© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I TRETË
VENDIM
Kërkesë nr. 65542/12
FONDACIONI NËNAT E SREBRENICËS DHE TË TJERË
kundër Holandës
Tabela e Përmbajtjes
SEKSIONI I TRETË..........................................2
VENDIM....................................................2
Kërkesë nr. 65542/12 FONDACIONI NËNAT E SREBRENICËS DHE TË TJERË OTHERS kundër Holandës 2
FAKTET....................................................5
A. Historiku i çështjes........................5
1. Ndarja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë 5
2. Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë..........6
3. Masakra e Srebrenicës...................7
4. Raporte në lidhje me masakrën e Srebrenicës 9
(a) ) Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara 9
(b) Raporti i Institutit NIOD i Studimeve për Luftën, Holokaustin dhe Genocidin 10
(c) Hetimi parlamentar francez............11
(d) Hetimi parlamentar holandez
(e) Raporti i Qeverisë së Republikës Srpska "Komisionit për Hetimin e Ngjarjeve në dhe rreth Srebrenicës në periudhën 10 - 19 korrik 1995"
5. 5. Vendime dhe gjykime lidhur me masakrën e Srebrenicës
(a) Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë
(b) Dhoma e të Drejtave të Njeriut për Bosnjën dhe Hercegovinën
(c) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
B. Procedurat e brendshme
1. Fillimi i procedurave kryesore
2. Incidenti i procedurës
(a) Argumentimi para Gjykatës Rajonale
(b) Vendimi i Gjykatës Rajonale
(c) Argumentimi para Gjykatës së Apelit
(d) Vendimi i Gjykatës Apelit
(e) Argumentimi para Gjykatës së Lartë
i. Ankesa e kërkuesve mbi çështje të ligjit
α. Fletëthirrje
β. Memorandumi shpjegues
ii. Opinion këshillimor
(f) Vendimi i Gjykatës së Lartë
3. Rifillimi i procedurave kryesore
C. E drejta e brendshme përkatëse
1. Kushtetuta e Mbretërisë së Holandës
2. Ligji që përmban Dispozita të Përgjithshme mbi Legjislacionin e Mbretërisë
3. Kodi i Procedurës Civile
4. Ligji për Organizimin e Gjyqësorit
5. Ligji për Përmbaruesit i vitit 2001
6. Praktika e brendshme përkatëse gjyqësore
(a) Çështja Udruženje Građana “Žene Srebrenice”
(b) Çështjet Mustafić dhe Nuhanović......30
PRETENDIMET
E DREJTA
A. Legjitimiteti aktiv i kërkuesit Fondacioni Nënat e Srebrenicës
B. Pretendimi për shkelje të nenit 6 të Konventës
1. Zbatueshmëria e nenit 6
2. Imuniteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara
(a) Parashtrimet e kërkuesve
(b) Vlerësimi i Gjykatës
i. Objekti i çështjes para Gjykatës
ii. Parimet e zbatueshme
iii. Zbatimi i parimeve të mësipërme
α. Natyra e imunitetit të Kombeve të Bashkuara
β. Natyra e pretendimeve të kërkuesve
γ. Mungesa e një juridiksioni alternativ
δ. Lidhja me pretendimet kundër Shtetit të Holandës
ε. Përfundime
3. Refuzimi i Gjykatës së Lartë për të kërkuar një vendim paraprak nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian
C. Pretendimi për shkelje të nenit 13 të Konventës
D. Vendimi i Gjykatës
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Tretë), më 11 qershor 2013 me trup gjykues të përbërë prej:
Josep Casadevall, President,
Alvina Gyulumyan,
Corneliu Bîrsan,
Ján Šikuta,
Luis López Guerra,
Nona Tsotsoria,
Johannes Silvis, gjyqtarë,
dhe Marialena Tsirli, Zëvëndës Kancelar Seksioni,
Duke pasur parasysh kërkesën e mësipërme drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më 8 tetor 2012 (regjistruar në Regjistrin e Gjykatës më 11 tetor 2012 )
Duke pasur parasysh vendimin për ti dhënë përparësi kërkesës së mësipërme, sipas nenit 41 të Rregullores së Gjykatës,
Duke pasur parasysh vendimin për të ruajtur anonimitetin e kërkuesve sipas nenit 47 § 3 të Rregullores së Gjykatës,
Pas shqyrtimit, jep këtë vendim si më poshtë:
FAKTET
1. Fondacioni Nënat e Srebrenicës është një fondacion (stichting) sipas së drejtës holandeze. Ajo u krijua me qëllimin për të marrë përsipër ndjekjen e procedurës në emër të të afërmve të personave të vrarë në dhe përreth Srebrenicës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në rrjedhën e ngjarjeve të korrikut të vitit 1995 të përshkruara më poshtë.
2. Kërkuesit e tjerë janë të afërmit e mbijetuar të personave të vrarë. Ata gjithashtu deklarojnë se, ata janë viktima të shkeljeve të të drejtave të tyre të njeriut që kanë ndodhur në rrjedhën e ngjarjeve të korrikut të vitit 1995. Lista e kërkuesve gjendet në shtojcën e këtij vendimi.
3. Kërkuesit u përfaqësuan nga z. A Hagedorn, z. M.R Gerritsen dhe z. J. Staab, avokatë që ushtrojnë aktivitetin në Amsterdam.
4. Faktet e çështjes, siç parashtrohen nga kërkuesit dhe siç dëshmohen nga dokumentet publike, mund të përmblidhen si më poshtë.
A. Historiku i çështjes
1. Ndarja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë
5. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ-së) përbëhej nga gjashtë republika, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë nga RSFJ-së më 25 qershor 1991, pas zhvillimit më parë të referendumeve. Presidenti i atëhershëm i RSFJ-së urdhëroi JNA (Jugoslovenska Narodna Armija/Југословенска народна армија, ose Ushtria Popullore Jugosllave) të vepronte me qëllim për të rimarrë kontrollin e qeverisë federale.
6. Republikat tjera përbërëse të RSFJ-së pasuan Slloveninë dhe Kroacinë në shpalljen e pavarësisë. Përfundimisht vetëm Serbia dhe Mali i Zi krijuan pasardhësin e RSFJ-së, Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ). Armiqësitë pasuan, kryesisht përgjatë vijave etnike, pasi grupe të cilët ishin minoritete etnike brenda republikave të veçanta dhe anëtarët e të cilave kishin vështirësi në identifikimin me shtetet e reja të pavarura, kërkonin bashkimin e territoreve ku ata banonin me atë të republikave me të cilën ata pretendonin një lidhje etnike.
7. Me Rezolutën 743 (1992) të datës 21 shkurt 1992, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara krijoi Forcën Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR) e cila kishte ishte "një marrëveshje e përkohshme për të krijuar kushtet e paqes dhe të sigurisë që ishin të nevojshme për negocimin e një zgjidhje të përgjithshme të krizës jugosllave". Edhe pse mandati i UNPROFOR ishte fillimisht për dymbëdhjetë muaj, ai u shty; UNPROFOR (më vonë u quajt UNPF, ndërsa emri UNPROFOR u përdor për t’iu referuar vetëm operacionit në Bosnje dhe Hercegovinë) vazhdoi të operonte deri në fund të dhjetorit 1995. Ndër Shtetet që kontribuonin me trupat e tyre ishte edhe Holanda.
2. Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë
8. Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë më 6 mars 1992, si Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës. Atëherë shpërtheu lufta, ku fraksionet ndërluftuese u përcaktuar në masë të madhe, sipas ndarjeve etnike ekzistuese të vendit. Forcat kryesore ndërluftuese ishin ARBH (Armija Republike Bosne i Hercegovine, ose Ushtria e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e përbërë kryesisht nga boshnjakë[1] dhe besnik të autoriteteve qendrore të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës), HVO (Hrvatsko vijeće obrane, apo Këshilli Kroat i Mbrojtjes, i përbërë kryesisht nga kroat[2]) dhe VRS (Vojska Republike Srpske/Војска Републике Српске, ose Ushtria e Republikës Srpska, e quajtur edhe Ushtria Serbo Boshnjake, e përbërë kryesisht nga serbë[3]).
9. Pasojat e kësaj lufte ishin më shumë se 100 000 njerëz të vrarë dhe më shumë se dy milionë njerëz të shpërngulur. Rreth 30 000 njerëz ishin zhdukur dhe në vitin 2010 përafërsisht një e treta e tyre ishin ende të listuar si të tillë[4].
10. Konflikti përfundoi më 14 dhjetor 1995, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen ("Marrëveshja e Paqes e Dejtonit", e miratuar në Dejton, të Ohajos, në SHBA). Një nga efektet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit ishte ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës në dy entitete përbërëse, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska (Republika Serbe).
3. Masakra e Srebrenicës
11. Srebrenica është një komunë në Bosnjën lindore. Ajo është e kufizuar në jug nga lumi Drina e cila, formon kufirin midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Në veri ajo kufizohet me komunën e Bratunacit. Fqinjët e saj perëndimorë janë komunat e Milici dhe Rogatica. Ajo tani është pjesë e Republikës Srpska.
12. Komuna e Srebrenicës është e përbërë nga një numër qytetesh dhe fshatrash, ndërmjet tyre qyteti i Srebrenicës nga i cili merr emrin komuna. Para shpërthimit të luftës popullsia e saj ishte pothuajse tërësisht boshnjake dhe serbe, ku boshnjakë i tejkalonin në numër serbët në më shumë se tre në një
13. Duke qenë një pengesë për formimin e Republikës Srpska si vazhdimi i një entiteti territorial, për aq kohë sa ajo mbeti në duart e qeverisë qendrore të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Srebrenica ra pre e sulmeve të VRS në rrjedhën e vitit 1992.
14. Qeveria qendrore e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës refuzoi të pranonte evakuimin e popullatës civile të Srebrenicës, pasi kjo do të thoshte pranimin e "spastrimit etnik", dhe do lehtësonte dorëzimin e territorit VRS-së.
15. Më 16 prill 1993, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi unanimisht, një rezolutë (Rezoluta 819 (1993)), ku kërkonte që "të gjitha palët e interesuara dhe të tjerët ta trajtonin qytetin lindor boshnjak të Srebrenicës dhe rrethinat e saj si një zonë të sigurt që, duhet të ishte e lirë nga çfarëdo sulmi të armatosur ose akte të tjera armiqësore".
16. Nga korriku 1995 "zona e sigurtë" e Srebrenicës, ishte një enklavë e rrethuar nga territori nën kontrollin e VRS-së. Aty gjendeshin luftëtarë të ARBH-së, shumica e tyre të çarmatosur dhe civilë. Këta të fundit numëroheshin në dhjetëra mijëra, kryesisht boshnjakë; atëherë këtu bënin pjesë, përveç banorëve lokalë, edhe persona të zhvendosur nga vende të tjera në Bosnjën lindore. Ka pasur edhe një prani të UNPROFOR brenda këtij territori, fillimisht e përbërë nga disa katërqind anëtarë njësisë së lëvizshme në rrugë ajrore të këmbësorisë të armatosur lehtë holandeze, të njohur si batalioni holandez (Dutchbat), nën komandën e një koloneli ushtrie. Batalioni holandez nuk kishte personel të plotë, pasi trupat që ktheheshin nga leja pengoheshin nga VRS-ja për t’iu bashkuar njësisë së tyre.
17. Më 10 korrik 1995, Trupat Drina të VRS-së, në fuqi dërrmuese, sulmuan "zonën e sigurtë" të Srebrenicës. Komandanti i batalionit holandez u kërkoi eprorëve të tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për mbështetje nga ajri. Megjithatë, nuk pati asnjë përdorimi vendimtar të fuqisë ajrore. VRS-ja pushtoi zonën dhe mori kontrollin pavarësisht pranisë së batalionit holandez.
18. Në 12 korrik 1995 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi, me votë unanime, një rezolutë (Rezoluta 1004 (1995)), ku kërkonte një fund të menjëhershëm ndaj ofensivës së VRS-së dhe tërheqjen e forcave të VRS-së nga zona e sigurt e Srebrenicës, si dhe sigurinë dhe kthimin e lirisë së lëvizjes ndaj personelit të UNPROFOR.
19. Në ditët që pasuan, burrat boshnjak të cilët kishte rënë në duart e VRS-së u ndanë nga gratë dhe fëmijët dhe u vranë. Të tjerët arritën të shmangnin kapjen e menjëhershme dhe u përpoqën për t’u larguar nga enklava. Disa ia arritën me sukses, por shumë prej tyre u kapen dhe u vranë, ose vdiqën rrugës nga plagët e marra, ndërsa të tjerë u vranë nga minat e vendosura. Tashmë është pranuar përgjithësisht si fakt se më shumë se 7 000, ndoshta 8 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në këtë operacion nga duart e VRS-së dhe forcave paraushtarake serbe.
20. “Masakra e Srebrenicës”, siç u bë e njohur, është pranuar gjerësisht si një krim unik në historinë e Evropës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore[5].
4. Raporte në lidhje me masakrën e Srebrenicës
21. Një numër raportesh të detajuara në lidhje me masakrën e Srebrenicës janë publikuar, nga të cilat duhet të përmenden :
(a) Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
22. Më 30 nëntor 1998, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë (A/RES/53/35), në të cilën, ndër të tjera, ajo i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm që të bënte një raport të plotë, duke përfshirë një vlerësim, mbi ngjarjet që datojnë që nga krijimi i zonës së sigurt të Srebrenicës më 16 prill 1993 nën Rezolutën 819 (1993) të datës 16 prill 1993, i cili u pasua me krijimin e zonave të tjera të sigurta, deri në miratimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit nga ana e Këshillit të Sigurimit më 15 dhjetor 1995
23. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm iu paraqit Asamblesë së Përgjithshme më 15 nëntor 1999. Raporti konsistonte në 113 faqet duke mos përfshirë anekset e tij.
24. Raporti përmbledh përpjekjet e ndryshme të bëra për vendosjen e paqes (duke përfshirë edhe ato nga një "Grup Kontakti", i përbërë nga përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Federatës Ruse, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara) dhe procedurat e vendimmarrjes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, UNPF dhe UNPROFOR, si dhe sulmin dhe marrjen e Srebrenicës nga VRS-ja dhe masakrën që pasoi.
25. Teksti i mëposhtëm është marrë nga seksioni i fundit të raportit, i titulluar "XI. Rënia e Srebrenicës: një vlerësim”:
“E. Roli i Këshillit të Sigurimit dhe Shteteve Anëtare
...
490. Bashkësia e kombeve vendosi për t’iu përgjigjur të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë me një embargo armësh, me ndihma humanitare dhe me vendosjen e një force paqeruajtëse. Duhet thënë qartë se këto masa ishin zëvendësuesit e dobët e veprimeve më të vendosur dhe të forta që duheshin ndërmarrë për të parandaluar tmerrin pashoqe që pasoi. Embargoja e armëve pati pak më shumë efekt se ngrirja e ekuilibrit ushtarak brenda të ish-Jugosllavisë. Kjo masë e marrë i la forcat serbët në një pozitë të dominimit dërrmues ushtarak dhe privoi efektivisht Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës nga e drejta e saj, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, për vetëmbrojtje. Vendosja e një embargo armësh nuk ishte domosdoshmërisht një gabim, për më tepër që ishte bërë kur Bosnja dhe Hercegovina nuk ishte ende një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, pasi Bosnja dhe Hercegovina u bë një Shtet Anëtar, sigurisht që ekzistonte një detyrim për ta mbrojtur nga tragjedia që goditi atë më pas. Edhe pasi sulmet serbe mbi ‘zonat e sigurt’ vazhdonin në vitin 1993 dhe 1994, të gjitha këto ngjarje të mbuluara gjerësisht nga media dhe, me sa duket, nga raportet diplomatike dhe të inteligjencës tek qeveritë e tyre përkatëse, qasja e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mbeti kryesisht konstante. Bashkësia ndërkombëtare ende nuk mundi të gjente vullnetin politik për t’u përballur me kërcënimin që e sfidonte atë. ...”
dhe
“G. Mësime për të ardhmen
...
501. Bashkësia ndërkombëtare si një e tërë duhet të pranojë pjesën e vet të përgjegjësisë për lejimit e ngjarjeve tragjike, me refuzimin e saj të zgjatur për të përdorur forcën në fazat e hershme të luftës. Kjo përgjegjësi është e ndarë nga Këshilli i Sigurimit, Grupi i Kontaktit dhe qeveritë e tjera të cilat kontribuuan në vonesën në përdorimin e forcës, si edhe nga ana e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe misionit në terren. Është e qartë se përgjegjësia parësore dhe më e drejtpërdrejtë qëndron megjithatë tek arkitektët dhe zbatuesit e genocidit në tentativë në Bosnje. ...”
(b) Raporti i Institutit NIOD i Studimeve për Luftën, Holokaustin dhe Genocidin
26. Në nëntor 1996 Qeveria e Holandës i kërkoi Insitutit Shtetëror për Dokumentimin e Luftës (Rijksinstituut voor Oorlogsdocumentatie, “RIOD”) për të hetuar "ngjarjet para, gjatë dhe pas rënies së Srebrenicës". Qëllimi ishte që materialet e mbledhura në këtë mënyrë duhet të siguronin një “pasqyrë mbi shkaqet dhe ngjarjet që kishin çuar në rënien e Srebrenicës si dhe ngjarjet dramatike që pasuan”.
27. Raporti u paraqit më 10 prill 2002 nga pasardhësi i Insitutit RIOD, Instituti NIOD i Studimeve për Luftën, Holokaustin dhe Genocidin (NIOD Instituut voor Oorlogs-, Holocaust- en Genocidestudies, një organ i lindur nga një shkrirje midis Institutit Holandez për Dokumentimin e Luftës (Nederlands Instituut voor Oorlogsdocumentatie) dhe Qendrës për Studime e Holokaustit dhe Genocidit (Centrum voor Holocaust- en Genocide Studies). Në versionin origjinal në gjuhën holandeze, ky raport konsistonte në 3172 faqet duke mos përfshirë shtojcat. Ekziston edhe një versioni në gjuhën angleze (i titulluar Srebrenica.: Rindërtimi, historiku, pasojat dhe analizat e rënies së një zone të ‘sigurt’). Ky raport u mendua të ishte një tregim historik, dhe jo të ofronte konkluzione apo gjykime politike.
28. Raporti gjurmon historinë e ish-Jugosllavisë nga mesjeta përmes Luftës së Dytë Botërore deri në epokën socialiste, në mënyrë të detajuar në rritje, që përcakton perspektivën e grupeve të ndryshme etnike (boshnjakët, kroatët dhe serbët në veçanti). Ajo vazhdon me deklarimet e pavarësisë nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina, ngjarjet politike ndërkombëtare pas shpërthimit të armiqësive dhe vendim-marrjen politike që çoi në pjesëmarrjen e Holandës në UNPROFOR dhe vendimi për të vendosur batalionin holandez në enklavën e Srebrenicës. Ngjarjet në zonën e Srebrenicës pas ardhjes së batalionin holandez, duke përfshirë edhe veprimin armiqësore nga ARBH-ja dhe VRS-ja, janë përshkruar në mënyrë të detajuar.
29. Në një epilog, raporti vë në dukje se mohimi i mbështetjes së ngushtë efektive nga ajrit i batalionit holandez i detyrohej shumë kundërpërgjigjes serbo-boshnjake ndaj një sulmi ajror ne maj 1995 mbi depot e municioneve të VRS-së në Pale, e më pas në kryeqytetin serbo- boshnjak; kjo u kishte kushtuar marrjen peng të personelit të UNPROFOR dhe shkatërrimin e një avioni luftarak amerikan nga mbrojtja ajrore e VRS-së në qershor 1995. Gjithashtu Qeveritë kishin dështuar në ndarjen me të tjerët të informacioneve të inteligjencës në posedim. Kjo ishte shumë ë rëndësishme për të shpjeguar drejtimin që kishin marrë ngjarjet. Udhëheqja e batalionit holandez ishte e shqetësuar në mirëqenien e civilëve që u ishin besuar kujdesit të tyre; për këtë arsye ata kishin qenë të varur nga VRS-ja, dhe për këtë arsye të cenueshëm nga manipulimi i serbo boshnjakëve. Së fundi, perceptim i gjerë publik i operacionit të batalionit holandez si një dështim kombëtar, e kishte kthyer rënien e Srebrenicës dhe pasojat e saj në një çështje politike.
30. Këto përfundime nxitën Qeverinë në detyrë për të marrë përgjegjësinë politike. Më 16 prill 2002 ajo njoftoi dorëheqjen e saj
(c) Hetimi parlamentar francez
31. Duke qenë se Franca ishte kontribues i madh i trupave të UNPROFOR-it, si dhe duke qenë një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Asambleja Kombëtare Franceze (Assemblée nationale) vendosi kryerjen e një hetimi parlamentar. Raporti (Parlamenti i njëmbëdhjetë sipas Kushtetutës së 1958 - Onzième législature -.nr. 3413) u regjistrua nga kryesia e Asamblesë Kombëtare më 22 nëntor, 2001.
32. Raporti liston zhvillimet politike dhe ushtarake që çuan në krijimin e "zonave të sigurta", në Bosnjën lindore dhe sulmi VRS-së ndaj Srebrenicës.
33. Raporti bën një përshkrim të masakrës, por ai ndalon shkurtimisht në akuzat për përgjegjësi personale për individët, duke preferuar t’ia lërë atë gjykatave penale.
(d) Hetimi parlamentar holandez
34. Dorëheqja e Qeverisë çoi në një debat në Dhomën e Ulët të Parlamentit (Tweede Kamer der Staten-Generaal), e cila vendosi të zhvillojë një hetim parlamentar ((parlementaire enquête), në mënyrë që të përcaktohej përgjegjësia individuale politike, ushtarake dhe zyrtare.
35. Raporti (Dhoma e Ulët e Parlamentit, viti parlamentar 2002-2003, 28 506, nr. 2-3) u paraqit më 27 janar 2003. Ai konsistonte në 463 faqe, të marra kryesisht nga përmbledhjet e fragmente të dëshmive të pjesëmarrësve në proceset vendim-marrëse të ndryshme, vendas dhe të huaj.
36. Raporti konstatoi se, vendimi për të marrë pjesë në ndërhyrjen ndërkombëtar në ish Jugosllavi ishte i frymëzuar pjesërisht nga motivet humanitare dhe pjesërisht nga dëshira, si nga Qeveria ashtu dhe Parlamenti, që Holanda të luante një rol aktiv në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Megjithatë, vendimi për të vendosur një batalion këmbësorie të lëvizshëm në rrugë ajrore dhe të armatosur lehtë për të sulmuar një "zonë të sigurt" ishte frymëzuar më shumë nga dëshira sesa nga vlerësimi fizibiliteti.
37. Me kalimin e kohës vetë-mbrojtja kishte marrë një rëndësi më të madhe sesa përmbushja e mandatit të UNPROFOR-it dhe fuqitë e UNPROFOR-it për të penguar prania e saj ishin dobësuar. Kombet e Bashkuara ishin të parët për t’u fajësuar për këtë.
38. Pala serbe boshnjake e vetme ishte për të fajësuar për krimet e kryera. Megjithatë, edhe pse faji u gjet në udhëheqjen e batalionit holandez dhe Qeverinë e Holandës, kishte shumë pak gjasa që batalioni holandez të kishte mundur të parandalonte masakrën.
(e) Raporti i Qeverisë së Republikës Srpska "Komisionit për Hetimin e Ngjarjeve në dhe rreth Srebrenicës në periudhën 10 - 19 korrik 1995"
39. "Komisioni për Hetimin e ngjarjeve në dhe rreth Srebrenicës në periudhën 10 - 19 korrik 1995" u themelua me vendim të Qeverisë së Republika Srpska më 15 dhjetor 2003. Komisioni duhet të referonte në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të Republikës Srpska, që rrjedhnin nga vendimi Selimovic dhe të Tjerë Dhomës së të Drejtave të Njeriut (shih paragrafët 47 dhe 48 më poshtë), të bënte hetimet e veta për fatin e viktimave të përmendura në kërkesën e depozituar në Dhomën e të Drejtave të Njeriut.
40. Raporti i Komisionit, i cili u botua më 11 qershor 2004, arrinte në 45 faqe duke mos përfshirë shtojcat. Në të përcaktohej se
“...në periudhën ndërmjet 10 - 19 korrik të vitit 1995, disa mijëra boshnjakëve u ekzekutuan, në një mënyrë që paraqet shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe se kryerësit e këtyre shkeljeve, inter alia, ndërmorën masa për të mbuluar krimin duke shpërndarë kufomat; ...”
Përveç kësaj, ajo i gjeti organet e Republikës Srpska përgjegjëse në lidhje me këtë çështje. Një bazë të dhënash e viktimave të njohur u ngrit dhe u bënë të ditur vendndodhjet e varreve masive të ndryshme.
41. Më 10 nëntor 2004 qeveria e Republikës Srpska lëshoi një deklaratë ku kërkonte falje për krimet e kryera.
5. Vendime dhe gjykime lidhur me masakrën e Srebrenicës
42. Shumë vendime dhe gjykime të rëndësishme lidhur me masakrën e Srebrenicës janë botuar, ku më të rëndësishmet nga institucionet gjyqësore si në vijim:
(a) Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë
43. Shumë persona u akuzuan para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) në lidhje me masakrën e Srebrenicës, ndërmjet tyre Gjenerali Major Radislav Krstić i cili menjëherë pas rënies së Srebrenicës u bë komandant i Korpusit Drina të VRS-së. Më 2 gusht 2001 Dhoma Gjyqësore e GJPNJ-së nxori një vendim 260 faqesh (IT-98-33-T) ku e gjente fajtor për krimin e genocidit, persekutimit dhe vrasjes dhe e dënoi atë me dyzet e gjashtë vjet burgim.
44. Vendimi i Dhomës Gjyqësore në vetvete jepte një përshkrim të detajuar të ngjarjeve të rënies së Srebrenicës tek VRS-ja dhe masakrës që pasoi.
45. Gjenerali Major Krstić apeloi kundër vendimit të marrë ndaj tij. Ai nuk kundërshtoi përshkrim e ngjarjeve nga Dhoma Gjyqësore, por u përqendrua në natyrën dhe shtrirjen e përgjegjësisë së tij penale. Në fund Dhoma e Apelit konkludoi se, mungonte prova që dëshmonte qëllimin e genocidit, dhe se Gjenerali Major Krstić nuk kishte qenë autori kryesor i krimeve të kryera. Megjithatë ajo e shpalli atë fajtor për ndihmë dhe mbështetjen e krimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit dhe zvogëloi dënimin e tij në tridhjetë e pesë vjet (vendim i datës 19 prill 2004, IT-98-33-A).
(b) Dhoma e të Drejtave të Njeriut për Bosnjën dhe Hercegovinën
46. Dhoma e Të Drejtave të Njeriut për Bosnjën dhe Hercegovinën ishte një gjykatë e brendshme për të drejtat e njeriut e ngritur sipas Marrëveshjes së të Drejtave të Njeriut të përcaktuar në Shtojcën 6 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Ajo kishte katërmbëdhjetë gjyqtarë, të quajtur "Anëtarë", gjashtë prej të cilëve ishin shtetas të Bosnjës dhe Herzegovinës (dy boshnjakë, dy kroatë, dy serbë), ndërsa tetë të tjerët nuk ishin as shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe as të ndonjë shteti fqinj. Kjo gjykatë vazhdoi të ekzistonte deri në fund të vitit 2003.
47. Më 7 mars 2003, Dhoma e të Drejtave të Njeriut dha një vendim për dyzet e nëntë kërkesa (vendimi Selimović dhe të Tjerë). Këto kërkesa u përzgjodhën nga rreth 1 800 kërkesa të ngjshme paraqitur kësaj gjykate të cilat lidheshin me ngjarjet e Srebrenicës.
48. Dhoma e të Drejtave të Njeriut vendosi se ajo nuk kishte juridiksion ratione temporis për të marrë në konsideratë ngjarjet që kishin ndodhur para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së të Drejtave të Njeriut më 14 dhjetor 1995. Megjithatë, ajo konstatoi shkelje të neneve 3 dhe 8 të Konventës si të marrë më vete dhe në lidhje me nenin 14 të Konventës, lidhur me dështimin për të siguruar informacion për kërkuesve për të afërmit e tyre të zhdukur dhe për të kryer çdo hetim kuptimplotë. Ajo shtoi se "në kontekstin e rasteve të Srebrenicës, këto shkelje ishin veçanërisht të rënda pasi këtë ngjarje kishin rezultuar në ekzekutimin më masiv dhe më të tmerrshme të civilëve në Evropë në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. .... ". Ajo urdhëroi Republikën Srpska të bënte të njohur të gjitha informatat përkatëse që dispononte, të lironte çdo person të kapur rob që ishte ende gjallë, dhe për të kryer një "hetim të plotë, kuptimplotë, tërësor dhe të detajuar". Përveç kësaj, ajo urdhëroi Republika Srpska për të paguar një total prej katër milion marka të konvertueshme të Bosnjës dhe Hercegovinës (BAM) për Fondacionin e Memorialit dhe Varrezat Srebrenica- Potočari
(c) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
49. Më 20 mars 1993, Republika e atëhershme e Bosnjës dhe Hercegovinës nisi procedurën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë me pretendimin, për sa është relevante për rastin para Gjykatës, shkelje të Konventës mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, Republika e Bosnjë dhe Hercegovinë u zëvëndësua si palë ankuese nga Bosnja dhe Hercegovina. Republika Federale e Jugosllavisë, pas shpërbërjes së saj, u zëvendësua si e paditur si fillim nga Serbia dhe Mali i Zi dhe në fund nga Serbia, megjithëse çdo përgjegjësi për ngjarjet e kaluara të përcaktuara nga GJND-së binte në kohën përkatëse mbi Shtetin e Serbisë dhe Malit të Zi.
50. GJND-ja dha vendimin më 26 shkurt 2007 (Zbatimi i Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit (Bosnja dhe Hercegovina kundër Serbisë dhe Malit të Zi), vendim, Raportet e GJND-2007, f. 43). Sa i përket masakrës së Srebrenicës, ajo i bazoi gjetjet e veta në faktet e GJPNJ-së në vendimin e lartpërmendur të Dhomës Gjyqësore në rastin Krstić, në vendimin e GJPNJ-së në rastin e Blagojević (IT-02-60 T, Vendim i Dhomës Gjyqësore i datës 17 janar 2005), dhe në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (shih paragrafin 25 më lart).
51. Gjykata Ndërkombëtare Penale konkludoi, inter alia se, aktet e genocidit ishin kryer nga anëtarët e VRS-së në dhe përreth Srebrenicës prej afërsisht 13 korrik 1995 (loc. cit., § § 291 dhe 297). Megjithatë, vendimi për të kryer këto akte ishin bërë nga drejtuesit e VRS-së; nuk kishte asnjë provë se, këto krime ishin planifikuar, apo kryer, nga personat për të cilët i padituri ishte përgjegjës, ose me bashkëpunimin e njohur e të paditurit. Rrjedhimisht për masakrën nuk mund t’i ngarkohej përgjegjësia Serbisë dhe Malit të Zi (loc. cit, § § 413-415;. § § 423-424).
52. Megjithatë, ajo vendosi se, ekzistonte detyrimi për të parandaluar genocidin, megjithëse i kufizuar. Detyrimi në fjalë ishte i sjelljes dhe jo i rezultatit, në kuptimin që një Shtet nuk mund të jetë nën detyrimin të ketë sukses, në çfarëdo rrethanash, në parandalimin e kryerjes së genocidit: detyrimi i Shteteve palë ishte më tepër për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, në mënyrë që të parandalonin genocidin për aq sa të ishte e mundur. Një Shtet nuk ka përgjegjësi thjesht për shkak se rezultati i dëshiruar nuk ishte arritur; përgjegjësia lind megjithatë në qoftë se Shteti haptazi kishte dështuar për të marrë të gjitha masat për parandalimin e genocidit që ishin në fuqinë e vet, dhe të cilat mund të kishin kontribuar në parandalimin e gjenocidit.
53. Ajo shkoi më tej dhe konkludoi se, autoritetet e RFJ-së, dhe mbi të gjitha presidenti i saj, zoti Sllobodan Millosheviqit, kishte qenë në dijeni të tensioneve në zonën e Srebrenicës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe kështu në dijeni të rrezikut se krime të genocidit mund të ndodhnin. Edhe pse pa mohueshmërisht posedonin ndikim mbi VRS-në me anë të "lidhjeve politike, ushtarake dhe financiare" me të (loc. cit., § 435), ata nuk kishin ndikuar mbi VRS-në për të parandaluar aktet e genocidit. Pra Serbia mbante përgjegjësi ndërkombëtare (loc. cit., § 438).
B. Procedurat e brendshme
1. Fillimi i procedurave kryesore
54. Më 4 qershor 2007, kërkuesit thirrën Shtetin Holandës dhe Kombet e Bashkuara para Gjykatës Rajonale (rechtbank) të Hagës. Thirrja ishte një dokument 203 faqesh në të cilin, kërkuesit deklaronin se, shteti i Holandës (përgjegjës për batalionin holandez) dhe Kombet e Bashkuara (e cila kishte përgjegjësi të përgjithshme për UNPROFOR), përkundër premtimeve të mëparshme dhe përkundër vetëdijes së tyre për kërcënimin e një sulmi nga VRS-ja, kishin dështuar për të vepruar siç duhej dhe në mënyrë efektive për të mbrojtur "zonën e sigurtë" të Srebrenicës, dhe pasi enklava kishte rënë në duart e VRS-së, të mbronin civilët që ndodheshin në të. Pra, ata mbanin përgjegjësi për keqtrajtimin e popullatës civile, përdhunimin dhe (në disa raste) vrasjen e grave, vrasjen masive të njerëzve, dhe genocid. Kërkuesit e bazuan qëndrimin e tyre në të drejtën civile holandeze dhe në të drejtën ndërkombëtare.
55. Argumenti sipas të drejtës civile ishte, së pari, se Kombet e Bashkuara dhe shteti i Holandës kishin hyrë në një marrëveshje me banorët e enklavës së Srebrenicës (përfshirë kërkuesit) për t’i mbrojtur ata brenda "zonës së sigurtë" të Srebrenicës në këmbim të çarmatimit të forcave të ARBH-së të pranishme, marrëveshje të cilën Kombet të Bashkuara dhe shteti i Holandës kishin dështuar ta respektonin; dhe së dyti, se shteti holandez me bashkëpunim e heshtur të Kombeve të Bashkuara, u kishte shkaktuar dëm ((onrechtmatige daad)) nga dërgimi i trupave të pa armatosur pamjaftueshëm, të trajnuar dobët dhe të keq-përgatitur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dështimin për t’i pajisur ata me mbështetjen ajrore të nevojshme.
56. Argumenti sipas të drejtës ndërkombëtare, për sa është relevant në rastin tani përpara Gjykatës, është bazuar në projekt nenet e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare për Përgjegjësinë Shtetërore dhe projekt nenet për Përgjegjësinë e Organizatave Ndërkombëtare, parashtruesit pretendojnë se, veprimet e batalionit holandez i atribuoheshin edhe shtetit të Holandës edhe Kombeve të Bashkuara.
57. Duke pranuar se, individët nuk ishin subjekte të së drejtës klasike ndërkombëtare, kërkuesit argumentuan se një e drejtë për dëmshpërblim sipas së drejtës ndërkombëtare njihej për viktimat e drejtpërdrejt nga Parimet Themelore dhe Udhëzimet mbi të Drejtën për një Mjet Ankimor dhe Dëmshpërblimi për Viktimat e Shkeljeve të Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Shkelje Serioze të së Drejtës Ndërkombëtar Humanitare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila kishte ndikim të drejtpërdrejtë në Holandë, në bazë të nenit 93 të Kushtetutës të Mbretërisë së Holandës
58. Duke supozuar se, Kombet e Bashkuara mund të pretendonin imunitetin e tyre, bazuar në nenin 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, kërkuesit argumentuan se, çdo imunitet që organizata gëzon nuk mund të shkonte më tej se çfarë ishte e nevojshme që ajo të kryente detyrat e veta, dhe për më tepër që aksesi në një gjykatë ishte garantuar në veçanti nga nenin 6 § 1 të Konventës.
59. Ministri i Drejtësisë mesa duket, nuk e përdori mundësinë e ofruar nga neni 3a i Ligjit për Përmbaruesit i vitit 2001 (Gerechtsdeurwaarderswet 2001, shih më poshtë) për deklarimin tek përmbaruesit se njoftimi do të ishte në kundërshtim me detyrimet e Shtetit sipas së drejtës ndërkombëtare.
2. Incidenti i procedurës
(a) Argumentimi para Gjykatës Rajonale
60. Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk u paraqit para Gjykatës Rajonale, siç edhe i kishte deklaruar më parë Përfaqësuesit të Përhershëm të Mbretërisë së Holandës në Nju Jork se nuk do të merrte pjesë.
61. Shteti Holandez, tashmë një i pandehur në të drejtën e vet, gjithashtu kërkoi që të ndërhynte në emër të Kombeve të Bashkuara, ose në alternativë t’i bashkohej procedurave kundër Kombeve të Bashkuara si një i pandehur. Ajo parashtroi se, në dritën e nenit 105 § 1 i Kartës së Kombeve të Bashkuara i shqyrtuar së bashku me nenin II, seksioni 2 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, gjykatave holandeze u mungonte kompetenca për aq kohë sa kishim të bënim me një proces kundër Kombeve të Bashkuara; gjykatat holandeze duhet të njihnin imunitetin e Kombeve të Bashkuara ex officio përveç rastit kur mund të hiqej dorë në mënyrë eksplicite. Shteti kishte një interes ligjor ndërkombëtar të vetin për të kërkuar këtë imunitet, siç reflektohej në mënyrë të veçantë në nenin 3a të Ligjit për Përmbaruesit 2001.
62. Kërkuesit argumentuan se, nenin 6 të Konventës dhe ndalimi i genocidit, ky i fundit një rregull ius cogens i cili e kishte gjetur rrugën e tij në të drejtën e traktateve (në formën e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit) kishin përparësi kundrejt imunitetit të Kombeve të Bashkuara.
63. Procedura kryesore u shty në pritje të një vendimi përfundimtar në incidentin e procedurës.
(b) Vendimi i Gjykatës Rajonale
64. Gjykata Rajonale dha vendimin më 10 korrik 2008, Landelijk Jurisprudentie Nummer (Numri Kombëtar i Praktikës, "LJN") BD6795, Përkthimi në Anglisht LJN BD6796. Për aq sa ishte relevante për rastin para Gjykatës, ajo gjeti se, dështimi nga ana e Ministrit të Drejtësisë për të bërë një deklaratë siç parashikohej nga neni 3A të Ligjit për Përmbaruesit 2001 nuk nënkuptonte njohjen e juridiksionit të gjykatave holandeze nga Shteti i Holandës.
65. Në anën tjetër, Shteti ka pasur një interes të vetin në mbrojtjen e imunitetit të Kombeve të Bashkuara nga juridiksioni duke marrë parasysh detyrimeve të saj sipas nenit 105 § 1 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Më pas, ajo vuri në dukje se Kombet e Bashkuara kishin treguar dëshirën e e respektimit të imunitetit të saj, sic ajo pa ndryshim bëri, dhe në fakt vërejti se, imuniteti i Kombeve të Bashkuara ishte i njohur në praktikën ligjore ndërkombëtare.
66. As Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, as ndonjë rregull tjetër i së drejtës ndërkombëtare, qoftë i përcaktuara nga traktati, nga e drejta zakonore apo nga praktika e Shtetit, nuk e detyron Holandën për të ndaluar genocidit nëpërmjet të drejtës së tij civile; Konventa mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit kërkonte vetëm që Shtetet të siguronin që genocidi të ndëshkohej.
67. Duke iu referuar jurisprudencës të kësaj Gjykate (Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 35763/97, ECHR 2001-XI), Gjykata Rajonale ka gjetur se në parim imunitetin sovran i një Shteti nuk shkelet nga ndalimi i torturës i përcaktuar në nenin 3 të Konventës. Duke qenë se ndalimi i torturës është një rregull ius cogens ashtu si ndalimi i gjenocidit, mund të konkludohet se, në gjendjen e tanishme të së drejtës ndërkombëtare, imuniteti nga padia civile në një gjykatë vendase – qoftë nesë gëzohet nga një shtet sovran apo nga një organizata ndërkombëtare - nuk shkelet nga ius cogens.
68. Ajo më pas shtoi se, imuniteti i Kombeve të Bashkuara nuk ishte funksional dhe si i tillë të peshohej në bilancin e gjykatave vendase, por absolut.
69. Për sa i përket nenit 6 të Konventës, Gjykata Rajonale iu referua vendimit të kësaj Gjykate Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë ((vendim) [GC], nr. 71412/01 dhe 78166 / 01, më 2 maj 2007). Në atë vendim Gjykata kishte vendosur se, Shtetet kontribuese nuk mund të mbanin përgjegjësi për veprimet e forcave të tyre të vendosura në dispozicion të Kombeve të Bashkuara për operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Rrjedhimisht neni 6 nuk mund të thirret në mbështetje të një përjashtim nga imunitetit ndaj padive ligjore, të vet Kombeve të Bashkuara.
70. Gjykata e Rajonale ishte e vetëdijshme se, Gjykata në vendimin Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë [GC], nr. 26083/94, ECHR 1999-I, dhe Beer dhe Regan dhe kundër Gjermanisë [GC], nr. 28934/95, 18 shkurt 1999, kishte sugjeruar se, imuniteti i një organizate ndërkombëtare ishte në përputhje me nenin 6 të Konventës vetëm nëse vetë organizata ofronte një alternativë të arsyeshme për mbrojtjen e të drejtave të Konventës. Megjithatë, krijimi i Kombeve të Bashkuara datonte para hyrjes në fuqi të Konventës. Për më tepër, Kombet e Bashkuara ishte një organizatë anëtarësia e të cilës ishte pothuajse universale; kjo e dallonte atë nga organizata të tilla si Agjencia Hapësinore Evropiane, organizata në fjalë në çështjet Waite dhe Kennedy dhe Beer dhe Regan, e cila ishte krijuar vetëm në vitin 1980 dhe anëtarësimi i së cilës ishte kufizuar në shtetet Evropiane. Për më tepër, vetë Gjykata e kishte pranuar pozitën e veçantë të Kombeve të Bashkuara në çështjen Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë. Në çdo rast, që një Shtet të ushtrojë juridiksion mbi Kombet e Bashkuara, duhet që brenda territorit të tij organizata të kishte selinë e saj apo të jenë kryer veprimet e kundërshtuara; në rastin konkret, Holanda përjashtohet.
71. Kështu Gjykata Rajonale refuzoi juridiksion për sa i përket Kombet e Bashkuara, pa e konsideruar të nevojshme të vendoste në lidhje me kërkesën nga shteti i Holandës për të ndërhyrë apo t’iu bashkuar procedurës.
(c) Argumentimi para Gjykatës së Apelit
72. Kërkuesit apeluan në Gjykatën e Apelit (gerechtshof) të Hagës. Argumentet e tyre kryesore mund të përmblidhen si më poshtë.
73. Për aq sa është relevante për rastin para Gjykatës, ata argumentuan se, mbështetja e Shtetit në imunitetin absolut të Kombeve të Bashkuara shkonte dora dorës me argumentin e saj se, Kombet e Bashkuara të vetme mbanin përgjegjësi për dështimin për të parandaluar aktin e genocidit në masakrën e Srebrenicsë. Pranimi i këtij argumenti do të thoshte mohimin e aksesit në një gjykatë për të afërmit e mbijetuar të viktimave të masakrës, çka ishte ligjërisht, moralisht dhe nga ana humane e gabuar. Gjykata Rajonale e kishte anashkaluar natyrën e argumentit të Shtetit, i cili ishte i bazuar jo aq shumë në nevojën e tij për të përmbushur detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare, sesa në interesin e vetë, çka është qartësisht e kuptueshme (welbegrepen eigenbelang). Nuk ishte qëllimi i detyrimit ligjor ndërkombëtar për të lejuar Shtetin që t’u shmangej përgjegjësive të veta.
74. Sipas nenit VIII, seksioni 29 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuar, Kombet e Bashkuara duhet të krijonin ndonjë formë të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të një natyre private në të cilat ajo ishte palë, por në më shumë se gjashtëdhjetë vjet të ekzistencës së saj ajo kishte dështuar ta bënte këtë. Pra, kishte një nevojë urgjente për gjykatat vendase holandeze për të marrë juridiksionin.
75. Vendimi Al-Adsani i kësaj Gjykate nuk ishte precedenti përshtatshme, pasi imuniteti i një organizate ndërkombëtare ishte i ndryshëm nga imunitetit të një Shteti sovran. Për më tepër, në vendimin Al-Adsani Gjykata kishte qenë thellësisht e ndarë. Qëndrimi i shumicës në Al-Adsani ishte kritikuar në atë që ai e kishte lejuar imunitetin sovran të mbizotëronte mbi ius cogens, përkatësisht ndalimin e torturës. Ishte edhe më e papërshtatshme për të lejuar imuniteti funksional të një organizate ndërkombëtare të kishte prioritet mbi një rregull edhe më themelor të ius cogens, përkatësisht ndalimin e genocidit.
76. Në rastet Kadi dhe Al-Barakaat, si Avokati i Përgjithshëm në Gjykatën e Drejtësisë të Komunitetit Evropian ashtu edhe vetë Gjykata e Drejtësisë kishin demonstruar një gatishmëri për të ndërhyrë dhe për të siguruar akses në gjykatë, kur vetë Kombet e Bashkuara kishte dështuar t’a bënte këtë (Çështje të bashkuara C-402/05 P dhe C-415/05 P, Yassin Abdullah Kadi dhe Fondacioni Ndërkombëtar Al Barakaat kundër Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Komunitetit Evropian, vendim i datës 3 shtator 2008).
(d) Vendimi i Gjykatës së Apelit
77. Gjykata e Apelit vendosi më 30 mars 2010, LJN BL8979. Ajo lejoi Shtetin për t’iu bashkuar procedurës kundër Kombeve të Bashkuara si i pandehur dhe konfirmoi pjesën e mbetur të vendimit të Gjykatës Rajonale.
78. Ajo nuk pranoi se, Shteti ishte duke u përpjekur për të shmangur përgjegjësinë e vet sipas së drejtës civile duke kërkuar imunitetin e Kombeve të Bashkuara. Duke qenë një incident i procedurës lidhur me kompetencën e gjykatave holandeze vendase në lidhje me Kombet e Bashkuara, ajo nuk mund të parashikonte mbrojtjen e Shtetit të Holandës si një i pandehur në të drejtën e vet në procedurat e ardhshme mbi themelin.
79. Duke iu referuar nenit II, seksioni 2 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, e cila duhet të interpretohet "në mirëbesim në përputhje me kuptimin e zakonshëm që u jepet termave të traktatit në kontekstin e tyre në dritën e objektit dhe qëllimit të tij" (neni 31 i Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve) dhe gjithashtu në dritën e nenit 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Gjykata e Apelit ka vërejtur se, asnjë interpretim tjetër nuk mund t’i bëhej asaj dispozite sesa "imuniteti më i gjerë i ishte dhënë Kombeve të Bashkuara, në kuptimin që Kombet e Bashkuara nuk mund të thirren para çdo gjykate të brendshëm të vendeve që ishin palë të kësaj Konvente". Nga formulimi i nenit 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara nuk del se imuniteti i saj ishte thjesht funksional, cka del qartë edhe nga nenet e Kartës që paraprijnë nenit 105 se Konventa mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë nenin II, seksioni 2) kishte për qëllim të përcaktonte "privilegjet dhe imunitetet e ... nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të Kombeve të Bashkuara ".
80. Ndryshe nga Gjykata Rajonale, Gjykata e Apelit nuk ishte e bindur se Gjykata kishte devijuar nga Waite dhe Kennedy dhe Beer dhe Regan në vendimin e saj Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë. Rasti i fundit nuk kishte të bënte as me Kombet e Bashkuara, si një palë e ardhshëm dhe as me aksesin në gjykatat vendase brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. As fakti që Kombet e Bashkuara ishin themeluar para se Konventa të hynte në fuqi nuk bënte ndonjë diferencë; një konstatim i tillë do të ishte i papajtueshëm me natyrën themelore të të drejtave të Konventës. Gjithashtu as nuk mund të supozohej se neni 103 i Kartës së Kombeve të Bashkuara kishte për qëllim thjesht për të vënë mënjanë të drejtën zakonore ndërkombëtare ose traktatet ndërkombëtare, akoma më pak të pengonte mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke qenë pikërisht njëri nga qëllimet e Kombet e Bashkuara promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo do të thotë se kriteret me të cilat imuniteti nga juridiksioni i gëzuar nga Kombet e Bashkuara duheshin gjykuar, ishin ato të përcaktuara nga Gjykata në § 53 i vendimit Beer dhe Regan
81. Vendimi i Gjykatës së Apelit vazhdonte si më poshtë:
“5.7. Për sa i përket pyetjes nëse imuniteti nga juridiksioni i gëzuar nga Kombet e Bashkuara është në këtë rast proporcional me qëllimin e synuar, Gjykata e Apelit do të vëzhgojë në vijim. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka një pozitë të veçantë ndërmjet organizatave ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit mundet, në fund të fundit, në pajtim me nenin 42 të Kartës, të ndërmarrë një veprim nga ajri, deti, apo toka, si të jetë e nevojshme për të mbajtur apo rivendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Asnjë organizatë tjetër ndërkombëtare nuk i ka kompetencat të tilla të gjera. Në lidhje me këto kompetencave të gjera, nga të cilat Kombet e Bashkuara dhe trupat e vendosura në dispozicion të Kombeve të Bashkuara mund të përfshihen në situata konfliktit të cilat shpesh përfshijnë interesat kontradiktore të shumë palëve, ekziston rreziku real që, në qoftë se Kombet e Bashkuara gëzon vetëm imunitet të pjesshëm nga juridiksioni, ose fare, ajo mund të ekspozohet ndaj pretendimeve të palëve të përfshira në konflikt dhe të thirret para gjykatave të brendshme të vendit ku konflikti në fjalë është duke ndodhur. Pikërisht në funksion të natyrës së ndjeshme të konflikteve në të cilat Kombet e Bashkuara mund të përfshihet, gjithashtu duhet të marrin në konsideratë situatat në të cilat Kombet e Bashkuara do të thirren ekskluzivisht me qëllim që të pengohet tërësisht ose pjesërisht veprimi i Këshillit të Sigurimit. Dikush mund edhe të imagjinojë që Kombet e Bashkuara mund të thirret në vendet në të cilat gjyqësori nuk plotëson standardet e nenit 6 të Konventës. Kështu imuniteti nga juridiksioni që i është dhënë Kombeve të Bashkuara është i lidhur direkt me interesin e përgjithshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Për këtë arsye është e një rëndësie të madhe që Kombet e Bashkuara të disponojnë një imunitetit sa më të fortë, të jetë e mundur, i cili duhet të jetë objekt diskutimi sa më pak të jetë e mundur. Përkundrejt këtij sfondi, Gjykata e Apelit është i mendimit se vetëm shkaqe bindëse mund të sjellin pasojën që imuniteti i Kombeve të Bashkuara të jetë në disproporcion me qëllimin e ndjekur.
...
5.9. Gjykata e Apelit vë në dukje në radhë të parë se është e ndjeshme ndaj ngjarjeve të tmerrshme (vreselijke gebeurtenissen) për të cilat Nënat e Srebrenicës dhe të afërmit e tyre kanë rënë viktima dhe për vuajtjet që u ishin shkaktuar. Shteti nuk e ka kontestuar se ishte kryer genocid në Srebrenicë, në të vërtetë, kjo tashmë ishte një fakt i njohur. Është krejtësisht e kuptueshme që Nënat e Srebrenicës të kërkonin dëmshpërblim sipas së drejtës për këtë. Megjithatë kjo, nuk është fundi i çështjes. Siç vërehet më sipër, ekziston edhe një interes i konsiderueshëm i përgjithshëm se, Kombet e Bashkuara nuk duhet të detyrohet të paraqitet para një gjykatë vendase. Në këtë situatë të tensionuar të krijuar, ekziston nevoja për balancimin mes dy parimeve ligjore, secili prej tyre jashtëzakonisht i rëndësishëm, por vetëm njëri prej të tyre mund të jetë vendimtare.
5.10. Gjykata e Apelit vëren pikë së pari që kërkuesit pranojnë se, vet Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk kishte kryer genocid (...). As nuk mund të konkludohet nga faktet, siç deklarohet nga kërkuesit se, Kombet e Bashkuara me vetëdije ka bashkëpunuar në genocid. Kërkuesit në thelb fajësojnë Kombet e Bashkuara për neglizhenc (nalatig) në parandalimin e genocidit. Gjykata e Apelit është e mendimit se, edhe pse faji i hedhur kështu Kombeve të Bashkuara është serioz, nuk është aq i rëndësishëm (pregnant) në pikën që të mbizotërojë imunitetin vetëm për atë arsye, ose në pikën që vetëm për këtë arsye të ishte e papranueshme për Kombet e Bashkuara të kërkonte imunitetin e saj. Në lidhje me këtë, Gjykata e Apelit gjen domethënës faktin që, siç u përmend tashmë, operacionet paqësore të Kombeve të Bashkuara në përgjithësi do të zhvillohen në disa pjesë të botës, ku ekziston një konflikt (brandhaard), dhe se në përgjithësi do të ishte lehtësisht e mundur për të fajësuar Kombet e Bashkuara jo për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, por për dështimin për të marrë masa adekuate kundër këtyre krimeve, gjë me të cilën mund të abuzohet. Kritika ndaj Kombeve të Bashkuara se nuk e ka parandaluar genocidin në Srebrenicë dhe se ka qenë neglizhente lidhur me këtë është e pamjaftueshme në parim për t’i mohuar asaj imunitetin nga juridiksioni. As nuk është vendimtar fakti që, nuk është deklaruar në rastin aktual se, nuk ka asnjë abuzim në kuptimin e përmendur më sipër. Në qoftë se Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të kërkonte me sukses imunitetin e saj në një rast konkret ku abuzimi mund të provohej, imuniteti i saj do të zvogëlohej në mënyrë të papranueshme (aangetast).
5.11. Fakti tjetër në të cilin mbështeten kërkuesit është mungesa e një rruge procedurale rë pasuar nga masat mbrojtëse adekuate (een takuar voldoende waarborgen omklede rechtsgang). Ata kanë theksuar se, Kombet e Bashkuara nuk ka parashikuar dispozita për mënyrat e përshtatshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga kontrata ose mosmarrëveshjet e tjera të karakterit të së drejtës private në të cilat Kombet e Bashkuara është palë, siç parashihet në nenin VIII, seksioni 29, fjalia e hapjes dhe sipas (a) i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara. Të gjithë pajtohen se, Kombet e Bashkuara nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Shteti gjithashtu ka dështuar në mënyrë adekuate për të kundërshtuar argumentet e arsyetuara të kërkuesve se, ‘Marrëveshja për Statusin e UNPROFOR-it’ nuk u ofronte kërkuesve në mënyrë efektive asnjë mundësi reale për të hedhur në gjyq Kombet e Bashkuara. Megjithatë, Gjykata e Apelit është e mendimit se, nuk mund të vërtetohet që kërkuesit nuk kanë qasje aspak në një gjykatë për atë që ndodhi në Srebrenicë. Në radhë të parë, nuk është bërë e qartë nga faktet siç parashtrohen nga kërkuesit pse nuk do të jetë e mundur për ta që t’i dërgojnë autorët e genocidit, dhe ndoshta edhe ata që mund të konsiderohen përgjegjës për autorët, para një gjykate e cila përmbush standardet e nenit 6 të Konventës. Për aq kohë sa kërkuesit kanë dështuar ta bëjnë këtë gjë pasi personat përgjegjës nuk mund të gjenden, ose të ofrojnë perspektiva të pamjaftueshme të kompensimit të dëmit, Gjykata e Apelit vëren se neni 6 i Konventës nuk garanton se, kushdo që dëshiron të ngrejë një padi civile do të jetë gjithmonë në gjendje për të gjetur një debitor (i aftë të paguaj)
5.12. Së dyti, kërkuesit kanë mundësinë të thërrasin Shtetin shtetërore, të cilin ata e fajësojnë në terma të krahasueshme me ato të zbatuara për Kombet e Bashkuara, para gjykatave holandeze. Kërkuesit në fakt e kanë përdorur këtë mundësi. Shteti nuk mund të kërkojë asnjë imunitet nga juridiksioni, që do të thotë se gjykatat holandeze duhet të shprehen në lidhje me themelin e padisë kundër Shtetit në çdo rast. Kjo nuk do të ndryshojë në qoftë se në këto procedura- siç kërkuesit pretendojnë - me pak drejtësisë - Shteti mbrohet me argumentin se veprimet e tij në Srebrenicë duhet t’i atribuohen (ekskluzivisht) Kombeve të Bashkuara. Edhe në qoftë se kjo mbrojtje (...) bëhet, gjykatat në çdo rast do të duhet të shqyrtojë themelin e pretendimeve të kërkuesve dhe kështu kërkuesit kanë qasje në një gjykatë e pavarur.
5.13. Nga sa më sipër mund të thuhet se thelbi i së drejtës së kërkuesve për qasje në gjykatë nuk cenohet nëse Kombeve të Bashkuara u njihet imuniteti nga juridiksioni. Gjykata e Apelit i referohet në këtë lidhje vendimin në çështjen Fayed kundër Mbretërisë së Bashkuar, të datës 21 shtator 1994, Seria A nr. 294-B], nga e cila është e dukshme se, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është e përgatitur të pranojë kufizime edhe mjaft të gjera të së drejtës së aksesit në gjykatë. Nuk ka asnjë kufizim të gjerë në rastin në fjalë, duke pasur parasysh se kërkuesit mund të padisin së paku dy kategori palësh për dëmet e pësuara ndaj Nënave të Srebrenicës, domethënë, autorët e genocidit dhe Shtetin. Përkundrejt këtij sfondi, Gjykata e Apelit nuk e konsiderojnë faktin se Kombet e Bashkuara, në përputhje me detyrimet e saj në pajtim me nenin VIII, seksioni 29, fjalia e hapjes dhe sipas (a) të Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombet e Bashkuara, nuk ka krijuar një mjet alternativ për pretendime të tilla si këto në fjalë, megjithëse për të ardhur keq, nuk kanë një rëndësi vendimtare të mjaftueshme për të cenuar imunitet e saj nga juridiksioni.”
(e) Argumentimi para Gjykatës së Lartë
i. Ankesa e kërkuesve mbi çështje të ligjit
82. Kërkuesit depozituan një ankesë mbi çështje të ligjit (cassatie) në Gjykatën e Lartë (Hoge Raad). Gjatë zhvillimit të procedurës ata paraqitën një letërthirrje (dagvaarding) dhe një memorandum shpjegues (schriftelijke toelichting). Argumentet e tyre, për sa janë relevante për rastin para Gjykatës, mund të përmblidhen si më poshtë:
α. Fletëthirrje
83. Dallimi që Gjykata e Apelit kishte bërë ndërmjet procedimeve kundër Shtetit të Holandës dhe kundër Kombeve të Bashkuara i mungonte arsyetimi, në funksion të ndërlidhjes midis dy rasteve. Të pranoje se, Kombet e Bashkuara gëzonin imunitet në rastin në fjalë, do t’i jepte mundësi Shtetit të Holandës të pretendonte se, veprimet e saj i atribuoheshin Kombeve të Bashkuara, ose legjitimoheshin prej saj, dhe kështu mund t’i shmangej përgjegjësisë së saj.
84. Imuniteti i Kombeve të Bashkuara sipas së drejtës ndërkombëtare nuk ishte aq i gjerë sa ishte vendosur nga Gjykata e Apelit. Në mungesë të ndonjë procedure tjetër të aksesueshme nga kërkuesit, Gjykata e Apelit kishte vendosur kështu Kombet e Bashkuara mbi të drejtën. Natyra e papranueshme e një vendimi të tillë kishte ndjekur, inter alia, vendimin e kësaj Gjykate Waite dhe Kennedy dhe Beer dhe Regan.
85. Gjykata e Apelit kishte bazuar gjetjet e saj në supozimin se, kërkuesit ishin duke kërkuar vetëm kompensim monetar, të cila mund të paguhej nga çdo palë që kishte aftësi paguese të mjaftueshme. Në fakt pretendimet e tyre nuk ishin të kufizuara vetëm në të holla: ata kërkonin njohjen e përgjegjësisë së Kombeve të Bashkuara për dështimin për të parandaluar genocidin viktima të së cilit kishin qenë të afërmit e tyre. Një vendim i tillë gjyqësor, për këtë qëllim mund të jepet vetëm nëse Kombet e Bashkuara ishin të pandehur, dhe jo nëse Shteti i Holandës apo Serbët që i kishin kryer aktet e gjenocidit, ishin të pandehur.
86. Imuniteti i Kombeve të Bashkuara ishte bazuar në një interes politik. Një gjykatë e ligjit, megjithatë, duhet të zbatojnë ligjin; ishte ligji ai i cili formulon të drejtën e aksesit në një gjykatë, e cila për këtë arsye mbizotëron mbi interesin politik. Për më tepër kjo zbatohet pasi ndalimi i genocidit ishte një rregull i ius cogens. Ajo më tej vuri në dukje numrin e shumicës në vendimin e Al-Adsani të kësaj Gjykate (nëntë me tetë, shumica më e vogël e mundshme), si dëshmi të një zhvillimi drejt njohjes se, ius cogens - në këtë rast ndalimi i torturës – mbizotëronte mbi imunitetet, deri tani të njohura në të drejtën ndërkombëtare.
87. Në vendimin se, Kombet e Bashkuara nuk kishin kryer genocid, Gjykata e Apelit kishte humbur thelbin e çështjes, e cila ishte se, Kombet e Bashkuara kishte dështuar në detyrën e saj për të parandaluar genocidin. Për më tepër, batalioni holandez ishte bashkëfajtor në aktet e gjenocidit pasi në bashkëpunimin me VRS kishte dëbuar popullatën civile nga zona e sigurt e Srebrenicës dhe kishte ndihmuar për të ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët përkundër indikacioneve se jeta e tyre ishte në rrezik.
88. Nuk bënte asnjë ndryshim për qëllime të së drejtës së aksesit në gjykatë, siç garantohej nga neni 6 i Konventës, nëse kishte ose jo një debitor financiarisht të aftë për të paguar apo nëse Shteti holandez mund të pretendonte imunitet nga paditë civile në gjykatat e veta.
89. Së fundi, Gjykata e Apelit kishte dështuar për të gjykuar nëse Kombet e Bashkuara duhet të kishte hequr dorë nga imuniteti i saj.
β. Memorandumi shpjegues
90. Kërkuesit e paraqitën fletëthirrjen së bashku me një memorandum shpjegues (schriftelijke toelichting), në të cilën ata argumentonin se imuniteti i Kombeve të Bashkuara gjithmonë ishte menduar të ishte funksional, dhe jo diplomatik. Kjo reflektohej nga formulimi i nenit 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Megjithëse neni II, seksioni 2 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara sugjeronte ndryshe, ato janë në një renditje më poshtë Kartës sipas nenit 103. Për më tepër, ishte e mundur - dhe nganjëherë ishte morale, edhe nëse jo një detyrim ligjor - që të hiqte dorë nga imuniteti, si në rastet e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut. Për më tepër duke qenë se, Kombet e Bashkuara kishte dështuar për të ofruar zgjidhje për mosmarrëveshje në të cilat ajo mund të ishte palë, sic kërkohej nga nenin VIII, seksioni 29 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara.
ii. Opinion këshillimor
91. Prokurori i Përgjithshëm (procureur-generaal) i paraqiti Gjykatës së Lartë një opinion këshillimor (conclusie).
92. Prokurori i Përgjithshëm bëri dallimin ndërmjet imunitetit të Shteteve i cili bazohej në barazinë e sovranitetin e tyre në të drejtën ndërkombëtare dhe imunitetit të organizatave ndërkombëtare, i cili kishte për qëllim tu mundësonte atyre të funksiononin. Duke cituar Waite dhe Kennedy, ai pranoi se mund të ishte e nevosjhmë që, imuniteti i një organizatë ndërkombëtare nga juridiksioni i brendshëm të mos jepet, nëse nuk kishte një mekanizëm të brendshme për zgjidhjen e konflikteve. Megjithatë, në rastin në fjalë, kishte një mjet alternativë të brendshëm, të parashikuar në paragrafin 48 të Marrëveshjes mbi statusin e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë.
93. Për pjesën e mbetur, Prokurori i Përgjithshëm shprehu pikëpamjen se, Gjykata e Apelit e kishte bazuar vendimin e saj në një vlerësim të saktë të interesave konkurruese të përfshira. Në masën që kërkuesit argumentonin ndryshe, ata e kishin bazuar argumentin e tyre mbi keqinterpretimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.
(f) Vendimi i Gjykatës së Lartë
94. Gjykata Supreme dha vendimin e saj më 13 prill 2012, LJN BË1999. Arsyetimi i saj përfshinte si më poshtë vijon:
“Bazat dhe objekti i imunitetit të Kombeve të Bashkuara
4.2 Imuniteti i Kombeve të Bashkuara, i cili duhet të dallohet nga imuniteti i funksionarëve të saj dhe i ekspertëve që kryejnë misione për të, është i bazuar në nenin 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nenit II, seksioni 2 i Konventës për Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara. Dispozita e fundit, e cila shtjellohet në nenin 105 § 1 të Kartës, ishte interpretuar drejtë nga Gjykata e Apelit – duke zbatuar nenin 31 të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve – duke i dhënë Kombeve të Bashkuara imunitet të gjerë nga juridiksioni, në kuptimin që ajo nuk mund të thirret para asnjë gjykate të brendshme të vendeve që janë palë të Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara.
Baza dhe shtrirja i këtij imuniteti, qëllimi i të cilit është për t’i siguruar Kombeve të Bashkuara funksionimin në pavarësi të plotë dhe që për këtë arsye i vetëm i shërben një qëllimi legjitim, është pra i ndryshëm nga imuniteti nga juridiksioni i cili u ofrohet shteteve të huaja. Siç është shprehur në nenin 13a i Aktit i cili përmban Dispozita të Përgjithshme mbi legjislacionin e Mbretërisë (Wet Algemene Bepalingen), ky i fundit (imuniteti) rrjedh nga e drejta e përgjithshme ndërkombëtare (par in parem non habet imperium), dhe ka të bëjë vetëm me veprimet e një shteti të huaj të kryera nga ky i fundit në ushtrimin e detyrave të tij qeveritare (acta iure imperii).
Imuniteti i Kombeve të Bashkuara dhe aksesi në një gjykatë
4.2.1 Gjykata e Apelit ..., duke zbatuar kriteret e formuluara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Beer dhe Regan kundër Gjermanisë [GC], nr. 28934/95, 8 shkurt 1999 dhe Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë [GC], nr. 26083/94, ECHR 1999-I, ka shqyrtuar nëse kërkesa për imunitet e Kombeve të Bashkuara është në përputhje me të drejtën për akses në një gjykatë (të përcaktuara në nenin 6 të Konventës dhe nenin 14 të Paktit Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike). Shtetit nuk konteston se, kjo e drejtë - e cila nuk është absolute - është (edhe) një rregull i së drejtës zakonore ndërkombëtare.
...
4.3.3 Sipas § § 67-69 i vendimit Waite dhe Kennedy, është e një rëndësie të veçantë për konkluzionin e Gjykatës se, respektimi i imunitetit të organizatave ndërkombëtare si ESA [Agjencia Hapësinore Evropiane] nuk përbën një shkelje të nenit 6 të Konventës, se Konventa për themelimin e Agjencisë Hapësinore Evropiane (‘Konventa e ESA-së’) shprehimisht parashikon një procedurë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të së drejtës private, prej të cilës paditësit mund të përfitojnë. Është vërejtur se § 67 përmend ‘organizata ndërkombëtare’ pa shpjegime të mëtejshme, por - tashmë në mungesë të ndonjë konsiderate lidhur me raportin ndërmjet nenit 6 të Konventës dhe neneve 103 dhe 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara - nuk ka arsye të supozohet se, kur i referohet ‘organizatave ndërkombëtare’ Gjykata ka dashur t’i referohet edhe Kombeve të Bashkuara, të paktën jo për aq sa ka të bëjë me veprimet e ndërmarra nga kjo organizatë në kuadër të Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara (Veprim në lidhje me kërcënimet ndaj paqes, prishjes së paqes dhe akteve të agresionit).
4.3.4 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka një vend të veçantë brenda komunitetit ligjor ndërkombëtar, siç është shprehur edhe në Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë (vendim) [GC], nr. 71412/01. Në këtë vendim, që ka të bëjë me veprime dhe mosveprime të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe të NATO-s në Kosovë (KFOR), të vendosur në Kosovë në bazë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit, Gjykata vendos, inter alia:
‘146. Pyetja që ngrihet në rastin konkret është nëse Gjykata është kompetente ratione personae për të shqyrtuar veprimet e Shteteve të paditur të kryera në emër të OKB-së dhe, më përgjithësisht, marrëdhëniet ndërmjet Konventës dhe OKB-së i cili vepron sipas Kapitullit VII të Kartës së saj.
147. ... Më në përgjithësi, më tej është ri sjellë në mëndje, siç është vënë në dukje në paragrafin 122 më sipër, se Konventa duhet të interpretohet në dritën e rregullave dhe parimeve përkatëse të së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme në marrëdhëniet ndërmjet Palëve Kontraktuese të saj. Kështu, Gjykata ka mbajtur parasysh dy dispozitave plotësuese të Kartës, nenet 25 dhe 103, siç interpretohen nga GJND (shih paragrafin 27 [të vendimit]).
148. E një rëndësie edhe më të madhe është natyra thelbësore e qëllimit kryesor e OKB-së [Organizata e Kombeve të Bashkuara] dhe, rrjedhimisht, i kompetencave të akorduara KSKB [Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara] sipas Kapitullit VII për të përmbushur këtë qëllim. ...Përgjegjësia e KS të OKB-së në këtë drejtim është unike dhe ka evoluar dhe është një bashkëpunëtor në ndalimin, tashmë e drejtë zakonore ndërkombëtare, e përdorimit të njëanshëm të forcës (shih paragrafët 18-20 [i vendimit, që tregon zhvillimin e ndalimit në përdorimin e njëanshëm të forcës që prej krijimit të Kombeve Bashkuar]).
149. Në rastin konkret, Kapitulli VII i lejoi KS të OKB-së që të miratonte masa shtrënguese në përgjigje të një konflikti të identifikuar i cili konsiderohet se kërcëno paqen, përkatësisht Rezoluta 1244 e KS të OKB-së për krijimin e UNMIK dhe KFOR.
Duke qenë se, operacionet e përcaktuara nga Rezolutat e KS të OKB-së sipas Kapitullit VII të Kartës së OKB-së janë themelore për misionin e OKB-së për të siguruar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duke qenë se, ata mbështeten për efektivitetin e tyre në suportin e dhënë nga shtetet anëtare, Konventa nuk mund të interpretohet në një mënyrë që, veprimet dhe mosveprimet e Palëve Kontraktuese, të cilat janë të mbuluara nga Rezolutat e KS të OKB-së dhe ndodhin para ose gjatë misioneve të tilla, të jenë subjekt i shqyrtimit të Gjykatës. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë kjo do të thoshte ndërhyrje në përmbushjen e misionit kyç të OKB-së në këtë fushë, duke përfshirë, siç argumentohet nga palë të caktuara, efektivitetin e operacioneve të saj. Gjithashtu do të jetë e barasvlershme me vendosjen e kushteve për zbatimin e Rezolutës së KS, të cilat nuk janë parashikuar në tekstin e vetë Rezolutës. ...’
Në paragrafin 27, të referuar në këtë citat, Gjykata konstaton, ndër të tjera, se sipas GJND-së, nenit 103 të Kartës së Kombeve të Bashkuara nënkupton se, detyrimet sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara mbi Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë përparësi mbi detyrimet që rrjedhin nga çdo traktat tjetër që janë në kundërshtim me to, pavarësisht nëse kanë hyrë në fuqi më herët ose më vonë nga Karta e Kombeve të Bashkuara, ose thjesht kanë të bëjnë me një marrëveshje rajonale. Dhe në § 149 Gjykata vendos se, në kuadrin e rëndësisë së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të operacioneve që kryhen në pajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit në kuadër të Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Konventa nuk mund të interpretohet në mënyrë të tillë që veprimet dhe mosveprimet e Shteteve Palë të rregulluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të jenë subjekt i shqyrtimit nga Gjykata.
4.3.5 Konkluzioni i ndërmjetëm duhet të jetë që, Gjykata e Apelit ka gabuar në shqyrtimin, në dritën e kritereve të formuluara në Beer dhe Regan dhe Waite dhe Kennedy, nëse e drejta e aksesit në një gjykatë siç përcaktohet në nenin 6 të Konventës është mbizotëruse krahasuar me imunitetit e thirrur në emër të Kombeve të Bashkuara.
4.3.6 Ai imunitet është absolut. Respektimi i tij për më tepër është një ndër detyrimet e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, i cili, siç Gjykata vërejti në Behrami, Behrami dhe Saramati, sipas nenit 103 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ka përparësi mbi detyrimet sipas marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.
4.3.7 Kjo, megjithatë, nuk i përgjigjet pyetjes, siç kërkuesit argumentuan duke iu referuar, në veçanti, mendimit të pakicës bashkëlidhur vendimit të Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 35763/97, ECHR 2001-XI, i cili ka të bëjë me imunitetin shtetëror, nëse e drejta e aksesit në gjykatë duhet të ketë përparësi mbi imunitetin e Kombeve të Bashkuara për shkak se pretendimet janë të bazuara në fajësimin për përfshirje - në veçanti, përmes mos parandalimit - në genocid dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave themelore të njeriut (tortura, vrasje dhe përdhunime). ...
...
4.3.9 Mendimi i shumicës [sipas së cilit ende nuk ishte pranuar në të drejtën ndërkombëtare se Shtetet nuk kanë të drejtën e imunitetit në lidhje me paditë civile për dëmet për torturë që dyshohej të ishte kryer jashtë Shtetit] u kundërshtua, ndër të tjera, nga mendimi i pakicës i gjashtë gjyqtarëve të Dhomës së Madhe, së cilës kërkuesit i referohen tashmë, e cila - në harmoni me të paktën një proporcion jo të papërfillshëm të literaturës vendase dhe të huaj mbi subjektin e imunitetit shtetëror - përfshin si në vijim:
‘3. Kështu pranimi i natyrës jus cogens i ndalimit të torturës kërkon që një Shtet i cili pretendohet të ketë kryer këto shkelje nuk mund t’i referohet rregullave më të ulëta hierarkike (në këtë rast, ato të lidhura me imunitetin shtetëror) për të shmangur pasojat e paligjshmërisë së veprimeve të tij. Në rrethanat e këtij rasti, Kuvajti nuk mund fshihej prapa rregullave mbi imunitetin shtetëror për të shmangur procedurat për pretendime serioze për torturë të bëra para një juridiksion të huaj; dhe gjykatat e atij juridiksioni (Mbretëria e Bashkuar), nuk mund të pranojë një kërkesë për imunitetit, ose ta japë atë ex officio, duke i refuzuar kështu kërkuesit gjykimin e rastit të torturës. Për shkak të ndërveprimit të rregullave jus cogens për ndalimin e torturës dhe atyre për imunitetin shtetëror, pengesa procedurale e imunitetit shtetëror bie automatikisht, sepse ato rregulla, duke qenë se bien ndesh me një rregull më të lartë në hierarki, nuk prodhojnë ndonjë efekt juridik. Në të njëjtën mënyrë, e drejta kombëtare e cila, është projektuar për t’i dhënë efekt të brendshëm rregullave ndërkombëtare për imunitetin shtetëror nuk mund të përdoret për të krijuar një pengesë juridiksionale, por duhet të interpretohen në përputhje me dhe në dritën e normave imperative të jus cogens.’
4.3.10 Më i rëndësishëm akoma, përveç faktit se ky mendim, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk pasqyron mendimin e pranuar nga Gjykata, është vendimi i GJND-së ... në Imunitetet Juridiksional i Shtetit (Gjermania kundër Italisë: Greqia ndërhyn) [vendim i 3 shkurtit 2012]. Rasti në fjalë, ndër të tjera, ngrinte pyetjen nëse gjykatat italiane duhet të kishin respektuar imuniteti e Gjermanisë në rastet e shqyrtuara nga ana e tyre, në të cilat kërkohej kompensim nga Gjermania për dëmin që rezultonte nga shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitar nga trupat gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Kësaj pyetje GJND iu përgjigj pozitivisht.
...
4.3.14 Edhe pse imuniteti i Kombeve të Bashkuara mund të dallohet nga imuniteti shtetëror, ky dallim nuk justifikon një përfundim ndryshe sa i përket raportit ndërmjet imunitetit të parë dhe të drejtës së aksesit në gjykatë, nga sa GJND vendosi në lidhje me raportin ndërmjet imunitetit të Shtetit dhe të drejtës së aksesit në gjykatë. Ai imuniteti i takon Kombeve të Bashkuara, pavarësisht seriozitetit të fajit në të cilin kërkuesit bazojnë pretendimet e tyre.
...
4.4.1 ... [Pretendimet e mëtejshme] - Gjykata e Lartë nuk sheh ndonjë nevojë për t’i kërkuar Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për një vendim paraprak ... - nuk ofrojnë baza për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit (kunnen niet tot cassatie leiden). Duke pasur parasysh nenin 81 të Ligjit për Organizimin e Gjyqësorit (wet op de rechterlijke organisatie), nuk ka nevojë për arsyetim të mëtejshëm, pasi kërkesa nuk ngre nevojën për përcaktimin e çështjeve ligjore në interes të unitetit ligjor ose zhvillimi ligjor.”
3. Rifillimi i procedurave kryesore
95. Pas vendimit të Gjykatës Supreme procedura kryesore rifilluan vetëm kundër Shtetit. Kërkuesit deklaruan se, Shteti parashtroi se veprimet dhe mosveprimet "para, gjatë dhe pas rënies së Srebrenicës" i atribuohen tërësisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe se Holanda nuk kishte asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë çështje.
96. Për sa Gjykata është në dijeni, procedura është ende në pritje të shkallë të parë.
C. E drejta e brendshme përkatëse
1. Kushtetuta e Mbretërisë së Holandës
97. Dispozitat përkatëse të Kushtetutës të Mbretërisë së Holandës (Grondwet voor het Koninkrijk der Nederlanden) parashikojnë si në vijim:
Neni 93
“Dispozitat e traktateve dhe të rezolutave të institucioneve ndërkombëtare, të cilat mund të jenë të detyrueshme për të gjithë personat në bazë të përmbajtjes së tyre bëhen të detyrueshme, pasi botohen.”
Neni 94
“Rregulloret statutore në fuqi brenda Mbretërisë nuk janë të zbatueshme nëse një zbatim i tillë është në kundërshtim me dispozitat e traktateve që janë të detyrueshme për të gjithë personat ose i rezolutave të institucionet ndërkombëtare.”
2. Ligji që përmban Dispozita të Përgjithshme mbi Legjislacionin e Mbretërisë
98. Në pjesët përkatëse Ligji që përmban Dispozita të Përgjithshme mbi Legjislacionin e Mbretërisë (Wet Algemene Bepalingen) parashikon si më poshtë:
Neni 13a
“Juridiksioni i gjykatave dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare të ekzekutueshme (authentieke akten) kufizohet nga përjashtime të njohura në të drejtën ndërkombëtare.”
3. Kodi i Procedurës Civile
99. Në pjesët përkatëse Kodi i Procedurës Civile (Wetboek van Burgerlijke Rechtsvordering) parashikon si më poshtë:
Neni 7
“1. Në qoftë se në një proces (zaken) që, duhet të njoftohet nga një letërnjoftim (dagvaarding), gjykata holandeze ka juridiksion në lidhje me një prej të pandehurve, atëherë ajo gjithashtu do të ketë juridiksion në lidhje me të pandehurit e tjerë të përfshirë në të njëjtin proces (geding), me kusht që të ekzistoj një lidhje ndërmjet kërkesave kundër të pandehurve të ndryshëm, në mënyrë të tillë që arsyet e efikasitetit të justifikojnë trajtimin e tyre të përbashkët. ...”
4. Ligji për Organizimin e Gjyqësorit
100. Për sa është relevante për rastin para Gjykatës, Ligji për Organizimin e Gjyqësorit (wet op de rechterlijke organisatie) parashikon si më poshtë:
Neni 81
“Nëse Gjykata e Lartë vlerëson se, kërkesa e paraqitur nuk paraqet baza për të rrëzuar vendimin e ankimuar dhe nuk kërkohen përgjigje për çështje të ligjit në interes të unitetit ose zhvillimin ligjor, ajo mundet, duke dhënë arsyet për vendimin e saj për kërkesën e paraqitur, të kufizohet vetëm në këtë konstatim.”
5. Ligji për Përmbaruesit i vitit 2001
101. Për sa është relevante për rastin, Ligji për Përmbaruesit i vitit 2001 (Gerechtsdeurwaarderswet 2001) parashikon si më poshtë:
Neni 2
“1. Përmbaruesi është një zyrtar publik i ngarkuar me detyra të cilat u ngarkohen ose u rezervohen nga ose në pajtim me ligjin, duke përjashtuar të gjithë të tjerët ose jo në varësi të rastit. Në veçanti, përmbaruesi ka për detyrë::
a. Të dorëzoj fletëthirrje dhe lajmërime të tjera zyrtare (het doen van dagvaardingen en andere betekeningen) që njoftojnë për procedura gjyqësore ose janë pjesë e shkëmbimit të dokumenteve gjatë procedurave gjyqësore; ...”
Neni 3a
“1. Përmbaruesi i cili merr instruksion për një akt zyrtar duhet, nëse ai duhet të që të jetë i vetëdijshëm në mënyrë të arsyeshme për mundësinë që ekzekutimi i saj mund të jetë në kundërshtim me detyrimet e Shtetit sipas së drejtës ndërkombëtare, të informojë Ministrin [e Drejtësisë] menjëherë për instruksionin e marrë sipas rregullave të përcaktuara ministrore.
2. Ministri mund të deklarojë për përmbaruesin se, akti zyrtar për të cilin ai kishte marrë ose do të merrte instruksion, apo që tashmë e kishte ekzekutuar, është në kundërshtim me detyrimet e Shtetit sipas së drejtës ndërkombëtare.
...
5. Në qoftë se, në kohën kur përmbaruesi merr një deklaratë, siç përmendet në paragrafin e dytë, akti zyrtar ende nuk është zbatuar, atëherë pasojë e deklaratës do të jetë që përmbaruesi nuk është kompetent për të zbatuar këtë akt zyrtar. Një akt zyrtar i zbatuar në kundërshtim me fjalinë e parë do të jetë i pavlefshëm. ...”
6. Praktika e brendshme përkatëse gjyqësore
(a) Çështja Udruženje Građana “Žene Srebrenice”
102. Në gusht 2003 një organizatë e quajtur Udruženje Građana “Žene Srebrenice” (Shoqata e Qytetarëve "Gratë e Srebrenicës"), një shoqatë me bazë në Tuzla, të Bosnjës dhe Hercegovinës, i kërkoi Gjykatës Rajonale në Hagë të urdhëronte një seancë paraprake dëgjimore të dëshmitarëve (voorlopig getuigenverhoor) me synimin për të nisur një procedurë civile për dëme kundër shtetit të Holandës.
103. Më 27 nëntor 2003, Gjykata Rajonale vendosi (LJN AN8978) refuzimin e kërkesës. Ajo mbajti qëndrimin se, në mungesë të jurisprudencës përkatëse të përcaktuar, ishte e nevojshme së pari për të zgjidhur çështjen parimore nëse dhe në çfarë rastesh, Shteti mund të mbahet përgjegjës për veprimet e një kontingjent ushtarak që operon nën komandën dhe kontrollin e Kombeve të Bashkuara si rasti i batalionin holandez. Një vendim i tillë nuk mund të merren siç duhet në procedurë për dëgjimin paraprak të dëshmitarëve; ajo kërkonte procedurat mbi themelin. Në çdo rast, dokumentacioni në dispozicion, i cili ishte shumë e gjerë dhe përfshinte raportin e Institutit e Luftës NIOD, Studime për Holokaustin dhe Genocidin dhe raportin e hetimit parlamentar të Holandës, duhet të ishte i mjaftueshme për shoqatën për të vlerësuar shanset e saj të suksesit, aq më tepër që shumë prej dëshmitarëve të cilët shoqata dëshironte të dëgjoheshin tashmë ishin dëgjuar në rrjedhën e këtyre dy hetimeve.
(b) Çështjet Mustafić dhe Nuhanović
104. Dy raste civile janë sjellë në gjykatat holandeze kundër Shtetit të Holandës nga të afërmit e mbijetuar të burrave të vrarë në masakrën e Srebrenicës.
105. Paditësit në rastin e parë (Mustafić kundër Shtetit të Holandës) janë të afërmit e mbijetuar e një elektricist i cili ishte një punonjës de facto i batalionit holandez, por nuk gëzonte asnjë statusin e personave të punësuar direkt nga Kombet e Bashkuara. Ata pretendojnë se, më 13 korrik 1995 Shteti i Holandës kryer një shkelje të kontratës pasi zëvendëskomandanti i batalionit holandez kishte refuzuar ta lejonte atë të qëndronte me familjen e tij në kompleksin në Potočari, dhe si rezultat ai ishte detyruar të largohej nga kompleksi të njëjtën ditë, ndërkohë që drejtuesi i batalionit holandez duhet ta kishte mbrojtur atë duke e mbajtur brenda dhe evakuuar së bashku me batalionit. Në alternativë, ata pretendonin një dëm civil. Paditësi në rastin e dytë (Nuhanović kundër Shtetit të Holandës) ishte një punonjës de facto në batalionin holandez, ku punonte si përkthyes, por edhe ky pa statusin e punonjësit të Kombeve të Bashkuara; ai ishte biri i një burri të vrarë në masakrën dhe vëllai i një tjetri. Ai pretendonte dëmin civil pasi zëvendëskomandanti i batalionit holandez pasi kishte larguar dy burra nga kompleksi pasditen e 13 korrikut 1995.
106. Dy raste u shqyrtuan paralelisht, së pari nga Gjykata Rajonale e Hagës e më pas nga Gjykata e Apelit në Hagë.
107. Në shkallë të parë, Gjykata Rajonale vendosi se, çështjet që ankimoheshin i atribuoheshin vetëm Kombeve të Bashkuara. Batalioni holandez kishte qenë nën komandën dhe kontrollin e Kombeve të Bashkuara; ngjarjet e ankimuara kishin ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, një shtet sovran mbi të cilin as Kombet e Bashkuara, dhe as Hollanda nuk kishin juridiksion.
108. Familja Mustafić dhe z. Nuhanović apeluan në Gjykatën e Apelit në Hagë.
109. Gjykata e Apelit dha dy vendime të ndërmjetme më 5 korrik 2011, LJN BR0132 (Mustafić) dhe LJN BR0133 (Nuhanović), të cilat në pjesët e tyre përkatëse janë identike. Ajo urdhëroi dëgjimin e dëshmitarëve në një pikë të procedurës, jo relevante për rastin para Gjykatës.
110. Në dy vendime identike në thelb mbi themelin të datës 26 qershor 2012, LJN BË9014 (Mustafić) dhe LJN BË9015 (Nuhanović) respektivisht, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimet e Gjykatës Rajonale dhe vendosi se Shteti i Holandës ishte përgjegjës për shkaktim dëmi ndaj kërkuesve si rezultat i vdekjeve të të afërmve të tyre.
111. Shteti apeloi mbi çështje të ligjit kundër këtyre vendimeve para Gjykatës së Lartë. Sipas opinionit këshillimor të paraqitur më 3 maj 2013 Gjykatës Supreme, Avokati i Përgjithshëm (advocaat-generaal) propozoi që Gjykata e Lartë t’i hidhte poshtë këto vendime (LJN BZ9228, CPG 12/03329).
PRETENDIMET
112. Kërkuesit u ankuan sipas nenit 6 të Konventës, së pari, sepse njohja e imunitetit të Kombeve të Bashkuara shkelte të drejtën e tyre për akses në gjykatë, dhe së dyti, sepse Gjykata Supreme kishte refuzuar në arsyetimin përmbledhës kërkesën e tyre që t’i kërkohej një vendim paraprak Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
113. Ata u ankuan sipas nenit 13 të Konventës se, njohja e imunitetit Kombeve të Bashkuara do t’i jepte mundësi Shtetit të Holandës t’i shmangej detyrimit të tij ndaj kërkuesve duke i kaluar gjithë përgjegjësinë Kombeve të Bashkuara, dhe në këtë mënyrë duke i lënë efektivisht pretendimet e tyre pa substancë.
E DREJTA
A. Legjitimiteti aktiv i kërkuesit Fondacioni Nënat e Srebrenicës
114. Për sa i përket çështjes nëse të gjithë kërkuesit mund të konsiderohet "viktima" sipas nenit 34 të Konventës, Gjykata është shprehur se, ky koncept duhet të interpretohet në mënyrë autonome dhe të pavarur nga konceptet e brendshme të tilla si ato në lidhje me interesin në ndjekjen e procedimeve ose kapacitetet për ta bërë këtë. Sipas mendimit të Gjykatës, duhet të ketë një lidhje mjaft të drejtpërdrejtë ndërmjet kërkuesit dhe dëmit që ai pretendon të ketë pësuar si rezultat i shkeljes së pretenduar, në mënyrë që kërkuesi të pretendojë se, është viktimë e një shkelje e një ose më shumë të drejtave dhe lirive të njohura nga Konventa dhe Protokollet e saj (shih, midis të tjerash, Shoqata des amis de Saint-Raphawl et de Fréjus kundër Francës (vendim), nr. 45053/98, 29 shkurt 2000, në lidhje me shoqatën si kërkues; dhe Uitgeversmaatschappij De Telegraaf B.V. dhe të Tjerët kundër Holandës (vendim), nr 39315/06, 18 maj 2010, në lidhje me kërkuesit Nederlandse Vereniging van Journalisten (Shoqata Holandeze e Gazetarëve) dhe Nederlands Genootschap van Hoofdredacteuren (Shoqata Holandeze e Krye redaktorëve)).
115. Gjykata ka mohuar paraqitjen si kërkues të organizma joqeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm mbrojtjen e të drejtave të viktimave të pretenduara (shih Smits, Kleyn, Mettler Toledo B.V et al., Raymakers, Vereniging Landelijk Overleg Betuweroute dhe Van Helden kundër Holandës (vendim), nr 39032/97, 39343/98, 39651/98, 43147/98, 46664/99 dhe 61707/00, 3 maj 2001, në lidhje kërkuesin Vereniging Landelijk Overleg Betuweroute); dhe madje edhe për organizatat jo-qeveritare qëllimi i të cilave ishte mbrojtja e të drejtave të njeriut (shih Van Melle dhe të Tjerët kundër Holandës (vendim), nr. 19221/08, 29 shtator 2009, në lidhje me kërkuesin Liga voor de van de Rechten Mens).
116. Kërkuesi i parë, Fondacioni Nënat e Srebrenicës, është një shoqatë e krijuar për qëllimin e shprehur të promovimit të interesave të të afërmve të mbijetuar të masakrës së Srebrenicës. Megjithatë mbete fakti se, kërkuesi i parë nuk është prekur personalisht nga çështjet e ankimuara sipas neneve 6 dhe 13 të Konventës: nuk kemi të bëjmë me "të drejtat dhe detyrimet civile" të tij dhe as me të drejtat e tij sipas Konventës që pretendohen të jenë cenuar (shih Smits, Kleyn, Mettler Toledo B.V. et al., Raymakers, Vereniging Landelijk Overleg Betuweroute dhe Van Helden kundër Holandës (vendim), cituar më lart). Rrjedhimisht ajo nuk mund të pretendojë të jenë "viktimë" e një shkelje të këtyre dispozitave në kuptim të nenit 34 të Konventës.
117. Më tej vijon se, për aq kohë sa kërkesa është paraqitur nga kërkuesi i parë, ajo është e papajtueshme ratione personae me dispozitat e Konventës brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) dhe duhet të rrëzohet në përputhje me nenin 35 § 4.
B. Pretendimi për shkelje të nenit 6 të Konventës
118. Kërkuesit pretenduan shkelje të nenit 6 të Konventës, i cili, në pjesët përkatëse, parashikon si më poshtë:
“Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, ...nga një gjykatë .., e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile...”
1. Zbatueshmëria e nenit 6
119. Neni 6 § 1 zbatohet për mosmarrëveshjet (kundërshtime) në lidhje me "të drejtat" civile, për të cilat mund të thuhet, së paku në baza të diskutueshme, se njihen sipas së drejtës së brendshme, nëse janë ose jo të mbrojtur edhe nga Konventa (shih, midis të tjerash, Qiproja kundër Turqisë [GC], nr. 25781/94, § 233, ECHR 2001-IV; Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 35763/97, § 46, ECHR 2001-XI; Fogarty kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 37112/97, § 24, ECHR 2001-XI (ekstrakte); Cudak kundër Lituanisë [GC], nr. 15869/02, § 45, ECHR 2010; dhe Sabeh El Leil kundër Francës [GC], nr. 34869/05, § 40, 29 qershor 2011). Mosmarrëveshja duhet të jetë e vërtetë dhe serioze; ajo mund të lidhet jo vetëm me ekzistencën aktuale të një të drejte, por edhe me objektin dhe mënyrën e ushtrimit të saj; dhe më në fund, rezultati i procedimeve duhet të jetë direkt vendimtar për të drejtën në fjalë (shih, midis të tjerash, Zander kundër Suedisë, 25 nëntor 1993, § 22, Seria A nr. 279 B; Markoviq dhe të tjerët kundër Italisë [GC], nr. 1398-1303, § 93, ECHR 2006-XIV; dhe Micallef kundër Maltës [GC], nr. 17056/06, § 74, ECHR 2009).
120. Gjykata pranon se, e drejta e pretenduar nga kërkuesit, duke u bazuar në të drejtën e brendshme për kontratat dhe dëmet (shih paragrafin 55 më sipër), ishte një e drejtë civile. Nuk ka asnjë dyshim se, ekzistonte një mosmarrëveshje, se ajo ishte mjaft serioze dhe se, rezultati i procedimeve në fjalë ishte direkt vendimtar për të drejtën në fjalë. Në dritën e trajtimit të pretendimeve të kërkuesve nga gjykatat e brendshme, dhe të vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit në Hagë më 26 qershor 2012 në raste Mustafić dhe Nuhanović (shih paragrafin 110 më sipër), Gjykata është mjfat e përgatitur për të supozuar se, pretendimi i kërkuesit ishte "i diskutueshëm" në aspektin e së drejtës së brendshme holandeze (shih, mutatis mutandis, Al-Adsani, cituar më lart, § 48). Me pak fjalë, neni 6 është i zbatueshëm.
2. Imuniteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara
(a) Parashtrimet e kërkuesve
121. Kërkuesin pretenduan se, njohja e imunitetit nga juridiksioni i brendshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga ana e gjykatave holandeze shkel të drejtën e tyre për akses në gjykatë.
122. Formulimi i nenit 105 të Kartës së Kombeve të Bashkuara ka krijuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara një imunitet që ishte funksional në karakter, jo absolut. Ky imuniteti ishte i justifikuar dhe kufizohej nga, nevoja e organizatës për të kryer detyrat e saj në pavarësi. Prandaj, sa herë që Organizata e Kombeve të Bashkuara thërriste imunitetin e saj, gjykatat duhet të përcaktonin nëse ekzistonte një nevojë funksionale për një imunitet të tillë.
123. Imunitet nga juridiksioni i organizatave ndërkombëtare ishte i ndryshëm nga imuniteti që gëzonin Shtetet. Ndërsa imuniteti nga juridiksioni i shteteve të huaja bazohej në barazinë sovrane, sipas parimit " par in parem non habet imperium ", e drejta e aksesit në gjykatë pra nuk cenohej: ishte e mundur të ngrihej një proces kundër Shteteve të huaja në vet gjykatat e tyre.
124. Neni II, seksioni 2 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara bëri dispozitë eksplicite për heqjen e imunitetit të Kombeve të Bashkuara. Për më tepër, GJND-ja, në paragrafin 61 të Opinionit të saj Këshillimor mbi një Ndryshim Lidhur me Imunitetin ndaj Proceseve Ligjore të Raportuesit Special të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, e kishte bërë të qartë se, imuniteti i një zyrtari të Kombeve të Bashkuara (në këtë rast raportuesi special për të drejtat e njeriut) ishte presupozuar, dhe i duhej dhënë "pesha më e madhe e mundshme" nga gjykatat vendore, por megjithatë mund të refuzohej "për arsyet më serioze"
125. Neni VIII, seksioni 29 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara parashikon që Kombet e Bashkuara të parashikojnë mënyrat e përshtatshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në të cilat ajo është palë. Kjo tregonte se, ekzistonte një nevoja e perceptuar për të shmangur situatat në të cilat imuniteti i Kombeve të Bashkuara do të sillte mohimin de facto të drejtësisë.
126. Rëndësia e disponueshmërisë e një mjeti alternativ gjyqësor ishte konfirmuar edhe nga vetë jurisprudenca e Gjykatës në çështjen e imunitetit të organizatave ndërkombëtare nga juridiksioni i brendshëm, në veçanti në çështjen Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë, të cituar më lart.
127. Sa për rastin konkret, në vitin 1999, Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kishte pranuar se, kishte pasur gabimet në gjykim dhe ishin bërë gabime themelore. Ai kishte konkluduar se "komuniteti ndërkombëtar si një i tërë", duke përfshirë edhe "Këshillin e Sigurimit, Grupin e Kontaktit dhe Qeveritë e tjera të cilat kishin kontribuar në vonesën e përdorimit të forcës në fazat e hershme të luftës, si dhe... Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe misionin në terren "mbante përgjegjësi për këto.
128. Masakra e Srebrenicës kishte qenë një akt genocidi, ashtu siç edhe ishte konstatuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, (në rastin Krstić) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (në rastin Bosnjë dhe Hercegovinë kundër Serbisë dhe Malit të Zi). Vendimi në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kundër Serbisë dhe Malit të Zi ishte veçanërisht i rëndësishme pasi, formulonte detyrimin për të parandaluar genocidin: Shtetet, për këtë qëllim, duhet të merrnin të gjitha masat brenda fuqisë së tyre, që të mos shmangnin përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, duke pretenduar, apo edhe provuar se, mjetet në dispozicion të tyre në çdo rast kishin qenë të pamjaftueshme, duke pasur parasysh se përpjekjet e kombinuara të disa Shteteve mund të kishin qenë të mjaftueshme për të shmangur genocidin.
129. Sekretari aktual i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të fletëthirrjeve të kërkuesve në rastin në fjalë, kishte deklaruar se, të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës kishin "absolutisht të drejtë" për të kërkuar drejtësi për "krimet më monstruoze të kryera në tokën evropiane që nga viti Lufta e Dytë Botërore" dhe ka shprehur mbështetjen e tij për atë kërkesë. Po kështu, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 8 tetor 2009, Presidenti atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë kishte kritikuar dështimin e komunitetit ndërkombëtar për të krijuar mjete efektive ligjore të aksesueshme për viktimat e konflikteve që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi.
130. Gjykata Supreme ishte gabuar në interpretimin e saj për vendimin Waite dhe Kennedy duke bërë dallimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Asnjë dallim i tillë nuk u bë nga vetë Gjykata në çështjen Waite dhe Kennedy. Për më tepër, në komentet mbi daft nenet e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare për përgjegjësinë e organizatave ndërkombëtare, Sekretariati i Kombeve të Bashkuara kishte pranuar dallimet ndërmjet Shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në njërën anë dhe organizatave ndërkombëtare midis tyre nga ana tjetër, por megjithatë kishte bërë qartë se, e konsideronte Kombet e Bashkuara një organizatë ndërkombëtare në kuadër të kuptimit të këtyre draft neneve. Një dallim i tillë nuk ishte bërë as nga Instituti i së Drejtës Ndërkombëtare, për shembull, në Rezolutën e tij mbi Pasojat Ligjore të Shteteve Anëtare nga Mos Përmbushja nga ana e Organizatave Ndërkombëtare të Detyrimeve të tyre ndaj të Tretëve, dhe as nga Shoqata së Drejtës Ndërkombëtare, e cila e përcaktoi objektin e saj të punës gjerësisht duke përfshirë organizatat ndërkombëtare "në kuptimin tradicional" pa bërë dallim për Kombet e Bashkuara.
131. Gjykata Supreme kishte gabuar në nxjerrjen e konkluzionit nga vendimi i Gjykatës në Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë se, Kombet e Bashkuara gëzonin imunitet absolut nga juridiksioni i brendshëm. Vendimi i Gjykatës nuk kishte aspak lidhje me imunitet nga juridiksioni i brendshëm: Gjykata në fakt kishte vendosur se, i mungonte kompetenca ratione personae mbi Kombet e Bashkuara.
132. Efekti i vendimit të Gjykatës së Lartë ishte privimi i kërkuesve tërësisht nga "aksesi në gjykatë". Nuk kishte asnjë alternativë tjetër për t’iu drejtuar gjykatave vendase për të kërkuar të drejtat e tyre kundër Kombeve të Bashkuara. Gjykata kishte vendosur se, mungesa e një alternative të tillë juridiksionale ishte e papajtueshme në parim me nenin 6 të Konventës në vendimet përfshirë Waite dhe Kennedy, dhe (në lidhje me imunitetin sovran të Shteteve të huaja) Fogarty kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 37112/97, ECHR 2001-XI (ekstrakte); Cudak kundër Lituanisë [GC], nr. 15869/02, ECHR 2010; Sabeh El Leil kundër Francës [GC], nr. 34869/05, 29 qershor 2011; dhe Wallishauser kundër Austrisë, nr. 156/04, 17 korrik 2012.
133. Gjykata Supreme nuk kishte marrë parasysh seksionin II, paragrafi 29 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, i cili kërkonte që Kombet e Bashkuara të krijonin një sistem për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të cilat ajo ishte palë. Gjykata Supreme kishte arritur në këtë mënyrë në një rezultat që ishte "haptazi absurd dhe i paarsyeshëm" brenda kuptimit të nenit 32 të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve. Përkundrazi, gjykatat e brendshme dhe vetë Gjykata, duhej të mbante parasysh karakterin e veçantë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një traktat i të drejtave të njeriut, si dhe rekomandimet e organeve ndërkombëtare të tilla si Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Shoqata e së Drejtës Ndërkombëtare.
134. Në fund, Gjykata Supreme kishte dështuar për të balancuar interesat e përfshira kundër njëri-tjetrit. Çfarëdo interesi i shërbente imuniteti nga juridiksioni i brendshëm i Kombeve të Bashkuara, imuniteti absolut nuk ishte i pranueshëm nëse, nuk ekzistonte asnjë formë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Të përballur me dështimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për heqjen e imunitetit të asaj organizate, gjykatat holandeze megjithatë duhet të kishin konkluduar se, ka pasur arsye të forta për të shqyrtuar pretendimet e kërkuesve.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
i. Objekti i çështjes para Gjykatës
135. Procedurat e ngritura nga kërkuesit në Holandë nuk janë procedimet e parë gjyqësore të ngritura në lidhje me masakrën e Srebrenicës. Kërkesat lidhur me masakrën e Srebrenicës u ngritën para një organi të brendshëm juridiksional në Bosnje dhe Hercegovinë, Dhoma e të Drejtave të Njeriut, kundër Republikës Srpska; edhe pse se ai organ nuk kishte juridiksion ratione temporis të shqyrtonte vetë masakrën, ai ishte në gjendje t’u njihte vuajtjet të afërmve të mbijetuar të viktimave të saj dhe të caktonte një dëmshpërblim (shih paragrafin 48 më sipër).
136. Gjithashtu Gjykata vëren se, në Francë, në Holandë dhe në Republikën Srpska, zhvilloheshin hetime të brendshme të ngjarjeve rreth masakrës me hollësi më të madhe ose më të vogël (shih paragrafët 26-40 më lart). Një hetim i tillë çoi në dorëheqjen e Qeverisë së Holandës (shih paragrafin 30 më lart).
137. Megjithatë, ngarkimi i përgjegjësisë për masakrën e Srebrenicës dhe pasojat e saj, qoftë Kombeve të Bashkuara, qoftë Shtetit të Holandës, apo ndonjë personi tjetër juridik ose fizik, nuk është një çështje që hyn brenda objektit të kërkesës së pranishme. As nuk mundet Gjykata të vlerësojë nëse, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ishte nën ndonjë detyrim moral apo ligjor për heqjen e imunitetit të Kombeve të Bashkuara. Ajo mund vetëm të vendosë nëse, Holanda kishte shkelur të drejtën e kërkuesve për "akses në gjykatë", siç është e garantuar me nenin 6 të Konventës, duke i dhënë imunitet nga juridiksioni i brendshëm Kombeve të Bashkuara.
138. Gjykata rithekson se, shkalla e aksesit të dhënë nga legjislacioni kombëtar duhet të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar individit "të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës", duke pasur parasysh parimin e shtetit ligjor në një shoqëri demokratike (shih Ashingdane kundër Mbretërisë së Bashkuar, 28 maj 1985, § 57, Seria A nr. 93; Bellet kundër Francës, 4 dhjetor 1995, § 36, Seria A nr. 333 B; dhe FE kundër Francës, 30 tetor 1998, § 46, Raporte të Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1998-VII). Është e pamohueshme se, dhënia e imuniteti nga juridiksioni çdo personi, publik ose privat, ndikon në të drejtën e aksesit në gjykatë, të garantuar nga neni 6 § 1 të Konventës (shih Sabeh el Leil, § 50, cituar më lart).
ii. Parimet e zbatueshme
139. Parimet e vendosura nga Gjykata në jurisprudencën e saj janë si më poshtë:
(a) Neni 6 § 1 i garanton gjithsecilit të drejtën që t’i drejtohej një gjykate ose organi tjetër që ushtron funksione gjyqësore, në lidhje pretendimet për të drejtat dhe detyrimet e tij civile. Në këtë mënyrë ky nen mishëron "të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës", ku e drejta e aksesit, që është, e drejta për të ngritur procedura para gjykatave për çështjet civile, përbën vetëm një aspekt (shih Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 Shkurt 1975, § 36, Seria A nr. 18; shih gjithashtu, ndërmejt të tjerash, Waite dhe Kennedy, të cituar më lart, § 50; dhe Beer dhe Regan, cituar më lart, § 49).
(b) E drejta e aksesit në gjykata e grantuar nga neni 6 § 1 i Konventës nuk është absolute, por mund të jetë subjekt i kufizimeve; këto lejohen nëpërmjet nënkuptimit, pasi e drejta e aksesit nga natyra kërkon rregullim nga Shteti. Në këtë drejtim, Shtetet Kontraktuese gëzojnë një liri të caktuar vlerësimi, ndonëse vendimi përfundimtar për respektimin e kërkesave të Konventës i takon Gjykatës. Kështu kufizimet e aplikuara nuk duhet të kufizojnë apo reduktojnë aksesin që i lihet individit në një mënyrë ose masë të tillë që cenohet vet thelbi i së drejtës. Për më tepër, një kufizim nuk do të jetë në përputhje me nenin 6 § 1 në qoftë se, ai nuk ndjek një qëllim legjitim dhe nëse nuk ka një marrëdhënie të arsyeshme të proporcionalitetit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që kërkohet të arrihet (shih, midis të tjerave, Waite dhe Kennedy, të cituar më lart, § 59).
(c) Atribuimi i privilegjeve dhe imuniteteve organizatave ndërkombëtare është një mjet thelbësor për të siguruar funksionimin e duhur të këtyre organizatave, të pavarura nga ndërhyrjet e njëanshme nga Qeveritë individuale. Imunitet nga juridiksioni i akorduar zakonisht nga Shtetet për organizatat ndërkombëtare sipas instrumenteve përbërëse të organizatave ose marrëveshjet suplementare është një praktikë e gjatë e themeluar në interes të punës së mirë të këtyre organizatave. Rëndësia e kësaj praktike është rritur nga një prirje drejt zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjitha fushat e shoqërisë moderne. Përkundrejt këtij sfondi, imuniteti nga juridiksioni i brendshëm që u jepet organizatave ndërkombëtare ka një objektiv legjitim (shih, në veçanti, Waite dhe Kennedy, § 63).
(d) Kur Shtetet themelojnë organizata ndërkombëtare në mënyrë që të vendosin bashkëpunimin ose t’a forcojnë atë në fusha të caktuara veprimtarie, dhe kur ata i japin këtyre organizatave kompetenca të caktuara dhe imunitet, mund të ketë implikime të tilla si në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore. Megjithatë do të jetë në kundërshtim me qëllimin dhe objektivin e Konventës në qoftë se, Shtetet Kontraktuese tërhiqen nga përgjegjësia e tyre sipas Konventës në lidhje me fushën e veprimtarisë që mbulohet nga një atribuim i tillë. Duhet të rikujtojmë se, Konventa ka për qëllim të garantojë të drejtat jo teorike apo iluzore, por të drejtat që janë praktike dhe efektive. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të drejtën e aksesit në gjykata, në kuadrin i vendin të rëndësishëm që mban në një shoqëri demokratike e drejta për një gjykim të drejtë (Waite dhe Kennedy, § 67). Nuk do të ishte në përputhje me shtetin e së drejtës në një shoqëri demokratike, apo me parimi themelor që qëndron në bazë të nenit 6 § 1 - konkretisht se, duhet të jetë e mundur që pretendimet civile të ngrihen para një gjykatësi për gjykim - në qoftë se një Shtet do të mund, pa kufizim ose kontroll nga ana e organeve të zbatimit të Konventës, tu heqë nga juridiksioni gjykatave një gamë të tërë të padive civile apo japë imunitet nga përgjegjësia civile për një kategori personash (shih, mutatis mutandis, Sabeh el Leil, cituar më lart, § 50).
(e) Konventa, duke përfshirë nenin 6 të saj, nuk mund të interpretohet në vakuum. Gjykata duhet të jetë e ndërgjegjshme për karakterin e veçantë të Konventës, si një traktat i të drejtave të njeriut, dhe ajo duhet gjithashtu të marrë në konsideratë rregullat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare (shih, midis të tjerave dhe mutatis mutandis, Loizidou kundër Turqisë (themeli), vendim i datës 18 dhjetor 1996, § 43, Raportet 1996-VI, Al-Adsani, cituar më lart, § 55; dhe Nada kundër Zvicrës [GC], nr. 10593/08, § 169, ECHR 2012). Konventa duhet aq sa është e mundur të interpretohen në harmoni me rregullat e tjera të së drejtës ndërkombëtare ku edhe ajo bën pjesë, duke përfshirë ato që lidhen me dhënien e imunitetit një Shteti (Gjykata do të shtojë: ose një organizate ndërkombëtare) (shih Loizidou, cituar më sipër, § 43; Fogarty, cituar më lart, § 35; Cudak, cituar më lart, § 56; dhe Sabeh el Leil, cituar më lart, § 48).
(f) Masat e marra nga një Palë e Lartë Kontraktuese të cilat pasqyrojnë rregullat përgjithësisht të pranuara të së drejtës publike ndërkombëtare për imunitetin shtetëror (Gjykata do të shtoja: ose imuniteti i organizatave ndërkombëtare), në parim nuk mund të konsiderohen se, vendosin një kufizim disproporcionale mbi të drejtën e aksesit në gjykatë mishëruar në nenin 6 § 1. Ashtu si e drejta e aksesit në gjykatë është një pjesë e pandarë e gjykimit të drejtë të garantuar në atë nen, edhe disa kufizime mbi aksesin duhet të konsiderohen si të qenësishme. Shembuj që jepen janë ato kufizime që përgjithësisht pranohen nga komuniteti i shteteve si pjesë e doktrinës së imunitetit nga juridiksioni i brendshëm, qoftë për imunitetin e një Shteti të huaj sovran qoftë për atë të një organizate ndërkombëtare (shih Fogarty, cituar më lart, § 36; dhe Cudak , cituar më lart, § 57).
(g) Kur krijohen detyrime të reja ndërkombëtare, Shtetet supozohet që të mos shmangen nga detyrimet e tyre të mëparshme. Kur një numër instrumenteve kontradiktor, janë të zbatueshme në të njëjtën kohë, jurisprudenca e së drejtës ndërkombëtare dhe opinioni akademik përpiqen t’i interpretojnë ato në një mënyrë të tillë që të bashkërendojnë efektet e tyre dhe të shmangin ndonjë kundërshti midis tyre. Kështu, dy angazhimet të ndryshme duhet të harmonizohen sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që të prodhojnë efekte që janë plotësisht në përputhje me të drejtën ekzistuese (shih Nada kundër Zvicrës, të cituar më lart, § 170).
iii. Zbatimi i parimeve të mësipërme
140. Argumenti i kërkuesit mbështetet në tri shtylla. E para është natyra e imunitetit nga juridiksioni i brendshëm që gëzonin organizatat ndërkombëtare, i cili, në parashtrimet e tyre, ishte funksional; në këtë, ai ndryshonte me imunitet sovran që gëzonin Shtetet e huaja, i cili bazohej mbi barazinë sovrane të Shteteve ndërmjet tyre. E dyta është natyra e kërkesës së tyre, e cila buron nga akti i genocidit të kryer në Srebrenicë dhe është e një qëllimi më të lartë se çdo imunitetit që Kombet e Bashkuara mund të gëzojë. E treta është mungesa e ndonjë alternative juridiksionit kompetent për të shqyrtuar pretendimin e tyre kundër Kombeve të Bashkuara. Gjykata do të shqyrtojë secilin prej tyre me radhë.
α. Natyra e imunitetit të Kombeve të Bashkuara
141. Gjykata merr parasysh kuptimet e ndryshme të imunitetit të Kombeve të Bashkuara në praktikën shtetërore dhe doktrinën e së drejtës ndërkombëtare. Kështu, në vendimin e saj të 15 shtator 1969 (Manderlier kundër Kombeve të Bashkuara dhe Belgjikës), Pasicrisie Belge, 1969, II, faqe 247, (1969) 69 Raportet mbi të Drejtën Ndërkombëtare 169, Gjykata e Apelit e Brukselit mbajti qëndrimin se, ky imunitet ishte absolute. Në ndryshim nga ky qëndrim, në Askir kundër Boutros-Ghali, 933 F.Supp. 368 (1996), Gjykata e Distriktit të Nju Jorkut e konsideroi imunitetin e Kombeve të Bashkuara në terma të përshtatshëm me imunitetin e kufizuar të një Shteti sovran të huaj, duke konsideruar efektivisht se, operacionet ushtarake ishin acta iure imperii. Sekretariati i Kombeve të Bashkuara zbaton, për operacionet paqeruajtëse të cilat shihen si "organet mbështetëse" të Kombeve të Bashkuara, një test për "komandën dhe kontrollin" funksional, për i përket llogaridhënies, por pohon se organizata gëzon imunitet në gjykatat vendore (Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara mbi "Financimin e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara, Operacionin e Kombeve të Bashkuara për Rivendosjne e Besimit në Kroaci, Forcën e Kombeve të Bashkuara për Dislokimin Parandalues dhe selitë e Forcave të Paqes të Kombeve të Bashkuara" dhe "Aspektet administrative dhe buxhetore të financimit të operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara: Financimi i operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ", UN Doc A/51/389, paragrafët 7 dhe 17; " Përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare: Komentet dhe vërejtjet e marra nga organizatat ndërkombëtare ", UN Doc A/CN.4/637 / Add.1). Projekt nenet e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë e organizatave ndërkombëtare " nuk paragjykojnë " Kartën e Kombeve të Bashkuara (Sesioni i gjashtëdhjetë e tretë i Komisioni të së Drejtës Ndërkombëtare, UN Doc A/66/10, për t’u publikuar në Botimin vjetor të Komisioni të së Drejtës Ndërkombëtare, 2011, vëllimi II, pjesa e dytë; shih draft artikullin 67).
142. Mendimi i akademikëve është se, organizatat ndërkombëtare vazhdojnë të gëzojnë imunitet nga juridiksioni i brendshëm. Shoqata e së Drejtës Ndërkombëtare e përshkruan imunitetin e organizatave ndërkombëtare nga juridiksioni e brendshëm si një "pengesë vendimtare për për paditësit jo shtetërore që kërkojnë të rivendosjen e të drejtave të tyre" (Shoqata e së Drejtës Ndërkombëtare, Raporti i Konferencës së shtatëdhjetë e një të mbajtur në Berlin, 16-21 gusht 2004, faqe 164 e në vijim, në faqen 209). Ky është gjithashtu edhe mendimi i Institutit të së Drejtës Ndërkombëtare (Pasojat ligjore për Shtetet Anëtare të mos përmbushjes nga organizatat ndërkombëtare të detyrimeve të tyre ndaj të tretëve, Sesioni i Lisbonës 1995, Annuaire de l’Institut de droit international 66-I, faqe 251 dhe në vijim). Shoqata e së Drejtës Ndërkombëtare konsideron, de lege ferenda, se, duhen krijuar mjete ligjore për të lejuar individë të kërkojnë dëmshpërblim nga organizata ndërkombëtare kur kjo nuk është bërë tashmë, duke shkuar aq larg sa të sugjerojë një rol për gjykatat vendase në mungesë të aksesit të drejtpërdrejtë në një organ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (loc. cit., në faqen 228).
143. Gjykata nga ana e saj thekson se, nuk është roli i saj për të kërkuar për të përcaktuar në mënyrë autoritare kuptimin e dispozitave të Kartës së OKB-së dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare. Megjithatë ajo duhet të shqyrtojë nëse, kishte një bazë bindëse në instrumente të tilla për çështjet e kundërshtuara para saj (shih Behramin dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, cituar më sipër, § 122).
144. Për më tepër, siç u përmend më lart (shih paragrafin 139 (d)), Konventa është pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ajo duhet të përcaktojë përgjegjësitë e Shtetit në përputhje dhe harmoni me parimet e së drejtës ndërkombëtare, edhe pse duhet të mbetet e ndërgjegjshme për karakterin e veçantë të Konventës, si një traktat i të drejtave të njeriut. Kështu, edhe pse Konventa e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve e 23 majit 1969 daton më vonë se Karta e Kombeve të Bashkuara, Konventa e Përgjithshme mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara dhe Konventa dhe rrjedhimisht nuk është drejtpërdrejt e zbatueshme (shih nenin 4 të Konventës së Vjenës), Gjykata duhet të ketë parasysh dispozitat e saj për aq sa ato kodifikojnë të drejtën ndërkombëtar para-ekzistuese, dhe në veçanti nenin 31 § 3 (c) të saj (shih Golder, cituar më lart, § 29; si më të fundit dhe mutatis mutandis, Al-Adsani, cituar më lart, § 55; Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kundër Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cituar më lart, § 122; dhe Cudak, cituar më lart, § 56).
145. Neni 103 i Kartës së Kombeve të Bashkuara parashikon që detyrimet e Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, sipas Kartës kanë përparësi në rast të një konflikti me detyrimet sipas ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare. Gjykata ka pasur rastin të shpreh qëndrimin e saj sa i përket efektit të kësaj dispozite, dhe detyrimeve që rrjedhin nga përdorimi i kompetencave nga ana e Këshillit të Sigurimit sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, në lidhje me interpretimin e Konventës (shih El-Jedda kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 27021/08, § 102, ECHR 2011):
“...Gjykata duhet të mbajë parasysh qëllimet e krijimit të Kombeve të Bashkuara. Ashtu si qëllimi i ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, i përcaktuara në nën paragrafin e parë të nenit 1 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nën paragrafi i tretë parashikon që, Kombet e Bashkuara u krijuan për ‘të ngritur bashkëpunimin ndërkombëtar në ... mbështetjen dhe forcimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore ". Neni 24 (2) i Kartës kërkon që, Këshillit të Sigurimit, në kryerjen e detyrave të tij në lidhje me përgjegjësinë e tij primare, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të "veprojë në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara". Përkundrejt këtij sfondi, Gjykata çmon se, në interpretimin e rezolutave të tij, duhet të supozohet se, Këshilli i Sigurimit nuk ka ndërmend të vendos ndonjë detyrim mbi Shtetet Anëtare që, shkel parimet themelore të të drejtave të njeriut. Në rast të ndonjë paqartësie në drejtim të një rezolute të Këshillit të Sigurimit, Gjykata duhet pra të zgjedh interpretimin i cili është më në harmoni me kërkesat e Konventës dhe që shmang çdo gjë konflik me detyrimet e vendosura. Në dritën e rolit të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara në mbështetjen dhe forcimin e respektit për të drejtat e njeriut, pretendohet përdorimi i një gjuhe të qartë dhe eksplicite kur, Këshilli i Sigurimit kërkon nga Shtetet që të marrin masa të veçanta të cilat do të binin ndesh me detyrimet e tyre sipas të drejtave ndërkombëtare të njeriut.”
Siç është konfirmuar nga çështja Nada, cituar më sipër, § 172, supozimi i shprehur këtu është i kundërshtueshëm.
146. Gjykata tani i kthehet imunitetit të dhënë Kombeve të Bashkuara nga gjykatat holandeze.
147. Neni 105 i Kartës së Kombeve të Bashkuara parashikon që, Kombet e Bashkuara "do të gëzojnë në territorin shtetëror të secilit prej anëtarëve të gjitha privilegjet dhe imunitetet, që janë të nevojshme për arritjen e qëllimeve të saj”.
148. Neni II, seksioni 2 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara e çon më tej çështjen e imunitetit duke parashikuar se, Kombet e Bashkuara "do të gëzojnë imunitet nga çdo formë e procesit ligjor përveç kur në ndonjë rast të veçantë ajo ka hequr dorë shprehimisht nga imuniteti i saj" .
149. Rastet e mëparshëm para Gjykatës në të cilat, dilte çështja e imunitetit nga juridiksioni i brendshëm i organizatave ndërkombëtare, deri më tani kishin të bënin me mosmarrëveshje ndërmjet organizatës dhe anëtarëve të stafit të saj (shih Waite dhe Kennedy dhe Beer dhe Regan të lartpërmendura; shih gjithashtu Lopez Cifuentes kundër Spanjës (vendim), nr. 18754/06, 7 korrik 2009).
150. Në një numër rastesh të tjera Gjykatës i është kërkuar të akuzojë për aktet të organizatave ndërkombëtare Shtetet Palë në Konventë për shkak të anëtarësisë së tyre në ato organizata (Boivin kundër Francës dhe 33 shtetet e tjera (vendim), nr. 73250/01 , ECHR 2008; Connolly kundër 15 Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës (vendim), nr. 73274/01, 9 dhjetor 2009; Gasparini kundër Italisë dhe Belgjikës (vendim), nr. 10750/03, 12 maj 2009 ; Beygo kundër 46 Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës (vendim), nr. 36099/06, 16 qershor 2009; Rambus Inc kundër Gjermanisë (vendim), nr. 40382/04, 16 qershor 2009; dhe Lechouritou dhe të Tjerët kundër Gjermanisë dhe 26 Shtetet e tjera Anëtare të Bashkimit Evropian (vendim), nr. 37937/07, 3 shkurt 2012) apo pozitës së tyre si Shtet pritës e një organizate të tillë ose të një organi administrativ ose gjyqësor të krijuar prej saj (shih , në veçanti, Berić dhe të Tjerë kundër Bosnje dhe Hercegovinës (vendim), nr. 36357/04, 36360/04, 38346/04, 41705/04, 45190/04, 45578/04, 45579/04, 45580/04, 91/05, 97/05, 100/05, 101/05, 1121/05, 1123/05, 1125/05, 1129/05, 1132/05, 1133/05, 1169/05, 1172/05, 1175/05, 1177/05, 1180/05, 1185/05, 20793/05 dhe 25496/05, 16 tetor 2007; Galic kundër Holandës (vendim), nr. 22617/07, ECHR 2009; Blagojević kundër Holandës, nr. 49032/07, 9 qershor 2009; dhe Djokaba Lambi Longa kundër Holandës (vendim), nr. 33917/12, ECHR 2012).
151. Përveç kësaj, Gjykatës i është kërkuar të marrë në konsideratë veprimet e kryera nga vet Shtetet Kontraktuese për shkak të anëtarësisë së tyre në organizata ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, ajo ka shprehur supozimin se, për aq kohë sa të drejtave themelore ishin të mbrojtur në një mënyrë që mund të konsiderohet të paktën ekuivalente me atë që Konventa parashikon, veprime të Shtetit të ndërmarra në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ishin në përputhje me kërkesat e Konventës (shih, në veçanti, Bosforit Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi kundër Irlandës [GC], nr. 45036/98, § 156, ECHR 2005-VI; dhe Cooperatieve Producentenorganisatie van de Nederlandse Kokkelvisserij U.A. kundër Holandës (vendim), nr. 13645/05, ECHR 2009).
152. Rasti aktual është i ndryshëm nga të gjitha ato të përmendura. Në themel të tij është një mosmarrëveshje ndërmjet kërkuesve dhe Kombeve të Bashkuara bazuar në përdorimin nga ana e Këshillit të Sigurimit të kompetencave të tij sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
153. Ashtu si rezolutat e Këshillit të Sigurimit, Gjykata do të interpretojë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe instrumentet e tjera që rregullojnë funksionimin e Kombeve të Bashkuara, sa më shumë të jetë e mundur në harmoni me detyrimet e Shteteve sipas së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
154. Gjykata konstaton që, duke qenë se operacionet e themeluara nga Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nën Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara janë themelore për misionin e Kombeve të Bashkuara në sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Konventa nuk mund të interpretohet në një mënyrë të tillë që t’ia nënshtrojë veprimet dhe mosveprimet e Këshillit të Sigurimit juridiksionit të brendshëm, pa marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara. Për të sjellë operacione të tilla brenda sferës së juridiksionit të brendshëm do të thotë të lejohen Shtetet individuale, nëpërmjet gjykatave të tyre, të ndërhyjnë në përmbushjen e misionit kryesor të Kombeve të Bashkuara në këtë fushë, duke përfshirë zbatimin efektiv të operacioneve të saj (shih, mutatis mutandis, Behrami dhe Behrami kundër Francës dhe Saramati kunder Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cituar më lart, § 149).
155. Për më tepër, Gjykata nuk mund, të mos marrë parasysh Opinionin Këshillimor të GJND-së mbi Ndryshimin Lidhur me Imunitetin ndaj Proceseve Ligjore të Raportuesit Special të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Opinionit Këshillimor i GJND-së, Raportet 1999, fq. 62 dhe në vijim (dorëzuar më 29 prill 1999), në § 66, ku GJND-ja vendos si më poshtë:
“Së fundi, Gjykata dëshiron të theksoj se çështja e imunitetit nga procesi ligjor është e ndryshme nga çështja e kompensimit për dëmet e shkaktuara si rezultat i akteve të kryera nga Kombet e Bashkuara apo nga agjentët e saj që veprojnë në kapacitetin e tyre zyrtar.
Mund të kërkohet që Kombet e Bashkuara të mbajnë përgjegjësi për dëmin që rrjedh nga akte të tilla. Megjithatë, siç është e qartë nga nenit VIII, seksioni 29, i Konventës të Përgjithshëm [mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara], çdo kërkesë e tillë kundër Kombeve të Bashkuara nuk do të trajtohet nga gjykatat kombëtare, por do të zgjidhet në përputhje me mënyrat e zgjidhjes " të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara në pajtim me seksionin 29. ...”
β. Natyra e pretendimeve së kërkuesve
156. Kërkuesit argumentuan se, meqë kërkesa e tyre ishte e bazuar në një akt të genocidit, për të cilin ata bëjnë përgjegjës Kombet e Bashkuara (dhe Holandën), dhe duke qenë se ndalimi i genocidit është një rregull i ius cogens, manteli i imunitetit që mbron Kombet e Bashkuara duhet të hiqet.
157. Gjykata ka pranuar ndalimin e genocidit si një rregull i ius cogens në rastin Jorgić kundër Gjermanisë, nr. 74613/01, § 68, ECHR 2007-III. Në atë rast ajo konstatoi, në bazë të Konventës së Genocidit, se Gjermania mund të pretendonte juridiksion për të gjykuar kërkuesin (loc. cit., § § 68-70)
158. Megjithatë, ndryshe nga rasti Jorgić, rasti i pranishëm nuk ka të bëjë me përgjegjësinë penale, por me imunitetin nga juridiksioni i brendshëm civil. E drejta ndërkombëtare nuk e përkrah qëndrimin se padia civile duhet të qëndrojë mbi imunitetin nga padia për arsyen e vetme se, ajo është e bazuar në pretendimin e një shkelje veçanërisht të rëndë të një norme të së drejtës ndërkombëtare, madje edhe një normë të ius cogens. Në lidhje me imunitet sovran të Shteteve të huaja kjo është deklaruar në mënyrë të qartë nga ana e GJND-së në Imunitetet Juridiksionale të Shtetit (Gjermania kundër Italisë: Greqia ndërhyn), vendimi i datës 3 shkurt 2012, § § 81-97. Sipas mendimit të Gjykatës kjo vlen edhe për sa i përket imunitetit të gëzuar nga Kombet e Bashkuara.
159. Pavarësisht mundësisë së vendosjes në balancë të imunitetit të një zyrtari të Kombeve të Bashkuara, sugjeruar në paragrafin 61 të Opinionit të saj Këshillimor mbi një Ndryshim Lidhur me imunitet ndaj Proceseve Ligjore të Raportuesit Special të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Gjykata nuk sheh asnjë arsye për të arritur një përfundim të ndryshëm për sa i përket imunitetit që gëzon Kombet e Bashkuara në rastin konkret, aq më pak që - ndryshe nga aktet e kundërshtuara në rastin Imunitetet Juridiksionale - çështjet e kundërshtuara në rastin në fjalë ndaj Kombeve të Bashkuara, megjithatë ato mund të duhen të gjykohen, rrjedhin në fund të fundit nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit i cili vepron sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për këtë arsye ka pasur një bazë në të drejtën ndërkombëtare.
160. As deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të tanishëm të Kombeve të Bashkuara (Pikat kryesore të informimit në mesditë nga Marie Okabe, Zëvendës Zëdhënëse e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, Selia e OKB, Nju Jork, e premte, 8 qershor, 2007) dhe ish-Presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (Adresa e Presidentit të GJNPJ-së në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 8 tetor 2009), e cituara nga kërkuesit, nuk mund të bëjnë Gjykatën të vendosë ndryshe. Edhe pse të dy mbështesin inkurajimin e Shteteve për të garantuar "drejtësinë" për të mbijetuar e të afërmve të masakrës së Srebrenicës, asnjëri nuk kërkon që Kombet e Bashkuara t’i nënshtrohet juridiksionit të brendshëm të Shtetit të Holandës: i pari bën thirrje për gjykimin e atyre që kishin kryer aktet e genocidit dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së vetë Srebrenicës; i dyti, për ngritjen e një komisioni të kërkesave ose të një fondi kompensimi.
γ. Mungesa e një juridiksioni alternativ
161. Asambleja e Përgjithshme e Parimeve Themelore të Kombeve të Bashkuara dhe Udhëzimet mbi të Drejtën për një Mjet Ankimor dhe Dëmshpërblim për Viktimat e Shkeljeve të Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Shkeljeve Serioze të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (Rezoluta A/RES/60/147, 16 dhjetor 2005 ) përsërisin "të drejtën për një mjet ligjor për viktimat e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut" të gjendur në një shumëllojshmëri të instrumenteve ndërkombëtare. Duke bërë kështu ata i referohen, ndër të tjera, nenit 13 të Konventës (cituar në preambulë). Ata i adresohen Shteteve, të cilat janë të urdhëruar që të marrin masat e duhura dhe të krijojnë procedurat e nevojshme. Megjithatë, duke bërë kështu, ata deklarojnë të drejtën e aksesit në drejtësi, siç është parashikuar nga e drejta ndërkombëtare ekzistuese (shih, në veçanti, paragrafët VIII, "Aksesi në drejtësi", dhe XII, "Mos derogimi").
162. I vetmi instrument ndërkombëtar mbi të cilin individët mund të bazojnë të drejtën për një mjet ankimor kundër Kombeve të Bashkuara në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e UNPROFOR-it është Marrëveshja mbi statusin e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë të datës 15 maj 1993, 1722 Traktati i Kombeve të Bashkuara Seria (UNTS) 77, e cila në nenin 48 kërkon që, të krijohej një komision kërkesash për këtë qëllim. Megjithatë, duket se kjo nuk është bërë.
163. Sic kërkuesit me të drejtë theksojnë, në rastin Waite dhe Kennedy (cituar më lart, § 68) - si edhe në rastin Beer dhe Regan (cituar më lart, § 58) - Gjykata e konsideroi një "faktor material" në përcaktimin nëse dhënia e imunitetit nga juridiksioni i brendshëm një organizate ndërkombëtare ishte e lejueshme sipas Konventës, faktin nëse kërkuesit kishin në dispozicion të tyre mjetet ankimore alternativë për të mbrojtur efektivisht të drejtat e tyre sipas Konventës. Në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim se një mjet ankimor alternativë e tillë nuk ekzistonte as sipas së drejtës së brendshme holandeze dhe as sipas së drejtës të Kombeve të Bashkuara.
164. Megjithatë ajo nuk gjykon, se në mungesë të një mjeti alternative ankimor, njohja e imunitetit përbën ipso facto një shkelje e të drejtës së aksesit në gjykatë. Në lidhje me imunitet sovran të Shteteve të huaja, GJND-ja ka mohuar haptazi ekzistencën e një rregulli të tillë (Imunitetet Juridiksionale të Shtetit (Gjermania kundër Italisë: Greqia ndërhyn), § 101). As sa i përket organizatave ndërkombëtare, vendimet e kësaj Gjykate të në Waite dhe Kenedi dhe Beer dhe Regan nuk mund të interpretohen në terma të tillë absolut.
165. Mbetet fakti se, Kombet e Bashkuara nuk kanë përcaktuar, deri më tani, "mënyrat e zgjidhjes", të përshtatshme për konfliktin në këtë çështje. Pavarësisht nëse neni VIII, paragrafi 29 i Konventës mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara mund të interpretohet në mënyrë që kërkon krijimin e një organi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rastin në fjalë, për këtë situatë nuk mund të fajësohet Holanda. As neni 6 i Konventës nuk kërkon që Holanda të ndërhyjë: siç vuri në dukje më sipër, rasti i pranishëm është krejtësisht i ndryshëm nga rastet e mëparshme, në të cilin Gjykata ka trajtuar imunitetin nga juridiksioni i brendshëm që gëzonin organizatat ndërkombëtare, dhe natyra e pretendimet e kërkuesve nuk e detyron Holandën të sigurojë një mjet ankimor kundër Kombeve të Bashkuara në gjykatat e veta.
δ. Lidhja me pretendimet kundër Shtetit të Holandës
166. Kërkuesit u ankuan sipas nenit 13 të Konventës që Shteti i Holandës kërkonte të hidhte përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar masakrën e Srebrenicës tërësisht ndaj Kombeve të Bashkuara, e cila, duke pasur parasysh se, Kombeve të Bashkuara u ishte dhënë imunitet absolut, përbënte një përpjekje nga Shteti për të shmangur krejtësisht përgjegjshmërinë e tij ndaj kërkuesve. Gjykata çmon të nevojshme të marrë në konsideratë këtë ankesë sipas nenit 6 § 1 të Konventës dhe jo sipas nenit 13.
167. Gjykata nuk mundet, në këto momente të gjej të përcaktuar se pretendimet e kërkuesve kundër Shtetit të Holandës domosdoshmërisht do të dështojnë. Gjykata e Apelit e Hagës të paktën e ka treguar veten të gatshme, në rastet e Mustafić dhe Nuhanović, të konsiderojë pretendimet kundër Shtetit që rrjedhin nga veprimet e Qeverisë së Holandës, dhe vetë batalionit holandez, në lidhje me vdekjen e individëve në masakrën e Srebrenicës (shih paragrafin 110 më lart). Për më tepër Gjykata vëren se, kërkesat për çështje të ligjit të paraqitur nga Shteti në të dyja rastet, aktualisht janë ende në pritje (shih paragrafin 111 më lart).
168. Në cdo rast, pyetja nëse pretendimet e kërkuesve duhet të kenë përparësi kundrejt cdo të pandehuri varet nga themelimi i fakteve përkatëse dhe zbatimi i ligjit material nga gjykatat vendase. Pa paragjykuar ndonjë vendim që Gjykata e Lartë ende mund të marrë në çështjen e kërkuesve dhe në rastet e Mustafić dhe Nuhanović, duhet theksuar se, neni 6 § 1 nuk garanton ndonjë përmbajtje të veçantë për "të drejtat dhe detyrimet" (civile) në ligjin themelor të Shteteve Kontraktuese: Gjykata nuk mund të krijojë me anë të interpretimit të nenit 6 § 1 një të drejtë themelore e cila nuk ka bazë ligjore në Shtetin përkatës (shih, për shembull, Z dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 98, ECHR 2001-V; Roche kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 32555/96, § 119, ECHR 2005-X;. dhe Boulois kundër Luksemburgut [GC], nr. 37575/04, § 91, ECHR 2012).
ε. Përfundime
169. Në dritën e gjetjeve të mësipërme Gjykata konstaton se, në rastin konkret dhënia e imunitetit Kombeve të Bashkuara i shërben një qëllimi legjitim dhe nuk ishte në joproporcional.
170. Ajo vijon se, kjo pjesë e kërkesës është haptazi e pabazuar dhe duhet hedhur poshtë në përputhje me nenin 35 § § 3 (a) dhe 4 të Konventës.
3. Refuzimi i Gjykatës së Lartë për të kërkuar një vendim paraprak nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian
171. Kërkuesit u ankuan për refuzimin e Gjykatës së Lartë në arsyetim përmbledhës, për të kërkuar një vendim paraprak nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian. Ata argumentuan se çështja e raportit midis imunitetit juridiksional të dhënë Kombeve të Bashkuara dhe parimit të mbrojtjes efektive gjyqësore të sanksionuar në të drejtën e Bashkimit Evropian, ishte shumë e rëndësishme për rastin e tyre dhe kurrë nuk kishte trajtuar nga Gjykata e Drejtësisë më parë; Pra Gjykata Supreme nuk duhej ta kishte, trajtuar çështjen kështu në mënyrë kaq neglizhente.
172. Gjykata përsërit se, Konventa nuk garanton, si të tillë, ndonjë të drejtë për referimin e një çështje nga një gjykatë vendase tek një autoritet tjetër kombëtar apo ndërkombëtar për një vendim paraprak (shih, midis të tjerave, Coëme dhe të Tjerë kundër Belgjikës, nr. 32492/96, 32547/96, 32548/96, 33209/96 dhe 33210/96, § 114, ECHR 2000-VII; Ullens de Schooten dhe Rezabek kundër Belgjikës, nr. 3989/07 dhe 38353/07, § 57, 20. shtator 2011; dhe Ferreira Santos Pardal kundër Portugalisë (vendim), nr. 30123/10, 4 shtator 2012). Edhe në këto kushte, një gjykatë ose organ tjetër gjyqësor, kundër vendimit të të cilit nuk ekziston asnjë mjet ankimor sipas së drejtës kombëtar duhet, në qoftë se ai refuzon të kërkojë një vendim paraprak nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, të tregojë arsyet pse konstaton se, pyetja e ngritur është e jo relevante, ose se dispozita Komunitare në fjalë tashmë janë interpretuar nga Gjykata e Drejtësisë, apo se zbatimi korrekt i së drejtës Komunitare është aq i qartë sa që nuk lë hapësirë për ndonjë dyshimi të arsyeshëm (Ullens de Schooten dhe Rezabek, cituar më lart, § 62).
173. Gjykata konstaton se, në rastin konkret arsyetimi përmbledhës i përdorur nga Gjykata e Lartë ishte i mjaftueshëm. Duke konstatuar tashmë se, Kombet e Bashkuara gëzonte imunitet nga juridiksioni i brendshëm sipas të drejtës ndërkombëtare, Gjykata Supreme kishte të konsideronte kërkesën për një vendim paraprak të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian të tepërt.
174. Më në përgjithësi, megjithëse neni 6 kërkon që, vendimet e gjykatave të deklarojë në mënyrë adekuate arsyet mbi të cilat ata janë bazuar, kjo nuk do të shkojë aq larg sa të kërkojë një përgjigje të detajuar për çdo parashtrimi që i bëhet; as Gjykata nuk thirret për të shqyrtuar nëse një argument është bindës, apo refuzimi i një kërkese është arsyetuar në mënyrë të përshtatshme. Për më tepër, në rrëzimin e një apelimi një gjykatë apeli, në parim mundet thjesht të miratojë arsyet për vendimin e gjykatës më të ulët (shih, midis të tjerave, Kok kundër Holandës (vendim), nr. 43149/98, ECHR 2000-VI ).
175. Ajo vijon se, kjo kërkesë gjithashtu është haptazi e pabazuar dhe duhet rrëzuar në përputhje me nenin 35 § § 3 (a) dhe 4 të Konventës.
C. Pretendimi për shkelje të nenit 13 të Konventës
176. Kërkuesit u ankuan se, shteti i Holandës po abuzonte me imunitetin e dhënë Kombeve të Bashkuara duke ia kaluar çdo faj të mundshëm për dështimin për të parandaluar masakrën e Srebrenicës vetëm Kombeve të Bashkuara, dhe duke shmangur kështu përgjegjësinë e vet kundrejt kërkuesve. Ata u bazuan në nenin 13 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë, ka të drejtë të bëjë ankim efektiv tek një organ i vendit të tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
177. Duke qenë se, tashmë është shqyrtuar kjo kërkesë sipas nenit 6 § 1 të Konventës, Gjykata konstaton se, nuk ka asnjë çështje më vete sipas nenit 13. Kërkesat e nenit të fundit janë në çdo rast më pak strikte, dhe janë të absorbuara në këtë rast nga neni 6 § 1 (shih, midis të tjerave, Coëme dhe të Tjerë, cituar më lart, § 117).
178. Për sa më sipër kjo pjesë kërkesës është mjaft haptazi e pabazuar dhe duhet rrëzuar në përputhje me nenin 35 § § 3 (a) dhe 4 të Konventës.
D. Vendimi i Gjykatës
Për këto arsye, Gjykata njëzëri
E deklaron kërkesës të papranueshme
Marialena TsirliJosep Casadevall
Zëvëndës KancelarPresident
SHTOJCË
FONDACIONI NËNAT E SREBRENICËS është një fondacion (stichting) me personalitet juridik i krijuar sipas së drejtës holandeze në vitin 2006 dhe me zyra të rregjistruara në Amsterdam. Zj. Munira SUBAŠIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1948 dhe jeton në Vogošća në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Zumra ŠEHOMEROVIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1951 dhe jeton në Vogošća në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Kada HOTIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1945 dhe jeton në Vogošća në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Sabaheta FEJZIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1956 dhe jeton në Vogošća në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Kadira GABELJIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1955 dhe jeton në Vogošća në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Ramiza GURDIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1953 dhe jeton në Sarajev në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Mila HASANOVIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1946 dhe jeton në Sarajev në Bosnje dhe Hercegovinë. Zj. Šuhreta MUJIĆ është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1951 dhe jeton në Sarajev në Bosnje dhe Hercegovinë.Zj. X shtë një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1982 dhe jeton në Cologne, në Gjermani.Zj. Y është një shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e lindur në vitin 1952 dhe jeton në Sarajev në Bosnje dhe Hercegovinë.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1]1. Boshnjakët ishin të njohur si "Muslimanë" apo "Muslimanët Jugosllav" deri në luftën e viteve 1992-95. Termi "Bošnjaci " (boshnjakw nw gjuhwn shqipe) nuk duhet të ngatërrohet me termin "Bosanci" (boshnjakw nw ghuhwn shqipe), i cili zakonisht përdoret për t’iu referuar qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës pavarësisht nga origjina e tyre etnike.
[2]. Kroatët janë një grup etnik anëtarët e të cilit mund të jenë vendasit e Kroacisë apo të republikave të tjera përbërëse të ish-RSFJ-së, duke përfshirë Bosnje dhe Hercegovinë. Shprehja "kroat" është përdorur normalisht (si emër dhe si mbiemër) për t'iu referuar anëtarëve të grupit etnike, pavarësisht nga kombësia e tyre; ajo nuk duhet të ngatërrohet me termin "kroate", i cili normalisht i referohet shtetasve të Kroacisë.
[3]1. Serbët janë një grup etnik, anëtarët e të cilit mund të jenë vendasit e Serbisë apo të republikave të tjera përbërëse të ish-RSFJ-së, duke përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën. Shprehja "serb" përdoret zakonisht (si emër dhe si mbiemër) për t'iu referuar anëtarëve të grupit etnik, pavarësisht nga kombësia e tyre; ajo nuk duhet të ngatërrohet me termin "serb", i cili normalisht i referohet shtetasve të Serbisë . Kjo terminologji është ndjekur nga Gjykata në vendimin aktual përveçse kur në citimet nga një dokument jo me origjinë nga Gjykata vetë, ku është ruajtur formulimi origjinal.
[4]2. Shih Deklaratën për shtyp të Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë ose Jo vullnetare, të datës 21 qershor 2010 mbi vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë.
[5] Për shembull, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Komiteti për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës (Komiteti i Monitorimit), Doc. 10200, 4 qershor 2004 (Respektimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Bosnja dhe Hercegovina) :
“Masakra e Srebrenicës, e cila u zhvillua në korrik të vitit 1995 në një strehë e sigurtë tw OKB-së në dhe përreth qytetit të Srebrenicës, është një nga mizoritë më të egra të kryera që prej Luftës së Dytë Botërore: rreth 7 000 djem dhe burra boshnjak u ekzekutuan nga forcat serbe [sic] dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive.” (§ 33)
Full & Egal Universal Law Academy