© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I TRETË
VENDIM
(Kërkesa nr. 33917/12)
Bède DJOKABA LAMBI LONGA
kundër Holandës
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Tretë), më 9 tetor 2012 me trup gjykues të përbërë prej:
Josep Casadevall, President,
Egbert Myjer,
Corneliu Bîrsan,
Alvina Gyulumyan,
Luis López Guerra,
Nona Tsotsoria,
Kristina Pardalos, gjyqtarë,
dhe Santiago Quesada, Kancelar Seksioni,
Duke pasur parasysh kërkesën e mësipërm të depozituar më 1 qershor 2012,
Pas shqyrtimit, jep këtë vendim si më poshtë:
FAKTET
1. Kërkuesi, Z. Bede Djokaba Lambi Longa, është shtetas i Republikës Demokratike të Kongos, i lindur në vitin 1966. Aktualisht ai mbahet i ndaluar në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në burgun Sheveningen, në Hagë të Holandës. Ai u përfaqësua para Gjykatës nga Z. W. Eikelboom, Z. F. Schuller dhe Z. G. Sluiter, avokatë që ushtrojnë aktivitetin në Amsterdam.
A. Rrethanat e çështjes
1. Paraburgimi i kërkuesit në Republikën Demokratike të Kongos
2. Faktet e çështjes, siç parashtrohen nga kërkuesi, mund të përmblidhen si më poshtë.
3. Kërkuesi ishte një anëtar i shquar i Unionit të Patriotëve kongolez (Union des patriotes congolais, "UPC"), një lëvizje politike e krijuar në rajonin Ituri të Republikës Demokratike të Kongos. Krahu ushtarak i UPC-së, Forcat patriotike për çlirimin e Kongos (Forces Patriotiques pour la Libération du Congo, "FPLC") ishte një prej fraksioneve të armatosura aktive në atë zonë në vitet e fundit.
4. Më 19 mars 2005, kërkuesi u arrestua në Kinshasa së bashku me anëtarët e tjerë të UPC ose FPLC përfshirë Thomas Lubanga Dyilo, presidenti i UPC-së dhe kryekomandanti i FPLC-së.
5. Kërkuesi ishte akuzuar për pjesëmarrjen ose bashkëpunimin në vrasjen e nëntë anëtarëve nga Bangladeshi të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën Demokratike të Kongos (Mission de l’Organisation des Nations Unies en République démocratique du Congo, “MONUC”). Kërkuesi i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.
6. Paraburgimi i kërkuesit në pritje të gjykimit u shty disa herë. Urdhri i fundit i paraburgimit i përfshirë në dosjen e Gjykatës përfundonte më 2 korrik 2007. Kërkuesi pretendon se nuk ishte autorizuar shtyrje tjetër e mëvonshme të paraburgimit të tij dhe se ishte mbajtur i paraburgosur pa asnjë bazë ligjore.
2. Transferimi i kërkuesit në paraburgimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
7. Me 17 mars 2006 Thomas Lubanga Dyilo u arrestua në bazë të një urdhër arresti të mbyllur të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe u transferua në Hagë. U njoftua më 28 gusht 2006 se z. Lubanga Dyilo akuzohej nga Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë aktivisht në luftime.
8. Më 27 mars 2011, kërkuesi u transferua nga paraburgimi në Republikën Demokratike të Kongos në paraburgim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë për të dëshmuar në gjyqin e Z. Lubanga Dyilo, si dëshmitar i mbrojtjes. Duket se kërkuesi ka qenë dakord për këtë transferim. Në vendimin e Dhomës së Shkallës së Parë të datës 5 Gusht 2011 (shih më poshtë) deklarohej se autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos angazhoheshin të respektonin privilegjin e kërkuesit për mos dëshmuar në dëm të vetes.
9. Kërkuesi dha dëshmi në datat e ndryshme ndërmjet 30 marsit dhe 7 prillit 2011.
3. Procedura në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
(a) Parashtresat dhe argumentet e kërkuesit para Dhomës së Shkallës së Parë
10. Më 7 prill 2011, kërkuesi paraqiti një kërkesë pranë Dhomës së Shkallës së Parë I për "masa speciale që lidhen me kërkesën e tij për azil". Ai deklaroi se i trembej hakmarrjes pas kthimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos së anëtarëve të Qeverisë së atij vendi, përfshirë vetë Presidentin Kabila. Ai gjithashtu parashtroi se kishte probleme shëndetësore që kërkonin trajtim mjekësor i cili nuk ishte në dispozicion në Republikën Demokratike të Kongos.
11. Më 1 qershor 2011, kërkuesi paraqiti një kërkesë për azil tek autoritetet Holandeze (shih më poshtë). Në të njëjtën ditë ai i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të vendosur "masa të veçanta" në pajtim me nenin 88 (1) të Rregullave të Procedurës dhe Provave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (shih më poshtë) në formën, siç është relevante për rastin në fjalë, e një pezullimi të transferimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos.
12. Dhoma e Shkallës së Parë ftoi autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos të paraqisnin vëzhgimet e tyre të cilët pohuan se kërkuesi vazhdonte të ishte i paraburgosuri i tyre gjatë gjithë procedurës, duke transferuar vetëm përkohësisht mbikëqyrjen e tij aktuale. Sipas pikëpamjes së tyre, Konventa për Statusin e Refugjatëve e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i saj i 31 janarit 1967 nuk kanë përparësi mbi Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, në veçanti nenin 93 të tij (shih më poshtë).
13. Qeveria e Holandës, në vëzhgimet e saj të paraqitura më 7 qershor 2011 në Sekretarinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, parashtroi se, kërkuesi ishte në paraburgim të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe në këtë mënyrë jashtë juridiksionit të Shtetit pritës. Megjithatë, në qoftë se është marrë një kërkesë për azil, Qeveria do ta shqyrtojë dhe të vendosë për këtë, "kushdo qoftë rezultati". Megjithatë, Shteti pritës do t’ia lërë për vlerësim Gjykatës Ndërkombëtare Penale faktin nëse kërkuesi mund të kthehet i sigurt në Republikën Demokratike të Kongos; çdo rrezik për sigurinë i identifikuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale duhej të zgjidhej nga vet ajo në kuadrin e programit të saj për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndërkohë, kërkuesi duhet të qëndrojë në kujdesin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
14. Njësia e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Viktimat dhe Dëshmitarët, në përgjigje të një urdhri të dhënë nga Dhoma e Shkallës së Parë, kreu një vlerësim të rrezikut lidhur me çështjen e masave mbrojtëse për kërkuesin dhe për disa dëshmitarëve të tjerë në një rast tjetër, i cili kishte ngritur shqetësime të ngjashme. Ky vlerësim përfshinte shqyrtimin procesverbaleve të dëshmisë së kërkuesit, duke vlerësuar situatën aktuale politike në Republikën Demokratike të Kongos dhe takimin me drejtorin e qendrës së paraburgimit ku kërkuesit kishte qëndruar (qendra e paraburgimi Makala, në Kinshasa). Njësia për Viktimat dhe Dëshmitarët arriti në përfundimin se pas kthimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos kërkuesi nuk i kanosej ndonjë rreziku për sigurinë e tij ose mirëqenien e tij fizike dhe psikologjike, si rezultat i dëshmisë së tij para Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Sa i përket frikës specifike që kërkuesi kishte shprehur se dëshmia e tij në lidhje me figurat me influencë në Qeverinë kongolez e vënë atë në rrezik në qoftë se ai kthehej në Republikën Demokratike të Kongos, Njësia për Viktimat dhe Dëshmitarët shprehu pikëpamjen se dëshmia e kërkuesit nuk zbulonte asgjë për autoritetin kongolez për të cilat ata nuk ishin në dijeni. Për më tepër "dëshira e kërkuesit për ta implikuar autoritetet kongoleze, dhe veçanërisht Presidentin Kabila, ishte publikisht e njohur". Njësia për Viktimat dhe Dëshmitarët arriti në përfundimin se ishte e pamundur që dëshmia e kërkuesit të kishte një ndikim në politikën e Republikës Demokratike të Kongos që të përbënte më pas kërcënim për kërkuesin. Për më tepër, kishte marrë garanci nga autoritetet kongoleze se kërkuesit do t’i ofrohej mbrojtja e duhur, dhe siguria e tij do të garantohej mjaftueshëm nga monitorimi i vazhdueshëm sapo kërkuesi të kthehej në qendrën e paraburgimit Makala.
15. Informacioni mjekësor në dispozicion tregoi se kërkuesi kishte marrë trajtimin mjekësor të përshtatshëm për gjendjen e tij dhe ishte i aftë për të udhëtuar.
(b) Vendimi i Dhomës së Shkallës së Parë
16. Më 4 korrik 2011 Dhoma e Shkallës së Parë I dha vendimin e saj. Ajo njohu se, Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte një detyrim në bazë të nenit 93 § 7 (b) të Statutit të saj dhe nenit 192 (4) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, si edhe në bazë të Procedurave Standarde Operative për të cilat ishte rënë dakord ndërmjet Sekretarisë të saj dhe Republikës Demokratike të Kongos, për ta kthyer kërkuesin në Republikën Demokratike të Kongos sapo të përmbushej qëllimi i transferimit të tij dhe tashmë ky qëllim ishte arritur pasi kërkuesi kishte mbaruar së dhëni dëshminë e tij. Megjithatë, neni 21 § 3 i Statutit kërkonte që zbatimi dhe interpretimi i ligjit të zbatueshëm të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht. Pra, Dhoma e Shkallës së Parë, së pari duhej të merrte në konsideratë implikimet e pretendimit të kërkuesit për azil.
17. U takonte autoriteteve holandeze dhe jo Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për të shqyrtuar kërkesën për azil të kërkuesit. Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale duhej t’u siguronte mundësinë e duhur autoriteteve holandeze për ta bërë këtë si dhe kërkuesit për çështjen e tij. Autoritetet holandeze duhej të vendosnin nëse ishte e nevojshme për të ndërhyrë në mënyrë që të merrnin kontrollin mbi kërkuesin për aq kohë sa procedura për azil, dhe çdo fazë e apelit në këto procedura të përfundonin.
18. Dhoma e Shkallës së Parë udhëzoi Sekretarinë të lejonte kërkuesin të kishte akses të arsyeshëm tek avokatët që të përfaqësohej lidhur me kërkesën e azilit; të paraqesë një raport mbi procedurën e brendshme që duhej ndjekur në mënyrë që Holanda të kryente detyrimet e veta lidhur me kërkesën për azil para se kërkuesi të kthehej në Republikën Demokratike të Kongos (përveç nëse i jepej azil); për të komunikuar me autoritetet kongoleze, para se kërkuesi të kthehej në Republikën Demokratike të Kongos, në mënyrë që të përcaktohej shtrirja dhe zbatimit, i masave mbrojtëse që Sekretaria mund të konsideronte të domosdoshme, dhe të raportojnë lidhur me këtë; dhe të monitoronte pozitën e kërkuesit pas kthimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos.
(c) Procedurat e mëtejshme në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
19. Më 2 gusht 2011, Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i paraqiti një note verbale ku e informonte Dhomën e Gjykimeve për nevojën e intervistimit të kërkuesit, dhe mundësinë e hetimeve të mëtejshme, si dhe më pas gjykimin. Kjo notë verbale ndër të tjera thoshte:
“Procedurat e mësipërme administrative dhe gjyqësore mund të kërkojnë kohë të konsiderueshme dhe Holanda kërkon që dëshmitari i ndaluar të vazhdonte të qëndronte në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale gjatë kësaj kohe.”
20. Më 13 korrik 2011, Qeveria e Holandës kërkuar leje për të apeluar kundër vendimit të Dhomës së Shkallës së Parë. Republika Demokratike e Kongos paraqiti një dokument ku kërkonte të kundërshtonte vendimin, të cilin Dhoma vendosi për të trajtuar si një kërkesë për leje për të apeluar. Më 4 gusht 2011, Dhoma e Shkallës së Parë i miratoi dy kërkesat. Në një datë të mëvonshme të panjohur Dhoma e Apelit vendosi se leja e dhënë Holandës për të apeluar ishte ultra vires dhe për këtë arsye e papranueshme.
21. Në një urdhër të datës 15 gusht 2011 Dhoma e Shkallës së Parë përsëriti se i takonte Holandës
“të vendosë nëse, sipas detyrimeve të saj kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo do të merrte kontrollin mbi dëshmitarit deri sa procedurat për azil dhe çdo fazë apelit në ato procedura të përfundonin.”
Për më tepër,
“Shteti pritës kërkoi të marrë në konsideratë pa vonesë nëse kishte për qëllim të pezullonte largimin e kërkuesit nga Holanda. Sekretaria duhej të konsultohej me autoritetet holandeze për transferimin e dëshmitarit nën ‘kontrollin’ e Holandës, nëse Shteti pritës kishte për qëllim të pezullonte largimin e tij në pritje të vendimit mbi kërkesën për azil. Një kornizë e arsyeshme kohore për transferimin duhej të organizohej nga Sekretaria dhe Shtetin pritës.”
22. Më 26 gusht 2011 Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i dërgoi një note verbale Gjykatës Ndërkombëtare Penale në termat e mëposhtëm:
“Pozicioni i Holandës ka qenë vazhdimisht që dëshmitari [d.m.th. kërkuesi] të qëndrojë në paraburgimin e Gjykatës gjatë procedurës së azilit. Në këtë aspekt Holanda tërheq vëmendjen për Notën Verbale të saj të datës 2 gusht 2011, në të cilën ajo përcaktonte procedurën që duhej ndjekur nga Holanda në mënyrë që ajo të ishte në gjendje të kryente detyrimin e saj në bazë të kërkesës së azilit, përfshirë procedurën administrative dhe gjyqësore. Në atë notë verbale Holanda kërkonte që ‘dëshmitari të vazhdonte të qëndronte në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale gjatë kësaj kohe ‘.
Dëshmitari ishte transferuar përkohësisht nga paraburgimi në Republikën Demokratike të Kongos në atë të Gjykatës [d.m.th. Gjykata Ndërkombëtare Penale] në pajtim me një marrëveshje ndërmjet tyre, sipas nenit 93 § 7 të Statutit. Sipas kësaj marrëveshje dëshmitari do të mbetej në paraburgim dhe do të kthehej [ në Republikën Demokratike të Kongos] kur qëllimet e transferimit të ishin përmbushur. Kjo marrëveshje ishte arritur [ndërmjet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Republikës Demokratike të Kongos] për të lehtësuar gjykimeve e ndërmarra nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Holanda nuk arrin të kuptojë se si një detyrim për të pranuar një të huaj të paligjshëm dhe pa dokumente në territorin e saj, del nga një marrëveshje dypalëshe në të cilën ajo as nuk është palë. Gjykata nuk ka autoritet sipas Statutit apo Marrëveshjes së Selisë për të transferuar dëshmitarin në Holandë dhe as nuk ka autoritetin për të imponuar një transferim të tillë mbi Shtetin pritës. As, ashtu siç edhe është pranuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Holanda nuk është e detyruar të pranojë transferimin e dëshmitarit nën kontrollin e tij.
Në këtë drejtim Holanda gjithashtu do të vërë në dukje se në rrethanat aktuale asaj i mungon juridiksion për të mbajtur këtë dëshmitar në paraburgim gjatë shqyrtimit të kërkesës të tij për azil.
Për më tepër, nuk është Holanda që synon të pezullojë largimin e dëshmitarit. Holanda vëren se, vendimi ri përsërit përgjegjësinë e Gjykatës për të siguruar që dëshmitari ka një mundësi reale- dhe jo thjesht teorike - për të bërë kërkesën e tij për azil tek autoritetet holandeze para kthimit të tij në Republikën Demokratike të Kongos. Siç Holanda e kupton këtë, kjo përgjegjësi nënkupton që Gjykata nuk do të ndërmarrë transferimin e dëshmitarit në Republikën Demokratike të Kongos gjatë procedurës kanë të bëjnë me kërkesën për azil.
