© Këshilli i Europës/Gjykata e të drejtave të njeriut, 2012.
Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk krijon detyrim për Gjykatën. Për më shumë informacion, të shihen treguesit e copyright/të drejtat e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
SEKSIONI I PARË
VENDIM
MBI PRANUESHMËRINË
e kërkesës no 25551/05
të paraqitur nga Vladimir Petrovitch KOROLEV
kundër Rusisë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njerut (seksioni i parë), që u mblodh në 1 korrik 2010 në një dhomë të përbërë nga :
Christos Rozakis, kryetar,
Anatoly Kovler,
Elisabeth Steiner,
Dean Spielmann,
Sverre Erik Jebens,
Giorgio Malinverni,
George Nicolaou, gjyqtarë,
dhe nga Søren Nielsen, sekretar i seksionit,
Duke parë kërkesën e lartpërmendur të paraqitur në 27 korrik 2004,
Pasi diskutoi mbi të, dha vendimin e mëposhtëm :
REFERIMI I FAKTIT
Këruesi z. Vladimir Petrovitch Korolev, është një shtetas rus i lindur në vitin 1954 dhe me banim në Orenbourg (Federata e Rusisë).
Rrethanat e rastit
Faktet e çështjes, ashtu si janë paraqitur nga kërkuesi, mund të përmblidhen si më poshtë.
Kërkuesi paditi shefin e shërbimit të pasaportave dhe të vizave të drejtorisë rajonale të Ministrisë së brendshme, i cili i kishte refuzuar aksesin për dokumente që vononin lëshimin e një pasaporte të re për jashtë.
Në 25 shtator 2001, gjykata e rrethit Verkh‑Issetski e Ekaterinbourgut e hodhi poshtë padinë e kërkuesit. Më13 nëntor 2001, gjykata rajonale e Sverdlovsk-it anuloi gjykimin në apel dhe e ktheu çështjen në gjykatën e rrethit
Në 16 prill 2002, gjykata e rrethit e pranoi padinë e kërkuesit dhe e urdhëroi shefin e shërbimit të pasaportave dhe vizave ta lejonte të interesuarin të shihte tërësinë e dokumenteve dhe të informacioneve që lidheshin me lëshimin e pasaportës së tij. Nga ana tjetër, gjykata vendosi që shërbimi i pasaportave dhe vizave duhej t’i kthente kërkuesit 22,50 roubla ruse (RUB) për shpenzimet gyqësore.
Në 4 korrik 2002, ky vendim u konfirmua në apel dhe u bë përfundimtar.
Dosja nuk tregon qartë nëse - dhe nëse po, kur - autoriteti i paditur respektoi vendimin për sa i përket aksesit të kërkuesit për të parë dosjen e vet. Të gjitha përçapjet e listuara që i interesuari ka ndërmarrë pas vendimit synonin vetëm mbulimin e shumës prej 22,50 RUB të dhëna nga gjykata e rrethit.
Në 22 korrik 2002, kjo gjykatë nxjerr një urdhër ekzekutimi, që kufizohet shprehimisht me derdhjen e kësaj shume. Në 28 prill 2003, përmbaruesi hapi procedurën e ekzekutimit.
Në 15 dhjetor e 2003, kërkuesi paraqiti para gjykatës një ankesë që denonconte zvarritjen e përmbaruesit. Në 22 dhjetor 2003, gjyqtari vlerësoi se kjo ankesë nuk përmbushte rregullat e procedurës dhe i bëri thirrje të interesuarit t’u nënshtrohej këtyre të fundit brenda 5 janarit 2003, veçanërisht duke mbrojtur akuzën e tij që lidhej me një zvarritje të mundshme të përmbaruesit
Kërkuesi e plotësoi dosjen në datën 31 dhjetor 2003.
Në 6 janar 2004, gjykata vlerësoi se i interesuari nuk u ishte bindur rregullave në fjalë dhe e hodhi poshtë ankesën e tij pa shqyrtuar themelin. Më 10 shkurt 2004, gjykata e rrethit të Sverdlovskit e konfirmoi këtë vendim.
Ankesat
Kërkuesi pretendon se zvarritja e autoriteteve për t’i derdhur shumën e akorduar nga gjykatat kombëtare ka sjellë shkeljen e të drejtave të tij sipas nenit 6 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit no 1. Nga këndvështrimi i nenit 6, ai ankohet gjithashtu se gjykatat kombëtare nuk e kanë shqyrtuar ankesën e tij që lidhet me zvarritjen e përmbaruesit. Gjithmonë brenda fushës së nenit 6, ai afirmon se përveç kësaj gjykatat kombëtare kanë kryer shkelje të ndryshme të rregullave të brendshme, veçanërisht lidhur me afatet e parashikuara nga e drejta e brendshme.
REFERIMI I SË DREJTËS
Gjykata së pari duhet të përcaktojë nëse ankesat e kërkuesit janë të pranueshme sipas nenit 35 të Konventës, ashtu si është ndryshuar nga Protokolli no 14 (hyrë në fuqi në 1 qershor 2010).
Ky Protokoll ka futur një kriter të ri të pranueshmërisë për nenin 35, paragrafet kryesore të të cilit janë formuluar kështu :
« 3. Gjykata deklaron të papranueshme çdo kërkesë individuale të paraqitur në zbatim të nenit 34 kur vlerëson se :
(...)
b) Kërkuesi nuk ka pësuar asnjë dëm të konsiderueshëm, përveç rastit kur respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj kërkon një shqyrtim të themelit të kërkesës me kusht që të mos hidhet poshtë me këtë arsyetim asnjë çështje që nuk është shqyrtuar si duhet nga një gjykatë e brendshme ».
Neni 20 i Protokollit no 14 thotë se dispozita e re zbatohet duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e Protokollit për të gjitha kërkesat që nuk janë gjykuar ende para Gjykatës, me përjashtim të atyre që janë deklaruar të pranueshme. Duke marrë parasysh rrethanat e këtij rasti, Gjykata gjykon të përshtatshme të shohë menjëherë nëse ankesat e kërkuesit i përgjigjen kriterit të ri të pranueshmërisë.
Duke bërë këtë, ajo do të mbajë parasysh se ky kriter i ri synon, në një periudhë afatgjate, të mundësojë zgjidhjen më të shpejtë të çështjeve që nuk meritojnë të shqyrtohen në themel dhe të përqëndrohet kështu në misonin e saj parësor që është garantimi i mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut në nivelin evropian (raport shpjegues i Protokollit no 14, STCE no 194 (« raport shpjegues »), §§ 39 et 77-79). Palët e Larta kontraktuese dëshirojnë qartas që Gjykata t’i kushtojë më shumë kohë çështjeve që e justifikojnë një shqyrtim në themel, qoftë nga pikëpamja e interesit juridik të kërkuesit individual qoftë nga ai më i përgjithshm i të drejtës së Konventës dhe i rendit publik evropian ku kjo e fundit bën pjesë (raport shpjegues, § 77). Kohët e fundit, Palët e Larta kontraktuese i kanë bërë thirrje Gjykatës t’i japë fuqi të plotë kriterit të ri të pranueshmërisë dhe të konceptojë mundësi të tjera për zbatimin e parimit de minimis non curat praetor (Plan veprimi i miratuar në Konferencën e nivelit të lartë mbi të ardhmen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut , Interlaken, 19 février 2010, § 9 c)).
A. Për të ditur nëse kërkuesi ka pësuar një dëm të konsiderueshëm
Elementi kryesor i këtij kriteri të ri të pranueshmërisë është çështja për të ditur nëse kërkuesi ka pësuar një « dëm të konsiderueshëm ». Nuk diskutohet që këto terma kërkojnë të interpretohen dhe i japin Gjykatës një farë fleksibiliteti, plus atij që ajo e gëzon tashmë nga veprimi i kritereve ekzistuese të pranueshmërisë (raport shpjegues, §§ 78 dhe80).
Sipas mendimit të Gjykatës, këto terma, si dhe shumë të tjera të përdorura në Konventë, nuk mund të përkufizohen në mënyrë shterruese. Palët e Larta kontaktuese presin, pra, që ajo të vendosë kritere objektive me qëllim zbatimin e rregullës së re përmes zhvillimit gradual të jurisprudencës. (raport shpjegues, § 80).
I frymëzuar nga parimi i përgjithshëm i minimis non curat praetor, i përmendur më lart, kriteri i ri bazohet në idenë se shkelja e një të drejte, edhe reale nga pikëpamja thjesht juridike, duhet të arrijë një minimum rëndësie që të meritojë të shqyrtohet nga një gjykatë ndërkombëtare. Vlerësimi i këtij minimumi nga vetë thelbi i tij është relativ ; ai varet nga tërësia e të dhënave të çështjes (mutatis mutandis, Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrik 1989, § 100, seria A no 161). Rëndësia e një shkeljeje duhet të vlerësohet duke marrë parasysh njëkohësisht perceptimin subjektiv të kërkuesit dhe qëllimin objektiv të një çështjeje të dhënë.
Në këto rrethana, Gjykatës i ka bërë përshtypje menjëherë karakteri i papërfillshëm d.m.th. humbja shumë e vogël financiare që çoi kërkuesin ta sjellë çështjen para saj. Ankesat e parashtruara nga i interesuari kufizohen shprehimisht me zvarritjen nga ana e autoritetit të paditur për të derdhur shumën që është e barasvlershme me më pak se një euro të cilën ia kishin akorduar gjykatat kombëtare.
Gjykata është e ndërgjegjshme se pasoja e një humbjeje financiare nuk duhet të matet në mënyrë abstrakte, një dëm material edhe modest mund të jetë i konsiderueshëm po të marrim parasysh situatën e veçantë të individit të interesuar dhe gjendjen ekonomike të vendit ose të rajonit ku ai jeton. Megjithatë, edhe duke marrë parasysh si duhet larminë e gjendjeve ekonomike, Gjykata vlerëson se shuma e papërfillshme në këtë rast pa dyshim ka pasur një impakt minimal për gjendjen e kërkuesin.
Gjykata, njëkohësisht, nuk injoron faktin se interesi financiar në këtë rast nuk është elementi i vetëm që lejon të përcaktohet nëse kërkuesi ka pësuar një dëm të konsiderueshëm. Në fakt, një shkelje e Konventës mund të lidhet me një çështje të rëndësishme parimore dhe të shkaktojë kështu një dëm të konsiderueshëm edhe pa cenuar interesin financiar. Madje mund të kishte ndodhur kështu në këtë rast, nëse i interesuari do të ishte ankuar, për shembull, për zvarritje të autoriteteve lidhur me respektimin e të drejtës së tij legjitime për të parë dosjen e vet pranë shërbimit të pasaportave dhe të vizave. Megjithatë, kërkuesi nuk ka kërkuar rishqyrtim të ekzekutimit të vendimit të brendshëm në këtë drejtim, por i ka kufizuar ankesat e tij në dëmin material. Prandaj, Gjykata nuk sheh asnjë pengesë për ushtrimin e të drejtës së kërkuesit për të pasur akses në dosjen e tij, problem që përbënte objektin themelor të çështjes në nivelin e brendshëm.
Pa dyshim, këmbëngulja e kërkuesit për të marrë shumën prej 22,50 RUB nga autoriteti i paditur është nxitur nga një perceptim subjektiv sipas të cilit, bëhej fjalë për një çështje të rëndësishme parimore. Megjithëse i rëndësishëm ky element është i pamjaftueshëm për ta shtyrë Gjykatën të vendosë se i interesuari ka pësuar një dëm të konsiderueshëm. Përshtypja subjektive e kërkuesit për sa i përket rrethanave të shkeljeve të pretenduara duhet të justifikohet nga arsye objektive. Por, Gjykata nuk zbulon një justifikim të tillë në këtë rast, sepse çështja kryesore parimore me sa duket është zgjidhur në mënyrë pozitive për të interesuarin.
Duke marrë parasysh konsideratat e mësipërme, gjykata vendos se kërkuesi nuk ka pësuar dëm të konsiderueshëm nga shkeljet e pretenduara të Konventës. .
B. Për të ditur nëse respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj kërkon një shqyrtim të kërkesës në themel.
Elementi i dytë në kriterin e ri është konceptuar si një klauzolë mbrojtjeje (raport shpjegues, § 81) që e detyron Gjykatën të vazhdojë shqyrtimin e kërkesës edhe kur kërkuesi nuk ka pësuar asnjë dëm të konsiderueshëm, nëse respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj e kërkon këtë gjë. Gjykata vëren se ky formulim frymëzohet nga fraza e dytë e nenit 37 § 1 të Konventës, ku ai përmbush një funksion të ngjashëm në kontekstin e vendimit për të fshirë nga regjistri i gjykatës një kërkesë. Të njëjtat terma përdoren në nenin 38 § 1 lidhur me zgjidhjet me mirëkuptim midis palëve.
Gjykata nënvizon se organet e Konventës i kanë interpretuar vazhdimisht këto dispozita si detyruese për të vazhduar shqyrtimin e kërkesës edhe nëse arrihet një marrëveshje midis palëve ose edhe nëse ekziston një arsye tjetër që justifikon fshirjen e kërkesës nga regjistri. Kështu një shqyrtim më i thelluar është gjykuar i domosdoshëm në një çështje që ngre probleme të karakterit të përgjithshëm që prekin respektimin e Konventës (Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar no 5856/72, raport i la Komisionit i 14 dhjetorit 1976, § 2, seria B 24).
Çështje të tilla të karakterit të përgjithshëm shtrohen, për shembull, kur është vendi për të përcaktuar detyrimet e shteteve në emër të Konventës ose për të nxitur një shtet paditës që të zgjidhë një dobësi strukturore që prek persona të tjerë që gjenden në të njëjtën situatë si kërkuesi. Kështu, Gjykata shpesh është shtyrë, në emër të neneve 37 dhe 38, të verifikojë se problemi i përgjithshëm i ngritur nga kjo çështje është zgjidhur ose është në zgjidhje e sipër dhe se probleme juridike të ngjashme janë zgjidhur nga Gjykata në çështje të tjera (shih, ndër të tjera, Can kundër Autrisë, 30 shtator 1985, § 15-18, seria A no 96, dhe Léger kundër Francës (fshirje) [GC], no 19324/02, § 51, GJEDNJ 2009-...).
Duke e shqyrtuar këtë rast, nën këtë këndvështrim, siç e kërkon neni i ri 35 § 3 b), dhe duke marrë parasysh përgjegjësitë e saj sipas nenit 19 të Konventës, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye të ngutshme që prek rendin publik që të justikonte një shqyrtim në themel. Së pari, asaj i ka ndodhur shpesh të shprehet mbi probleme identike me atë që shtrohet në këtë rast dhe të verifikojë me kujdes detyrimet e shteteve sipas Konventës në këtë drejtim (sih, ndër të tjera, Hornsby kundër Greqisë, 19 mars 1997, Përmbledhje e vendimeve dhe gjykimeve 1997‑II, Bourdov kundër Rusisë, no 59498/00, GJEDNJ 2002‑III, dhe Bourdov kundër Rusisë (no 2), no 33509/04, GJEDNJ 2009-...). Më pas, si Gjykata ashtu dhe Komiteti i Ministrave kanë shqyrtuar problemin strukturor të mosekzekutimit të vendimeve të drejtësisë së brendshme në Federatën e Rusisë dhe domosdoshmërinë për të miratuar masa të përgjithshme për të parandaluar shkelje të reja të ngjashme (shih Bourdov (no 2), i lartpërmendur, dhe Rezolutat e përkohshme të Komitetit të Ministrave CM/ResDH(2009)43 të 19 marsit 2009 dhe CM/ResDH(2009)158 të 3 dhjetorit 2009). Një shqyrtim në themel i kësaj çështjeje nuk do të sillte një element të ri për këtë problem.
Gjykata vendos se respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj nuk kërkon një shqyrtim në themel të kërkesës. Për të ditur nëse çështja është shqyrtuar si duhet nga një gjykatë e brendshme
Neni 35 § 3 b) nuk lejon hedhjen poshtë të kërkesës në bazë të kriterit të ri të pranueshmërisë, nëse çështja nuk është shqyrtuar si duhet nga gjykata e brendshme. E cilësuar nga hartuesit e klauzolës së dytë të mbrojtjes (raport shpjegues, § 82), kjo dispozitë synon të garantojë se çdo çështje do të bëhet objekt i një shqyrtimi juridiksional, qoftë në planin kombëtar, qoftë në planin evropian; e thënë ndryshe, bëhet fjalë për të shmangur një mohim të drejtësisë. Kjo kaluzolë është në përputhje edhe me parimin e subsidiaritetit, siç është përcaktuar më lart në nenin 13 të Konventës, i cili kërkon ekzistencën në nivelin kombëtar të një ankimi efektiv që lejon të ankohesh për një shkelje.
Për mendimin e Gjykatës, faktet e këtij rasti të shqyrtuara në tërësinë e tyre nuk provojnë asnjë mohim të drejtësisë në nivelin kombëtar. Ankesat fillestare të kërkuesit kundër autoriteteve kombëtare janë shqyrtuar në dy nivele të juridiksionit dhe paditë e të interesuarit janë pranuar. Ankesa pasuese e kërkuesit për zvarritjen e përmbaruesit në mbulimin e shumës që i ishte akorduar është hedhur poshtë nga gjykata e rrethit për mosrespektim të rregullave procedurale të brendshme. Kërkuesi nuk i ka përmbushur këto rregulla sepse ai nuk e ka parashtruar përsëri kërkesën e tij siç e kishte këshilluar gjyqtari. Kjo situatë nuk përbën një mohim të drejtësisë që mund të fajësojë autoritetet.
Për sa i përket mosrespektimit të pretenduar të regullave procedurale të brendshme nga të dyja gjykatat, Konventa nuk i njeh një kërkuesi të drejtën për t’u ankuar përmes një procedure të re të brendshme kur çështja është zgjidhur në instancë të fundit. (Tregoubenko kundër Ukrainës (vend.), no 61333/00, 21 tetor 2003, dhe Sitkov kundër Rusisë (vend.), no 55531/00, 9 nëntor 2004). Fakti që ankesat në fjalë nuk i janë nënshtruar një shqyrtimi të ri juridiksional sipas të drejtës së brendshme nuk përbën, për mendimin e Gjykatës, një pengesë për zbatimin e kriterit të ri të pranueshmërisë. Një interpretim i kundërt do të pengonte Gjykatën të shmangtte çdo ankesë, qoftë edhe të papërfillshme, që lidhet me një shkelje të mundshme që i atribuohet një gjykate të brendshme e cila ka vendosur në instancë të fundit. Gjykata vlerëson se një qasje e tillë nuk do të ishte as e përshtatshme as në përputhje me qëllimin dhe objektin e dispozitës së re.
Gjykata vendosi se çështja e kërkuesit është shqyrtuar si duhet nga një gjykatë e brendshme sipas nenit 35 § 3 b).Përfundim
Nën dritën e asaj që është thënë më lart, Gjykata vlerëson se kjo kërkesë duhet të deklarohet e papranueshme në zbatim të nenit 35 § 3 b) të Konventës, ashtu si është amenduar nga Protokolli no 14. Duke marë parsysh këtë përfundim, nuk ka më vend për të parë nëse kërkesa përmbush kushte të tjera pranueshmërie.
Për këto arsye, Gjykata, në unanimitet,
e Deklaron kërkesën të papranueshme.
Søren NielsenChristos Rozakis
Sekretar Kryetar
© Këshilli i Europës/ Gjykata europiane e tëdrejtave të njeriut, 2012.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut janë frëngjjishtja dhe anglishtja. Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk paraqet detyrim për Gjykatën, dhe kjo e fundit nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e jurisprencës së Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut (), ose çdo bazë të dhënash tjetër të cilës ia ka dhënë HUDOC. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo komerciale, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me treguesin e copyright si më sipër si dhe me referencën e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut. Çdo person që dëshiron të përdorë tërësisht ose pjesërisht përkthimin për qëllime komerciale duhet ta njoftojë këtë më parë në adresën e mëposhtme: publishing@
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy