BUDAYEVA DHE TË TJERËT kundër RUSISË
(kërkesat nr. 15339/02, 21166/02, 20058/02, 11673/02 dhe 15343/02)
20 mars 2008
detyrimet pozitive të shtetit për të mbrojtur të drejtën e jetës dhe të pronës në
raste të fatkeqësive mjedisore
I. Faktet kryesore
1.Gjashtë kërkuesit janë shtetas rusë që kanë lindur ndërmjet viteve 1953 dhe 1961. Ata jetojnë në qytetin e Tyrnauz, i vendosur në rrethin malor të Republikës së Kabardino-Balkariya në Rusi. Rrëshqitje dheu janë regjistruar në zonë çdo vit që nga viti 1937, sidomos në verë.
2.Më 18 korrik të vitit 2000 një rrëshqitje dheu, balte dhe mbetjesh goditi qytetin e Tyrnauz dhe përmbyti një pjesë të zonës së banuar. Sipas kërkuesve nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak dhe ata të gjithë mezi arritën të shpëtonin nga rrëshqitjet e dheut. Një nga kërkuesit, Fatima Atmurzayeva, dhe vajza e saj, ndërsa po përpiqeshin të shpëtonin, u përfshinë nga balta dhe mbeturinat duke u plagosur dhe pësuar dëmtime dhe djegie në trup. Pasi nisën rrëshqitjet e dheut, u dha alarmi nëpërmjet altoparlantëve në qytet, por kërkuesit pretenduan se nuk kishte forca shpëtimi apo ekipe të tjera emergjence në vendin e fatkeqësisë. Në mëngjesin e 19 korrikut 2000 niveli i baltës ra dhe, përderisa nuk kishte pengesa, barriera, njoftime ose polici apo ekipe emergjence që t’i ndalonin, disa banorë, ndërmjet tyre edhe kërkuesja Khalimat Budayeva dhe familja e saj, u kthyen në shtëpitë e tyre. Ata nuk ishin në dijeni të ndonjë urdhri për evakuim. Po atë ditë, më vonë, një rrëshqitje e dytë dhe më e fuqishme dheu dhe balte goditi qytetin.
3.Ms Budayeva dhe djali i saj i madh arritën të shpëtonin. Djali i saj më i vogël u shpëtua, por pësoi dëme të rënda cerebrale dhe në kurriz. Bashkëshorti i saj, Vladimir Budayev, që kishin mbetur prapa për të ndihmuar prindërit e kërkueses, u vra kur pallati në të cilën ai dhe familja e tij jetuan, u shemb. Qyteti më pas u godit nga një sërë rrëshqitjesh për një periudhë që zgjati deri më 25 korrik 2000. Tetë persona u deklaruan zyrtarisht të vdekur, por kërkuesit pretendonin se kishin humbur edhe 19 të tjerë. Të gjithë kërkuesit pretenduan se shtëpitë dhe pasuritë e tyre ishin shkatërruar dhe se kushtet e tyre të jetesës dhe të shëndetit ishin përkeqësuar nga kjo fatkeqësi.
4.Sipas Qeverisë, forca e jashtëzakonshme e rrëshqitjeve nuk mund të ishte parashikuar ose ndaluar. Pas valës së parë të baltës më 18 korrik 2000, autoritetet urdhëruan një evakuim emergjent të qytetit Tyrnauz. Policia dhe zyrtarët lokalë lajmëruan në shtëpitë e banorëve dhe automjetet policore të pajisura me altoparlantë silleshin nëpër qytet, duke u bërë thirrje banorëve të evakuohen. Ata banorë që u kthyen në shtëpitë e tyre e bënë këtë duke shkelur urdhrat e evakuimit. Qeveria pretendoi se ishin marrë të gjitha masat e nevojshme për të shpëtuar viktimat, për të strehuar banorët në vende të tjera dhe për tu dhënë atyre ndihma emergjente jetese.
5.Më 3 gusht 2000 Prokuroria e Qarkut Elbrus vendosi të fillojë një hetim penal në lidhje me këto ngjarje dhe mbi vdekjen e z Budayev-së, e cila ishte konsideruar aksidentale.
6.Pas një vendimi në 12 gushtit 2000 të Qeverisë së Republikës së Kabardino-Balkariya, të gjithë kërkuesve iu ofrua strehim falas dhe një mbështetje financiare emergjent prej 13,200 rubla (rreth 530 euro në atë kohë). Kërkuesit bënë një padi civile për kompensim. Pretendimet e tyre u hodhën poshtë me arsyetimin se autoritetet kishin marrë të gjitha masat e arsyeshme për zbutur rrezikun e një rrëshqitje dheu. Kërkuesit nuk u pajtuan me këto përfundime. Ata akuzuan autoritetet për tre mangësi të mëdha në funksionimin e sistemit për mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore në Tyrnauz: së pari, ata pohuan se autori