Rrjedhimisht, pozicioni i Holandës mbetet se dëshmitari duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgimin e Gjykatës në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil. Prandaj, Holanda nuk konsideron të nevojshëm për t’u konsultuar me Regjistrin e Gjykatës në këtë kohë. "
23. Pas një kërkese nga kërkuesi për të rishqyrtuar vendimin e saj të datës 4 korrik 2011, Dhoma e Shkallës së Parë më 1 shtator 2011 dha një urdhër i cili përfshinte në vijim:
“Duke qenë se Shteti pritës i ka bërë të qartë tashmë Dhomës se ai nuk ka ndërmend ta shtyjë transferimin e kërkuesit në Republikën Demokratike të Kongos dhe ka refuzuar të konsultohet me Sekretarinë për transferimin nën kujdestarinë e Shtetit pritës, kërkesa për rishqyrtimin e të Urdhrit të Dhomës së Zbatimit është e pavlerë.
Gjyqtarët janë të mendimit se Dhoma i ka dhënë udhëzime të qarta Sekretarisë se pezullimi i largimit të kërkuesit kushtëzohej nga fakti se mbikëqyrja e dëshmitarit [d.m.th. kërkuesit] i transferohej Shtetit pritës, në pritje të vendimit të këtij të fundit mbi kërkesën për azil. Dhoma ka shkarkuar detyrimet e veta sipas nenit 21 § 3 të Statutit dhe tani i takon Shtetit pritës, të cilit i është drejtuar kërkesa për azil, për të vendosur nëse është e nevojshme për të ndërhyrë në mënyrë që të marrë kontrollin e dëshmitarit [d.m.th. kërkuesit] deri në përfundimin e procedurave të apelit dhe çdo fazë apelimi në ato procedura.
Ajo vijon se Sekretaria duhet të vazhdojë të procedojë në lidhje me kërkuesin në mënyrën e specifikuar në nenin 93 § 7 (b) të Statutit dhe nenit 192 (4) të Rregullores. ...
Në rast se udhëtimi është i përshtatshme ...Referenti duhet të informojë Shtetin pritës për datën e nisjes së kërkuesit në Republikën Demokratike të Kongos. Nëse në çdo kohë, para se ai përfundimisht të niset për në Republikën Demokratike të Kongos, autoritetet holandeze tregojnë se kanë ndërmend të marrin kontrollin e dëshmitarit, Referenti duhet të bashkëpunojmë për transferimin e kërkuesit në Shtetin Pritës.”
24. Në një vendim të datës 15 dhjetor 2011, Dhoma e Shkallës së Parë hodhi poshtë kërkesën e kërkuesit për revokimin e urdhrit për kthimin e tij në Republikën Demokratike të Kongos dhe urdhëroi lirimin e tij, me kusht nëse ishte nevoja. Ajo shtoi:
“Urdhri i Gjykatës i 1 shtator 2011 mbetet në fuqi. Dhoma i përsërit udhëzimet e saj për Sekretarinë për të përgatitur kthimin e kërkuesit sapo ai të jetë aftë për të udhëtuar, në pajtim me nenin 93 § 7 (b) të Statutit dhe nenit 192 (4) të Rregullores. U takon autoriteteve holandeze për të përcaktuar nëse është e nevojshme për të ndërhyrë në mënyrë që të marrin kontrollin e tij për qëllimet e ndonjë procedure ekzistuese kombëtare.
Deri në kthimin e kërkuesit në Republikën Demokratike të Kongos, ai duhet të mbetet në paraburgim në bazë të nenit 93 § 7 (b) të Statutit, përveç nëse mbikëqyrja e tij do të transferohet tek autoritetet holandeze me kërkesë të këtyre të fundit. Dhoma nuk ka kompetencë të shqyrtojë asnjë vendim të Republikës Demokratike të Kongos për të ndaluar kërkuesin kur ai të ketë mbërritur përsëri në atë vend, dhe është për t’u theksuar se në vendimin e datës 4 korrik 2011, Dhoma shqyrtoi përgjegjësitë e veta, bazuar në nenin 68 § 1 të Statutit, për sa i përket kthimit [të kërkuesit] në Republikën Demokratike të Kongos.”
4. Kërkesa për azil e kërkuesit
25. Siç është përmendur tashmë, më 1 qershor 2011, kërkuesi nëpërmjet avokatit të tij Z. Schuller, depozitoi një kërkesë për azil tek autoritetet holandeze. Në kërkesë thuhej se, kërkuesi kishte frikë nga persekutimi nëse kthehej në Republikën Demokratike të Kongos, për shkak të deklaratave të tij përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale që lidhnin presidentin e atij vendi me krime lufte.
26. Në një datë të panjohur, por në përgjigje të një letre të dërguar nga përfaqësuesi i kërkuesit Z. Schuller të datës 28 shtator 2011, Shërbimi i migracionit dhe Natyralizimit (Immigratie-en Naturalisatiedienst) deklaroi që për shkak se kërkuesi nuk ishte brenda juridiksionit të Holandës nuk ishte e mundur për të që të kërkonte azil. Duke qenë kështu, kërkesa e tij do të trajtohej si një kërkesë për mbrojtje (bescherming), për t’u konsideruar në dritën e ndalimin të kthimit që rrjedhin nga Konventa e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve dhe nenit 3 të Konventës; natyrisht duhej mbajtur parasysh se kërkuesi nuk ishte brenda juridiksionit të shtetit holandez. Kërkuesi u njoftua se do të intervistohej.
5. Procedimet në Holandë me qëllim sigurimin e lirimit të kërkuesit
(a) Procedura në Gjykatën Rajonale
27. Duke e bazuar argumentin e tij mbi premisën se paraburgimi i tij ishte një masë sipas nenit 59 të Ligjit për të Huajt i 2000 (Vreemdelingenëet 2000, shih më poshtë), kërkuesi depozitoi një ankesë në Gjykatën Rajonale (rechtbank) të Hagës
28. Gjykata Rajonale e dha vendimin e saj në 27 tetor 2011 pas procedurave me palë kundërshtare. Ajo u shpreh s, megjithëse Holanda ishte e përgatitur për të konsideruar kërkesën e kërkuesit për mbrojtje dhe i kishte kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të vazhduar paraburgimin e kërkuesit, ndalimi i kërkuesit për këtë arsye, nuk kishte kaluar nën autoritetin apo kontrollin e autoriteteve holandeze.
(b) Procedimet në Divizionin e juridiksionit administrativ të Këshillit të Shtetit (Afdeling bestuursrechtspraak van de Raad van State)
29. Kërkuesi apeloi në Divizionin e juridiksionit administrativ të Këshillit të Shtetit, i cili dha vendimin e tij (Numri Kombëtar i Jurisprudencës (Landelijk Jurisprudentie Nummer, "LJN") BW0617) më 22 mars 2012 pas procedurave me palë kundërshtare.
30. Divizioni i Juridiksionit Administrativ citoi tekstin në vijim nga një letër e datës 19 tetor 2011 dërguar nga Referenti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Ministrisë së Punëve të Jashtme:
“Në lidhje me çështjen specifike të dëshmitarëve që mbahen të ndaluar, Referenti konfirmon qëndrimin se katër dëshmitarët e ndaluar, njëri i çështjes ‘Prokurori kundër Thomas Lubanga Dyilo’ (ICC 01/04-10/06) [rasti i kërkuesit], dhe tre të tjerët dëshmitarë në çështjen ‘Prokurori kundër Germain Katanga dhe Mathieu Ngudjolo Chui’ (ICC-01/04-01/07), mbahen aktualisht të ndaluar nën autoritetin ekskluziv të Republikës Demokratike të Kongos (‘DRC’) pas kërkesave të Dhomës së Shkallës së Parë I dhe Dhomës së Shkallës së Parë II, respektivisht, për të lehtësuar dëshmitë e tyre viva voce në selinë e Gjykatës, në përputhje me nenin 93 § 7 të Statutit të Romës. Këta persona mbahen të ndaluar nën kontrollin e Gjykatës, në bazë të nenit 192 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës dhe sipas një marrëveshje midis autoriteteve kongoleze dhe Gjykatës
...
Nga ana e saj, Dhoma e Shkallës së Parë I ka urdhëruar Sekretarinë të konsultohet edhe me autoritetet holandeze për transferimin e dëshmitarit në kontrollin e Shtetit pritës në pritje të vendimit mbi kërkesën për azil. Duke mbajtur parasysh këto rrethana (sic), Referenti më tej konfirmoi se gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë nxjerrë, në asnjë fazë, ndonjë vendim ku i kërkonte Shtetit pritës për të marrë përsipër kujdesin e katër dëshmitarëve të ndaluar.”
Pjesë nga arsyetimi i Divizionit të Juridiksionit Administrativ lexonin si vijon:
“2.1.6. Për sa më sipër, i huaji [d.m.th. kërkuesi ] është ndaluar nën një urdhër të autoriteteve kongoleze dhe se ky ndalimi tani është duke u zhvilluar në një qendër paraburgimi që është nën kontrollin dhe autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, në bazë të kërkesës dhe në përgjegjësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale bazuar në nenin 93 § 7 i Statutit, neni 192 i Rregullores së Procedurës dhe Provave i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrëveshjes së nënshkruar mes autoriteteve kongoleze dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale
2.1.7. Në pajtim me nenin 88 të Ligjit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e drejta holandeze nuk zbatohet për heqjen e lirisë sipas një urdhri të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në hapësirën holandeze nën autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Tashmë për këtë arsye paraburgimi i të huajit nuk mund të bazohet në ushtrimin, ose ushtrimin e prezumuar, të asnjë autoriteti të deleguar për Ministrin në Ligjin e 2000 për të Huajt. Prandaj, me të drejtë Gjykata Rajonale vendosi se gjykatat kompetente për të dëgjuar rastet lidhur me të huajt (vreemdelingenrechter) u mungon kompetenca për të shqyrtuar ligjshmërinë e këtij paraburgimi.
...”
6.Ngjarjet pasuese
31. Më 27 shtator 2012, Kancelari, i autorizuar nga Presidenti i Gjykatës, i dha njoftimin urgjent për kërkesën e paraqitur Qeverisë Holandeze (neni 40 i Rregullores së Gjykatës). Në përgjigje, Qeveria e informoi Gjykatën se, kërkuesi më 4 shtator 2012 pasi ishte konsultuar me avokatin e tij Z. Schuller, e kishte tërhequr kërkesën e tij për azil. Kopja e letrës së tërheqjes së kërkesës për azil, të shkruar me shkrim dore nga kërkuesi, në frëngjisht, dhe një regjistrim zyrtar iu bashkëngjiten përgjigjes së Qeverisë.
7. Çështjet paralele [A], [B] dhe [C]
(a)Procedurat e azilit
32. Më 12 Maj 2011 tre dëshmitarët në gjyqe të ndryshme para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (Prokurori kundër Germain Katanga dhe Mathieu Ngudjolo Chui (ICC-01/04-01/07)) paraqitën kërkesa për azil pranë autoriteteve holandeze. Pasi nuk u dha një vendim brenda afatit të caktuar kohor për këtë qëllim, sipas ligjit, ata paraqitën kundërshtimet kundër një refuzimi të supozuar (weigering fictieve); këto u shpallën të papranueshme më 6 qershor 2011. Më pas, ata pastaj apeluan në Gjykatën Rajonale të Hagë.
33. Më 28 dhjetor 2011, Gjykata Rajonale e dha vendimin e saj. Ajo hodhi poshtë argumentin e Ministrit për Emigracionin dhe Azilin se, Ligji për të Huajt i 2000 ishte i pazbatueshëm në rastin e kërkesave për azil të kërkuesve. Një argument i tillë nuk mund të bazohet në Marrëveshjen për Selinë, neni 8 i të cilës deklaron se ligjet e Shtetit pritës janë të zbatueshme përveç nëse parashikohet ndryshe; as në Ligjin për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, neni 88 i të cilit përmbante një parashikim që deklaronte të drejtën e brendshme holandeze të pazbatueshme për privimin e lirisë në ambientet nën autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale; as në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përveç nëse zbatimi i Ligjit për të Huajt i vitit 2000 mund të pengojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale në ushtrimin e detyrave të saj - të cilat, duke pasur parasysh respektimin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e autoriteteve holandeze për një vendim mbi kërkesën për azil, në pikëpamjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në vetvete qartësisht nuk ishte këtu; as edhe në vetë Ligjin për të Huajt 2000 ose në legjislacionin e deleguar bazuar në të, duke pasur parasysh se tre dëshmitarët ishin në territorin holandez dhe kështu nuk mund të kërkojë mbrojtjen e ndonjë Shteti tjetër në territorin e të cilit ata nuk ishin, apo të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila nuk kishte territor. Prandaj, Ministri u urdhërua në përputhje me rrethanat të jepte një vendim mbi kërkesat për azil të dëshmitarëve brenda gjashtë muajve.
34. Nuk pati asnjë apelim kundër këtij vendimi, i cili u bë përfundimtar në përputhje me rrethanat.
35. Më 11 qershor 2012 Ministri për Emigracionin dhe Azilin njoftoi për qëllimin e tij (voornemen) të refuzonte azilin për [B] dhe [C] me arsyetimin se ata ishin të dyshuar se për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit brenda kuptimit të nenit 1F të Konventa e Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve të 1951. Për arsye shëndetësore, nuk u dha asnjë njoftim për rastin e [A].
36. [B] dhe [C] dorëzuan komentet e tyre me shkrim (zienswijze). Një vendim për rastet e tyre pritej të merrej në tetor 2012.
(b)Procedimet civile
37. Në një datë të panjohur [A], [B] dhe [C] thirrën Shtetin Holandez para Gjyqtarit të Masave të Përkohshme (voorzieningenrechter) të Gjykatës Rajonale të Hagës, divizioni civil, në gjykim të shkurtër (kort geding) duke kërkuar një urdhër që Shteti të deklarojë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale se ishte i përgatitur për të marrë përsipër kërkuesit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe për këtë qëllim për të hyrë në konsultime (overleg) në mënyrë të përshtatshme dhe të zakonshme.
38. Gjyqtari i Masave të Përkohshme dha vendimin më 26 shtator 2012. Ai deklaronte si vijon:
“3.1. Paditësit [[A] [B] dhe [C]] e kanë bazuar kërkesën e tyre në faktin se Shteti po ju shkakton një dëm atyre (jegens hen onrechtmatig handelt). Në këtë rast, kompetenca e gjykatave civile - në çështjen konkrete, Gjyqtari i Masave të Përkohshme në gjykim të shkurtuar - për të gjykuar kërkesën është vendosur. Gjithashtu kërkesa është e pranueshme, sepse për atë që paditësit dëshirojnë të arrijnë asnjë mjet tjetër gjyqësor që ofron garanci të përshtatshme nuk është në dispozicion.
3.2. Palët ndryshojnë për sa i përket faktit nëse Shteti është nën detyrimin për deklaruar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale se është i përgatitur të marrë përsipër paditësit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe të hyjë në bisedime me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për këtë qëllim.
3.3. Shteti ka deklaruar në mbrojtjen e tij se titulli i ndalimit të paditësve qëndron në marrëveshjet e arritura ndërmjet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Republikës Demokratike të Kongos dhe se Shteti nuk mund dhe nuk do të ushtrojë juridiksion mbi paditësit. Sipas Shtetit, Marrëveshja e Selisë i kërkon atij vetëm për të transportuar paditësit në të gjithë territorin e Holandës me kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Në mbështetje të pozicionit të saj, Shteti i është referuar për ndihmë, inter alia, vendimit të Divizionit të Juridiksionit Administrativ [i datës 22 mars 2012, shih paragrafët 29 dhe 30 më lart] dhe vendimit të 9 qershorit 2009 dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ("Gjykata") në rastin Galiç (nr. 22617/07; Nederlandse Jurisprudentie – Raportet mbi legjislacionin në Holandë - 2010, nr. 267). Sipas Shtetit, fakti se paditësit kanë parashtruar kërkesën për azil nuk e detyron Holandën për të marrë përsipër ata nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, pasi paraqitja e një kërkese për azil nuk i jep të drejtën azilkërkuesit (verzoeker) për të qëndruar në Holande nëse ky nga pikëpamja ligjore nuk është në të vërtetë në Holandë (juridisch gezien niet in Nederland verblijft). Në këndvështrimin e Shtetit, paditësit do të duhet të presin rezultatin e procedurës për azil. Vetëm më pas, në parashtrimin e Shtetit, do të duhet të konsiderohet nëse neni 3 përbën një pengesë për kthimin e paditësve në Republikën Demokratike të Kongos. Shteti ka vënë në dukje në lidhje me këtë se, kërkesa për azil është duke u shqyrtuar me shpejtësinë e nevojshme dhe se, duke pasur parasysh synimet e përmendura ... [shih paragrafin 35 më lart], ka të ngjarë që kërkesat për azil të [B] dhe [C] do të hidhen poshtë. Shteti pohon se në funksion të kësaj situate janë duke u zhvilluar bisedime diplomatike të cilat janë në fazën përfundimtare.
Pasi konsideroi këtë mbrojtje Gjyqtari i Masave të Përkohshme, vendos si më poshtë:
3.4. Edhe pse është në vetvete korrekte që formalisht paditësit janë nën arrest të Republikës Demokratike të Kongos, të zbatuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk mund të mohohet, duke pasur parasysh edhe pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, se paditësit janë tani në një situatë (paraburgimi) pa zgjidhje . Me vendimin e saj të 24 gusht 2011 [në të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale urdhëron Referentin e saj për të hyrë në bisedime me Qeverinë Holandeze], Gjykata Penale Ndërkombëtare e konsideron veten të detyruar nga statuti i saj për t’u kthyer paditësit në Republikën Demokratike të Kongos, por procedura e azilit, të cilat ende nuk kanë përfunduar, ndalojmë urdhërimin e kthimit të tyre, bazuar në nenin 93 § 7 i Statutit. Pavarësisht nëse - pavarësisht procedurat e azilit - është e mundur për paditësin që të kthehen në Republikën Demokratike të Kongos duke qenë të sigurt, mbetet fakti se edhe në pikëpamje të apelimeve që mund të bëhet në procedurën e azilit, nuk ka perspektiva për një përfundim të shpejtë të këtyre procedurave. Kjo do të thotë se, që prej 24 gusht 2011, paditësit nuk janë më të ndaluar ligjërisht (zich niet meer in een rechtmatige vorm bevinden van detentie). Ata nuk kanë asnjë perspektivë lirimit apo gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe është e paqartë nëse ligjshmërinë e paraburgimit të tyre mund të shqyrtohet nga një juridiksion kompetent. As Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe as Republika Demokratike e Kongos nuk është në një pozitë për të dhënë fund situatës që tashmë ka dalë.
3.5. Argumenti mbrojtës i Shtetit se nuk ka juridiksion mbi paditësit nuk mund të pranohet. Kjo vetëm mund të konkludohet nga vendimi i Divizionit të Juridiksionit Administrativ të Këshillit të Shtetit, të cilin Shteti e përmend, se ndalimi i paditësve nuk është e bazuar mbi ushtrimin, apo prezumimin e ushtrimit të kompetencave në bazë të Ligjit për të Huajt i 2000, i cili është korrekt. Kjo nuk sjellë ndonjë ndryshim për mundësinë që Shteti mund të jetë i detyruar ligjërisht të marrë përsipër paditësit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
3.6. As krahasimi me rastin Galiç nuk është me vend. Gjykata u shpreh në atë rast se, fakti që Gjykata Ndërkombëtar Penale për ish-Jugosllavinë (këtej e tutje ICTY) ka pasur selinë në Holandë nuk mjaftoi për të bërë përgjegjës Holandën për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të kërkuesit. Lidhur me këtë pikë, Gjykata u shpreh si vijon:
‘Në dritën e sa më sipër, sipas Gjykatës fakti që ICTY ka selinë e saj në Hagës nuk përbën bazë të mjaftueshme për t’ia atribuuar çështjet e pretenduara Mbretërisë së Holandës. Në arritjen e atij përfundimi Gjykata ka pasur parasysh kontekstin e veçantë në të cilën shtrohet pyetjet para tij. Gjykata thekson se rasti i pranishëm përfshin një gjykatë ndërkombëtare të themeluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një organizatë ndërkombëtare e themeluar mbi parimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, dhe se për më tepër dispozitat themelore ligjore që rregullojnë organizimin e gjykatës dhe procedurat, janë qëllimisht projektuar për të siguruar ata që janë paditur përpara saj me të gjitha garancitë e duhura.’
Ndryshe nga rasti Galiç, që kishte të bënte me një të dyshuar i cili ishte duke u gjykuar në bazë të rregullave që lidheshin me një gjykatë ndërkombëtare të ngritur nga Kombet e Bashkuara dhe mund të përfitonin nga garancitë procedurale që ajo ofronte, çështja aktuale sjell rastin e dëshmitarëve në proces para një tjetër gjykate të Kombeve të Bashkuara të cilët, në lidhje me paraburgimin e tyre, nuk mund të përdorin garancitë e asaj gjykate, siç është e dukshme edhe nga pozicioni i marrë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Në këtë situatë nuk mund të përjashtohet se selia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në territorin Holandë ofron lidhje të mjaftueshme për të supozuar se Holanda ka juridiksion.
3.7. Sa më sipër vlen sidomos duke pasur parasysh se është për shkak të procedurave të azilit në Holandë që paditësit nuk mund të kthehen në Republikën Demokratike të Kongos. Mundet që kërkesat për azil dëmtojnë (doorkruisen) sistemin e parashikuar sipas së drejtës ndërkombëtare, por ashtu siç është, Shteti është i detyruar në bazë të vendimit të kësaj gjykate (me seli në Amsterdam) [të datës 28 dhjetor 2011, shih paragrafin 33 më sipër] - kundër të cilit nuk ka bërë apel - të marrë në konsideratë kërkesat e paditësve për azil. Paditësit nuk mund të fajësohen për paraqitjen e kërkesave për azil.
3.8. Duke lënë mënjanë korrektësinë e mbrojtjes që një kërkesë për azil paraqitur nga persona të cilët nuk janë brenda (juridiksioni) Holandës nuk krijon të drejtën për të qëndruar në Holandë, mbetet përsëri fakti që Shteti duhet të merret me fatin e paditësve dhe mund të mos i lërë ata në paraburgim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në pritje të procedurave të azilit në përputhje me Ligjin për të Huajt i 2000, përfundimi i të cilit ende nuk është i ditur. Prandaj, Shteti prandaj duhet të hyjë në bisedime me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për t’i dhënë fund ndalimit të paligjshëm të paditësve.
3.9. Del nga sa më sipër se pretendimi i paditësve do t’i jepet zgjidhja e mëposhtme. Afati brenda të cilit Shteti duhet të hyjë në bisedime me Gjykatën Ndërkombëtare Penale do të jetë katër javë, për t’i mundësuar Shteti për të bërë përgatitjet e nevojshme. Lidhur me frikën e autoriteteve shtetërore që paditësit, pasi kërkesa e tyre të pranohet, do të arratisen ilegalisht (de illegaliteit zullen verdwijnen), është përgjegjësia e Shtetit për të marrë masat e duhura parandaluese..”
39. Nuk dihet ende nëse Shtetit ka apeluar kundër këtij vendimi.
B. E drejta e brendshme përkatëse
40. Dispozitat pertinente të së drejtës së brendshme janë si në vijim:
1. Kushtetuta e Mbretërisë së Holandës (Grondwet voor het Koninkrijk der Nederlanden)
Neni 93
“Dispozitat e traktateve dhe të rezolutave të institucioneve ndërkombëtare, të cilat mund të jenë të detyrueshme për të gjithë personat në bazë të përmbajtjes së tyre janë të detyrueshme pasi botohen.”
Neni 94
“Rregulloret statutore në fuqi brenda Mbretërisë nuk do të jenë të zbatueshme nëse kjo është në kundërshtim me dispozitat e traktateve që janë të detyrueshme për të gjithë personat ose i rezolutave nga institucionet ndërkombëtare.”
2. Akti i Përgjithshëm i së Drejtës Administrative (Algemene wet bestuursrecht)
Neni 8.1
“1. Çdo palë e interesuar (belanghebbende) mund të paraqesë një ankesë kundër një vendimi administrativ (besluit) në Gjykatën Rajonale. ...”
3. Ligji për të Huajt i 2000
Neni 59
“1. Nëse është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në interes të rendit publik [Ministri kompetent] mund, për qëllime të dëbimit (uitzetting), të urdhërojë ndalimi i një të huaji i cili:
(a) nuk është rezident i ligjshëm; ...”
Neni 93
“1. ... [A] masa e marrë në zbatim të Kapitullit 5 të këtij ligji [përfshirë nenin 59] e cili ka për qëllim të kufizojë ose të privojë dikë nga liria e tij, për qëllim të zbatimit nenit 8.1 të Akti të Përgjithshëm të së Drejtës Administrative, do të barazohet me një vendim administrativ. ...”
4. Ligji për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (Uitvoeringswet Internationaal Strafhof)
Neni 45
“1. Kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për bashkëpunimin në çfarëdo forme, siç i referohet në nenin 93 të Statutit të saj, do të përmbushen, për aq sa është e mundur...”
Neni 85
“...
2. Transportimi i personave [përveç të dyshuarve] të cilët janë transferuar, apo kanë ardhur, në Holandë me kërkesë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të zhvillohet në bazë të udhëzimeve (in opdracht) të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, nga dhe nën mbikëqyrjen e zyrtarëve holandezë të emëruar nga Ministri i Drejtësisë [Minister van Justitie].
3. Transportimi i personave jashtë hapësirave që i nënshtrohen autoritetit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (buiten de onder het gezag van het strafhof staande ruimten) të cilët u është privuar liria e tyre më urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, do të zhvillohet sipas udhëzimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga dhe nën mbikëqyrjen e zyrtarëve holandezë të emëruar nga Ministri i Drejtësisë.
4. Zyrtarët e përmendura në këtë nen autorizohen të marrin të gjitha masat që ata gjykojnë të arsyeshme për të garantuar sigurinë e personave në fjalë dhe për të parandaluar arratisjen e tyre.”
Neni 86
“1. Transportimi i personave, të cilët do të dorëzohen tek autoritetet e një shteti të huaj nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, do të bëhet sipas udhëzimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga dhe nën mbikëqyrjen e zyrtarëve holandezë të emëruar nga Ministri i Drejtësisë.
2. Zyrtarët e përmendura në këtë nen autorizohen të marrin të gjitha masa që ata gjykojnë të arsyeshme për të garantuar sigurinë e personave në fjalë dhe për të parandaluar arratisjen e tyre.”
Neni 87
“1. Nëse dëshmitarët, ekspertët, viktimat apo personat e tjerë, prania e të cilëve është e nevojshme në selinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të çfarëdo kombësie qofshin, vijnë në Holandë në sajë të një letërthirrje ose letërnjoftim (dagvaarding i oproeping) apo një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtar Penal ose në përgjigje të një kërkese për pranim bërë Holandës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale..., ata nuk do të jenë subjekt i ndjekjes penale, arrestimit apo ndonjë mase tjetër që kufizon lirinë e tyre në lidhje me faktet ose dënimeve që i paraprinë ardhjes së tyre në Holandë.
2. Imuniteti, të cilit i referohet paragrafi i parë, do të shuhet në qoftë se personi në fjalë, duke pasur mundësinë për të lënë Holandën për pesëmbëdhjetë ditë nga momenti në të cilën prania e tij nuk kërkohej më nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ka qëndruar në vend apo është kthyer përsëri pasi ishte larguar.”
Neni 88
“E drejta holandeze nuk do të zbatohen për heqjen e lirisë sipas urdhrave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në hapësirat brenda Holandës, subjekt të autoritetit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.”
C. E drejta ndërkombëtare përkatëse në lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare Penale
41. Në këtë nen, shprehja "Gjykatë" i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
1. Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Neni 3
Selia e Gjykatës
“1. Selia e Gjykatës do të jetë në Hagë të Holandës (“Shteti pritës”).
2. Gjykata do të bëjë një marrëveshje mbi selinë me Shtetin pritës, që do të miratohet nga Asambleja e shteteve palë të këtij Statuti dhe që më pastaj do të nënshkruhet nga Presidenti i Gjykatës në emër të Gjykatës.
3. Gjykata mund të punojë edhe në ndonjë vend tjetër, kudo që e konsideron të arsyeshme, siç parashihet në këtë Statut.”
Neni 4
Statusi ligjor dhe pushteti i Gjykatës
“1. Gjykata do të ketë personalitet ligjor ndërkombëtar. E njëjta po ashtu do të ketë aftësi ligjore të atillë që do të jetë e domosdoshme për ushtrimin e funksioneve dhe përmbushjen e qëllimeve të saj
2. Gjykata mund të ushtrojë funksionet dhe pushtetin e saj në territorin e cilitdo shtet palë, siç parashihet në këtë Statut dhe, përmes marrëveshjes së posaçme, edhe në territorin e cilitdo shtet tjetër.”
Neni 21
Ligji i Zbatueshëm
“1. Gjykata do të zbatojë:
(a) Në rend të parë, këtë Statut, Elementet e Krimeve dhe Rregullat e saj të Procedurës dhe Provave;
(b) Në rend të dytë, kur është e volitshme, marrëveshjet e zbatueshme dhe parimet e rregullat e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura;
(c) Nëse dështon në këtë, parimet themelore të ligjit të derivuara nga Gjykata prej ligjeve apo sistemeve ligjore kombëtare të botës, përfshirë këtu, nëse është e nevojshme, ligjet kombëtare të Shteteve që do të ushtronin juridiksionin mbi krimin, ashtu që këto parime të mos jenë në kundërshtim me këtë Statut dhe me të drejtën ndërkombëtare, si dhe normat dhe standardet e njohura ndërkombëtare.
2. Gjykata mund të zbatojë parimet dhe rregullat ligjore, ashtu si janë interpretuar në vendimet e saj të mëhershme.
3. Zbatimi dhe interpretimi i ligjit, në pajtim me këtë nen duhet të jetë në pajtim me të drejtat njerëzore të pranuara ndërkombëtarisht, dhe pa asnjë dallim të bazuar në përkatësinë, si është përcaktuar në nenin 7, paragrafi 3, siç është mosha, raca, ngjyra, gjuha, religjioni apo besimi, mendimi politik apo tjetër, përkatësia kombëtare, etnike apo sociale, pasuria, lindja apo ndonjë status tjetër.”
Neni 43
Sekretaria
“...
6. Referenti ngre pranë Sekretarisë Njësinë e Viktimave dhe Dëshmitarëve. Kjo Njësi cakton, në këshillim me Zyrën e Prokurorit, masa mbrojtëse dhe marrëveshje sigurie, këshillime dhe ndihmë tjetër të përshtatshme për dëshmitarët, viktimat që paraqiten para Gjykatës, si dhe të tjerët që janë në rrezik për shkak të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e tillë. Njësia ka personel me përvojë në trauma, përfshirë këtu traumat në lidhje me krimet e dhunës seksuale. ...”
Neni 68
Mbrojtja e viktimave dhe dëshmitarëve dhe pjesëmarrja e tyre në gjykim
“1. Gjykata ndërmerr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur sigurinë, mirëqenien fizike e psikologjike, dinjitetin dhe fshehtësinë e viktimave dhe dëshmitarëve. Gjatë kësaj, Gjykata merr parasysh të gjithë faktorët përkatës, përfshirë këtu moshën, gjininë, ashtu si është parashikuar në nenin 2, paragrafi 3, dhe shëndetin, si dhe natyrën e krimit në veçanti, por jo të kufizuar, në rastin kur krimi përfshin dhunën seksuale ose gjinore ose dhunën ndaj fëmijëve. Prokurori i merr këto masa sidomos gjatë hetimit dhe ndjekjes së krimeve të tilla. Këto masa nuk dëmtojnë dhe janë në pajtim me të drejtat e të akuzuarit dhe me gjykimin e drejtë dhe të paanshëm.
...
3. Kur preken interesat personale të viktimave, Gjykata duhet t’i lejojë ata të paraqesin qëndrimet dhe çështjet e tyre dhe ato të merren në konsideratë në fazat e procedurës që vendosen nga Gjykata dhe në atë mënyrë që nuk dëmtojnë dhe nuk janë në mospajtim me të drejtat e të akuzuarit dhe me gjykimin e drejtë dhe të paanshëm. Qëndrimet dhe çështjet e tilla mund të paraqiten nga përfaqësuesit ligjorë të viktimave, kur Gjykata i konsideron si të përshtatshme, në pajtim me Rregullat e Procedurës dhe Provave.
4. Njësia e Viktimave dhe Dëshmitarëve mund të këshillojë Prokurorin dhe Gjykatën rreth masave të duhura mbrojtëse, marrëveshjeve të sigurisë, këshillimit dhe ndihmës, ashtu siç parashikohen në nenin 43, paragrafi 6.
...”
Neni 93
Format e tjera të bashkëpunimit
“1. Shtetet Palë, në pajtim me dispozitat e kësaj Pjese dhe sipas procedurave të ligjeve kombëtare, përmbushin kërkesat e Gjykatës për dhënien e ndihmës së mëposhtme, në lidhje me hetimet ose ndjekjet penale:
...
(e) mundësimin e paraqitjes vullnetare të personave si dëshmitarë ose ekspertë para Gjykatës;
(f) transferimin e përkohshëm të personave sipas parashikimit të paragrafit 7;
...
(j) mbrojtjen e viktimave e dëshmitarëve dhe ruajtjen e provave;
...
(l) çfarëdo lloji tjetër të asistencës që nuk është e ndaluar me ligjin e Shtetit pritës, me qëllim të lehtësimit të hetimeve dhe ndjekjes së krimeve brenda juridiksionit të Gjykatës.
...
7. (a) Gjykata mund të kërkojë transferimin e përkohshëm të personit të ndaluar për qëllimet e identifikimit ose për të siguruar dëshmi ose asistencë tjetër. Personi mund të transferohet nëse plotësohen këto kushte:
(i) personi me vullnetin e tij të lirë jep pëlqimin e tij ose saj për transferim; dhe
(ii) Shteti pritës pajtohet me transferimin, duke iu nënshtruar kushteve të tilla me të cilat mund të pajtohen Shteti dhe Gjykata.
(b) Shteti pritës, kur është e domosdoshme, mund të përcjellë dokumentet dhe informacione te Prokurori mbi baza konfidencialiteti. Prokurori mund t’i përdorë ato vetëm me qëllim të nxjerrjes së provave të reja.
...”
Neni 119
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
“1. Çdo mosmarrëveshje që ka të bëjë me funksionet gjyqësore të Gjykatës zgjidhet me vendim të Gjykatës. ...
2. Çdo mosmarrëveshje tjetër në mes dy ose më shumë Shteteve Palë në lidhje me interpretimin ose zbatimin e këtij Statuti që nuk është rregulluar përmes negociatave brenda afatit prej tre muajve nga paraqitja e tyre paraqitet në Asamblenë e Shteteve Palë. Asambleja mundet edhe vetë të kërkojë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjen ose të bëjë rekomandime mbi mënyrat e mëtejme të zgjidhjes së mosmarrëveshjes, përfshirë këtu edhe sjelljen e rastit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me Statutin e asaj Gjykate.”
2. Marrëveshja për Selinë ndërmjet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Shtetit Pritës
Neni 8
E drejta dhe autoriteti në ambientet e Gjykatës
“1. Ambientet e Gjykatës do të jenë nën kontrollin dhe autoritetin e Gjykatës, siç parashikohet në këtë Marrëveshje.
2. Përveç nëse parashikohet ndryshe në këtë Marrëveshje, ligjet dhe rregullat e Shtetit pritës do të zbatohen në ambientet e Gjykatës.”
Neni 26
Dëshmitarët
“1. Dëshmitarët do të gëzojnë privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e mëposhtme në masën që ato janë të nevojshme për paraqitjen e tyre para Gjykatës për qëllime të dhënies së dëshmisë...:
(a) imunitet nga arrestimi apo ndalimi personal ose ndonjë kufizimi tjetër të lirisë së tyre në lidhje me veprimet ose dënimet përpara hyrjes së tyre në territorin e Shtetit pritës;
...
(e) për qëllime të komunikimit të tyre me Gjykatën dhe avokatin në lidhje me dëshminë e tyre, të drejtën për të marrë dhe për të dërguar letrat dhe dokumentet të çfarëdo forme;
(f) përjashtimi nga kufizimet e emigrimit apo regjistrimin e të huajve kur ata udhëtojnë për qëllime të dëshmisë së tyre;
(g) të njëjtat lehtësira riatdhesimi në kohën e krizave ndërkombëtare, siç u akordohen agjentëve diplomatikë sipas Konventës së Vjenës.
...
5. Dëshmitarët nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë mase nga Shteti pritës e cila mund të ndikojë në paraqitjen apo dëshminë e tyre para Gjykatës.”
Neni 34
Bashkëpunimi me autoritetet kompetente
“1. Gjykata bashkëpunon me autoritetet kompetente për të lehtësuar zbatimin e ligjeve të Shtetit pritës, për të siguruar respektimin e rregullave të policisë dhe për të parandaluar çfarëdo abuzimi në lidhje me privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat që u akordohen sipas kësaj Marrëveshjeje.
2. Gjykata dhe Shteti pritës bashkëpunojnë për çështjet e sigurisë, duke marrë parasysh rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Shtetit pritës.
3. Pa paragjykuar privilegjet imunitetet dhe lehtësirat e tyre, të gjithë personave që gëzojnë privilegje të tilla, imunitete dhe lehtësira, janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe rregullat e Shtetit pritës. Ata gjithashtu janë të detyruar të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shtetit pritës
4. Gjykata bashkëpunon me autoritetet kompetente përgjegjëse për shëndetin, sigurinë në punë, komunikimet elektronike dhe parandalimin e zjarrit.
5. Gjykata zbaton të gjitha udhëzimet e sigurisë, siç është rënë dakord me Shtetin pritës, si dhe të gjitha direktivat e autoriteteve kompetente përgjegjëse për rregullat e parandalimit të zjarrit.
6. Shteti pritës duhet të bëj gjithçka mundet për të njoftuar Gjykatën për çdo propozim apo miratim të ligjeve dhe rregulloreve kombëtare që kanë një impakt të drejtpërdrejtë mbi privilegjet, imunitetet, objektet, të drejtat dhe detyrimet e Gjykatës dhe zyrtarëve të saj. Gjykata ka të drejtën të japë mendime lidhur me ligjet dhe rregulloreve kombëtare të propozuara.”
Neni 44
Transportimi i personave të ndaluar
“1. Transporti, në pajtim me Statutin dhe Rregullat e Procedurës dhe Provave, i një personi të ndaluar nga vendi i mbërritjes në Shtetin pritës deri në ambientet e Gjykatës, me kërkesë të Gjykatës, kryhet nga autoritetet kompetente në konsultim me Gjykatën.
2. Transporti, në pajtim me Statutin dhe Rregullat e Procedurës dhe Provave, i një personi të ndaluar nga ambientet e Gjykatës deri në vendin e nisjes nga Shteti pritës, me kërkesë të Gjykatës, kryhet nga autoritetet kompetente në konsultim me Gjykatën.
3. Çdo transportim i personave të ndaluar në Shtetin pritës, jashtë ambienteve të Gjykatës, me kërkesë të Gjykatës, kryhet nga autoritetet kompetente në konsultim me Gjykatën.
...”
3. Rregullorja e Procedurave dhe Provave
Neni 16
Përgjegjësitë e Referentit në lidhje me viktimat dhe dëshmitarët
“...
2. Në raport me viktimat, dëshmitarët dhe personave të tjerëve si dhe të tjerët që janë në rrezik për shkak të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e tillë, Referenti do të jetë përgjegjës për kryerjen e funksioneve të mëposhtme në përputhje me Statutin dhe këto Rregulla:
(a) T’i informojë ata për të drejtat e tyre sipas Statutit dhe Rregullave, dhe të ekzistencës, funksioneve dhe disponueshmërinë së Njësisë së Viktimave dhe Dëshmitarëve;
(b) Të sigurohet që ata të jenë vetëdijshëm, në kohën e duhur, për vendime përkatëse të Gjykatës që mund të kenë një ndikim në interesat e tyre, subjekte të dispozitave për konfidencialitetin.
...
4. Marrëveshjet për zhvendosjen dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse në territorin e një Shteti të viktimave të traumatizuara e të kërcënuara, dëshmitarëve si dhe të tjerët që janë në rrezik për shkak të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e tillë, mund të negociohet me Shtetet nga Referenti në emër të Gjykatës. Marrëveshje të tilla mund të mbeten konfidenciale.”
Neni 17
Funksionet e Njësisë
“1. Njësia e Viktimave dhe Dëshmitarëve ushtron funksionet e saj në përputhje me nenin 43, paragrafi 6.
2. Njësia e Viktimave dhe Dëshmitarëve kryen, inter alia, funksionet e mëposhtme, në përputhje me Statutin dhe Rregullat, dhe në konsultim me Dhomën, Prokurorin dhe mbrojtjen, siç është e nevojshme:
(a) duke respektuar të gjithë dëshmitarët, viktimat, të cilët paraqiten para Gjykatës, si dhe të tjerët që janë në rrezik për shkak të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e tillë, në përputhje rrethanat dhe nevojat e tyre të veçanta:
(i) duke iu siguruar atyre mbrojtje dhe masa sigurie adekuate dhe formulimin e planeve afatgjata dhe afatshkurtra për mbrojtjen e tyre;
(ii) dhënien e rekomandimeve për organet e Gjykatës për adoptimin e masave të mbrojtjes dhe gjithashtu këshillimin e Shteteve përkatëse për masa të tilla;
(iii) duke i ndihmuar ata në marrjen e ndihmës mjekësore, psikologjike dhe ndihma të tjera të përshtatshme;
(iv) vënien në dispozicion të Gjykatës dhe palëve, trajnimin në çështjet e traumës, dhunës seksuale, të sigurisë dhe konfidencialitetit;
(v) dhënien e rekomandimeve, në konsultim me Zyrën e Prokurorit hartimin e një kodi të sjelljes, duke theksuar natyrën jetike të sigurisë dhe konfidencialitetit për hetuesit e Gjykatës, për mbrojtjen dhe të gjitha organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në bazë të kërkesës së Gjykata, kur është e përshtatshme;
(vi) bashkëpunimi me Shtetet, kur është e nevojshme, për ofrimin e ndonjë prej masave të përcaktuara në këtë nen;
(b) duke respektuar dëshmitarët:
(i) duke i këshilluar ata se ku mund të marrin këshilla ligjore me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre, në veçanti në lidhje me dëshminë e tyre;
(ii) duke i asistuar ata, kur thirren për të dëshmuar para Gjykatës; ...”
Neni 87
Masa mbrojtëse
“1. Me propozimin e prokurorit ose mbrojtësit apo sipas kërkesës së një dëshmitari ose një viktime e përfaqësuesit të tij ligjor, nëse ka një të tillë, ose me iniciativën e vet, dhe pasi të jetë konsultuar me Njësinë e Viktimave dhe Dëshmitarëve, kur e konsideron të përshtatshme, një Dhomë mund të urdhërojë marrjen e masave për të mbrojtur një viktimë, dëshmitar ose një person tjetër në rrezik për shkak të dëshmisë së dhënë nga një dëshmitar në pajtim me nenin 68, paragrafët 1 dhe 2. Dhoma mund të marrë pëlqimin e dëshmitarit lidhur me marrjen e masave mbrojtëse, para se të urdhërojë masën mbrojtëse, kur një gjë e tillë është e mundur. ...”
Neni 88
Masa të veçanta
“1. Me propozimin e prokurorit ose mbrojtësit apo sipas kërkesës së një dëshmitari ose një viktime e përfaqësuesit të tij ligjor, nëse ka një të tillë, ose me iniciativën e vet, dhe pasi të jetë konsultuar me Njësinë e Viktimave dhe Dëshmitarëve, kur e konsideron të përshtatshme, një Dhomë, duke marrë parasysh pikëpamjet e viktimës ose të dëshmitarit, mund të urdhërojë marrjen masat të veçanta të tilla si, por jo vetëm, për të lehtësuar dëshminë e një viktime apo të dëshmitari të traumatizuar, një fëmijë, një personi të moshuar ose një viktime të dhunës seksuale , në pajtim me nenin 68, paragrafët 1 dhe 2. Dhoma do të kërkojë për të marrë, kur është e mundur, me pëlqimin e personit në lidhje me të cilindo merren masat e veçanta para se të urdhërohen.
2. Një Dhomë mund të mbajë një seancë në bazë të një propozimi ose një kërkese sipas paragrafit 1, nëse është e nevojshme, privatisht apo ex parte, për të përcaktuar nëse do të urdhërohet ndonjë masë të tillë e veçantë, përfshirë, por jo duke u kufizuar në urdhrin që avokati, përfaqësuesi ligjor, psikologu ose një anëtar i familjes të lejohet të marrë pjesë gjatë dëshmisë së viktimës ose dëshmitarit. ...”
Neni 192
Transferimi i një personi të ndaluar
“1. Transferimi i një personi të ndaluar në Gjykatë në përputhje me nenin 93, paragrafi 7 i Statutit të Romës, do të organizohet nga autoritetet përkatëse kombëtare në bashkëpunim me Referentin dhe autoritetet e Shtetit pritës.
2. Referenti garanton zhvillim e duhur të transferimit, përfshirë mbikëqyrjen e personit, ndërkohë që është i ndaluar nga Gjykata.
3. Personi nën arrestin e Gjykatës ka të drejtën për të ngritur çështje që lidhen me kushtet e burgimin të tij ose saj para Dhomës përkatëse.
4. Në përputhje me nenin 93, paragrafi 7 (b) i Statutit të Romës, kur qëllimet e transferimit janë përmbushur, Referenti do të organizojë kthimin e personit nën arrest në Shtetin e kërkuar.”
4. Rregullat e Sekretarisë
Neni 96
Programi i Mbrojtjes
“1. Sekretaria merr të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur një program për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke përfshirë edhe persona mbështetës shoqërues, dhe të tjerët që konsiderohen të jenë në rrezik për shëndetin dhe jetën e tyre për shkak të një dëshmie të dhënë nga dëshmitarët e tillë ose si pasojë e kontaktit të tyre me Gjykatën.
2. Një aplikim për përfshirjen në programin e mbrojtjes mund të paraqitet nga Prokurori ose nga avokati.
3. Në vlerësimin e pranimit në programin e mbrojtjes, përveç faktorëve të përcaktuara në nenin 68, Sekretaria do të marrë parasysh, inter alia, si më poshtë:
(a) Përfshirjen e personit me Gjykatën;
(b) Nëse personi vetë apo të afërmit e ngushtë të tij janë të rrezikuar për shkak të përfshirjes së tyre me Gjykatën; dhe
(c) Nëse personi pranon të hyjë në programin e mbrojtjes.
4. Përfshirja në programin e mbrojtjes vendoset nga Referenti, pasi një vlerësimi të bërë në bazë të pikës 3 të këtij neni.
5. Para se të përfshihen në programin e mbrojtjes, personi ose - kur personi është nën moshën 18 vjeç apo i mungon kapaciteti ligjor për ta bërë këtë – përfaqësuesi i tij, do të nënshkruajë një marrëveshje me Sekretarinë.”
5. Jurisprudenca përkatëse e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
42. Në një vendim të datës 2 dhjetor 2009, në rastin e Jean-Pierre Bemba Gombo ("Vendim mbi apelimin nga Prokurori kundër Vendimit të Dhomës për Procedurat Paraprake II, për lirimin e përkohshëm të Jean-Pierre Bemba Gombo dhe Thirrjen në Seanca të Mbretërisë së Belgjikës, Republikës së Portugalisë, Republikës së Francës, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës Italiane, dhe Republikës së Afrikës së Jugut"), Dhoma e Apelit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale vendosi si më poshtë (referencat në fusnotën nuk janë përfshirë):
“104. Dhoma e Apelit, për arsyet e shpjeguara më poshtë përcakton se Dhoma e Procedurave Paraprake gaboi në përcaktimin se Z. Bemba duhet të lirohet me kusht, pa specifikuar gjithashtu kushtet e duhura ose identifikimin e një Shteti të gatshëm të pranojnë Z. Bemba dhe zbatuar kushtet.
105. Sipas Dhomës së Apelit, një vendim për lirimin e përkohshëm i shpjeguar tashmë në paragrafin 59 më lart nuk është diskrecionar. Nëse Dhoma e Procedurave Paraprake është e bindur se kushtet e përcaktuara në nenin 58 § 1 të Statutit nuk janë plotësuar, ajo e liron personin, me ose pa kushte. Megjithatë nëse, lirimi do të çojë në një nga rreziqet e përshkruara në nenin 58 § 1 (b) të Statutit, Dhoma mundet, në bazë të nenit 119 të Rregullores së Procedurave dhe Provave, të shqyrtojë kushtet e duhura me qëllim lehtësimin ose eliminimin e rrezikut. Ashtu siç lista e kushteve në nenin 119 (1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave tregon, Dhoma gjithashtu mund, në rrethana të përshtatshme, të vendosë kushte që, në vetvete, nuk i zbusin rreziqet e përshkruara në nenin 58 § 1 (b) i Statutit. Rezultati i këtij shqyrtimi në dy nivele është një vendim të vetëm të pandashëm e që i jep lirim të kushtëzuar mbi bazën e kushteve specifike dhe të zbatueshme. E thënë ndryshe, në rrethana të tilla, lirimi është i mundur vetëm nëse kushtet specifike vendosen.
106. Për më tepër, Dhoma e Apelit gjykon se, në mënyrë që të japë lirim me kusht, identifikimi i një Shteti të gatshëm të pranojnë personin në fjalë si dhe të zbatojë kushtet e lidhura me atë lirim, është e nevojshme. Neni 119 (3) i Rregullores së Procedurave dhe Provave detyron Gjykata të kërkojë, inter alia, mendimin e Shteteve përkatëse përpara se të vendosë ndryshimin ose çfarëdo kushti që kufizon lirinë. Ai vijon se një Shtet i gatshëm dhe në gjendje të pranojë personin në fjalë duhet të identifikohet para vendimit për lirim me kusht.
107. Përveç kësaj, Dhoma e Apelit vëren se, Gjykata Ndërkombëtare Penale ushtron funksionet dhe kompetencat e saj mbi territoret e Shteteve Palë dhe si e tillë është i varur nga bashkëpunimi me Shtetin në lidhje me pranimin e një personi i cili ka qenë i liruar me kusht si dhe duke siguruar që kushtet e imponuar nga Gjykata janë zbatuar. Pa një bashkëpunim të tillë, çdo vendim i Gjykatës për lirimin me kusht do të jetë i paefektshëm.
108. Në rrethanat e këtij rasti, Dhoma e Apelit vëren se, Dhoma e Procedurave Paraprake, pas përfundimit të shqyrtimit të kushteve sipas nenit 58 § 1 të Statutit, vendosi që Z. Bemba duhet të ‘lirohet, megjithëse sipas disa kushteve’. "Dhoma më tej shpjegoi se, tërësia e kushteve të vëna do të përcaktohet në një fazë të mëvonshme. Për më tepër, në paragrafin 83 të vendimit të kundërshtuar, Dhoma përsëriti se, ‘asnjë vendim nuk është marrë në lidhje me pyetjen se cili grup apo lloj i kushteve që kufizojnë lirinë konsiderohet i përshtatshëm në rastin e Z. Jean-Pierre Bemba dhe në të cilin Shtet ai do të lirohet me kusht’. Së fundi, në pjesën urdhëruese të Vendimit të kundërshtuar, paragrafi (a), Dhoma e Procedurave Paraprake vendosi t’i japë Z. Bemba lirimin me kusht derisa të vendoset ndryshe. Kështu, në rastin konkret, vendimi i kundërshtuar është me të meta, sepse Dhoma e Procedurave Paraprake ka dështuar të specifikojë kushtet e duhura që e bëjnë lirimi me kusht të Z. Bemba të mundur.
109. Për këto arsye, Dhoma e Apelit konstaton se Dhoma e Procedurave Paraprake gaboi në dhënien e lirimit me kusht, pa specifikuar kushtet e duhura që e bëjnë lirimi me kusht të mundur, identifikimin e Shtetit në të cilin Z. Bemba do të lirohej dhe nëse Shteti do të jetë në gjendje për të zbatuar kushtet e vendosura nga Gjykata.”
43. Në vendimin e saj të 9 qershorit 2011 lidhur me tre dëshmitarë e mbrojtjes ( [A] [B] dhe [C] të lart-përmendur) në rastin e Germain Katanga dhe Mathieu Ngudjolo Chui ("vendim mbi një kërkesë Amicus Curiae dhe mbi ‘Requête tendant à obtenir prezantimet des témoins DRC-D02-P-0350, DRC-D02-P-0236, DRC-D02-P-0228 aux autorités néerlandaises aux fins d’asile’ (nenet 68 dhe 93 § 7 të Statutit) "), Dhoma e Shkallës së Parë II vendosi si më poshtë (referencat në fusnotën nuk janë përfshirë):
“1. Cili është qëllimi i saktë i detyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve, i mishëruar inter alia, në nenin 68 të Statutit?
a. Dallime të nevojshme
59. Në konferencën e statusit, Dhoma theksoi dallimin që duhet bërë ndërmjet masave që Gjykata mund të marrë në pajtim me nenin 68 të Statutit, për mbrojtjen e dëshmitarëve për shkak të bashkëpunimit të tyre me Gjykatën, dhe ato të cilat kërkohen të merren në mënyrë që t’i mbrojnë ata kundër shkeljeve të mundshme ose të provuara të të drejtave të njeriut në kuptimin e gjerë të fjalës. Dhoma shton se, këto dy lloje të masave nuk duhet të ngatërrohen me ato të cilat, në mënyrë më specifike, mbrojnë kërkuesit për azil nga rreziku i persekutimit nëse kthehen në vendin e tyre të origjinës.
60. Këto dallime formojnë themelet teorike të këtij vendimi. Ndërsa Dhoma është në dijeni të faktit se si në përgjithësi situata e të drejtave të njeriut, në kuptimin e gjerë të fjalës, të një vendi të caktuar mund të ndikojë në vlerësimin e rreziqet e hasura nga dëshmitarët, si rezultat i bashkëpunimit të tyre me Gjykatën, tri llojet e rreziqeve të përcaktuar më sipër nuk duhet të ngatërrohet, sa të keqinterpretohet mandati i Gjykatës në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve.
61. Sipas pikëpamjes së Dhomës, Statuti pa dyshim vendos një detyrim për Gjykatën për të marrë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme për të parandaluar rrezikun që dëshmitarëve mund tu kanoset për shkak të bashkëpunimit të tyre me Gjykatën. Kjo është një dhe i vetmi interpretim i përshtatshëm i nenit 68 të Statutit, i cili është një dispozitë kuadër mbi këtë çështje. Për më tepër, edhe pse neni 87 i Rregullave dhe neni 96 të Rregullores së Sekretarisë nuk deklarojnë në mënyrë eksplicite, një lexim logjik dhe i përbashkët i këtyre dy dispozitave mbështet pikëpamjen se roli i Gjykatës është i kufizuar për mbrojtjen e dëshmitarëve nga rreziku që ata hasin për shkak të dëshmisë së tyre.
62. Në kundërshtim me parashtresat e avokatit të caktuar kryesisht dhe mbrojtjes së Germain Katanga, Dhoma është e mendimit se, nuk është e detyruar të mbrojë dëshmitarët kundër rreziqeve me të cilat ata mund të përballen jo vetëm si rezultat i dëshmisë së tyre, por edhe si rezultat i shkeljet e të drejtave të njeriut nga Republika Demokratike e Kongos. Duke u mbështetur në të mandatit të saj, Gjykata e mbron dëshmitarët nga rreziqet që dalin në mënyrë specifike nga bashkëpunimi i tyre me të dhe jo, ato që rrjedhin nga shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet e vendit të tyre të origjinës. Neni 21 § 3 i Statutit nuk vendos detyrimin mbi Gjykatën për të siguruar që Shtetet Palë duhet të respektojnë të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht në procedurat e tyre të brendshme. Ajo kërkon vetëm që Dhomat të sigurojë që Statuti dhe burimet e tjera të ligjit të përcaktuara në nenin 21 § 1 dhe 21 § 2 të zbatohen në një mënyrë që nuk është në kundërshtim me ose në shkelje të të drejtave të njeriut të pranuara ndërkombëtarisht.
63. Gjykata as nuk është e detyruar për të vlerësuar rrezikun e persekutimit që mund të përballen dëshmitarët të cilët po aplikojnë për azil. Në këtë aspekt, Dhoma rithekson vëzhgimin e saj në konferencën e statusit se, kriteret për të marrë parasysh një kërkesë për azil, në veçanti ato që kanë të bëjnë me rrezikun e persekutimit të kërkuesve, nuk janë identike me kriteret e zbatuara nga Gjykata për të vlerësuar rreziqet e hasura nga dëshmitarët për shkak të dëshmisë së tyre para Gjykatës.
64. Prandaj, ajo nuk mund të miratojë argumentin e Shtetin pritës se, Dhoma duhet të kryejë një vlerësim të rreziqet e ndeshura nga dëshmitarët në dritën e parimit të njohur të ‘moskthimit’ i cila është mishëruar në shumë instrumente ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nenin 33 të Konventës së Gjenevës datës 28 korrik 1951. Duhet pranuar se, si një organizatë ndërkombëtare me një personalitet juridik, Gjykata nuk mund të mos respektojë rregullin zakonor të moskthimit. Megjithatë, duke qenë se ajo nuk posedon ndonjë territor, nuk është në gjendje të zbatojë parimin brenda kuptimit të tij të zakonshëm, dhe prandaj nuk ka gjasa për të ruajtur afatgjatë juridiksion e saj mbi personat të cilët janë në rrezik të persekutimit apo torturës, nëse kthehen në vendin e tyre të origjinës . Sipas pikëpamjes së Dhomës, vetëm një Shtet, i cili posedon territor, është në fakt në gjendje të zbatojë rregullin moskthimit. Për më tepër, Gjykata nuk mund të përdor mekanizmat e bashkëpunimit të parashikuara nga Statuti, në mënyrë që të detyrojë një Shtet Palë për të marrë mbi territorin e saj një person nëpërmjet zbatimit të këtij rregulli. Për më tepër, nuk mund të paragjykoj, in lieu të Shtetit pritës, detyrimet e vendosura mbi këtë të fundit sipas parimin të moskthimit. Prandaj, në këtë rast është detyrë e autoriteteve holandeze dhe vetëm e atyre, për të vlerësuar shkallën e detyrimeve të tyre sipas parimit të mos kthimit, nëse lind nevoja.
b. Roli i Dhomës
65. Aktualisht përballur me mosmarrëveshjet midis NJVD [Njësia e Viktimave dhe Dëshmitarëve] dhe avokatit të caktuar kryesisht, Dhoma nuk ka vendosur ende mbi nevojën për të zbatuar masa operative mbrojtëse, brenda kuptimit të nenit 68 të Statutit, për tre dëshmitarëve të ndaluar, për të shmangur rreziqet si pasojë e dëshmisë së dhënë . Dhoma vëren se, më 24 maj 2011, ajo urdhëroi NJVD, në bazë, inter alia, të diskutimeve me autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos], për të kryer një vlerësim përfundimtar të rreziqeve që ata dëshmitarë mund të përballen dhe masat mbrojtëse që mund të zbatohen për ta. Një raport mbi diskutimet dhe propozimet e mundshme ishte regjistruar nga Referenti më 7 qershor 2011. Në rast mosmarrëveshjeje midis palës që thërret dëshmitarin dhe Referentit, pasi palët dhe pjesëmarrësit kanë bërë parashtrimet e tyre, Dhoma, në përputhje me një vendim paraprak i Dhomës së Apelit, do të nxjerrë një vendim mbi ngritjen e masave operacionale mbrojtëse të cilat ajo çmon se mund të miratojë brenda fushëveprimit të mandatit të saj.
66. Megjithatë, në dritën e dallimit përcaktuar më sipër, ky vendim nuk mund të paragjykojë procedurën e azilit në vazhdim para autoriteteve holandeze. Dhoma tani do të trajtojë procedurën e azilit.
2. A është një zbatim i menjëhershëm i nenit 93 § 7 i Statutit në përputhje me të drejtat e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht?
67. Si çdo person tjetër, i ndaluar apo jo, tre dëshmitarët në fjalë kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë për azil. Përveç Konventës së Gjenevës të 28 korrikut 1951 dhe Protokollit të 31 Janarit 1967 në lidhje me Statusin e Refugjatëve, neni 14 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 siguron se, çdokush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga persekutimi. Për më tepër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën mbi Azilin Territorial i cili parashikon të drejtë për të kërkuar dhe gëzuar azil. Përveç Konventës të Gjenevës, Dhoma gjithashtu vëren se, neni 18 i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian i 7 dhjetorit 2000 garanton të drejtën e azilit me respektin e duhur për rregullat e Konventës së Gjenevës të 28 korrikut 1951 dhe Protokollit të 31 janarit 1967 në lidhje me statusin e refugjatëve dhe në përputhje me Traktatin themelues të Komunitetit Evropian, dhe se në nenin 19 (2) të saj Karte kujton se, askush nuk mund të largohet, dëbohet ose ekstradohet në një shtet ku ekziston një rrezik serioz se ai ose ajo do të t’i nënshtrohet torturës, dënimit me vdekje ose trajtim tjetër çnjerëzor apo degradues. Dhoma vëren më tej se, Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të tjera Çnjerëzore ose Poshtëruese e 10 dhjetorit 1984, përcakton një rregull të ngjashëm me atë të përfshirë në Konventën e Gjenevës të 1951 dhe, megjithëse më i ngushtë në fushëveprim, e ka fituar statusin e zakonit. Ajo ndalon një shtet nga dëbimi apo ekstradimi i një personi në një shtet tjetër kur ka arsye të bazuara për të besuar se ai do të përballet me rrezikun për t’iu nënshtruar torturës.
68. Parimi i ‘moskthimit’ është konsideruar të jetë një normë e së drejtës zakonore ndërkombëtare dhe është një pjesë përbërëse e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Të gjithë individët kanë të drejtë të gëzojnë zbatimin e tij nga një Shtet.
69. Rrjedhimisht, Dhoma nuk mund të mos respektojë rëndësinë e të drejtave që pretendohen në kërkesën nga avokati i caktuar kryesisht. Përveç kësaj për të drejtën e lartpërmendur për të aplikuar për azil, Dhoma gjithashtu duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë të drejtës për mjete ligjore efektive të sanksionuar, inter alia, në nenin 8 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 2 të Paktit Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenin 7 të Kartës Afrikane të të Drejtave të Njeriut dhe të Popujve, dhe nenin 25 të Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut. Dhoma nuk mund të mos respektojë këtë rregull themelor dhe thekson se, në mënyrë që procedura e azilit të jetë efektive, duhet të jetë e aksesueshme, si në ligj dhe në praktikë, dhe se nuk duhet të ketë pengesa për bërjen e një kërkese për azilit, si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve që mund t’u atribuohen Gjykatës.
70. Siç parashikohet në nenin 21 § 3 të Statutit, Dhoma duhet të zbatojë të gjitha dispozitat përkatëse statutore ose rregullatore, në një mënyrë të tillë që të sigurojë ushtrimin e plotë të së drejtës për një mjet ligjor efektiv, i cili rrjedh në mënyrë të qartë nga të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht.
71. Në çështjen konkrete, tre dëshmitarët e arrestuar janë transferuar në Gjykatë në pajtim me nenin 93 § 7 të Statutit për qëllime të dhënies së dëshmisë. Neni 93 § 7 më tej parashikon që, personi i transferuar do të mbetet në paraburgim dhe se kur qëllimet e transferimit janë përmbushur, Gjykata do të kthejë personin pa vonesë në shtetin e pritës - në këtë rast, Republika Demokratike e Kongos.
72. Dëshmitarët përfunduan dëshminë e tyre të martën më 3 maj 2011. Në këtë moment, Dhoma çmon se, ajo duhet të zgjidhë vetëm çështjen nëse një zbatim i menjëhershëm i nenit 93 § 7 i Statutit nuk do të përbënte një shkelje e të drejtave të dëshmitarëve të paraburgosur për të aplikuar për azil.
73. Siç gjërat qëndrojnë, Dhoma nuk është në gjendje të zbatojë nenin 93 § 7 të Statutit në kushte të cilat janë në përputhje me të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht, siç kërkohet nga neni 21 § 3 të Statutit. Në qoftë se dëshmitarët do të ktheheshin menjëherë në Republikën Demokratike të Kongos, për ata do të bëhej e pamundur që të ushtronin të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe ata do të privoheshin nga e drejta themelore për një mjet ligjor efektiv. Për më tepër, Dhoma duhet të vendoste nëse, detyrimi i Shtetit pritës për të bashkëpunuar me Gjykatën në mënyrë që të kthehen dëshmitarë në Republikën Demokratike të Kongos menjëherë duke i transportuar ata në aeroport, ajo do të detyronte Holandën të shkelte të drejtat e dëshmitarëve që dalin nga parimi i ‘moskthimit’.
74. Për më tepër, Dhoma është e mendimit se, nuk ka nevojë të vendosë mbi çështjen e statusi ‘ligjor’ të dëshmitarëve, e cila është diskutuar në gjerësisht. Në këtë drejtim, autoritetet holandeze kanë treguar në mënyrë të qartë në disa raste se, në rast se iu paraqitet një kërkesë për azil - siç ka ndodhur tashmë në rastin konkret - ata janë të detyruar ta marrin në konsideratë atë. Në të vërtetë, ata gjithashtu konfirmuan, si edhe Referenti, se neni 44 i Marrëveshjes së Selisë zbatohet në këtë rast. As nuk është e nevojshme, sipas mendimit të Dhomës, për të sunduar mbi efektet e pretenduara ligjore të imuniteteve të cilat dëshmitarët gëzojnë, pasi ajo e konsideron këtë argument të jetë i pabazuar.
...
I. Përfundime dhe konsekuenca
79. Për të gjitha arsyet e lartpërmendura, Dhoma vendos në këtë pikë të shtyjë kthimin e tre dëshmitarëve të ndaluar, për aq sa çështja e mbrojtjes së tyre brenda kuptimit të nenit 68 të Statutit ende nuk është zgjidhur, dhe pasi kthimi i tyre ‘pa vonesë’ do të shkelë të drejtat e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht. Prandaj, ajo udhëzon Sekretarinë të informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën e Dëshmitarëve DRC-D02-P-0236 dhe ta njoftojë atë për këtë vendim.
80. Për momentin, dëshmitarët nën një urdhër paraburgimit, të lëshuar nga autoritetet kongoleze do të mbeten të ndaluar në paraburgim të Gjykatës në pajtim me nenin 93 § 7 të Statutit dhe nenit 192 të Rregullave. Dhoma nuk aprovon argumentin e Sekretarisë se, ndalimi i tyre në vazhdim nuk do të ketë asnjë bazë ligjore tani që ata kanë përfunduar dëshminë e tyre para Gjykatës.
81. Sipas pikëpamjes së Dhomës, instrumentet ligjore të cituara më lart autorizojnë Gjykatën për të ruajtur dëshmitarët në kujdesin e saj. Këto dispozita do të vazhdojnë të zbatohen deri në kohën që Dhoma të vendosë mbi çështjen kritike nëse detyrimi sipas nenit 93 § 7 të Statutit për kthimin e dëshmitarëve mund të zbatohet pa shkelur detyrimet e tjera të Gjykatës sipas nenit 68 të Statutit dhe pa shkelur të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht të tre dëshmitarëve.”
D. Materiale të tjera përkatëse të së drejtës ndërkombëtare
1. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë
44. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë u krijua nga Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara S/RES/827, të datës 25 maj 1993. Bashkëlidhur kësaj Rezolute ishte Statuti i asaj gjykate, e cila përmban dispozitën e mëposhtme:
Neni 15
Rregullat e Procedurave dhe Provave
“Gjyqtari i Gjykatës Ndërkombëtar miraton një rregullore të procedurave dhe të provave për kryerjen e fazës paragjyqësore, gjykimit dhe apelit, pranimin e provave, mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve dhe çështje të tjera përkatëse.”
45. Rregullat e Procedurave dhe Provave të miratuar në zbatim të kësaj dispozite, në pjesën e tyre përkatëse, lexojnë si më poshtë:
Neni 90 bis
Transferimi i dëshmitarëve të paraburgosur
“(A) Çdo person i arrestuar të cilit i është kërkuar të paraqitet fizikisht si dëshmitar përpara Gjykatës, do të transferohet përkohësisht në njësinë e paraburgimit të Gjykatës, me kusht kthimin e tij brenda afatit të vendosur nga Gjykata.
(B) Urdhri i transferimi do të lëshohet nga gjyqtari ose Dhoma e Shkallës së Parë vetëm pas verifikimit paraprak nëse kushtet në vijim janë plotësuar:
(i) prania e dëshmitarit të paraburgosur nuk është e nevojshme për ndonjë procedurë penale në vazhdim në territorin e Shtetit të cilit i kërkohet dëshmitari, gjatë periudhës që dëshmitari kërkohet nga Gjykata;
(ii) Transferimi i dëshmitarit nuk e kalon periudhën e ndalimit të tij siç është parashikuar nga Shtetit të cilit i kërkohet dëshmitari;
(C) Sekretaria do t’u transmetojë urdhrin e transferimit autoriteteve kombëtare të shtetit në territorin e të cilit, ose nën juridiksionin ose kontrollin e të cilit, dëshmitari është i ndaluar. Transferimi do të organizohet nga autoritetet përkatëse kombëtare në bashkëpunim me vendin pritës dhe Referentin.
(D) Sekretaria do të sigurojë zhvillimin e rregullt të transferimit, duke përfshirë mbikëqyrjen e dëshmitarit në njësinë e paraburgimit të Gjykatës; ajo do të jetë e informuar për çdo ndryshim që mund të ndodh në lidhje me kushtet e paraburgimit të parashikuara nga Shtetit të cilit i kërkohet dëshmitari dhe që mund të ndikojë në kohëzgjatjen e ndalimit të dëshmitarit në njësinë e paraburgimit dhe, sa më shpejt të jetë e mundur, të informojë gjyqtarin përkatës apo Dhomën.
(E) Në përfundimin e periudhës së vendosur nga Gjykata për transferimin e përkohshëm, dëshmitari i paraburgosur do të kthehet tek autoritetet Shtetit të cilit i ishte kërkuar dëshmitari, përveç nëse Shteti, brenda kësaj periudhe, ka nxjerrë një urdhër për lirimin e dëshmitarit, i cili do të ketë efekt menjëherë.
(F) Nëse deri në fund të periudhës së vendosur nga Gjykata, prania e dëshmitarit të paraburgosur vazhdon të jetë e nevojshme, një gjyqtar ose Dhoma mund të zgjasë periudhën në të njëjtat kushte, të përcaktuara në pikën (B).”
2. Marrëveshja për Statusin e Forcave të NATO-s
46. Shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë hyrë në një marrëveshje (Marrëveshja ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut në lidhje me statusin e forcave të tyre, Londër, 19 qershor 1951, plotësuar me Marrëveshjen Plotësuese e vitit 1959 (më pas ndryshuar në vitin 1971, 1981 dhe 1993) - " Marrëveshja mbi Statusin e Forcave të NATO-s "). Ajo rregullon, ndër të tjera, juridiksion penal mbi anëtarët e forcave të tyre të armatosura që shërbejnë në territorin e njëri-tjetrit. Neni VII i kësaj Marrëveshjeje, në pjesët e saj përkatëse, parashikon si më poshtë:
“1. Sipas dispozitave të këtij neni,
a. Autoritetet ushtarake të Shtetit dërgues duhet të kenë të drejtë të ushtrojnë brenda Shtetit pritës të gjitha juridiksionet penale dhe disiplinore që i jep atyre ligji i Shtetit dërgues mbi të gjithë personat që i nënshtrohen ligjit ushtarak të atij Shteti;
b. Autoritetet e Shtetit pritës duhet të kenë të drejtë ligjore mbi anëtarët e një force ose përbërësi civil dhe vartësit e tyre në lidhje me shkeljet ligjore që kryhen brenda territorit të Shtetit pritës dhe të dënueshme nga ligji i atij Shteti.
2. a. Autoritetet ushtarake të Shtetit dërgues duhet të kenë të drejtën të ushtrojnë juridiksion ekskluziv mbi personat që i nënshtrohen ligjit ushtarak të atij Shteti në lidhje me shkeljet, duke përfshirë shkeljet që kanë lidhje me sigurinë e tij, të dënueshme nga ligji i Shtetit dërgues, por jo nga ligji i Shtetit pritës.
...
3. Në rastet kur e drejta për ushtrimin e juridiksionit është e njëkohshme, do të zbatohen rregullat e mëposhtme:
a. Autoritetet ushtarake të Shtetit dërgues do të kenë të drejtën parësore për të ushtruar juridiksion mbi një anëtar të një force ose të një përbërësi civil në lidhje me
i. Shkelje vetëm ndaj pronës ose sigurisë së atij Shteti ose shkelje vetëm ndaj personit ose pronës të një anëtari tjetër të forcës ose përbërësi civil të atij Shteti ose të një personi në varësi të tij;
ii. Shkelje që shkaktohen nga një veprim apo mosveprim i shkaktuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
b. Në rastin e ndonjë shkeljeje tjetër, autoritetet e Shtetit pritës do të kenë të drejtën parësore për të ushtruar juridiksion.
c. Në qoftë se Shteti që ka të drejtën parësore vendos që të mos ushtrojë juridiksion, ai duhet të njoftojë autoritetet e Shtetit tjetër sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur. Autoritetet e Shtetit që kanë të drejtën parësore do t’i përgjigjen me dashamirësi kërkesës nga autoritetet e Shtetit tjetër për një përjashtim nga e drejta e tij në rastet kur Shteti tjetër mendon që një përjashtim i tillë të jetë i një rëndësie të veçantë.
4. Dispozitat e mësipërme të këtij neni nuk do të nënkuptojnë ndonjë të drejtë të autoriteteve ushtarake të Shtetit dërgues për të ushtruar juridiksion mbi personat të cilët janë Shtetas ose rezidentë të zakonshëm në Shtetin pritës, përveçse kur ata janë anëtarë të forcës të Shtetit dërgues.
5. Autoritetet e Shteteve pritës dhe dërgues do të mbështesin njëri tjetrin për arrestimin e anëtarëve të një force ose përbërësi civil ose personave në varësi të tyre në territorin e Shtetit pritës dhe në dorëzimin e tyre tek autoriteti i cili do të ushtrojë juridiksionin në bazë të dispozitave të mësipërme.
a. Autoritetet e Shtetit pritës do t’i njoftojnë në kohën e duhur autoritetet ushtarake të Shtetit dërgues për arrestimin e ndonjë anëtari të një force ose të një përbërësi civil ose personi në varësi.
b. E drejta e ndalimit të një anëtari të akuzuar të një force ose përbërësi civil mbi të cilin Shteti pritës duhet të ushtrojë juridiksion, në qoftë se ai është në duart e Shtetit dërgues, do të qëndrojë në atë Shtet derisa ai të akuzohet nga Shteti pritës.
c. Autoritetet e Shteteve pritëse dhe dërguese do të mbështesin njëri-tjetrin në kryerjen e të gjitha hetimeve të nevojshme ndaj shkeljeve dhe në mbledhjen dhe përpunimin e provave, duke përfshirë konfiskimin dhe në raste të përshtatshme, dorëzimin e objekteve që lidhen me një shkelje. Megjithatë, dorëzimi i objekteve të tilla mund t’i nënshtrohet kthimit të tyre brenda kohës së përcaktuar me hollësi nga autoriteti që i dorëzon ato.
...
10. a. Njësitë ose formacionet ushtarake të një force, të krijuara rregullisht, do të kenë të drejtën të ruajnë çdo kamp, ndërtesë ose mjedise të tjera që ata zënë, si rrjedhim i një marrëveshjeje me Shtetin pritës. Policia ushtarake e forcës mund të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar ruajtjen e rendit dhe sigurisë në mjedise të tilla.
b. Jashtë këtyre mjediseve, kjo polici ushtarake mund të përdoret vetëm sipas marrëveshjeve me autoritetet e Shtetit pritës dhe në bashkëpunim me ato autoritete dhe për aq sa një përdorim i tillë është i nevojshëm për të mbajtur disiplinën dhe rendin midis anëtarëve të forcës. ...”
47. Një marrëveshje shtesë përfundoi në vitin 1995 (Marrëveshja midis shteteve palë të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe në lidhje me statusin e forcave të tyre, Bruksel, 19 qershor 1995) e shtrin zbatimin territorial të kësaj dispozite për Shtetet jo-anëtare të NATO-s të cilat marrin pjesë në Partneritetin për Paqe.
3. Gjykata skoceze në Holandë
48. Më 18 shtator 1998, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Qeveria e Mbretërisë së Holandës, duke vepruar në zbatim të një rezolute të Këshillit të Sigurimit nën Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara (Rezoluta 1192 e 27 gushtit 1998), arritën një marrëveshje sipas të cilës Qeveria e Holandës ndërmori për të presë një Gjykatë Skoceze për qëllimin dhe për aq kohë sa do të zgjaste gjykimi në bazë të së drejtës dhe procedurës skoceze të dy shtetasve libianë të akuzuar për bombardimin e një avioni civil pasagjerësh mbi Lokërbi, Skoci, në vitin 1988 (Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Qeverisë së Mbretërisë së Holandës në lidhje me një gjykim skocez në Holandë (me anekse), [2002] 2062 të Seritë e Traktateve të Kombeve të Bashkuara - UNTS - f. 81 e në vazhdim.). Gjykata skoceze në Holandë ka ekzistuar deri në vitin 2002.
49. Neni 6 i Marrëveshjes, i titulluar "E drejta dhe Autoriteti në ambientet e Gjykatës skoceze", parashikon si më poshtë:
“(1) Ambientet e Gjykatës skoceze do të jenë nën kontrollin dhe autoritetin e Gjykatës skocez, siç parashikohet në këtë Marrëveshje.
(2) Përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Marrëveshje, ligjet dhe rregullat e vendit pritës do të zbatohen brenda ambienteve të Gjykatës skocez.
(3) Gjykata skocez ka të drejtën fuqinë për të bërë rregullime, vepruese në ambientet e Gjykatës skocez, për qëllim krijimin e kushteve në të gjitha aspektet e nevojshme për përmbushjen e plotë të funksioneve të saj. Gjykata skoceze do të informojë menjëherë autoritetet kompetente për këto rregullime të bëra në përputhje me këtë paragraf. Asnjë ligj ose rregullore e vendit pritës, të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e Gjykatës skocez, nuk do të jenë të zbatueshme brenda ambienteve të Gjykatës skocez, në masën e një mospërputhje të tillë.
(4) Çdo mosmarrëveshje ndërmjet Gjykatës skoceze dhe vendit pritës, lidhur me faktin nëse një rregullim i Gjykatës skocez është i autorizuar nga ky nen, ose nëse një ligj apo rregullore e vendit pritës është në kundërshtim me ndonjë rregullim të Gjykatës skoceze të autorizuar nga ky nen, do të zgjidhen menjëherë me procedurën e përcaktuar në neni 28 [d.m.th. negociatave dhe konsultimeve ndërmjet Palëve]. Në pritje të një zgjidhje të tillë, rregullimi i Gjykatës skocez do të zbatohet ndërsa ligj apo rregullimi i vendit pritës do të jetë i pazbatueshëm brenda ambienteve të Gjykatës skocez në atë masë që Gjykata skocez pretendon që ajo është në kundërshtim me rregulloren e saj.”
50. Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë efekt Marrëveshjes nëpërmjet Gjykatës së Lartë së Gjyqësorit (Procedimet në Holandë) (Kombet e Bashkuara) Urdhër 1998 (Aktet Ligjore 1998, nr. 2251), e cila, në pjesën përkatëse, parashikon si më poshtë:
Dëshmitarët
“12.—(1) Dëshmitarët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë njoftuar për t’u paraqitur për qëllime të procedurave të kryera në zbatim të këtij Urdhri, mund të njoftohen për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës.
(2) Çdo urdhër arresti për një dëshmitar, do të autorizojë transferimin e tij në mjediset e Gjykatës, sipas rregullimeve të bëra lidhur me këtë nga Sekretari i Shtetit.
(3) Ai është kompetent për dëshmitarët të cilët janë jashtë Mbretërisë e Bashkuar dhe që janë thirrur për t’u paraqitur përpara Gjykatës së Lartë së Gjyqësorit, të vendosur në Holandë, në të njëjtën mënyrë sikur gjykata të ndodhej në Skoci dhe, rrjedhimisht, pika (1) (b) i nenit 2 të Ligjit për Drejtësinë Penale (Bashkëpunimi ndërkombëtar) 1990 (6) (shërbimi i Mbretërisë së Bashkuar për procedurat përtej detit) do të ketë efekt sikur referenca në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar përfshin Gjykatën e Lartë së Gjyqësorit, të vendosur në bazë të këtij Urdhri, në Holandë.”
PRETENDIME
51. Kërkuesi pretendoi sipas nenit 5 § 1 të Konventës se, vazhdimi i paraburgimit të tij i në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara ishte i paligjshëm. Afati i urdhri për paraburgimin e tij nga autoritetet kongoleze, ashtu siç ishte, kishte përfunduar më 2 korrik 2007, dhe nuk ishte rinovuar. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk kishte pasur bazë ligjore për ta mbajtur atë të ndaluar pas ai kishte dhënë dëshminë e tij. Autoritetet holandeze kurrë as nuk kishin pretenduar se kishte një bazë për paraburgimin e kërkuesit në të drejtën e brendshme të Shtetit Holandez.
52. Kërkuesi pretendoi shkelje të nenit 5 § 3 për atë që, edhe duke supozuar se paraburgimi i tij ishte i justifikuar në bazë të nenit 5 § 1 (c) të Konventës, ai nuk ishte dërguar për gjykim brenda një kohe të arsyeshme
53. Kërkuesi pretendoi shkelje të nenit 5 § 4 të Konventës pasi Holanda kishte refuzuar madje edhe të merrte në konsideratë shqyrtimin e ligjshmërisë së paraburgimit të tij. Ai gjithashtu pretendoi shkelje të nenit 5 § 5.
54. Së fundi, kërkuesi pretendoi shkelje të nenit 13 të Konventës, për shkak të mungesës së ndonjë mjet ligjor efektiv në sistemin e brendshëm ligjor me të cilin të mund të kundërshtonte ligjshmërinë e paraburgimit të tij. Në të njëjtën kohë, nuk kishte asnjë procedurë brenda Gjykatës Ndërkombëtare Penale të ndjekur nga masat mbrojtëse të mjaftueshme.
E DREJTA
I.NËSE KËRKESA DUHEJ ÇREGJISTRUAR NGA LISTA E ÇËSHTJEVE TË GJYKATËS
55. Gjykata ishte njoftuar nga Qeveria se, kërkuesi e kishte tërhequr kërkesën e tij për azil më 4 shtator 2012. Kjo nënkupton padyshim se kërkuesi kishte hequr dorë nga përpjekjet e tij për të kërkuar një urdhër nga autoritetet holandeze për lirimin e tij nga paraburgimi. Kërkuesi ndërkaq nuk e informoi personalisht Gjykatën (neni 47 § 6 i Rregullores së Gjykatës), dhe as nuk tërhoqi kërkesën e tij. Gjykata është lënë kështu në një farë pasigurie, për faktin nëse kërkuesi ende dëshiron për të adresuar themelin e rastit të tij.
56. Në këto rrethana, i takon vetë Gjykatës të vendosë nëse duhet të çregjistrojë kërkesën nga lista e çështjeve, në përputhje me nenin 37 § 1 të Konventës, i cili lexon si më poshtë:
“1. Në çdo fazë të procedimit, Gjykata mund të vendosë të çregjistrojë një kërkesë, kur rrethanat çojnë në përfundimin se:
(a) kërkuesi nuk ka ndërmend ta vazhdojë çështjen; ose
(b) mosmarrëveshja është zgjidhur; ose
(c) për çdo arsye tjetër që, sipas Gjykatës, nuk përligj vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës.
Megjithatë, Gjykata vazhdon shqyrtimin e kërkesës kur këtë e kërkon respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe protokollet e saj.”
57. Gjykata vëren, megjithatë, se kërkesa ngre pyetje të rëndësishme në lidhje me zbatimin e nenit 1 të Konventës. Në veçanti, ajo vëren se, kërkesa prek aspektet thelbësore të funksionimit të gjykatave ndërkombëtare penale, që kanë selinë e tyre brenda territorit të një Shteti Kontraktues dhe të qenit i veshur me pushtet për të mbajtur individët në paraburgim. Ajo konsideron se një përgjigje për pyetjet e shtruara nga kërkesa e pranishëm është e urgjentisht e nevojshme duke pasur parasysh pasigurinë që ka lindur nga vendimi i dhënë nga Gjyqtari i Masave të Përkohshme në 26 shtator 2012 (shih paragrafin 38 më lart).
58. Gjykata ka deklaruar vazhdimisht se "gjykimet e saj në fakt nuk shërbejnë vetëm për të vendosur ato raste që paraqiten para saj, por, më në përgjithësi, për të sqaruar, ruajtur dhe zhvilluar rregullat e krijuara nga Konventa, duke kontribuar në këtë mënyrë në respektimin nga ana e Shteteve të angazhimeve të ndërmarra prej tyre si Palë Kontraktuese "(shih Karner kundër Austrisë, nr. 40016/98, § 26, ECHR 2003-IX). Duke pasur parasysh detyrën e saj "për të siguruar respektimin e zotimeve që rrjedhin për Palët e Larta Kontraktuese nga kjo Konventë dhe nga protokollet e saj" (neni 19 i Konventës), të cilën ajo e bën kryesisht duke iu përgjigjur ankesave individuale, Gjykata vëren se misioni i saj është gjithashtu për të përcaktuar çështjet publike në baza të politikës në interes të përbashkët, në këtë mënyrë rritjen e standardeve të përgjithshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e jurisprudencës për të drejtat e njeriut në të gjithë komunitetin e Shteteve të Konventës.
59. Për sa më sipër, Gjykata konsideron se, nuk duhet të bëhet çregjistrimi i kërkesës nga lista e çështjeve (shih, mutatis mutandis, Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 prill 1978, § § 26-27, Seria A nr. 26, dhe Karner, cituar më lart)
II.PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENEVE 5 DHE 13 TË KONVENTËS
60. Kërkuesi pretendoi se, ai mbahej në mënyrë të paligjshme në territorin e Holandës dhe i ishte mohuar çdo mundësi për të kërkuar lirimin e tij. Ai u mbështet në nenet 5 dhe 13 të Konventës, të cilat, në pjesët e tyre përkatëse, parashikojnë si më poshtë:
Neni 5
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:
...
(c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e domosdoshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;
...
(f) kur është fjala për arrestimin ose burgimin e ligjshëm të një personi me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e parregullt në atë vend, ose kundër të cilit është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi.
...
3. Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni, duhet të çohet menjëherë përpara një gjykatësi ose një magjistrati tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me një garanci për t’u paraqitur para gjykatës.
4. Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.
5. Çdo person, që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, ka të drejtën e dëmshpërblimit.”
Neni 13
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë, ka të drejtë të bëjë ankim efektiv tek një organ i vendit të tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
Juridiksioni
61. Neni 1 i Konventës lexon si më poshtë:
“Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt, që ndodhet në juridiksionin e tyre, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në titullin e parë të kësaj Konvente.”
Siç parashikohet në këtë nen, angazhimi i ndërmarrë nga një Shtet Kontraktues është i kufizuar në "sigurimin" ("reconnaître" në tekstin frëngjisht) e të drejtat dhe liritë e përcaktuara për personat brenda "juridiksionit" të tij. "Juridiksioni" sipas nenit 1 është një kriter pragu. Ushtrimi i juridiksionit është një kusht i domosdoshëm për një Shtet Kontraktues të jetë në gjendje të mbahet përgjegjës për veprimet apo mosveprimet që i atribuohen atij dhe që sjellin pretendimin e shkeljes së të drejtave dhe lirive të përcaktuara nga Konventa (shih, ndër më të fundit , Hirsi Jamaa dhe të tjerët kundër Italisë [GC], nr. 27765/09, § 70, ECHR 2012, dhe Al-Jedda kundër Mbretëria e Bashkuar [GC], nr. 27021/08, § 74, ECHR 2011).
1. Argumentet e kërkuesit
62. Sipas pikëpamjes së kërkuesit, Holanda mundet dhe duhet të ushtrojë juridiksionin në lidhje me paraburgimin e tij. Ai vuri në dukje se autoritetet Holandezë kishin pranuar juridiksionin për të marrë parasysh kërkesën e tij për azil; ai parashtroi se, Holanda nuk mund të lejohej të pranonte atë që ai e quajti "juridiksion - à la carte" në mënyrë arbitrare.
63. Kërkuesi ishte mbajtur i paraburgosur në territorin e Holandës. Zbatimi i së drejtës holandeze në ambientet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk ishte e përjashtuar; përkundrazi, neni 8 i Marrëveshjes së Selisë (shih paragrafin 41 më sipër) mori si pikënisje zbatueshmërinë e saj. Konventa ishte drejtpërdrejt e zbatueshme ashtu si e drejta holandeze, në bazë të neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës së Mbretërisë së Holandës (shih paragrafin 40 më sipër), dhe kështu zbatohej për kërkuesin ratione loci; prandaj kishte përparësi neni 88 i Ligjit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
64. Ndryshe nga kërkuesi në çështjen Galić kundër Holandës (dec.), nr. 22617/07, ECHR 2009, kërkuesi në rastin aktual nuk ankohej në lidhje me një veprim ose mosveprim të një organi ndërkombëtar. Ai parashtroi se Gjykata Ndërkombëtare Penale, e kishte pranuar se nuk kishte më ndonjë titull të vlefshëm për mbajtjen e tij në paraburgim; ajo vazhdoi të mbante atë vetëm për qëllime të procedurave pezull të azilit në Holandë. Ishte Qeveria e Holandës ajo e cila kishte penguar deri më tani transferimin e tij nën kontrollin e saj, duke i dërguar notes verbales Gjykatës Ndërkombëtare Penale ku i kërkonte vazhdimin e paraburgimit të tij në ambientet e saj, duke refuzuar madje edhe për të diskutuar transferimin e tij nën kontrollin e saj, dhe duke refuzuar të ndërhynte në emër të tij për t’i dhënë fund paraburgimit të tij. Megjithatë, kjo konfirmoi se, vazhdimi i paraburgimit të tij ishte rezultat i drejtpërdrejtë dhe i pa kundërshtueshëm i veprimeve dhe mosveprimeve të Holandës.
65. Në alternativë, në rast se Gjykata duhet të vërej se, kërkuesi ishte mbajtur në paraburgim nën autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ai argumentoi se Holanda nuk shkarkohej nga detyrimet e saj ndaj tij sipas Konventës.
66. Duke iu referuar praktikës së ish-Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut, në veçanti M. kundër Gjermanisë (nr. 13258/87, vendim i Komisionit i datës 9 shkurt 1990, Vendimet dhe Raportet (DR) 64) dhe Heinz kundër Shteteve Kontraktuese palë të Konventës Evropiane të Patentave për aq sa ato janë Palët e Larta Kontraktuese të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, domethënë Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (nr. 21090/92, vendim i Komisionit i datës 10 janar 1994, DR 76-A), dhe jurisprudencës së Gjykatës, përkatësisht Matthews kundër Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 24833/94 , ECHR 1999-I), Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë ([GC], nr. 26083/94, ECHR 1999-I) dhe Princi Hans-Adam II i Lihtenshtejnit kundër Gjermanisë ([GC], nr. 42527/98, ECHR 2001-VIII), kërkuesi argumentoi se niveli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të ofruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ka qenë i pamjaftueshëm për nevojat e tij pasi nuk kishte asgjë në traktatet dhe rregullat që rregullojnë funksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që mbulonin gjendjen e tij unike të paraburgimit. Për më tepër, edhe në lidhje me të dyshuarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, niveli i mbrojtjes ishte i pamjaftueshëm: vendimi i datës 2 dhjetor 2009, në rastin Bemba (shih paragrafin 42 më sipër) e bëri të qartë se edhe lirimi me kusht i një të dyshuari ishte i pamundur nëse asnjë Shtet nuk ishte i gatshëm ta pranonte në përputhje me çdo kusht të vendosur.
67. Në mënyrë të përmbledhur, argumenti alternativë i kërkuesit ishte se prezumimi i shprehur më parë në Bosphorus Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi kundër Irlandës ([GC], nr. 45036/98, § 156, ECHR 2005-VI.) - domethënë, me kusht që të drejtat themelore të mbrohen në një mënyrë e cila mund të konsiderohet të paktën ekuivalente me atë që Konventa parashikon, veprimet e Shtetit, të ndërmarra në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Konventës - ishte hedhur poshtë dhe se rrjedhimisht i takonte Holandës të merrte përgjegjësinë.
2. Vlerësimi i Gjykatës
68. Gjykata do të marrë në konsideratë tre shtyllat e argumentit të kërkuesit një nga një.
(a) Parimi territorial
69. Koncepti i "juridiksionit" në kuptimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe gjithashtu brenda kuptimit të nenit 1 të Konventës është kryesisht territorial. Përgjegjësia e Konventës normalisht lind në lidhje me një individ i cili është "brenda juridiksionit" të një Shteti Kontraktues, në kuptimin e të qenit fizikisht i pranishëm në territorin e tij. Sidoqoftë, përjashtime kanë ekzistuar në jurisprudencën e Gjykatës. Në veçanti, Gjykata ka pranuar kufizimet mbi të drejtën e aksesit në gjykatë, mishëruar në nenin 6 § 1 të Konventës, që rezulton nga rregullat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare publike për imunitetin shtetëror (shih McElhinney kundër Irlandës [GC], nr. 31253/96, § 38, ECHR 2001-XI; Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 35763/97, § 56, ECHR 2001-XI; dhe Fogarty kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 37112/97, § 38, ECHR 2001-XI). Gjykata ka pranuar gjithashtu se, Shtetet kur themelojnë organizata ndërkombëtare, në mënyrë që të vazhdojnë ose të forcojnë bashkëpunimin e tyre në fusha të caktuara, dhe kur ata i atribuojnë këtyre organizatave kompetenca të caktuara dhe imunitet, mund të ketë implikime si në mbrojtjen e të drejtave themelore (shih Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë [GC], nr. 26083/94, § 67, ECHR 1999-I).
70. Në vendimet e saj në rastet e Galić (cituar më lart, § 44) dhe Blagojeviç kundër Holandës (nr. 49032/07, § 44, 9 qershor 2009), Gjykata konstatoi se, nuk ishte aksiomatike që një gjyq penal do të angazhoj përgjegjësia sipas të drejtës ndërkombëtare publike për Shtetin në territorin e të cilit është kryer. Ajo dha shembuj të nenit VII të Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s, i cila ka i dhënë juridiksionin penal Shtetit dërgues mbi forcat e saj të armatosura në territorin e Shtetit pritës, dhe të Gjykatës Skoceze në Holandë, i cili ndërmjet viteve 1998 dhe 2002, zhvilloi një gjyq sipas së drejtës skoceze në territorin e Holandës.
71. Në dritën e sa më sipër, Gjykata nuk mund të konsideroj faktin se ICTY e kishte selinë dhe ambientet e saj në Hagë, bazë të mjaftueshme për t’ia ngarkuar pretendimet e kërkuesit Mbretërisë së Holandës. Në arritjen në atë përfundim Gjykata, mbajti parasysh kontekstin e veçantë në të cilën u ngrit çështja para saj. Gjykata theksoi se, rastet Galić dhe Blagojević përfshinin një gjykatë ndërkombëtare, themeluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një organizatë ndërkombëtare kjo, e themeluar mbi parimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, dhe për më tepër dispozitat themelore ligjore që rregullonin organizimin dhe procedurat e asaj gjykate ishin projektuar qëllimisht për t’u siguruar atyre që paditeshin përpara saj me të gjitha garancitë e duhura.
72. Në këndvështrimin e Gjykatës, do të ishte e paimagjinueshme për çdo gjykatë penale, kombëtare apo ndërkombëtare, të mos vishej me kompetenca për të siguruar praninë e dëshmitarëve, për akuzën ose mbrojtjen si të ishte rasti. E drejta për t’i mbajtur ata në paraburgim, për shkak se ata nuk kanë dëshirë të dëshmojë ose për shkak se ata janë të ndaluar për arsye të ndryshme, është një pushtet i nevojshëm. Ky pushtet është nënkuptuar në rastin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s, në nenin VII të së cilës i jepen kompetenca eksterritoriale Shtetit dërgues për të gjykuar dhe ushtruar funksione policore (shih paragrafin 46 më lart); dispozitë eksplicite për të është bërë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në nenin 90 e në vazhdim të Rregullores së Procedurave dhe Provave (shih paragrafin 45 më sipër), ashtu siç ishte për Gjykatën skocez në Holandë në nenin 12 të Urdhrit të Gjykatës së Lartë të Gjyqësorit (Procedimet në Holandë) (Kombet e Bashkuara) të vitit 1998 (shih paragrafin 50 më lart).
73. Kërkuesi u soll në Holandë si dëshmitar i mbrojtjes në një gjyq penal në pritje, përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ai ishte arrestua në vendin e tij të origjinës dhe qëndroi në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Fakti se, kërkuesi ishte i privuar nga liria e tij në territorin Holandez nuk ishte e mjaftueshme në vetvete për të ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndalimit të tij brenda "juridiksionit" të Holandës, në kuptimin që kjo shprehje ka për qëllimet të nenit 1 të Konventës.
74. Megjithatë, në rastin e kërkuesit pasi ai kishte dhënë dëshminë e tij, vazhdimi i paraburgimit të tij nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale i mungonte baza ligjore. Boshllëku i krijuar në këtë mënyrë mund të plotësohet vetëm me rendin juridik të Holandës, në të cilën Konventa zbatohet drejtpërdrejt.
75. Gjykata konstaton se, për aq kohë sa kërkuesi nuk është kthyer në Republikën Demokratike të Kongos, dhe as është dorëzua tek autoritetet Holandeze me kërkesën e tyre, bazë ligjore për paraburgimin e tij mbetet marrëveshja ndërmjet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe autoriteteve të Republikës Demokratike të Kongos sipas nenit 93 § 7 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo është reflektuar në Urdhrin e Dhomës së Shkallës së Parë të datës 1 Shtator 2011 dhe në Vendimin e saj të datës 15 dhjetor 2011 (shih paragrafët 23 dhe 24 më sipër), të cilat e bëjnë të qartë se Gjykata Ndërkombëtare Penale është duke pritur në përputhje me detyrimin e saj sipas nenit 93 § 7 (b) të Statutit të saj për ta kthyer kërkuesin në Republikën Demokratike të Kongos për aq kohë sa arsyeja për praninë e tij në ambientet e saj kishte pushuar së ekzistuari. Pra nuk ka vakum ligjor.
(b) Pretendimi për pamjaftueshmëri të garancive të ofruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për të drejtat e njeriut
76. Në çështjen Bosphorus Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi (cituar më lart, § § 152-56; shih gjithashtu Cooperatieve Producentenorganisatie van de Nederlandse Kokkelvisserij U.A kundër Holandës (dec.), nr. 13645/05, ECHR 2009), Gjykata u shpreh si vijon:
“152. Konventa nga njëra anë, nuk i ndalon Palët Kontraktuese të transferojnë pushtet sovran një organizimi ndërkombëtar (përfshirë këtu edhe mbi kombëtarë) në mënyrë që të vendosë bashkëpunimin për fusha të caktuara të veprimtarisë (shih [M. & Co kundër Republikës Federale Gjermane (nr. 13258/87, vendim i Komisionit i datës 9 shkurt 1990, Vendime dhe Raporte (DR) 64, f. 138] dhe [Matthews kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24833/94, § 32, ECHR 1999-I]). Për më tepër, edhe si mbajtëse e një pushtetit sovran të tillë të transferuar, ajo organizatë nuk është vetë përgjegjëse sipas Konventës për procedurat para, apo vendimet e organeve të saj për aq kohë sa ajo nuk është Palë kontraktuese (shih Confédération française démocratique du travail kundër Komunitetit Evropian, nr. 8030/77, vendim i Komisionit i 10 korrikut 1978, DR 13, f. 231; Dufay kundër Komunitetit Evropian, nr. 13539/88, vendim i Komisionit i datës 19 janar 1989, i pa raportuar; M. & Co, f. 144, dhe Matthews, § 32, të dyja të cituar më lart).
153. Nga ana tjetër, gjithashtu është pranuar se një Palë Kontraktuese është përgjegjës sipas nenit 1 të Konventës për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e organeve të saj pavarësisht nëse veprimi apo mosveprimi në fjalë ishte një pasojë e ligjit vendas ose i nevojës për përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Neni 1 nuk bën asnjë dallim për sa i përket llojit të rregullit apo masës në fjalë dhe nuk përjashton asnjë pjesë të "juridiksionit" të një Pale Kontraktuese nga kontrolli sipas Konventës (shih Partinë e Bashkuar Komuniste të Turqisë dhe të Tjerët kundër Turqisë, vendimi i 30 janarit 1998 , Raportet 1998-I, f. 17-18, § 29).
154. Në pajtimin e të dyjave këtyre pozicioneve dhe në këtë mënyrë përcaktimin se në çfarë mase një veprim i një Shteti mund të justifikohet me përputhshmërinë e tij me detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia e tij në një organizate ndërkombëtare së cilës ajo i ka transferuar një pjesë të sovranitetit të saj, Gjykata ka pranuar se shfajësimi i Shteteve Kontraktuese plotësisht nga përgjegjësia e tyre sipas Konventës në fushat e mbuluara nga një transferim i tillë është në kundërshtim me qëllimin dhe objektin e Konventës; garancitë e Konventës mund të kufizohen ose të përjashtohen sipas dëshirës, duke i privuar atë nga karakteri i saj përfundimtar dhe duke minuar natyrën praktike dhe efektive të masave të saj mbrojtëse (shih M. & Co, fq. 145, dhe [Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë [GC], nr. 26083/94, § 67, ECHR 1999-I]). Shteti është konsideruar të mbajë përgjegjësi sipas Konventës në lidhje me angazhimet në baze të traktatit të mëvonshëm pas hyrjes në fuqi të Konventës (shih mutatis mutandis, Matthews, cituar më lart, § § 29 dhe 32-34, dhe Princi Hans-Adam II i Lihtenshtejnit kundër Gjermanisë [GC], nr. 42527/98, § 47, ECHR 2001-VIII).
155. Sipas mendimit të Gjykatës, veprimet e Shtetit në përputhje me detyrimet ligjore të tilla, justifikohen për sa kohë sa organizata përkatëse konsiderohet se mbron të drejtat themelore, qoftë për sa i përket garancive substanciale të ofruara qoftë mekanizmave të kontrollit të respektimit të tyre, në një mënyrë e cila mund të konsiderohet të paktën ekuivalente me atë të cilën Konventa parashikon (shih M. & Co, cituar më lart, f. 145, një qasje me të cilën palët dhe Komisioni Evropian ra dakord). Me termin ‘ekuivalente’, Gjykata do të thotë ‘e krahasueshme’; çdo kërkesë që mbrojtja nga organizata të jetë ‘identike’ mund të bjerë ndesh me interesin e bashkëpunimit ndërkombëtar të ndjekur ... Megjithatë, çdo konstatim i tillë i ekuivalencës nuk mund të jetë përfundimtar dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit në dritën e çdo ndryshimi përkatës në mbrojtjen e të drejtave themelore.
156. Në qoftë se një mbrojtje e tillë ekuivalente ofrohet nga organizata, do të supozohet që një Shtet nuk ka devijon nga kërkesat e Konventës, kur nuk bën asgjë më shumë se të zbatojë detyrimet ligjore që rrjedhin nga anëtarësia e tij në atë organizatë.
Megjithatë, çdo supozim i tillë mund të hidhet poshtë në qoftë se, në rrethanat e një rasti të veçantë, do të vërehet se mbrojtja e të drejtave të Konventës ishte haptazi e mangët. Në raste të tilla, interesi i bashkëpunimit ndërkombëtar do të ishte mbizotërues ndaj rolit të Konventës si një ‘instrument kushtetues i rendit publik evropian’ në fushën e të drejtave të njeriut (shih Loizidou kundër Turqisë (kundërshtimet paraprake), vendimi i datës 23 mars 1995, Seritë A nr. 310, f. 27-28, § 75).”
77. Qëndrimi i kërkuesit është se mbrojtja e të drejtave të tij themelore, e përshtatshme për situatën e tij të paraburgimit, ishte e pa disponueshme.
78. Gjykata ka gjetur tashmë, siç bëri Divizioni i Juridiksionit Administrativ të Këshillit të Shtetit, se ndalimi i kërkuesit ka pasur një bazë në dispozitat e ligjit ndërkombëtar që rregullonin funksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të detyrueshme edhe në Holandë.
79. Gjykata vëren se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kompetenca sipas neneve 87 dhe 88 të Rregullores së Procedurave dhe Provave, të urdhërojë masa mbrojtëse, ose masa të tjera të veçanta, për të siguruar që të drejtat themelore të dëshmitarëve të mos shkelen. Ajo vë në dukje se Dhoma e Shkallës së Parë i përdori këto fuqive në vendimin e saj të datës 4 korrik 2011 (shih paragrafin 18 më lart).
80. Nuk mund të jetë vendimtare që urdhrat e dhëna nga Dhoma e Shkallës së Parë lidhur me përdorimin e këtyre fuqive nuk do të rezultojnë domosdoshmërisht në lirimin e kërkuesit nga paraburgimi nga ana e autoriteteve të Republikës Demokratike të Kongos, siç kërkuesi sugjeron. Konventa nuk vendos mbi një Shtet i cili ka rënë dakord që një gjykatën ndërkombëtare penale të vendoset në territorin e tij, barrën për të rishikuar ligjshmërinë e privimit të lirisë sipas marrëveshjeve të ligjshme ndërmjet asaj gjykate dhe Shtetet jo palë të saj.
(c) Pranimi nga Holanda e juridiksionit për të marrë në konsideratë kërkesën e kërkuesit për azil
81. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, Shtetet Kontraktuese kanë të drejtën, si një çështje të mirë-përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare dhe që i nënshtrohet detyrimeve të tyre të traktateve, përfshirë Konventën, për të kontrolluar hyrjen, qëndrimin dhe dëbimin e të huajve (shih, ndërmjet të tjerave, Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kundër Mbretërisë së Bashkuar, 28 maj 1985 § 67, Seria A nr. 94; Boujlifa kundër Francës, 21 tetor të vitit 1997, § 42, Raporte të Vendimeve 1997-VI; Hirsi Xhemat dhe të Tjerë, cituar më lart, § 113; dhe Kurić dhe të Tjerë kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828/06, § 355, 26 qershor 2012). Gjykata vëren gjithashtu se e drejta për azil politik nuk është përfshirë as në Konventë dhe ose në Protokollet e saj (shih, përsëri ndërmjet të tjerave, Vilvarajah dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 30 tetor 1991, § 102, Seria A nr. 215; Chahal kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996, § 73, Raportet 1996-V dhe Hirsi Xhemat dhe të Tjerë, cituar më lart). Për më tepër, Konventa nuk garanton, si të tillë, çdo të drejtë për të hyrë, banuar ose qëndruar në një Shtet i cili nuk është shtetas (shih, si ndër të fundit, Kane kundër Qipros (dec.), nr. 33655/06, 13 shtator 2011; H. kundër Holandës (dec.), nr. 37833/10, 18 tetor 2011; dhe Kurić dhe të Tjerë, cituar më lart). Së fundi, Shtetet, në parim, nuk kanë asnjë detyrim për të lejuar shtetasit e huaj të presin rezultatin e procedimeve të emigracionit në territorin e tyre (shih, mutatis mutandis, Nsona kundër Holandës, 28 nëntor 1996, § 93, Raportet 1996-V; Chandra dhe të tjerët kundër Holandës (dec.), nr. 53102/99 25 gusht 1999; Benamar dhe të Tjerët kundër Holandës (dec.), nr. 43786/04, 5 prill 2005; dhe Haydarie dhe të tjerët kundër Holandës (dec.), nr. 8876/05, 20 tetor 2005).
82. Argumenti i kërkuesit është se meqë Holanda ka rënë dakord për të shqyrtuar kërkesën e tij për azil, domosdoshmërisht ajo ka marrë përsipër të shqyrtojë ligjshmërinë e ndalimit të tij në ambientet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale - dhe të urdhërojë lirimin e tij, me sa duket mbi territorin e saj, nëse ajo vëren se paraburgimi i tij është i paligjshëm.
83. Në dritën e jurisprudencës së cituar më lart, Gjykata, nga ana e saj, nuk sheh ndonjë lidhje të tillë.
(d) Përfundimi
84. Kështu kërkesa është e papajtueshme ratione personae me dispozitat e Konventës brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) dhe duhet të rrëzohet në përputhje me nenin 35 § 4.
Për këto arsye, Gjykata njëzëri,
E deklaron kërkesën të pa pranueshme.
Santiago QuesadaJosep Casadevall
KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy