë lidhur me përdorimin e këtyre fuqive nuk do të rezultojnë domosdoshmërisht në lirimin e kërkuesit nga paraburgimi nga ana e autoriteteve të Republikës Demokratike të Kongos, siç kërkuesi sugjeronte. Konventa nuk vendos mbi një Shtet i cili ka rënë dakord që një gjykatën ndërkombëtare penale të vendoset në territorin e tij, barrën për të rishikuar ligjshmërinë e privimit të lirisë sipas marrëveshjeve të ligjshme ndërmjet asaj gjykate dhe Shtetet jo palë të saj.
Argumenti i kërkuesit ishte se meqë Holanda kishte rënë dakord për të shqyrtuar kërkesën e tij për azil, domosdoshmërisht ajo kishte marrë përsipër të shqyrtonte ligjshmërinë e ndalimit të tij në ambientet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale - dhe të urdhëronte lirimin e tij, me sa duket mbi territorin e saj, nëse ajo vërente se paraburgimi i tij është i paligjshëm. Në dritën e jurisprudencës së saj, Gjykata, nga ana e saj, nuk shikonte ndonjë lidhje të tillë, sipas së cilës e drejta për azil politik nuk ishte e përfshirë as në Konventë dhe as në Protokollet e saj; Konventa nuk garanton, si të tillë, çdo të drejtë për të hyrë, banuar ose qëndruar në një Shtet i cili nuk është shtetas, dhe, më në fund, Shtetet, në parim, nuk kishin asnjë detyrim për të lejuar shtetasit e huaj të presin rezultatin e procedimeve të emigracionit në territorin e tyre.
Përfundimi: e papranueshme (e papajtueshme ratione personae).
(Shih gjithashtu Galić kundër Holandës (vendim), nr. 22617/07, dhe Blagojević kundër Holandës (vendim), nr. 49032/07, vendime të datës 9 qershor 2009, Shënim Informues nr. 120)
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy