GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
VENDIM
Ankimi nr. 45718/12
Elvin LAKO kundër Shqipërisë
dhe 7 ankime të tjera
(shiko listën bashkëngjitur)
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur si një Komitet, më 24 Mars 2015 i përbërë nga:
Paul Mahoney, President,
Ledi Bianku,
Krzysztof Wojtyczek, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracɪ, Zëvendës Sekretar i Seksionit
Pasi ka diskutuar ankesat e mësipërme,
Pasi ka diskutuar deklarimet formale në të cilat pranohet marrëveshja miqësore e çështjeve.
Pas diskutimeve, vendos si më poshtë:
FAKTET DHE PROCEDURANjë listë me ankuesit gjendet tek Shtojca. Qeveria Shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Agjenti i saj. Znj. A. Hicka, nga Zyra e Avokatit të Shtetit. Të gjithë ankuesit shprehën pakënaqësinë se kishte patur një shkelje të Nenit 6§1të Konventës në lidhje me moszbatimin e vendimeve të gjykatës së formës së prerë të dhëna në favor të tyre. Për sa i përket ankesave nr. 45718/12, 9403/13, 11724/13, 11726/13, 38964/13 dhe 48723/14, gjykatat vendase urdhëruan rikthimin e ankuesve në punën e tyre, duke shtuar edhe pagesën e pagave të prapambetura deri në rikthimin e tyre në punë. Në lidhje me ankesën nr. 6037/14 dhe 17174/14 gjykatat vendase urdhëruan vetëm pagesën e dëmeve ndaj ankuesve. Dy ankues shprehën pakënaqësinë gjithashtu në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës (ankimet nr. 11724/13 dhe 11726/13) dhe pesë prej tyre mbështetur në Nenin 13 të Konventës (ankesat nr. 45718/12, 11724/13, 11726/13, 6037/14 dhe 17174/14).Në lidhje me ankesën nr. 45718/12, më 13 Nëntor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarime për marrëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë, në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria, për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhënë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 3,300 euro (tre mijë e treqind euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 9403/13, më 13 Nëntor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë, në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria, për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhënë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 1,700 euro (njëmije e shtatëqind euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr.11724/13, më 18 Nëntor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhënë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 2,000 euro (dymijë euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 11726/13, më 18 Nëntor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhënë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 1,400 euro (njëmijë e katërqind euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 38964/13, më 10 Nëntor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhënë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 4,700 euro (katërmijë e shtatëqind euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 6037/14, më 13 Tetor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhën ë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 6,300 euro (gjashtëmijë e treqind euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 17174/14, më 13 Tetor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhën ë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 10,500 (dhjetë mijë e pesëqind) Euro për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Në lidhje me ankesën nr. 48723/14, më 13 Tetor 2014 dhe 12 Janar 2015, Gjykata mori disa deklarata për marëveshje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave, ankuesi binte dakort të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që i hapin rrugë kësaj ankese kundër një sipërmarrje nga Qeveria për të zbatuar të plotë vendimin vendas të formës së prerë, të dhën ë në favor të tij, brenda tre muajve, si edhe t’i paguante atij 2,000 euro (dymijë euro) për të mbuluar dëmet jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet. Sipas deklaratave të marrëveshjeve miqësore, shpërblimet e mësipërme do të konvertohen në vlerën monetare vendase, sipas normës së aplikueshme në datën e pagesës dhe përjashtohen nga çdo taksë ekzistuese. Ato janë të pagueshme brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të marrë nga Gjykata. Në rast se këto pagesa nuk bëhen brenda periudhës tre mujore, Qeveria ndërmerr të paguajë një interes të thjeshtë për to, nga përfundimi i asaj periudhe deri në shpagim të plotë, në një normë të barabartë me normën e huasë marxhinale të Bankës Qendrore Botërore gjatë periudhës së vonesës plus 3% pikë. Zbatimi i plotë i vendimeve përfundimtare, siç është procedura, brenda tre muajve, si edhe pagesat për të gjitha ankesat, do të përbëjnë zgjidhjen përfundimtare të çështjeve.
LIGJI
Gjykata shqyrton marrëveshjet miqësore të arritura midis palëve, duke përfshirë edhe rikthimin e ankuesve, siç urdhërohet edhe nga gjykatat vendase në lidhje me ankimet nr. 45718/12, 9403/13, 11724/13, 11726/13, 38964/13 dhe 48723/14. Gjykata është e kënaqur që marrëveshjet janë të bazuara mbi respektin për të drejtat e njeriut, siç përcaktohet në Konventë dhe në Protokollet e saj, dhe nuk gjen asnjë arsye të justifikojë shqyrtimin e mëtejshëm të ankesave. Për sa më sipër, vendimi për t’i hequr çështjet nga lista është i duhuri.
Për këto arsye, Gjykata, unanimisht,
Vendos t’i bashkojë ankimet;
Vendos t’i përjashtojë ankimet nga lista e saj e çështjeve, në zbatim të Nenit 39 të Konventës.
E hartuar në anglisht dhe e përcjellë me shkrim më 16 Prill 2015.
Fatoş Aracɪ Paul Mahoney
Zëvendës Sekretar President
SHTOJCË
Nr.
Ankesa nr.
Paraqitur më
Datëlindja dhe Vendbanimi i Ankuesit
Përfaqësuar nga
1.
45718/12
27/06/2012
Elvin LAKO
30/06/1976
Tiranë
2.
9403/13
09/01/2013
Valbona PALUKA
23/06/1964
Tirana
3.
11724/13
31/01/2013
Spiro TABA
02/07/1955
Korçë
4.
11726/13
01/02/2013
Andrea KARANXHA
05/05/1956
Korçë
5.
38964/13
25/05/2013
Raimonda TRUPJA
05/02/1968
Durrës
6.
6037/14
11/01/2014
Indrid OSMANI
30/05/1983
Tiranë
7.
17174/14
19/02/2014
Thanas VERDHI
19/11/1946
Tiranë
8.
48723/14
23/06/2014
Nazmi LUKU
05/11/1952
Tirana
Erind MËRKURI
Full & Egal Universal Law Academy